Bisedë me ish-partizanët Yzeir Dervishi, Naxhi Zhupa dhe Zenel Koshaj
Viti 2019 përkon me 75-së Vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazifashistë dhe bashkëpunëtorët e tyre vendas. Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare (LANÇ-i) e popullit shqiptar, që në fillim u integrua në Frontin Antifashist Botëror të drejtuar nga Tre të Mëdhenjtë: Angli, Ish- Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
U jam mirënjohës zotërinjve Naxhi Zhupa, Yzedin Dervishi e Zenel Koshaj, por edhe Seit Jonuzaj me shkrimet e tij, që, si gjithnjë, u shprehën të gatshëm dhe reflektuan për problemin në fjalë.
– Në seancën plenare të parlamentit më dt. 3 prill 2019, një deputet u kërkoi kolegëve, në formë lutjeje, që jubileu i 75-së Vjetorit të Çlirimit të kremtohet me madhështi. Personalisht më bëri përshtypje, prandaj lutem, cili është opinioni juaj për këtë problem.
Naxhi Zhupa: Opinioni ynë si ish-Partizanë-Pionierë dhe tash veteranë tek të 90-tat është: Deputetin në fjalë me të drejtë e shqetëson heshtja dhe mosveprimi i administratës shtetërore në qendër e në bazë ndaj një ngjarjeje jubilare sikurse është 75-së Vjetori i Çlirimit të vendit, por dhe ngjarjeve të tjera që lidhen me këtë përvjetor historik. Ndërkohë organizohen ceremoni pompoze e rivarrime të bashkëpunëtorëve kryesorë të nazistëve gjermanë dhe përurohen Bunker-Arte e muze të neveritëshme në mbështetje të grupeve shoqërore anti LANÇ-it dhe bashkëpunëtorë me pushtuesat. Jemi të një mendimi me kryetarin e Komitetit të Veteranëve, z. Rustem Peçi, i cili ditë më parë mbajti një qëndrim të prerë, se mazhoranca qeverisëse nuk duhet “t’u fërkojë kokën ballistëve”. Viti 2019 përkon edhe me 75-së Vjetorin e krijimit të disa formacioneve të mëdha partizane, midis të cilave edhe Brigada VIII Sulmuese, efektivë të së cilës kemi qenë. LANÇ-i është epope e papërsëritshme.
Duke qenë luftë për çlirim kombëtar, për liri dhe prosperitet demokratik, ajo natyrshëm mbetet një kreatyrë e shenjtë, prandaj si arritje e shenjtë, lypset të përkujtohet me krenari dhe të përcillet brez pas brezi si një trashëgimi me vlera për popullin dhe vendin tonë. Por me keqardhje ne nuk shikojmë ndonjë impenjim të dukshëm, apo ndonjë investim konkret nga institucionet përkatëse shtetërore, nga klasa politike në përgjithësi, dhe nga mazhoranca qeverisëse në veçanti.
Yzeir Dervishi: Unë bashkohem me shqetësimin e deputetit në fjalë, dhe gjej rastin t’i kujtoj klasës politike dhe mazhorancës qeverisëse, se në Historinë e Evropës, të përpiluar jashtë dhe larg politikave partiake, por bazuar në faktet dhe ndodhitë historike autentike, kontributi i Shqipërisë vlerësohet maksimalisht, pasi në bilancin e Luftës II Botërore Shqipëria pati mbi 28.000 viktima në njerëz; 20.000 shtëpi u shkatërruan; 90.000 bagëti të trasha dhe 150.000 të imta u asgjësuan; 25.000 kv. drithra u dëmtuan, shumë të holla u grabitën në bankat apo u plaçkitën. Në konkluzion të fundit LANÇ-i përbën një kontribut të çmuar në luftën e përbashkët të popujve për çlirim, dhe se Shqipëria është një ndër viktimat e para të kasaphanës së përbotëshme. Ky vlerësim a nuk na bën që të ndihemi kontribues në fitoren historike të 9 majit 1945? Prandaj, a nuk e vlen që ky 75-së Vjetor të përkujtohet me nderim e mirënjohje? Besoj, si edhe gjithë luftëtarët për liri, se duhet më shumë përgjegjësi shtetërore ndaj ndjesive të popullit.
– Kam lexuar dhe rilexuar Historikun e Brigadës VIII S, por edhe mjaft materiale historike të tjera. Përpos të tjerash ajo vlerësohet si “Brigada I Sulmuese e Re”. Lutem mendimin tuaj për sa më sipër.
Naxhi Zhupa: -Po, është plotësisht e vërtetë, që në dokumentet e Shtabit të Përgjithshëm të UANÇ, pas një analize të hollësishme objektive të kontributit të saj përgjatë gjithë luftës, arrihet në përfundimin e mësipërm, ashtu si ka edhe të tjera të ngjashme me atë p.sh: “Brigada që kaloi fitimtare nga beteja në betejë” etj. Si efektivë të kësaj njësie partizane, gjykojmë se këto vlerësime janë mëse të merituara. Shtabi i Përgjithshëm i UANÇ respektonte si parim bazë politik e moral, që formimi i njësive të reja partizane të bëhej në zona të spikatura për patriotizëm dhe të kompletohej në bazën e saj me partizanët më të dalluar për shpirtin luftarak dhe si luftëtarë rezultativë, të cilët kishin shpalosur cilësi të tilla të larta në luftimet e mëparëshme. Bazuar në këtë parim si vendkrijimi u përzgjodh krahina jugore e vendit, dhe si kontigjent bazë për kompletimin, efektiva nga batalionet “Çamëria” 96 vetë; “Perlat Rexhepi”, “Koto Hoxhi” dhe “Misto Mame” me nga 110 vetë; “Thanas Ziko” 94 vetë; “Dishnica” 140 vetë; Grupi I dhe i III i Kurveleshit me nga 75 dhe 40 vetë etj. Masat përgatitore iu besuan shokëve: Qazim Kondi (ish-komisar i Zonës I Operative), Edip Çuçi, Pano Xhixho, Sotir Mero e të tjerë. Por midis tyre edhe Stavri Floku, i përzgjedhur si një ndër partizanët më të hershëm, me aftësi organizative, me mjaft reputacion në këtë zonë. Ishte gojëmbël dhe fjala e tij “ngjiste” tek kushdo. Kështu, në ditën e themelimit Brigada kishte këto resurse njerëzore: 915 partizanë (nga të cilët 37 ishin femra dhe 46 ishin fare të rinj, të cilët u quajtën “Partizanë pionierë”); 92 ishin kuadro drejtues; 107 ishin anëtarë të partisë komuniste të organizuar në 17 celula partie. Ky efektiv u organizua në një mision të lartë atdhetar, dhe u betuan solemnisht, që grusht bashkuar, të rrokin armët për të luftuar me trimëri e guxim kundër forcave nazifashiste. Me aspiratën e lartë të lirisë së popullit në gji, me urimin e shenjtë të nënave, që të ktheheshin me liri e nder, efektivi i kësaj brigade kaloi në veprime luftarake nga dita e parë deri në çlirimin e plotë të vendit. Nuk është rasti të artikulojmë gjithë rrugën e saj luftarake, sepse janë shkuar libra të tërë, por telegrafisht po përmendim vetëm aksionet kryesore. Në ditën e parë të inagurimit u përball me forcat armike të dy Grupimeve Luftarake. E vlerësuar si njësi e organizuar dhe me përvojë në luftime, jo rastësisht ju besua detyra që të siguronte punimet e Kongresit të Përmetit në pesë drejtimet kryesore, detyrë që nuk mund t’i besohej kujtdoje. Në përbërje të Ushtrisë Partizane, përballoi me sukses dy operacionet ushtarake të njëpasnjëshme të armikut në qershor 1944 dhe ato të emërtuara “Gemsbock” dhe “Uhu”, duke dalë nga rrethimi i këtij të fundit me sukses dhe pa asnjë humbje. Asaj ju ngarkua detyra që të mbronte gjithë udhëheqjen e LANÇ-it dhe misionet ushtarake të huaja pranë saj për gati një muaj në Beratin e çliruar dhe punimet e Mbledhjes së Dytë të Këshillit të Përgjithshëm Nacional-Çlirimtar për krijimin e Qeverisë së parë Demokratike të pasluftës. Mandej mori pjesë dhe kishte rol të rëndësishëm në luftimet për çlirimin e Tiranës, për të vijuar luftimet në veri të vendit dhe përtej kufijve shtetërorë në Mal të Zi, Bosnjën Jugore deri në Vishegrad. Brigada u formua më 25 prill 1944 në Sheper të Zagorisë me përkrahjen dhe mbështetjen inkurajuese të popullit patriot të krahinave të Gjirokastrës, Përmetit, Kolonjës, Beratit e të tjera, e cila nuk kurseu asgjë për të ndihmuar këtë formacion partizan, duke u bërë kështu pjesë organike e suksesit të Brigadës.
– Brigada VIII S mbetet pjesë e rëndësishme e luftimeve për çlirimin e Tiranës. Ju jeni pjesëmarrës aktivë dhe dëshmitarë okularë në luftimet e 11-17 ditë-vetëve të nëntorit 1944. Shkurtimisht diçka për lexuesin.
Naxhi Zhupa: Nuk do të flas për luftimet, se për ‘to kam shkruar gjatë. Pyetjes dëshiroj t’i përgjigjem më së shumti me një përshkrim gjeografik të zonës. Njësisë tonë ju caktua detyrë luftarake të merrte pjesë për çlirimin e Tiranës jugëperëndimore deri në qendër, ku është sot është Rruga e Kavajës dhe Banka e Shtetit. Jo për të shuar kureshtjen, por për hir të së vërtetës, pohoj se Lagjia e Kombinatit të sotëm nuk egzistonte atë mot. Atje ishte një luginë moçalishte. Nga vorrezat e Sharrës deri tek kazermat e “Ali Rizait” (Qyteti i Nxënësve sot) nuk kishte asnjë ndërtim, përjashtuar 7-8 shtëpi në veri-lindje në të dalë të Kombinatit dhe disa banesa 3-4 katëshe te kazermat. Kodrat e Selitës së Vogël deri te Liqeni Artificial ishin të mbuluara me shkurre dhe gati të pakalueshme. Te rajoni ku sot i thonë “Tirana e Re” ishin këto ndërtime: 100 m. në lindje të stadiumit “Dinamo” (sot “Selman Stërmasi”), ishin Pallatet Moskat (3 të përfunduar dhe 1 në ndërtim); në veri të stadiumit 200-400 m. ishin 3 pallatet e xhenios, ndërsa 6 të tjerë në veri-lindje ngjitur me shkollën “11 Janari” (tashmë “Edith Durham”), që quheshin “Pallatet e Aviacionit”. Te zona që tashmë quhet “Blloku” ishin disa vila private, tek të cilat rrugët dhe kanalizimet ishin në ndërtim e sipër. Në ato vite Tirana e Re përshkohej nga tre Lana: njëra rridhte nga Liqeni Artificial; e dyta vinte nga Rruga e Elbasanit, kalonte te Stadiumi Kombëtar, te Blloku dhe Pallatet Agimi; e treta, më e madhja, rridhte nga Lanabregasi, gjarpëronte në Shkozë, pranë Kodrës së Priftit, te Ura e Tabakëve, te ura e Hotel Dajtit dhe përfundonte te ura pranë Drejtorisë së Policisë. I nënvizova këto hollësi sepse në brigjet e Lanave kishte garnizonte të veçuara armike në mbrojtje të qendrës së kryeqytetit. Brigada VIII S pati detyrë dhe çliroi plotësisht Tiranën e Re, ku një rrugë mban emrin e saj, si dhe mori pjesë në pritën asgjësuese të kolonës armike “Steyri” në Ibë-Mushqeta më 12-15 nëntor 1944, duke luajtur rol të rëndësishëm dhe duke vënë në themelet e lirisë jetën e 18 partizanëve e partizaneve si dhe gjakun e 38 të plagosurve, nga 148 partizanë e partizane që u plagosën gjithsej në luftimet për çlirimin e kryeqytetit.
– Ju keni pohuar se pjesë e rëndësishme e sukseseve të kësaj brigade partizane janë edhe kuadrot e saj drejtues. Përmendni edhe disa emra, të cilët më vonë i janë nënshtruar gjykimit e ndëshkimit, i cili në ndonjë rast ka qenë edhe i ashpër dhe i pamotivuar. I qëndroni këtyre vlerësimeve?
Yzedin Dervishi dhe Zenel Koshaj: Fitoret e arritura nga kjo njësi partizane zënë vend si gur themeli në historinë e LANÇ-it. Ato janë të lidhura organikisht edhe me udhëheqjen e mençur dhe largpamëse të kuadrove drejtues e komandues të saj. Ne i kemi çmuar dhe vlerësuar ata për atë periudhë, kur edhe drejtonin jo përmes spaletave (në atë kohë nuk kishte grada ushtarake deri në Kongresin e Përmetit më 24-28 maj 1944) apo funksioneve komanduese, por përmes autoritetit të shpirtit të tyre. Ata ishin “njësh” me ne: ndodheshin në llogoren e parë të luftimit, në përleshjen trup me trup me armiqtë; derdhnin gjak, kryenin sakrifica dhe mjekonin njëri-tjetrin; ushqeheshin me gjellët me lakra të egra të terrenit, të cilat na i gatuanin, më shumë se motrat tona, partizanet trime etj. Të tillë ishin drejtuesit kryesorë Asaf Dragoti e Qazim Kondi në fillim, e Feti Smokthina e Rasim Baze më vonë. Po kështu ishin edhe kuadrot në shtab dhe në batalione: Bajram Sinoymeri, Dilaver Poçi, Mihallaq Ziçishti, Xhako Kajca, Pano Xhixho, Sami Aliu, Sotir Mero, Skënder Aliu, Hasim Aliko, Razo Zenelaj, Nuredin Dinaj, Hito Gaço, Maze Jaupi etj. etj.
Drejtuesit e kësaj njësie populli i ka klasifikuar me meritë: “gjeneralë natyralë”, “akademista pa akademi, që në luftë bënë çudi mbi çudi”, të cilët udhëhoqën me sukses mjaft lloje luftimi të vështira për luftën patizane si: luftimi ndeshësh dhe ai ndjekës; luftimi natën dhe kundër rajoneve të fortifikuara; kryerja e marshimit me luftim dhe dalja në shpinë të armikut; luftimi në qendra të banuara, penetrimi në prapavijë të armikut etj. Ata ishin të njerëzishëm, derdhnin lotë për shokët e rënë në beteja dhe betoheshin për hakmarrje si dhe për çuarje në finish të amanetit të tyre. Prandaj ne i kemi konsideruar dhe i vlerësojmë si kuadro humanë, të përkushtuar dhe të guximshëm në përmbushjen e misionit për lirinë e vatanit, të cilin e kishin pranuar vullnetarisht.
– Si në gjithë formacionet partizane edhe në Brigadën Tuaj u radhitën vullnetarisht mjaft shoqe. Jam ndier i keqardhur kur jam përballur me ndonjë gojë të pistë, që edhe pse jemi në çerekshekullin XXI, tentojnë të baltosin moralin e tyre. Lutem, si ndiheni Ju si bashkëluftëtarë me ato?
Naxhi Zhupa: Në njësinë tonë partizane që në ditën e përurimit të saj ishin 37 shoqe e që në qershor u bënë 72. Tre prej tyre: Ylvije Cenaj, Zyhra Zhuzhuni dhe Ilha Çami ishin fare “njomcake”, vetëm 13-15 vjeçe. Vinin nga familje patriotike të qytetit dhe të fshatit. Patën mençurinë dhe kurajon tej normalitetit të zakonshëm, që të kapërcejnë mentalitetin mjaft prapanik të kohës dhe t’u bashkohen prindërve, vëllezërve, bashkëshortëve dhe bashkëshokëve të tyre në formacionet partizane për çlirimin e vendit, por edhe të vetvetes. Ato gjatë gjithë kohës i patëm në vijën e parë të luftimeve me armë në dorë dhe jo në prapavijë, siç kanë pretenduar keqdashësit e lëvizjes çlirimtare. Nëse nuk do të ishte kështu, në ç’rrethana dhanë jetën e tyre të re 6 shoqe partizane, konkretisht: Trëndafile Jashar Denaj, Inajete Ramiz Karalliu, Sose Musa Hysi, Nervo Selim Berdaj, Sado Musa Maliqi dhe Male Xheladin Malaj. Më tej akoma, ku u plagosën 14 të tjera? Konkretisht: Zonja Rushani, Mesarete Karagjozi, Kano Çarçani, Selvije Jaho, Nervo Vergaj, Marie Dhamo, Lejla Goxhi, Merushe Gjika, Merjeme Sinaj, Mejreme Beja, Rukije Aliaj, Benda Xhelilaj, Marie Brisku dhe Merushe Sadikaj, katër prej të cilave mbetën invalide?!
Ju me të drejtë ndiheni i keqardhur. Po si duhet të ndihemi ne bashkëluftëtarët me ato? Po u themi troç: ndihemi të fyer e të revoltuar. Si mund të paragjykohen ato në çështje të moralit, të cilën ato e kishin të shenjtë, por edhe ne bashkëluftëtarët, të shtrenjtë.
Intervistoi: Safet N. Ramolli

Luanet?????? Ouahahahahahahahahahahahahahaha!
OUahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha!
Ouuuaaaauuaahahahahahahahahahahahahahahahaha!
HAHAHAHAH …luanet vetem parakalim….HAHAHAHAH
LANÇL ishte kopile e ruseve dhe serbeve dhe nuk ishte pjese e koalicionit anglo-amerikan-sovjetik. Nuk firmosi ndonje shqiptar ne ate koalicion. Prandaj Shqiperia nuk u ftua ne Konferencën e San Franciskos Prill-Qershor 1945. LEXONI SHKRIMIN E KRISTO FRASHERIT.
O Tigri o kafshet i Dale nga Zoo,
A e di ti se gjate luftes dyte boterore skish Rusi apo rusë Por kish BRSS.
Ouahahahahahahahahahahahahahaha!
OUahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha!
Ouuuaaaauuaahahahahahahahahahahahahahahahaha, Tigri
“ishte kopile e ruseve dhe serbeve dhe nuk ishte pjese e koalicionit anglo-amerikan-sovjetik”
Ouahahahahahahahahahahahahahaha!
OUahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha!
Ouuuaaaauuaahahahahahahahahahahahahahahahaha, Tigri
HAHAHAHAH …Tigri dhien gjak nga uanet ….HAHAHAHAH
Zani partizani i edi mutat frasheri saleh meta.
Ouahahahahahahahahahahahahahaha!
OUahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha!
Ouuuaaaauuaahahahahahahahahahahahahahahahaha, zani partigiani
Surat te pegere injorante qe prej asaj lufte e atyre luaneve Dini te shkruani e te lexoni.
Ndryshe do ishit Duke i pastruar me llape b… mutatit apo markagjonit e bejlereve te tjere, malarike e tuberkuloze sifilitike te qelbur.
Pse kopjon o Ballst muti? Apo je zogist? Me ne partizanet mos e krruj shume se ta bojme nonen, more vesh, a jo?
Fale atyre partizaneve kemi Shqiperi se per ballistat dhe emri do ti ishte harruar.
N’gjum e pe ti?
Faleminderit “ERI komentuesi” per kete vkeresim te LUFTES PERTIZANE.Lavdi te RENEVE ne Te.
Lavdi Luftes N .Clrimtare me herronjte e saj PARTIZANE.
Guri Naimit D.
Ik or Guri pirdhu, o fosile e kohes se pjerdhur te Enver Bythes, te dhjefsha edhe partizanet qe gjoja luftuan.
Luanet;na lane trashegim LUANE !!!
Faleminderit i ndurair Safet N.Ramolli qe na sjell kete inetrviste te shkelqyer te pasqyrimit te kujtimeve nga brigta e TETE sulmuese” qe kete 75 vjetor e festuam me madheshti ne ate cerdhen brilante te luftes N, Cl. mes maleve qe rretrhojne Libohoven e luftetareve atdhetare ne kete 75 vjetor qe u perkujtua me madheshti nga Baonoret e zones sa mbare qarku i Gjirokastres deri rrerthet fqinje , Faleminderit organizatoreve sa pjesmarresbe deri nga Tirana kryeqytet organisuar nga Kryesia e Komitetit te Vetraneve me ne krye te perkuashtuarin Kryetar veteranin Rustem Peci.Nje pasqyre anallge solli aty dhe pene e Petraq Flokut, vellai i Stavri Flokut, nje nga Partizanet e pare te asaj brigare qe do linte histori si luftetar internacionalist.qe pasadhesi Petraq Floku i ka kushtuea dhe nje poezi te shkelqyer Brigades VIII te S. recituar deri ne ate aktivitet mbraselenes. Faleminderi organizatoreve te Gjirokastres sa Libohoves mikprtiese.
Ne emer te”Pasyesve Veterane” ne Torontos-Kanada, pata kenaqesine ti pershendes.
I perjetshem Kujtimi i pjesmaresve ne ate formacion te Brigades VIII sulmuese..
“Pasuesi Veteran” 83 vjecari.
Dhimiter Xhoga .
Ik or idiot i rrjedhur, or dement me tru te kalbur.