Lubonja: Jo luftë me islamin, ne vrasësit i kemi në parlament

Dita

Fatos Lubonja e konsideron të rrezikshëm reagimin në panik pas aktit terrorist që ka ndodhur në Paris. Nëse reagohet në këtë mënyrë, thotë ai, rreziku i vërtetë pas këtyre akteve është të ndahen njerëzit në myslimanë të këqij në njërën anë dhe europianë të mirë në anën tjetër. Ai thotë, se fakti se ka ndodhur një ngjarje e tillë nuk duhet të dramatizohet dhe të thuhet se jemi në luftë. Lubonja parashikon forcimin e partive të djathta që janë kundër emigracionit kryesisht mysliman.

Sulmi terrorist që ndodhi në Francë e ka tronditur gjithë botën e qytetëruar. Si është e mundur që në një vend si Parisi të ndodhin sulme terroriste pikërisht nga njerëz që janë rritur e lindur në këtë vend?

Fatos Lubonja: Në një vend si Franca ku ka 6 milion myslimanë, shumica e të cilëve jetojnë në paqe dhe harmoni me pjesën tjetër, fakti që kanë dalë disa grupe terroristësh dhe se ka edhe një numër të rinjsh që kanë shkuar të luftojnë në ISIS, më duket se nuk duhet dramatizuar deri në përdorimin e termave të tilla si jemi në luftë, siç po ndodh. Reagimi me panik që mund të krijojë ky dramatizim e që mund të çojë në ndarjen në të mirë e të këqij, midis myslimanëve dhe të tjerëve në Europë e më gjerë, mund të jetë rreziku i vërtetë i këtyre akteve.

Ngjarja pa dyshim duhet parë si tregues i një krize të rëndë nga e cila duhen nxjerrë mësime. E rëndësishme është kriza e Europës që në përgjithësi nuk po krijon të ardhme për të rinjtë, dhe veçanërisht për një pjesë emigrantësh që ndihen të frustruar, për shkak të vështirësive ekonomike, të mosintegrimit në shoqëri, keqshkollimit, përjashtimit, humbjes së shpresës në të ardhmen etj. Është ngjarje që lidhet edhe me vatrat e ndezura të konflikteve në botën myslimane si Afganistani, Iraku, Siria, Libia, konflikti Izrelito-palestinez ku Perëndimi ka luajtur role shpesh problematike e që, në kohën e globalizimit e internetit që po jetojmë, për kategorinë e të rinjve myslimanë, të frustruar në Perëndim, apo edhe që kanë një shpirt aventura e protagonizmi, bëhen tërheqëse.

Sulmet po dyshohet se kanë ardhur nga njerëz që janë pjesë e organizatës terroriste Al – Qaeda ose ISIS. Ka edhe njerëz të Kosovës e Shqipëri që janë pjesë e këtyre organizatave. Duhet të shihet ky sulm edhe si kërcënim për sigurinë dhe për fjalën e lirë edhe në vendet e tjera, përfshirë edhe Kosovën?

Fatos Lubonja: Në Shqipëri dhe Kosovë, sipas mendimit tim, siguria dhe fjala e lirë  janë edhe sot të kërcënuara jo nga islamikët, por nga dy kasta në pushtet që kanë ndërtuar më shumë atë që mund të quhet shtet i mafies sesa shtet ku ka edhe mafie. Përpara këtij “ujku’ që kemi përpara syve, “gjurmët” se disa myslimanë që kanë shkuar të luftojnë në Siri e që mund të kthehen e të bëhen rrezik për Shqipërinë dhe Kosovën më duket i largët. Madje do të thosha se nëpërmjet përhapjes së kësaj ideje, kjo elitë e korruptuar mund të kërkojë të legjitimojë vetveten duke na thënë: shtrëngoni radhët rreth nesh se përndryshe vijnë “ata”. Në Shqipëri po ndodhin përditë vrasje nga krimi i organizuar dhe shumë kriminelë nuk i prek kush pasi janë të lidhur me polici e politikanë. Vrasësit na kanë hyrë deri në Parlament. Vrasësit me pagesë janë bërë si të ishin punëtorë ndërtimi në të zezë. Ja ky është rreziku i vërtetë për momentin. Në këtë situatë emigracioni i të rinjve të frustruar nga ky realitet në Europë apo edhe vajtja e disave në vende si Siria më së shumti janë valvula shkarkimi. Por mund të vijë një moment që këto valvula të mos mjaftojë. Prandaj ideja që kam shprehur edhe më herët është se një ditë islami mund të kthehet në fenë e të varfërve në Shqipëri e Kosovë dhe të instrumentalizohet e të kthehet në një lëvizje politike kundër kësaj elite të korruptuar properëndimore me fjalë po kriminale me vepra siç ka ndodhur së fundi në disa vende që përjetuan atë që u quajt “pranvera arabe” që fatkeqësisht nuk sollën demokraci, por më së shumti kaos.

Fakti që jemi në Europë nuk mjafton që të mos ndodhë kështu edhe tek ne. Veçanërisht po dështoi projekti europain dhe ne lihemi në dorë të këtyre kastave që më duket se përditë e më tepër thellohen në të keqen. Prandaj mendoj se s’duhet humbur kohë për ta kthyer këtë prirje, për të kthyer energjitë drejt luftës kundër korrupsionit dhe lidhjes së politikës me krimin, shkollimit të njerëzve, drejt zbutjes së pabarazive dhe padrejtësive në mënyrë që edhe po u krijua nesër një parti me afiliacion fetar islamik, të jetë demokratike e tipit të partive demokristiane në Europë që respekton shtetin laik dhe rotacionin e pushtetit

 Sa do të ndikojnë këto sulme në ndryshimin e perceptimit të europianëve dhe partive politike në këtë kontinent, ndaj të tjerëve, ndaj pakicave dhe posaçërisht ndaj emigracionit shqiptar?

Fatos Lubonja: Kur flasim për europianët nuk duhet të mendojmë një qëndrim të vetëm ndaj kësaj ngjarjeje, por disa qëndrime dhe qasje. Kjo ngjarje në sy të parë duket se do t’i shtojë votat e partive të ekstremit të djathtë që kanë luajtur gjithnjë me ndjenjat e një pjese të popullsisë që e sheh veten të kërcënuar nga emigrantët – veçanërisht ata që vijnë nga vendet me popullsi kryesisht myslimane. Në përgjithësi këto parti janë edhe antieuropaniste dhe, sipas mendimit tim, janë një kërcënim i madh edhe për ne që ëndërrojmë të bëjmë pjesë në Europën e Bashkuar, si një hapësirë paqeje, mirëqenie dhe demokracie. Por për këtë rrezik është e vetëdijshme edhe ajo pjesë e europianëve, fatmirësisht ende më e madhja, që tek projekti europian, tek multikulturalizmi dhe bashkëjetesa me të tjerët dhe hapja e Europës ndaj tyre shohin një të ardhme më të mirë për të gjithë. Rezultati do të përcaktohet nga dinamika e këtyre dy forcave. Duket se të dytët për momentin kanë marrë një goditje, por mundet që kjo goditje edhe t’i forcojë, veçanërisht nëse ata arrijnë të kenë edhe mbështetjen e komuniteteve myslimane që distancohen dhe dënojnë vendosmërisht akt terroriste të tilla. (gazeta exspess)

Share This Article
29 Comments
  • Parti edhe islamike edhe demokratike eshte paradoks, o Ljubash Lubovski, Islami si fe nuk e pranon demokracine. Ska lidhje fare me te. Eshte komplet kundra vlerave demokratike, te drejtave te njeriut, lirise se shtypit e mendimit te lire. Shif partine islamike te Erdoganit sa demokratike eshte. Mos ja fut kot kur smerr fesh fare nga teologjia per me mbrojt tezat e tua.

    • Shoqnise tone i duhen edhe psikopate tetille. Ky ashte mireqe te shkoje si sekretar organizativ i Al qaedes me rekomandimin e Salkaedes.

    • Dardan,
      Jam dakord me ty, sepse mendoj se feja islame ka problemet :
      – Nuk e njef lirine, ndryshe do te kishim lirine e grave. Diku kam lexuar, por pa e kutptar mire, qe ne se grate mysimane do te kishin lirine e tyre qe te Benin ate qe donin ne jete, atehere do te krijohej problemi i madh i shkaterimit te bazes socjale te familjeve myslimane.
      – Nuk e njef barazine, sepse ajo si fe eshte ndertuar ne baza hierarkike.
      – Nuk e njef demokracine, sepse per fat te keq feja islame nuk e ka jetur revolucjonin francez.
      – E ka te veshtire te reformohet, sepse sipas saj ligjet i ben zoti,fjala e zotit nuk diskutohet dhe nuk reformohet. Ndersa ne Kulturen europjane ligjet i ben njeriu dhe pa ai i ndryshon keto ligje ne varesi te zhvillimeve shoqerore.

      M.gj.ate filosofi italjan Umberto Galimenti mendon se :
      – Myslimanet jane aktualisht me te forte se kristianet sepse ata kane nje fe, neve mund te jemi te krishtere ne renje por aktualisht te gjithe jemi laike.
      – Kristianet ne Europe kane dy rruge :
      a.- Ose te integrojme te gjithe myslimanet qe kemi ne Europe, gje eshte pothuaj e pamundur.
      b.- Ose te bejme lufte me ta.
      Luften nuk e bjeme dot se ne fakt nuk kemi dy ushtri te dukeshme perballe njera tjetres. Problemi yne do te jete se neve nuk i dallojme dot se kush jane kundershtaret tane, ata jane midis nesh. Islamistet kane dy avantazhe perkundrejt nesh : Pra jane te paidentifikueshem dhe kryesorja qe jane gati te vdesin per fene e tyre ndersa neve jo.

      Problem tjeter i madh eshte faktori DEMOGRAFIK, pra fakti qe grate arabe bejne shume femije dhe grate eurpjane jo, prandaj ata po shtohen shume ne Europe. Dihet se grate gjermane bejne pake femije dhe pas 20 vjetesh Gjermania do te paksohet ne 15 miljone njerez dhe shume studjues gjermane kane mendimin se ky boshllek do te mbushet me femijet myslimane qe do lindin ne Gjermani.
      Me fal se e zgjata.
      Pershendetje

  • Lubonja mos fol me per 2015 .I ke permbledhur te gjitha ato qe duhen thene per politiken. Kujdes se mos i shkete kesaj deklarate ne ndonje tryeze te TV klanit .Po e bere do te te marre per ……..!!!!!!!

  • Shkaku i radikalizimit te Botes islame esht mosgjidhja e problemit te Palestines.
    Radikalizimi nuk ka te beje me krizen e shteteve Europiane se sa me krizen e vete personave te radikalizuar,me krize indetiteti.Nje pjese e femijeve te emigranteve qe e kan te veshtire te integrohen,nuk jan fetare te denje si Baballaret e tyre,nuk duan te bejne pune te rendomta si prinderit e tyre.Deshirat kontravese te konfliktojn me shoqerine ku jeton.Francez jo,besimtare i mirefillte jo,militant po.Brezi i dyte,i trete dhe me pas,mund te quhet nje brez “i humbur”(as mish as peshk) ne krize indetiteti.Besimtare myslimane te mirefillte si prinderit e tyre,keta nuk mund te jene,sepse kan lindur ne Perendim,
    integrimi ne shoqerine Perendimore eshte teper i veshtire,sepse vijn nga nje kulture tjeter dhe nga nje shtrese e ulet shoqerore me nivel te ulet intelektual.Deshtimi profesional te radikalizon me urrejtje per shoqerine.
    Kjo urrejtje merr nje forme te nje ideje(feja) qe tek keta nuk ekziston,
    duke zbrazur urrejtjen e akumuluar per shkak te deshtimit ne jete.Ky eksploziv urrejtjeje qe ekziston ne getot e disa vendeve Europiane,eshte militantizem fetar i brezit te humbur.Para disa vitesh iu vu flaka mbi nje mije makinave ne Paris.Prandaj problemi eshte gjithmone prezent.Ky problem vlen ne te ardhmen edhe per Shqiperine.
    Emigracioni shkarkohet neper zonat e metropoleve Perendimore me te zhvilluara,kur shumica e emigrantave vijn nga zonat rurale!Si mund te integrohet nje fshatar afrikan ne Paris,kur ky integrim esht i veshtire edhe per vete fshatarin francez?
    Zgjidhja eshte,emigracion i kualifikuar profesional .

    • Zgjidhja eshte detergjenti i llojit “HI-tler”. Derisa Evropa duhet te duroje e te harxhoje para pafund per integrimin dhe emancipimin e ketyre monstrave me kollaj e me lire eshte ky detergjenti i famshem.

      • Llojin“HI-tler” nuk e arriti Hitleri vete,prandaj i qendroj asaj qe thash me siper,emigracion i kualifikuar profesional dhe jo derri me gjith dos.
        Myslimanet perbejn gati 1 miliard dhe nuk mund te persekutohen te gjith vetem prej disa kriminelave.

  • Zoterinj “komentues”,
    Mos u dhjaksni kot duke qene me largpames se Lubonja! Nuk na vjen e keqja prej ca mjekrosheve injorante qe dine vetem dy-tre fjale nga Islami e Kura’ni. Jane edhe te paditur, edhe shume ne minorance ndaj myslimaneve besimtare dhe te urte. Po, nese do te kishin synimin dhe aftesite qe te formonin parti politike me ideologji terroriste, atehere rreziku do te ishte imediat dhe duhej te shqetesoheshim shume (jo se nuk na dhemb per ata djem tanet qe shkojne si cjapi te kasapi). Duhet degjuar nga te urtet me shume se nga politikanet ne keto momente dhe nuk duhet te fyejme askend: kritiko dhe argumento, por mos denigro. S’ka gje se ja, mua nuk me pelqejne ca shashka qe leshon nganjehere Lubonja (se njeriu i shkrete s’mund te prodhoje idé PERDITE SIç IA KERKON PUNA, de!),por shpesh ia di radhen punes, ndonese “s’e ditka teologjine”, siç thote nje zoteri parashkrues. Ketej nga Dibra ca trushkulurvv a mendjeshperlareve ua kemi gjetur anen keshtu:” Shihu syfetin, largohu me lanetin!”
    Haj, tungjatjeta Njerez!

  • I persekutuari politik.
    Kjo foto eshte ne BLLOK kur ka qene Fatosi i ri.
    Sa bukur ka dale ?
    Mbante kapele antikomuniste prandaj e denuan.

      • ….poshtersi mbetet denimi i tije….
        E con questa, cosa vuoi dire ? Tutti quelli condanati
        dal sistema sono uguali ? No. No bella, non è cosi.
        Ma no, tu queste cose li sai, lo fai per provocare.
        Potrei scrivere 5 romanzi su questa tema, ma non voglio.
        Lo hanno risarcitto sai ? Ho letto su giornale.
        Ma con qualle logica ?
        Che vergognia !
        L’ha risarcitto il governo Rama ( il tuo ex idolo nei tempi
        quando eri parzialmente scremata )

        • @Sallakja

          Già hai problemi estremi con l’albanese, figurati con l’italiano… Ou, “illuminato”, esprimiti in albanese perche ti riesce un po meglio! Se non conosci bene la tua lingua madre, come osi ad usare quella di Dante? Niente “vergognia”? Vergognati, signor “vergognia”!

        • sei nervoso oggi ?? 😛

          DEVI SCRIVERE
          “e kane vendin ne ferr te gjithe ata qe nuk shkruajne ne kohen e krizave morale” D.Aligieri

          i moren rinine thjesht se ishte djali i Todit .
          Kaq ,kjo eshte llogjika .[dhe nuk ka pagese qe ta ktheje rinine , as inat qe po merr ato lek ]
          il mio idolo? ahahhhahahhahahahahahahaha ,jo nuk e kisha dhe kam idhull ,asnje ,por nganjeher
          ho bisogno di credere che qualcosa di straordinario sia possibile…..

          • A volte..
            dimentichi che io sono “buke e vjeter” e mi rispondi come se fosse quello… Pellazgu qui sopra.
            Perche dico, con quale logica ?
            Intanto non si tratta di soldi ma di un risarcimento morale che lo stato fa nei
            confronti di una persona che ha subbito dani
            dalla dittatura precedente.
            Se usiamo la logica di risarcire i Lubonja,
            non vedo nesun motivo per non risarcire
            tutti. Cioe da Koci Xoxe e poi, per finire in un
            Kadri Hasbiu che dal mio punto di vista, deve
            essere risarcito di più. La dittatura gli ha tolto la vita. O no ?
            Tra mogli, figli e nipoti sono miliaia di “perseguitati”
            Risarciamo tutti. Che ne dici ?
            Pastaj……….le te kendoje qyqja ne kete shtepi…
            diceva il povero Kadri Roshi

  • Bernard Maris
    Banque de France
    e Vrane Terroristet …………………………………..
    Ka thene :
    Dobbiamo cancelare parte del debito PUBLICO . [ POR e vrane ne paris ]

    Bernard Maris
    ka the ne :

    Te gjitha shtetet Europiane , tani ose me vone duhet
    Te dorzohen ose cancelare parte nga borxhi publik i tyre .

    Eshte e nevojshme te Rinegociojme kur kalon 60% e PIL , PER poter rispektare edhe njehere i criteri di Mastricht ,
    Kreditoret dhe bankat deuhet qartesisht te bejne nje sforco te rendesishem .

    Edhe shtetet e medhaja si Franca dhe gjermania ,
    Eshte e vetmja menyre qe i lejon shtetet e Tjera te Eurozones
    di Rilanciare l’economia .
    Pa Crescita nuk munde ta perballojne Borxhin publik ,
    siç u ndodhi shteteve afrikane disa vjete me pare, duke paguar nje borxh deri ne mbytje te europes,
    Eshte e vetmja menyre , qe te Evitohet nje groso crollo di aquisto e familieve , dhe shmang Konfliktet sociale ,
    Zgjedhja qe ka bere Gjermania , do ta shkateroje edhe ate vete ne LUNGO TERMINE,

    NUK eshte nje cirkolo Virtuoso ,
    por eshte nje cirkolo Vizioso ,

    Pra
    preferon te ule Nivelin e jeteses se gjermaneve ,
    vetem e vetem te jete Kompetitiv
    Kjo politik eshte si ajo e Kosta D’avorios ne vitet 60.

    dhe quhet :

    RRitja qe Varferon

    Crescita che impoverisce .

  • Hej Lubonja, vrasesit nuk na kane hyre tani ne parlament ! Ata,kane qene aty,bile jo vetem ne parlament,por edhe ne qeverine e mepareshme,dhe ti,i ke mbrojtur,i ke justifikuar kur ata vrisnin qytetaret e pambrojtur,vetem se merrnin pjese ne proteste. Po,Ljubo’ , vrasesit,qe jane lideret e Pe.De.-se , jane ne parlament dhe kane qene aty. Nuk kane hyre tani. Perse aludon per kundershtarin tend,te cilin e urren patologjikisht e personalisht. N.q.s. ka kriminela ne parlament,ata jane BANDA berishiane qe e shkaterroi kete vend prej 23 vitesh dhe edhe tani qe humben pushtetin nuk bejne gje tjeter vecse bejne thirrje per destruktivitet e lufte ndermjet shqiptareve.
    Tani u kujtove ti, te flasesh per kriminela e vrases ne politike? Deri dje qe ishte Sali serbi ne pushtet,nuk e ngrite kete problem,bile edhe kur vriste Saliu,ti pa pike turpi ja hidhje fajin Edi Rames , qe pse i nxorri njeresit ne proteste.A thua se ti nuk e di qe edhe ne Europe behen protesta shume me te dhunshme se ajo e 21 janarit !
    Dhe ne fund,dua te te them se, une (dhe jo vetem une), ndjej nje peshtirosje te madhe kur te degjoj,lexoj,bile edhe kur te drejtohem!

  • Besoj Lubonja se ju, nga sakuptoj, jini realisht per nje parti “demokratike” islamike. Biles dikur ke dashur ta krijosh nje te tille. Po qe se thua se mafia eshte qeveria, ç’mbetet te thuash tjeter. Biles, mendoj si Ristani dhe te tjere, eshte mire te sillni fakte ne prokurori dhe te ngrini padi kunder qeverise. Ke mbetur prapa, je nje grindavec i padurueshem, vetem per tu dukur se je i “veçante'”,” Mendimtari” thelle dhe “analist boteror i thekur”. Besoj se francezet, kane çte m”mesojne nga ju. I jep vetes shume vlera, te ciulat , fatkeqesisht, nuk i zoteron..

  • Fatos lubonnja a eshte i biri i Todi lubonjes qe ishte minister dhe i byros politike?!!Dhe,a ishin babe e bire te bllokut,dhe po babe bir te denuar per vjedhje?Ky,far lubo,eshte vetem nji,fekale dhe hale,antishqiptar dhe nji serbofil,dhe jo sikur disa i thon nji rumun,jo ky eshte nji serb.Ma,shum nuk kam kohe te shkruj per kete pis,dhe per pisat si ai,qe i japin mundsi te shkaravit neper gazeta,dhe bilem dhe neper televizore,e thirin benjaminet e tij.

    • Shqiptar Sharri

      Fatos Lubonja eshte Me i bukri i Demokrateve komuniste ,
      qe Hane Buke duke bere Filozofi e duke i Shpjeguar
      popullit pa u lodhur

      Se sa vrima ka bytha ,
      Fatosi kerkon te na mbushi mendjen se Bytha ka dy brima ,
      Nejse , ndoshta ka fakte ,
      Ashtu si e Shpjegonte vrasjen qe beri Sali berisha 4 Baballarve
      ne mes te bulevardit.

      Fatosi i ka dhene shume Shqiperise ,
      Dhe Shqiperia ja Pagoje leke me leke ME kESTE VUAJTJET
      E fatosit.
      POR TANI nenes shqiperi i jane Thare gjinjte e saj ,
      Nga te piret Gjumesht pa Mbarim , Fatosi e ata qe Sollen Demokracine e Deshiruar te Fatosit .

    • shqiptar shari,
      Di me siguri se :
      – Fatos Lubonja eshte i biri i Todi Lubonjes.
      – Todi Lubonja nuk ka qene kurre Minister dhe anetar i Byrose Politike dhe nuk ka banuar kurre ne bllok. Todi Lubonja ka qene sekretar i pare i partise ne Korce dhe drejtor i pergjithshem i Radio televizionit shqiptar dhe anetar i komiteti qendror te partise dhe bashkepunetor i ngushte per ceshtjet ideologjike i Ramiz Alise.
      – Fatos Lubonja ishte i martuar me vajzen e anetarit te KQ te PPsh, sekretar i dyte i partise ne Tirane dhe nje dramatrug shume i mire, Fadi Paçramit.
      – Ata te dy nuk u denuan per vjedhje por sepse Enver Hoxha desh te kopjonte Revolucjonin e madh Kulturor kinez qe beri Mao ce duni dhe mori shume ish shoket e tij te luftes ne qafe duke i akuzuar per tradheti dhe shkelje te vijes se partise. Mos i ofendo kot njerezit te lutem kur nuk je i informuar si duhet. Nuk eshte njerezore. Ne se nuk i njef, shko ne Google dhe informohu.

      Pershendetje

  • Zoti Lubonja, kur thote se ” vrasesit i kemi ne parlament “, duhet ta kete fjalen per Sali Berishen dhe miqte e tij. Mirepo, nuk ka bythe t’i thote gjerat hapur. E vetmja gje qe ben, prej shume kohesh, eshte te nanurise kunder nje personi te cilin dikur e ka pasur shok. Dhe ky person sot eshte kryeminister i vendit. Perpjekjet e qeverise se ish-shokut te tij per te sjelle shtetin ligjor Lubonja nuk i sheh. Si ka mundesi? Sepse ka perpara syve nje vello te trashe urrejtjeje meskine.

  • Feja si fe mund te kete vetem rol pozitiv,sepse besimi islam dhe ai i krishtere nuk lejojne vrasjet,vjedhjen,urrejtjen,genjeshtren,akmine dhe padrejtesite.Besimtari i vertete ne asnje menyre nuk urren as nuk perdhose besimin e tjetrit.Problemi eshte tek keqinterpetimi dhe keqperdorimi i religjionit nga nje pjese ekstreme brenda klerit,gje e cila gjate historise ka ndodhe nga njeri dhe tjetri besim.Ne rastin konkret zoti Lubonja nje pjese e prijesve te fese islame ka degraduar islamin deri ne ate mase sa e ke shendrruar ne nje perbindesh ne syte e njerezeve te cilet nuk kane aftesite as kapacitetin ta bejne dallimin.Kur i brohoritet vrasjes se njerezeve te pafajshem,ekzekutimit makaber te prerjes se kokave,varrosjes per se gjalli te njerezeve te besimit tjeter,nuk eshte e mundur te qendrohet indiferent sepse keto horror krime po behen perditeshmeri.Nga keto ,eshte e vertete se po peson me se shumti Islami.Merrnje me mend po te kishin keta perbindesh aqrsenalin berthamor apo fuqine e SHBA-ve a te Frances ,qfare do ti ndodhte njerzimit.
    A nuk tingllon pak si cinike kendeveshtrimi juaj ku bene analogjine mes terrorizmit e terroristeve dhe depiuteteve te KUvendit te Shqiperise.Kujt i ndihmon nje analogji e tille.? A i ndihmon islamit dhe njerzimit ne pergjithesi relativizimi i terrorizmit,vrasjeve masive te njerezeve te pafajshem.Askush nuk mund te fajesoje ty per simpatine apo te qenunit besimtar i religjionit islam,por te relativizoshe krimet qe po trondisin boten,te cilat prishin gjumin dhe qetesine.Mbjellin frige tek mbare njerzimi ,kjo eshte mekat mortor zoti Lubonja.
    Paramendo neser pasneser skena vetevrasese rrugeve te Tiranes ,ku njerzit do frigohen te dalin ne tregt,ne rruge,.Zotri Lubonja reflekto pak me ndryshe sepse edhe ne jemi ne Europe.

    • MESONJESI,
      Me lejo te te kundershtoj te lutem. Po te shofesh historine feja nga te dy anet ka sjelle vetem luftera per me shume se dy mije vjete. Te gjitha fete kishin zotin nga ana e tyre per te vrare dhe prere te gjithe ata qe nuk besonin si ata ne emer te zotit te tyre. Kujto kryqezatat fetare.
      Feja eshte nje ideologji dhe histöria ka treguar se cdo ideologji prodhon violence. M.q.s feja eshte nje vend i identitetit dhe apartenences ( perkatesise ) krijon violence. Krahu politik i fese inslame ka nje ideologji te forte dhe prandaj ata edhe godasin sepse duan hapsira me te medha jetike. Tingellon pak si teorite e Hitlerit por ama eshte e vertete. Nje sqarim ju lutem, une flas ketu vetem per krahun politik te fese islame, te cilet thone se perbejne vetem 2 % te shumices se myslimaneve ne bote qe kane kapur shifren prej 1,6 miljarde njerez.

      Kuptohet se une me lart shpreha mendimet e mija pa hequr dore nga mendimi se feja eshte nje gje e mire per sa kohe qe ajo, kushdo qofte, nuk merret me politike, eshte e ndare nga shteti dhe eshte nje ceshtje personale.
      Eshte e kjarte nuk pretendoj se kam e drejte. Une di qe nuk di asgje.

      Pershendetje

  • ISLAMI RADIKAL I ARABEVE ESHTE SI FANATIZMI RADIKAL I PARTISE DHE ENVERIT

    sepse cfare i dallon keto ideollogji terroriste qe kane te dyja ne themel te ideollogjise se tyre POSTULATIN komunisto-fashist:

    O BEJU ME MUA, O TE VRAVA!

    Vrastaret fanatike radikale te Partise se Punes dhe te ANTIKRISHTIT Enver Hoxha hyne ne Kuvendin e Shqypnise bashke me 29 nentorin e ZI jugosllav qe mbolli MURTAJEN bolshevike ne trojet tona dhe qe mbushi lumenj me gjak njeriu ne vendin tone.

    KU ESHTE NDRYSHIMI?

    sepse nuk ka nevoje qe tani te dale Xhelil Gjoni qe t’i zbuloje Fanatiket Radikale te Partise se Punes dhe te Sigurimit te Shtetit me deklaratat e tij te vonuara per t’i spjeguar Fatos Lubonjes se ISLAMI RADIKAL KOMUNIST i Enverit i ka hedhur rrenjet ne trojet shqyptare qe ne Kohen e Qepes te Enver Hoxhes, sepse o milet i indoktrinuar dhe fanatik ASGJE nuk i dallon xhelatet e Enverit dhe te Partise se Punes nga xhelatet e ISISIT apo te AL KAEDES.

  • fatos lubonjeviçi e thote te njejten qe e thote greqia e serbia,se islami duhet te vazhdoje rrugen e salafizmit e xhihadizmit ne shqiperi,dhe kurre te arrine numri i salafistve eksremiste ne 45% ne shqiperi e kosove lufta civile eshte e pa evitueshme,ose te pranohet shehirati ekzekutues se kushtetut e shqiperis

    .qka thote lubonja mos thashte zoti e shqiptarve
    . vllehu lubonja duhet te debohet me duar e kembe te lidhura me zinxhir dhe thes ne koke per ne serbi.

  • U terrorizua qyteti i Nju Jorkut ne 11 shtator, u rrezaun dy kullat kryesore, ku punonin qindra izraelite, qe per cudi, ate 11 shtator, te gjithe keta, kishin nga nje preteks, per mos shkuarjen e tyre ne pune!?.
    6 muaj perpara, pasuria e dy kullave u sigurua Full, thone qe nje muaj perpara u hoqen rezervat e arit, kjo e dhene, eshte deklaruar nga vete specialiste investigative, qe e kane deklaruar kete ne media.
    A eshte vrare vertet Osama Bin Laden?, apo endet neper kazinote e Amerikes me nje fytyre te re dhe identitet te ri!?.
    A nuk po flitet ne qarqet europiane, se vala e emigrimit nga Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme, ka marre permasa biblike dhe me ligje kushtetuese e demokratike, nuk mund te ndalet!?.
    Dhe zgjidhja gjithmone gjindet me masa ekstreme, ku disa jete njerezish, nuk llogariten, para nje vendimi te madh, qe popullsia e Eurpes plake, te beje presion ne qeverite e tyre, qe jane kapur keq, nga ligjet demokratike, duke i detyruar, qe te mbyllin kufinjte, njehere e mire.
    Natyrisht persona per te realizuar kete qellim, gjinden.

  • Lubonja ka problem veteveten,jo demokracin,edhe ate pake intelekt e ka baltosur me injorancen qe po tregon.
    Lufta per mbi jetes,nen petkun e politikes eshte vdekje prurese per intelektualet.
    Lubonjen e kame vleresuar per aqe kohe sa ishte vetevetaja,tani ai eshte i blere tek politika e ndytesires.
    Te jeshe analist,do thot te jesh albiter i pa anshem,mjerisht Lubonja dhe disa tjere si Lubonja jane kethyer ne qesharak te TVK ku talle bythen Blendi Fevziu me ironin e tije mashtruese.
    Lubonja per fatin e keq te tijin poe mbylle karjeren si njeri qesharak,i pa moral intelektual,te shesesh intelektualitetin per para te qelbeta,do thote te groposesh veteveten.

  • Lubonja parashikon nje fitore te partive te djathta? Doli ky injorant islamik te shpike ujin e nxehte.Ky pseudo analist duhet paketuar e derguar mbrapsht turqise pasi qe eshte vetem nje funderrine vahabiste I maskuar si analist.Keto lloj ndyresirash duhet te perzihen me shqelma nga trojet shqiptare.Nuk arrij ta besoj se si ne shqiperi njerez te tillle vahabiste qe paguhen nga ai krimineli Turk erdogan dalin neper tv.Eshte nje injorant qe gjithmone flet pa fakte,analistet Jane te paanshem por jo ky debili.Deshtaku qe kendon brockulla ne tv.Vetem ne shqiperi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *