Luan Rama, vargje për Haradinajn: Haga, dhe si Haga gjithë Evropa, nuk e di çfarë është Kështjella e Gjakut

Edona Llukacaj

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka komentuar përmes vargjeve dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për të shkuar sërish para Gjykatës Speciale të Hagës.

Në vargjet me nota patriotike, ku ka ngjyra të përdorimit të dialektit së Kosovës dallohet qartë suporti i madh i Luan Ramës për Haradinajn, ku ky i fundit cilësohet si një vëlla gjaku i shkrimtarit. Nëpërmjet një krahasimi me shumë ngjarje të rënda në luftën e Kosovës të ndërrmarra nga forcat ushtarake serbe, dhe jo vetëm, që Haga, sipas Luan Ramës, duket se i ka lënë pas dore për të gjykuar palën shqiptare, e në këtë rast kryeministrin e dorëhequr, poeti rithekson vëllazërinë dhe trimërinë e Haradinajt me fjalët “Luan Haradinaj”

Kështjella e Gjakut të Haradinajve dhe Gllogjani përballë Hagës.

Haga,

Dhe si Haga gjithë Evropa,

Nuk e di

Çfarë është Kështjella e Gjakut.

Nuk e di

As se çfarë është

Mali i Dhembjes,

Në zemrën e nënës

Për bijtë e vrarë!

Ato nuk e dinë

Çfarë është plisi i bardhë

Si borë mbi vetull,

Që vjen si amanet,

Shekull më shekull…

Shekulli i shqiptarëve,

Përsëri i vrarë!

Sepse Haga,

E ka harruar Reçakun!

Edhe Drenicën e ka harruar Haga,

Njësoj siç ka harruar Srebrenicën…

E tash,

20 vjet më pas,

Haga e Kështjellës së Turpit,

Kërkon t’i bëjë gjyqin,

Gllogjanit të Kështjellës së Gjakut!

Ramush të kam vëlla!

Të kam vëlla prej gjuhës,

Të kam vëlla prej gjakut,

Të kam vëlla prej flamurit,

Të kam vëlla prej atdheut,

Të kam vëlla prej dhembjes,

Të kam vëlla prej plagëve,

Të kam vëlla prej shpresës,

Të kam vëlla prej ëndrrës.

Por të kam vëlla,

Edhe prej emrit!

-“Për flamur, për gjuhë amtare,

Ngjallen prapë heronjtë ndër varre…”,

– Na thotë me piskamën

E shpirtit e të gjakut,

Luan Haradinaj!

e.ll./dita

Share This Article
7 Comments
  • Doli prap ky idioti qe fara kungulli me Tit Vasilin.Vetem poezi nuk eshte ,pa kurrfare rime.Kur te kesh kohe o Luan poezia shkruaji ca vargje Fallxhores ose Xhikes kur te jete ne burg.

    • Me pelqeu shume…
      Ti do te kresh edhe per mua vjersha kur une te kem shkuar ne Reç…
      Amanet Moniken..!

  • Te dala nga goja e nje politikani bastard , qe nuk ka punuar kurre per interesat e shqiptareve, qe ka qendruar e mbahet me thonje e me dhembe ne anen e krimit , regresit dhe bllokimit te vendit drejt integrimit europian , qe i fryn zjarrit te percarjes se shqiptareve dhe ndezjes se luftes vella vrasese midis tyre , keto fjale jane thjesht hipokrizi e ulet , jane nul dhe bejne efekt te kundert , me ato qe ai shpreson se fiton !

  • Çjane keto idiotesira qe me bejne te vjell kur i lexoj neper faqet e gazetave tona, te cilat otojne çfare ju vjen per dore! As ky Luan Trapi, as Ramut Haradinaj, dhe as shume e shume te tjere qe kane drejtuar e drejtojne Shqiperine e Kosoven ne keto 2-3 dekadat e fundit, nuk me bejne asnje minute te ndjehem krenar se jam Shqiptar…

  • Te lumte Z. Rama , meriton respektin e gjithcka qe shkruan ne vargje per z. Haradinaj paçka se disa gjakshprishur , sherbetore te serbit brenda bodrumeve te kryeministrise vjellin vrer ndaj teje!!!!!????

  • Aty ishte Luan Rama, ne PS, por e larguat, se duhet te vinin disa te tjere…….edhe ata, shumica nga fshati jane, por kane nje avantazh, se nuk kane shume shkolle; por kane ca cilesi tjera qe i duhen demokracise dhe partise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *