Edhe pse ndarja e mandatit të deputetit nga ai i ministrit, tashmë është kthyer në fakt, sekretari i përgjithshëm i LSI , Luan Rama, në një intervistë për Ora News thotëse ky vendim duhej t’i ishte nënshtruar një konsulte të gjerë.“Është një çështje që do duhej të ishte diskutuar dhe të ishte konsultuar më mirënë momentin kur u artikulua. Unë nuk di në Europë të ketë vend tjetër që aplikon këtë standard me përjashtim të Francës.
Është një problem për të cilin është shpallur një qëndrim nga kryetari i PS, me këtë parim ka rënë dakord dhe LSI për të mos krijuar dy standarde. Është një çështje që ndoshta do të shihet në mënyrë më konkrete në momentin kur do të formësohet realisht qeveria e re” tha Rama. Luan Rama kthehet pas 8 vitesh në Kuvend, a do jetë ai i gatshëm të lërë mandatin?
“Mandati i deputetit është mandat përfaqësimi politik, mandat i fituar me votë dhe përgjithësisht gjykimi apo ndarja mes një mandati të fituar me votë dhe një mandati të marrë me emërim, logjika normale ta do të orientohesh drejt mandatit të përfaqësimit” u shpreh ai Sekretari i përgjithshëm i LSI.
Ai e sheh me optimizëm bashkëqeverisjen me PS dhe shton se forca politike që ai përfaqëson i sheh përgjegjësitë e njëjta si në qeveri ashtu edhe në Kuvend. Duke këmbëngulur në faktin se nuk ka ende një ndarje të posteve ministrore që do i takojnë LSI në qverisjen e majtë, Luan Rama thekson se LSI ka kapacitetet e duhura intelektuale për të qeverisur

O Luan e po nuk mund te jesh edhe deputet edhe minister mo i madh, qe te vjdhesh dhe te fshihesh pas mandatit, sic e bene koleget e tu ne qeverisjen e PD-se. Ndaj Rama ka te drejte dhe ky me duhet mendim novator. Tung luan djali.