Gjatë intervistës së tij në emisionin “Debati në Channel One”, Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, bëri me dije faktin se Shqipëria ka mbi 6-7 pa Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë për shkak të papërgjegjshmërisë së politikës dhe disa funksionarëve të lartë të shtetit.
“Në mënyrë skandaloze, Shqipëria vend anëtar i NATO-s ka mbi 6-7 muaj pa shefin e Shtabit të Përgjithshme të Ushtrisë. Në vjeshtë në shtator do të mabhet ën Tiranë Samiti i Shefave të Shtabeve të vendeve anëtare të NATO-s. Cili është mesazhi i sjelljes së përgjegjshme apo jo të politikanëve tanë në raporte dhe me këtë aleancë? Edhe formalisht vetëm por në thelbin e vet është absurde, është pafalshme është papërgjegjshmëri e funksionarëve të lartë shtetërorë në qeverisjen e vendit”, – tha Luan Rama, duke shtuar se ky fakt tregon mungesën e bashkëpunimit dhe edukatës së partneritetit.
“Është papërgjegjshmëri që buron prej mungesës së edukatës së partneritetit, të bashkëpunimit dhe të luajalitetit midis institucioneve, sepse shefi i Shtabit të Përgjithshëm është një emërtesë që kalon nga Kryeministri te Presidenti i Republikës. Pra janë lidhur apo janë kapur pas një emri dhe kanë 7-8 muaj që e kanë lënë ushtrinë pa komandant. Këto janë raste që dëshmojnë dhe evidentojnë papërgjegjshmëri në sjelljen e funksionarëve të lartë shtetërorë ndaj përgjegjësive kushtetuese dhe qeverisëse që kanë. Këtë e konsideroj absurde, por si kjo ka edhe një mori të tjera absurditetesh të kësaj natyre”, – u shpreh Nënkryetari i LSI-së.

Shqiperia nuk ka as ambasador ne Vatikan, cfare i thua ti kesaj, O Luan apo Nuk Luan?
Demagogut të pështirë Luan Rama !
Shefi I shtabit pa ushtri është një parazit në kurriz të popullit .
S’të zë gjumi për mbrojtjen e atdheut , ty maskara ?!
Po Mimi?
Medemek ky skuthi Lsi barazon Ramen me kapterr Jarin !
Dihet qe Jar presidenti eshte nje hic dhe kerkon te emeroje Hiça si vetja e vet qe t’i perdore Salihi si Gjingjonat.
Kurse ky Luani, qe s’vlen as per mace , me akrobacira te ‘skrupolozitetit politik” kerkon te fitoje pike elektorale duke hequr bythen menjane ne castin e fundit.
O katunar martaneshi , nuk behen pune te pastar me duar te pista. Je i sojit te Manjanit, as nje gram me shume.
Malo ke plotesisht te drejte ,pas Like floririt Luani eshte fytyra me e poshter dhe e pacipe ne ndermarrjen private LSI.
Eshte skandal por nuk e kemi ndjere mungesen e nje drejtuesi kaq te rendesishem.
Dy ish te flakurit nga PS-ja, (Rama dhe Majani) do mbajne ne kembe LSI-ne e majte!
Çfare figura politike te djegura. E te kete hajer ky vend nga dredharake si keta me shoke…
O ti sy zhabjak. Leri daljet e tua me frazologji boshe. Je si ai kalliri pa kokra. Je shume bajat.