VIDEO/ Luani misterioz i malit që po ngjall kureshtje në Amerikë

Saimir Lleshi

Një luan mali ka pamje të çuditshme për shkak të deformimeve biologjike.

Rasti u zbulua në Preston të Idahos në Amerikë dhe transmetohet nga CNN.

Zyrtarët lokalë kanë deklaruar se gjatë përleshjes me një qen, luani i malit u vra me armë nga një gjuetar, por ajo çfarë u zbulua më vonë pas vëzhgimit me kujdes të kufomës, ishte vërtet befasues.

Luani mashkull përshkruhet si i çuditshëm e madje si mostër. Fotot e publikuara tregojnë një mace të madhe me dhëmbë plotësisht të formuar dhe me ca “dhëmbë” në majë të kokës.

Ekspertët e botës së egër thonë se ata nuk kanë parë kurrë një kafshë të tillë, por kanë ofruar disa teori.

Ata thonë se është e mundur që dhëmbët mund të jenë mbetjet e një binjaku të bashkuar që ka ngordhur në mitër dhe më pas ato janë rritur tek “vëllai” tjetër. Një shpjegim tjetër është një i ashtuquajtur “teratoma” tumor.

Kjo lloj anomalie, emri grek i të cilit përkthehet në “tumor përbindësh,” mund të çojë në rritjen e dhëmbëve dhe qimeve, teksa njerëzit mund të çojë në rritjen e gishtave të këmbës. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *