Lubonja e ka gabim kur e quan Ismail Qemalin “të vdekur”. Por në Ambasada duhet mbajtur Presidenti

anazapta

I pyetur per mendimin rreth 3 vendimeve te para te qeverise se re, Fatos Tarifa thote nder te tjera ne nje interviste botuar ne numrin e sotem ne DITA:

“Vendimin për ndalimin e importimit të plehrave e përshëndes dhe e vlerësoj, ndërkohë që dëshiroj që ky vendim t’i paraprijë përmirësimit të legjislacionit në fuqi për importin e mbetjeve, për t’i dhënë zgjidhje njëherë e mirë një shqetësimi të madh, që dëmton interesat publike dhe imazhin e vendit tonë. Vendimin për zëvendësimin në zyrat e administratës së lartë të shtetit të portretit të kreut të shtetit me atë të themeluesit të shtetit shqiptar, personalisht e përshëndes, ndoshta për shkak të vlerësimit të madh që kam për Ismail Qemalin, si një ndër figurat më të ndritura të kombit tonë. Ataturku dhe shembulli i tij për Turqinë përbëjnë një precedent të ngjashëm, edhe kur vjen puna te portreti i tij si simbol i kombit turk. Unë nuk e shoh vendimin për zëvendësimin e portreteve, siç bën Fatos Lubonja, si një përpjekje të z. Rama për të “zëvendësuar autoritetin e të gjallëve me atë të të vdekurve, që nuk mund të flasin”. Ismail Qemali dhe vepra e tij historike u flasin shqiptarëve, edhe sot, pas 100 vjetëve, më shumë dhe më mirë se të gjithë krerët e shtetit dhe të gjithë ata kryeministra që e kanë drejtuar këtë vend deri më sot. Personalisht nuk mendoj se, me këtë vendim, kryeministri i ri ka bërë ndonjë mëkat dhe, sigurisht, ai nuk ka shkelur Kushtetutën e vendit, siç dëgjon këto ditë ta komentojnë veprimin e tij disa njerëz. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton se “Presidenti i Republikës është Kryetar i Shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit”, por nuk thotë se portreti i Presidentit është një simbol kombëtar. Për simbolet kombëtare, Kushtetuta shprehet se “Forma dhe përmasat e simboleve kombëtare, përmbajtja e tekstit të himnit kombëtar, si dhe përdorimi i tyre rregullohen me ligj”. Natyrisht, kundërshtarët politikë, media dhe shumë qytetarë do të flasin dhe do të merren me këto çështje, por le të mos u kushtojmë atyre më shumë kohë dhe më shumë rëndësi se ç’kanë në të vërtetë. Unë nuk mendoj se amerikanët do të ishin kundër nëse portretet e Xhorxh Uashingtonit dhe të etërve të tjerë të RepublikësAmerikane do të vendoseshin në zyrat e administratës së shtetit të tyre. Këtu do të sugjeroja, që në përfaqësitë tona diplomatike jashtë shtetit, portreti që duhet mbajtur, si deri më sot, është ai i Presidentit të Republikës…”

Intervista e plote, sot ne DITA

 

Share This Article
9 Comments
  • Ky eshte problemi i madh i vendit tone… jane kete individe si puna e Tarifes qe jane me shumice….. imagjino qe Tarifa ka qene edhe Ambasadori yne ne vendin me te rendesishem per sa i perket marredhenieve strategjike te Shqiperise… Nuk e di sesi eshte perzgjedhur Tarifa ne kete post te larte te diplomacise Shqiptare dhe ca me pak e dijme se cfare ka bere ai ne te mire te vendit ne vitet e tij si diplomat. Nuk e dijme nese ai ka edukimin e duhur diplomatik dhe nese ka qenendonjehere diplomat kariere apo eshte vene aty per aresye nepotike dhe politike. Por shkrimet e tij (pak para zgjedhjeve) tek gazeta Dita lidhur me eksperiencen e tij ne Washington tregojne per nje nivel mediokriteti qesharak te nje person pa klase e stil qe s’ka asgje te bej me diplomacine dhe me inteligjencen mbi mesatare!!!!!

    Se dyti Tarifa eshte pjese e atij grupi amorf individesh te peshtire qe s’pipetijne gjate gjithe kohes (ne kzistencen e tyre te mjere) dhe qe vec fillojne te ndihen vetem shume prane zgjedhjeve, shpesh duke u vendosur ne pozicione ekstreme e kryekeput te kunderta me ato qe kane mbajtur per 4 apo 8 vjet,….. dhe qe leshojne ne menyre te peshtire sinjalin dhe klithmen e nenshtrimit ndaj liderit te rradhes – “me jep ti nje post se une jam militanti me i flakte i PS/LSI(/PD-se dje) dhe do te sherbeje me vetemohim (e madje mazokizem) ty dhe klanit tend”.

    Japin edhe intervista e shkrime/qendrime ekstreme kunder “armiqve” te supozuar te liderit… kujtojme ketu se cfare tha e se si e beri te gjorin Kacin e Zi, Tarifa mendjendritur vetem pak jave para zgjedhjeve te 23 Qershorit, apo sesa i poshter ishte Bisha e klani i tij ne fleterrufet e tarifes…… duke mos harruar te na kujtojne ashtu si rastesisht sesa te zotet jane (jo vetem) ne profesionin e tyre por edhe ne cdo subjekt e profesion qe ka mbi toke. Nuk e dinim qe tarifa ishte armik i betuar i ketyre te dyve (apo i Berishizmit/Nanoizmit ne pergjithesi), por me ato qe thote tarifa duket se eshte Demokrat safi.. madje ka qene kaq shume afer rrethit te ngushte te Bushit te ri (… lexoni me kujdes Jo Blushit te vogel by the way..) sa nuk behej asgje ne ate kohe pa u keshilluar me pare me ambasadorin tone Gjenial (.. si e ka emrin ky mo???)

    Se tretti eshte fenomeni i Cilizimit te gjithcka-je ne Shqiperi… pra mesojme se edhe Tarifa trim na qenka mesues (apo sic u pelqejne te vetethiren tek UET… Prof Tarifa.. Cfare Turpi!!) ne qenefin e Cilit. Dhe ashtu si Cili e per hir te mbijeteses dhe pasurimit informal eshte gati te ndryshoje forme e permbajtje sa here te duhet dhe kur ndryshohen kuajt e qeverise. ((per me vene ketu nje Note per te ardhmen …. Mbani mend kur Cili (dhe dhe bicimi i tij, nese Rama nuk ja prek Qenefin) te behet nder mbeshtetesit me te devotshem “te filozofise se Rilindjes”…. padyshim duke kritikuar disi (per tu dukur i paanshem) anet estetike te Rames (ashtu sic beri me Nanon/Berishen) ….p.sh. se rama nuk eshte reformator apo anglosakson “enough”)).

    Une i kam vene nje emer intelektualizmit dhe dinjitetit njerezor ne qarqet e Tiranes…e kam quajtur Testi CILI.. me fjale te tjera kushdo qe nuk i ka lyer duart ne Mutin e CILIT (dhe te ngjashmeve me te….. kujto ketu Hoxhen e Zi te Bishes, Ufo-n e Bishes, Kristalin, Shkollen/qenefin e te shkretit Pashko ..etc) mund te kete ende nje fije dinjiteti te mbetur. Per te gjithe te tjeret dhe per Tarifen diplomat nuk ka me shpresa pasi e ka marre ferra uraten tashme(ndoshta shume kohe me pare sesa te beheshin pjese e stafit akademik te Universitetit “me te suksesshem” europiano – skraparllor ne kete Shqiperine tone te ngrate).

    Duke ju kthyer Ceshtjes qe permendet ne kete lajm (te ricikluar) nga ana tjeter, une per dreq mund edhe te jem dakort ne princip me idene e kushtetueshmerise te cdo vendimi te qeverise se re (megjithese ai Merhumi qe iku e ktheu kushtetune ne nje leter pacavure pa vlere duke i dhene edhe ketij te Gjatit precedentet qe nese do te bej si ti doje qejfi) )…… por sic ne e dijme fort mire e sic na e kaq thene Bisha kaq shume here (kur i ka interesuar) ne keto 23 vite, kushtetuta eshte edhe/e mbi te gjitha fryme dhe kur Nishani i Bishes pranoi qe te poshterohej dhe perdorej nga Merhumi Plak per aresye ordinere e mafioze te klanit/fisit nga Vicidoli atehere as nuk ka perse te prese miresjellje prej pushtetit te ri dhe as ne te durojme fytyren e vrerosur me Mustaqe allaturke neper zyrat e shtetit.

    Ceshtja e ambasadave dhe zyrave te tjera shteterore pastaj duhet ndryshuar me nderhyrje ne kushtetute dhe kjo nuk eshte aspak dicka e rendesishme qe edhe Tarifa mendjndritur te harxhoje kohe e mund…

    • Nuk ka rendesi pse Ismail Qemali eshte me emer apo jo, e rendeishme eshte te zbatohet ligji

      Nqs kushtetuta e ka qe te vendoset foto e presidentit atehere Edi e ka shume gabim kete zevendesim protreti qe ka bere –
      -Nqs ne kushtetute nuk ka ndonje percatkim per portretin e presidentit ne zyre ,
      atehere eshte normal veprimi I Edit

      Gjithe problem eshte te mesohemi te respektojme ligjin ….

  • Vendimi per te hequr foton e Nishanit nga zyrat dehe zevendesimi me ate te ISMAIL QEMALIT eshte sa i sakte dhe i nevojshem per sot e pergjithmone!!!
    Ky Nishani eshte TURPI I DHEUT,NJE MILITANT I ZGERLAQUR PA DINJITET SI NJERI PA LE SI PRESIDENT!!!
    Ai eshte vetem nje militant i PD-se!!!

  • Portreti i Ismail Qemal Bej Vlora nuk eshte per te gjithe nje simbol kombetar,kur kemi parasysh se Ismaili i derguar i Sulltanit e kishin pergatitur per te shpallur Shqiperin te pa varur!
    Ismail Qemali ish nje klysh i finances Otomane deri diku,luftoj vllezerit e tij te krishtere ne pune te kesaj perandorie,dhe ta marim si ta marim,por jo per te gjithe nje simbol kombetar,kur kemi parasysh qe Qemali e shpalli Shqiperin te pa varur,vetem nga Frika e ushtris Serbo-Malazeze e ushtris Greke ne jug,per ti bere shum e shum qytetare te Kesaj perandorie,qe mbanin flamurin Turk ne familjet e qendrat administrative qytetare Shqiptare!
    Prallat komuniste nuk mundet ti kaperxejne Arbereshet,apo Arvanitasit me nje te ngitur te flamurit,dhe te berit politike vetem per Orientalizmin,keshtu qe Rama kryeministri ri ne krye te cdo ministrie apo ne zyren e vet,duhet te mbaj Gjergj Kastriotin si simbol Kombetar por jo Pjella te Perandoris Osmane e sherbetor te saj!

    • Po sikur ne vend te nje surrati te vinim nje simbol te vertete.Te veme vetem flamurin kombetar.Surreterit vene e vine.Nje eshte me mustaqe nje pa mustaqe,nje eshte mashkull nje eshte femer etj, etj.Flamuri nuk ndryshon.Me flamurin asnje nuk ka inat.Ai eshte pa fryme dhe eshte realisht i paanshem.

    • O bobo moj e mjera Shqipëri, kur guxojnë e flasin analfabetë si puna e këtij trangullit që rreshton njëmijë e një budallallëqe bashkë!

  • Tarife mavria
    eshte deli burre
    por ne jeten e tij
    “burre” s’ka qene kurre

    Tarifa dhe tarifenjte
    krimb iu bene ketij vendi
    prandaj poshtersia
    na treti , na cmendi !

    Shqiponje mavria
    zhyer llumit , baltes
    se tariferia
    i ka kapur palcen !

    Te “ditur” jane , te “zgjuar”
    ky biçim milet ,
    nje gje iu ka munguar ,
    nder dhe dinjitet !

    Hajdute ordinere
    gjithe jeten e tyre
    vjedhjet qujane “ndere”
    kjo fare letyre

  • Ndersa per kete Lubonjen nje merak kisha per t’i thene ! Ti ore mik je i gjalle por i vdekur , ndersa Ismail Qemali eshte i vdekur por i gjalle !

    Endrat e tua kane perenderuar me “globalizmin osman” 500 vjecar , ndersa endrat e ismail Qemalit jane e ardhmja e ketyre njerezve !

  • Portretet qe sipas protokollit mbahen ne zyrat shteterore, i domosdoshem eshte nje, jo nje ne zyrat jashte shtetit, ne ambasada etj., dhe tjetri ne zyrat shteterore ne Shqiperi. A, pervec presidentit, do te mbash dhe figura te tjera madhore si Skenderbeu apo ismail Qemali mbaji, por i detyruar eshte nje dhe jo si thote Fatos Tarifa, nje ketu e nje atje. ai do te mbaje edhe normen dhe mos t”i prishe qejfin kryeministrit. Jemi shtet kot dhe qe t”i afrophemi plotit duhet te jemi rigoroze ne hartimin dhe zbatimin e ligjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *