Të lindurit mes 23 korrikut dhe 22 gushtit duket se do të duhet të jenë pak të durueshëm. Shumë emocione, triumf në karrierë dhe një shëndet për t’u pasur zili, por gjithçka ka nevojë dhe për pak vullnet. Më poshtë mund të lexoni të plotë parashikimin e fatit për të lindurit në shenjën e Luanit
E përgjithshmja
Jeta do të rrjedhë më e bukur dhe më e organizuar për ju këtë vit. Marrëdhëniet do të hyjnë në marrëveshje të reja dhe ju do të jeni të aftë të vilni frytet e projekteve të viteve të kaluara. Disa momente pasigurie dhe melankolie mund t’ju përfshijnë nga mesi i këtij viti, por mos e humbisni toruan. Do të keni më shumë mundësi për të treguar veten ndërsa vitet kalojnë. Do të jeni të aftë që të bini në sy të të gjithëve me një shpërthim. Lëreni aftësinë tuaj krijuese të arrijë në një nivel të ri dhe lërini të tjerët ta shohin këtë. Ndiqni idealet dhe ambiciet tuaja në jetë dhe këtë vit do të jetë shumë herë më mirë seç mund ta keni parashikuar.
Karriera
Në fushën e karrierës këtë vit pritet që të bëni goxha përparime. Do të ketë gjithashtu edhe shumë bashkëbisedime, si dhe disa mosmarrëveshje në marrëdhëniet me drejtuesit dhe kolegët në vendin e punës. Trajtojini çështjet me një kujdes të madh. Mundohuni që të tregoheni objektiv në gjykimin që jepni për njerëzit rrotull jush, duke i trajtuar të gjithë njësoj. Në jetën tuaj profesionale një ndihmë e madhe do t’ju vijë nga persona që nuk i njihni. Ecni para në karrierën tuaj pa pasur dyshime dhe duke mos u fiksuar pas shqetësimeve për të ardhmen. Shokët e punës do të tregohen më të dashur ndaj jush në këtë periudhë dhe projektet tuaja ka shumë mundësi që të zhvillohen lehtësisht dhe pa pengesa ndërsa vitet ecin.
Dashuria
Në fushën e ndjenjave viti 2013 do të sjellë një qetësi dhe kënaqësi të madhe. Dëgjoni mendimin e partnerit tuaj dhe vlerësojeni atë. Ndjeshmëria juaj nuk duhet të vijë në mënyrë të tillë që ta cenojë atë. Por vendosja e planeteve këtë vit do të jetë e tillë që paqja do të mbizotërojë mbi gjithçka. Do të ketë disa mosmarrëveshje mund të lindin herë pas here, por jini i durueshëm që t’i anashkaloni ato dhe të shihni përtej tyre.
Nëse jeni vetëm, atëherë ta dini që është koha e duhur të fusni dikë në jetën tuaj, dhe mundësisht të duhurin. Ata që tashmë janë në një lidhje ose gati duke u martuar, duhet të gjejnë kohë për ta kuptuar më mirë gjysmën tjetër të tyre. Emocionet e forcat dhe lëvizjet romantike janë në horizont për Luanin në këtë vit.
Financat
Ndryshime të mëdha financiare pritet të keni gjatë 2013-s. Liria juaj në harxhime dhe shpenzimet ekstravagante duket se do të ndryshojnë për mirë. Do të keni një fitim të madh parash në rrugë ligjore ose nga trashëgimia. Planetet sigurojnë se do të plotësohen nevojat dhe dëshirat tuaja, por jo lakmia juaj. Mund të bëni disa shpenzime financiare të lidhura me studime të mëtejshme apo zhvillime projektesh që keni ndërmend. Do të jeni të aftë që të ndihmoni ata që janë rrotull jush lidhur me çështjen e financave.
Shëndeti
Në përgjithësi shëndeti juaj do të jetë shumë i mirë përgjatë gjithë vitit 2013. Do të ketë një rilindje të energjive tuaja që do t’ju ndihmojnë që të arrini gjërat që dëshironi në jetë. Por duhet të kryeni më tepër aktivitet fizik këtë vit. Kjo madje është koha e duhur për t’iu futur ndonjë lloj sporti, i cili do të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit tuaj si fizik, ashtu edhe mendor. Është mirë që të dëgjoni anën tuaj të brendshme kur vjen puna tek ushqimi. Një lloj lodhjeje mund të ndihet herë pas here, dhe nuk do të ishte keq nëse do të mbanit një ekuilibër të mirë mes punës dhe kohës për të pushuar.
(Nesër do të lexoni për Virgjëreshën)
Përgatiti: Arlinda Gjypi
Duket sikur na jep optimizem ,mbas ketij viti krize.