Raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtar për ekonominë shqiptare ka shqetësuar Lëvizjen Socialiste për Integrim. Deputeti i saj Luan Rama tha se përveç disa vlerësimeve, FMN kërkoi vëmendje dhe monitorim për disa indikatorë që lidhen me stabilitetin makroekonomik të vendit.
“Natyrisht, do të duhej në fakt që të kishte një reagim zyrtar nga ana e qeverisë shqiptare për këtë raport, por duke shpresuar dhe besuar, që qeveria do të reflektojë dhe do të reagojë në veprimin e saj konkret të politikave qeverisëse”, theksoi Rama.
Ai tha se Raporti më i fundit i FMN-së kërkon seriozitet dhe maturi në leximin e tij.
“Kërkon përgjegjshmëri në reflektim, sepse sa herë që ne kemi neglizhuar apo më keq akoma, sa herë që qeveria shqiptare nuk e ka konsideruar me seriozitet qëndrimin e FMN-së, atëherë jemi ballafaquar apo jemi ndeshur me fenomene krizash apo me situata të pakëndshme të zhvillim ekonomik dhe më tepër se kaq të zhvillim social dhe politik në vend”, shtoi.
Ai kujtoi edhe krizën e vitit 1997 që lidhet me paralajmërimet e FMN-së në atë kohë.
“Më lejoni t’ju kujtoj këtu krizën e vitit 1997 apo edhe disa qëndrime të mbajtura përpara disa vitesh gjithashtu të papërgjegjshme në partneritetin dhe në bashkëpunimin me FMN-në”, shtoi.
Zyrtari i lartë i LSI-së tha se duhen marrë me seriozisht rrezikun financiar që paralajmëron raporti dhe se ai është “një sirenë alarmi që kërkon reflektim të përgjegjshëm dhe konkret”.
Luan Rama përmend edhe një çështje tjetër të raportit që është transparenca fiskale.
“Transparenca si një institucion, transparenca si standard i qeverisjes së mirë, transparenca si standard i komunikimit me qytetarin, është një vlerë e pakontestueshme, e pandryshueshme,e patjetërsueshme e Lëvizjes Socialiste për Integrim”, shtoi. /Dita/

Filluat Te beni verejtje ju Te Lsi ,per qeverine dhe Te beni Te ndershmin tani qe po afrohet ndeshkimi pas reformes ne drejtesi ,mos beni si kur jeni Te ndershem dhe transparent ,beni nje here transparencen e atyre pislliqeve tuaja kur is hit ne qeveri me ate rumpallen pastaj keshilloni qeverine ok.populli shum ice ju njeh mire,vetem at a qe ju ndjekin per ndonje perfitim apo ku si une ndonje Pune ju Japin vota .ju jeni nje parti qe nuk keni bosht politik ,por vetem vjedhjen dhe pisllikun e tj,etj.hiqeni si Te Majt ,po per interesat tuaja shikoni sa majtas deathtas.
O ku ku……., mjere ne sa poshte kemi rene! Te na jape mend nje i degjeneruar. A e mbani mend çfar ka thene Sala per Luan Ramen? Luani me dashn…e! O luan o i degjeneruar!
luan PALLA, po na ben demagogji, gjoja sikur i dhimbsen Shqiptaret.
O pleher i felliq, sa here shfaqesh ti dhe horrat e lsi gjoja sikur po kritikoni qeverine, aq here e kuptojme te gjithe se deklarat tuaja prej mafiozesh jane presion ndaj rivaleve tuaj ne ate qeverri ku ju vete aderoni.
Ju te lsi keni pushtuar te gjithe institucionet, i keni mbushur kudo me militantet tuaj dhe Rilindja me kryetarin e saj jua plotesojne te gjitha tekat qe ju horra dhe mafioz te lsi kerkoni. Po ska faj Edi Rama, se per ate punun qorrat qe i la rrugeve…qe te hani ju Horra te lsi bashke me kancerin e Kombit sali berishen.