Fatos Lubonja vazhdon të shkruajë me simpati për Syrizan dhe Aleksis Tsipras. Por, ai shprehet i dëshpëruar, pasi sipas Lubonjës, Shqipëria nuk mund të nxjerrë një Tsipras. Dhe, fajin për këtë, Lubonja thotë se e ka rinia shqiptare, e cila është e korruptuar dhe servilie dhe nuk ka ndonjë vlerë të lartë morale.
“Sot, kur flitet për Shqipërinë dhe përmendet brezi i ri, të gjithë kritikët të flasin për një brez të ri impotent, të nënshtruar ndaj autoritarizmit të liderit, që nuk kanë ambicie për të qenë dikush, përveçse duke pasur sa më shumë para. Para pak kohësh pashë një përvjetor të FRESH-it, që më kujtoi fjalët e një mikut tim gjerman (ish-sindikalist, anëtar i SPD-së), i cili ishte çuditur kur kishte marrë pjesë në një ngjarje të ngjashme të para do kohëve të PS-së. Duke iu referuar rinisë së tij, ai më tregoi se në ngjarje të tilla, ku vinin liderët, ata mezi i prisnin për t’i gozhduar me kritika e me kërkesa, kurse këtu te ju – më tha – të rinjtë vetëm duartrokasin e brohorasin liderët e mëdhenj, sikur të jeni ende në kohën e Enver Hoxhës. Fakti është se sot flitet për të rinj edhe më rrufjanë, më klientelarë, më të korruptuar, më të dhunshëm, më të aftë sesa prindërit e tyre për të përdorur të gjitha metodat e servilizmit, ryshfetdhënies, dhunës apo të korrupsionit (Nuk po hyj tek ata që janë rreshtuar në ushtrinë e krimit të organizuar)”, shkruan Lubonja për “Panorama”.
“Mendimi im është se disponimi i kastës nuk është krijimi i kushteve që do t’u krijonin të rinjve më shumë liri, dije, dinjitet, autonomi, në mënyrë që nesër të lindnin prej tyre sivëllezërit e Tsiprasit. Kasta e sotme nuk përdor më burgjet për të sunduar, por sistemi që ajo ka ngritur, ashtu si ai i djeshmi, nuk e do dijen, preferon injorancën, nuk e do mendimin e lirë, preferon trushpëlarjen, nuk e do kritikën, preferon propagandën, nuk e do sinqeritetin, preferon hipokrizinë, nuk e do integritetin, preferon servilizmin, nuk e do punën e ndershme, preferon korrupsionin, nuk e do dinjitetin, preferon nënshtrimin, nuk e do meritokracinë, preferon klientelizmin, nuk e do të vërtetën, preferon gënjeshtrën. Dhe të rinjtë tanë janë të bombarduar natë e ditë nga këto preferenca të kastës”, vijon ai.
Për këtë arsye, sipas Lubonjës, i vetmi rival i Ramës është Berisha, dhe jo ndonjë Aleksis Tsipras shqiptar. “Rama, edhe pse në pozitat e një Papandreu, në kuptimin e rrënimit që po vjen dhe pamundësisë për të ndryshuar/ndëshkuar vërtet, nuk sheh në horizont asnjë kërcënim për pushtetin, përveç “të keqes më të madhe: Berisha”, që sapo është rrëzuar. Prandaj në luftën e tij për pushtet merakoset vetëm të vazhdojë të mbajë elektoratin, mediet, shoqërinë civile, shkrimtarët, artistët e sa më shumë në anën e tij e kundër partisë tjetër, që mbetet e vetmja alternativë për shqiptarët, çka do të thotë se realisht i lë shqiptarët pa alternative”, shkruan ai.

Pse nuk thua kercenimi dhe e keqja e shqiptarve esht sali berisha te besojne te gjith o njeri
Pse s’thua ti o trupjerdhur, sikur të vinte një Enver i dytë. I vetmi që i bëri zap shqiptarët, e lartësoi Shqipërinë dhe ju dha hakën ca njerëzve si ti e Ngjela.
Ne kemi kohe qe e kemi.. Albin Kurti.
Respektoj dhe ndaj shume qendrime te Lubonjes por nuk i kuptoj disa qendrime qe ai ka ne lidhje me perkrahjene flakte te populisteve alla Grillo qe premtojne henen por nuk dine te hedhin dy hapa mbi toke. Aq me teper kur eksperinenca e Grillos tregoi se edhe ai u ndrydh per shkak te diktateve ndaj kujtdo guxonte t’i dilte kunder. Po keshtu edhe Tsipras deri tani ka prodhuar vetem fjale te medha. Mjaftoi nje reagim i Angela Merkel qe te veniste arrogancen e miinistrit Varoufakis.
Shqiperia ka nevoje per te rinj te pergatitur e larg mendesive korruptive qe te mos premtojne shume por te dijne te mbajne ate cka premtojne.
E ka kuptuar vete gjatomenua,prandaj e mban me kimet;i jep edhe zyre ne vend te burgut!
*** Z.Lubonja ne shpirtin tende ti mbane nje pishtar,” voter zjarri te madhe”,por kurre nuk vjen ASENJRI per tu ngrohur,je njeri i pafate,dhe sikur t’ua shtroshe me pupla , njerzit thejne koken…!! Je I drejte per te tjeret,por asnjehere per veten.!!?..Njerzit perçmojne ate qe se kuptojne !!!…??, -behu me i drejteperdrejte !.. -thuaj pa frike per krimet e S.Berishes,mos e ngatrro me Edin -qe s’ kane ngjashmeri EDI eshte DRITA ,kurse Berisha eshte NATA,kete thuaje hapur PUBLIKUT . !..@@@@@
Refugium Peccatorum
Elita intelektuale dhe elita kombëtare
Siç e dimë ka dy llojë elitash, elitë intelektuale dhe elitë kombëtare. Qoftë zhvillimi i shoqërisë njerezore, qoftë prapësitë e sajë vijnë kryesisht të dyja nga keto dy elita, por dhe s´mund të bëjmë asnjë prokpopi pa to. Po si shkojnë ato në rrjedhën e jetës së një kombi. A kemi ne elita të tilla dhe pse s´po e gjejmë ne ende’ si komb rrugën e prosperitetit të qëndrueshëm ?!
“Elitat i nënështrohen parimit të trashëgimisë“- thoshte Galton Mosca. Nëqoftëse do te sundonte parimi i trashëgimisë historia e njerëzimit do të ishte më e thjeshtë seç është. Eksperienca na mjafton të na sigurojë se punët nuk ven tamam kështu. Tek elita herë zotëron tendenca e mbylljes (siç qem ne për rreth 50-vjet), dhe e patundshmërisë, dhe herë ajo e kristalizimit.
I dimë të gjithë historitë e botës, të prehistorisë dhe historisë së lashtë, mesjetën dhe kohët moderne, ku elitat intelektuale dhe të frymëzuara nga ato kombëtare kan çuar përpara dhe kan bërë që kan ecur përpara popujt e vendeve të ndryshme drejtë prosperitetit dhe civilizimeve të pakthyeshme, ndërsa ne ende’ s´po e gjejmë “gjuhën e përbashkët” por, si në kohën e Garibaldit apo me afër të Haxhi Qamilit, se ajo e Ali Pashë Tepelenës ka qënë më e qartë dhe më me principe, njëri i bie gozhdës e tjetri patkoit, dhe ende’ s´rakordojme veprimet, ende rrimë në pritshmëri dhe tollovi, ende s´njohim ligjin por maliqin, ende parapëlqejmë anarkinë dhe jo rregullin, dhe si për alegori të fatit presim të na çojnë në Evropë ca sharlatanë apo pehlivanë pa dinë e pa imanë, që jo vetëm elitë nuk janë por s´janë as njerëz të zakonshëm.
Ky truall dje dhe sot ka prodhuar elitë, por gjithmonë karakteristikë e elitës sonë intelektuale ka qënë mungesa e simpatisë për njëri-tjetrin. Kjo ka sjellë atë që pothujse gjithë energjitë tona ti shpenzojmë duke luftuar njëri-tjterin, dhe duke lënë vendin në vendnumëro. Por kjo ndodh vetem vetëm në një vend si tek ne´ dhe me një popul si ne´, që ende s´ka vetedijen e duhur publike, dhe mban sehir edhe kur bëhet fjalë për greminën e vet ! Dhe si pasojë qyfyret tona nuk po kanë të sosur. Vërtetë po vazhduam kështu nuk do ta shohim Evropën për së gjalli, por a mund të veprojmë kështu sot në vitin 2015, ku. Ja c’ndodhi ne Greqine e vjeter dhe te re, qe eshte sekuence e Evropes plake por sot ne krize.
Absurdet nuk kane te sosur, ku ka shume parti te vogla që s´kan asnji lloj elektorati dhe mbijetojnë apo edhe me keq i japin krahe mbrapështive politike të partisë madhe, dhe kjo s ´po sjell kurrëfare dobie për vendin! Askush s´ka të drejtën të bëhet si hipoman prevalent se ky vend, siç thotë dhe Fallmerajer-i (albanplog gjerman i sh. XV), nuk shquhet për të tillë, por për njerëz që parapëlqejnë të rrinë në prehje, dhe kjo s´mund të pranohet apriori për askënd, por vetëm për ata që kanë dhënë vërtetë prova pune dhe dinjiteti, se dikush reklamohet shumë me punën dhe harron dinjitetin në momente kritike. Ka pastaj lloj-llojë batakçijsh që kan bërë pesë lekë në kohërat të turbullta dhe në rrugë të dyshimta dhe tentojnë ende të rrinë në pushtët dhe bile të mbajnë me zor karrige ministrash apo, ka dhe rrugaçë të tillë me sfond kriminal që jane sot deputetë.
Mendoj se ky vend ka patur dhe ka edhe sot elitë intelektuale dhe kombëtare, por kjo e dyta ende s´po formësohet dhë të bashkohet në mision dhe të marrë frenat e drejtimit të një vendi që është sa një qytezë e vendeve të tjera dhe dhe te shmangen zhirot boshe dhe riciklimi i mediokritetit dhe sharlatanizmit në drejtim, por ato s´mund t´i bitisin medikërit dhe sharlatanët por njerzit e shkolluar dhe me kulturë bashkëkohore, natyrisht të drejtuar nga nerëz të përgjegjshëm.
Që këtu fillon puna e elitës kombëtare që s´mund të bëj pa respektuar dhe degjuar atë intelektuale, por kjo e fundit jo si ajo ka intelektualë-infantil, dalin e kakarisin filozofi-boshe dhe çorodisin njerëzit e shkretë, apo nga ata, por inteletualë me integritet moral e qytetar dhe me kurajo civile si dhe me prova pune e dinjiteti. “Nëse në qytete lindin talente në provinca vdesin gjenijë”-ka thënë Tolstoj.
Por ne na duhet medoemos të shuajmë veset tona, të etjes për fame dhe që mundohemi ti nxjerim sytë tjetrit për të dalë në krye nuk rreshtim për pushtet dhe nuk zbatojmë asnjë lloj principi as në jetën civile dhe sidomos kjo në politikë, ku shpesh lulëzojnë e harlisen batakçijte.
Dhe kjo përgjegjshmëri fillon që në strukturat që ngrehin dhe ata që drejtojnë partitë dhe ku sundon kitch politika dhe penetrojnë njerëz fallco, delirantë apo llafazanë të rëndomtë, që jo që s´janë elitë por as njerëz normalë.
Fenomeni grek Syriza me protagonist Tsipras-in ka sjellë pështjellim dhe tek ne. Megjithëse ne jemi “sui generis” dhe në skakierën politike, janë bërë politikanë njerëz që dje ishin askush dhe sot janë të majmun, ata që në vitet ’90 ishin me xhaketa të grisura dhe demokrate komunistet më të kqij ose kriptokomunistët. U bënë 25-vjet që partitë tona të deritanishme po çoroditin me premtime boshe këtë popull mjeran që “mbajnë” si koshere bletësh miltantë pavlerë (se bletet prodhojne mjalt ndërsa militantet prodhojnë hajdutë) por këta nga më të paaftë dje këto dy dekadat e fundit janë nga më rrufjanet, të vjetër dhe të rinj dhe jo pak dhe nga njerëz të kriminalizuar të shoqerisë sonë post-komuniste dhe disa nga këto parti i përkasin idealisht thënies latine: “Refugium Peccatorum”-“strehë të mëkatarëve”.
Por fenomeni Tsipras i ka rënë këmbanës duke bërë të gjithë të mendojne dhe shpresojnë se ja që “paska zgjidhje” edhe ngerçi ynë 25-vjeçar dhe sigurisht që ka por nyja gordiane e partive tona politike kërkon dhe guxim. Por nuk mund te presim të lind nje Akleksander i Madh, që ta presë nyjen me shpatë por as dhe një Hamlet që të thotë “O prapësi, o dreq, që unë paskam lindur të të ndreq”, por një Tsipras Shqiptar që të ketë integritetin dhe kurajon që ti jap fund kësaj rrumpalle ala-shqiptare ku s’e njeh qeni të zonë, ku hajduti bërtet kapeni hajdutin, dhe varferia Migjeniane ka zënë shtrat e s’po shkulet kurrë, ku çmimi i energjisë është më i larti në rajon, megjithëse kostua e sajë është më e ulëta në rajon-se vjen nga uji-natyra. Por kjo e qindra si kjo këtu vijnë ngaqë “Ҫeta e Profeteve” të Bogdanit është zëvëndesuar me çetën e hajdutëve..” siç tha Prof. Perparim Kabo në një emission TV-iv.
Dhe rreth këtij deduksioni një nga komentuesit e shkrimit thotë: “Ky është cikël që e ka kaluar një herë Europa ! Cikli i zhgënjimit nga gënjeshtrat e atyre që administrojnë jetët e shoqërive , do t’i çojë këto , pra shoqëritë , nga disfata në disfatë , deri ditën sa t’i thërresin mendjes se “puna e politikës” është pronë e tyre ! Ky është vetë cikli i natyrës, për të hyrë në një fazë të re zhvilliimi! A nuk ka ndodhur keshtu deri tani ?
Por une nuk mendoj keshtu, nuk jemi ne shekuj qe levizjet behen me shekuj por jemi ne mijëvjeçarin e ri të ekuilibrave të reja Evropiane.Shqipëria jonë sot ndoshta më shumë se kurrë ka nevoje për intelektualë të vërtetë dhe tëe virtytshëm dhe të bashkuar në mision.Por jo të gjithë ne, që e quajme vehten intelektualë mund të kemi këto vlera, se:´´jo të gjitha mizat bëjnë mjaltë´´. Por sidoqofte nuk duhet lënë vendi në meshire të fatit. Nëse kështu ja sheshi i mejdanit, politika, ndryshe mendoj se kjo i ngjan melodisë së kanarinës së kapur rob nga mbretëria e bufave. Le të shpresojme të kemi dhe ne mbas dy dekada e gjysmë një parti që vërtet i përketë shumicës-popullit.
Zotni analist Lubonja pohon disa te verteta ne lidhje me cilesite e rinise se sotme qe te bejne vertet pesimist se jane te gatshem t’i dalin per zot ndryshimit dhr zhvillimit te shtetit shqiptar.Dakord deri ketu por zoti analist gabohet per faktin se nuk eshte ne gjendje te shikoje me larg se kaq.Ai harron se cdo e keqe provokon te kunderten e vet ,e cila ekziston po ashtu ne mes te rinise shqiptare jo vetem nga mosha,por ne radhe te pare nga mendesia e re dhe perparimtar qe ajo nuk ka arritur ta shprehe gjer tani,por kjo nuk do mte thote se nuk mund ta shprehe ndonjehere.Sa per Sali Berishen ,ky nuk perben te kunderten e Edit dhe kjo kuptohet lehte,megjithe ambicjen e Berishes per te ardhur ne pushtet me bekimin e vete Edi Ramea,pasi keta te dy i perkasin te njejtit krah dhe Ciprasin shqiptar e kane njesoj kundershtar.E megjithate,Ciprasi shqiptar eshte gjalle dhe do te triumfoje mbi ciftin Rama-Berisha,sado qe keta te perpiqen ta pengojne e te nxitojne t’i zene vendin me maskaralleqet qe ata te dy ,me mire se kushdo tjeter dine t’i bejne.dhe per kete te ardhme te nje Ciprasi te ardhshem shqiptar garancia eshte populi shqiptar dhe zhvillimet politike sociale boterore.
Po cfare tsipras more derdimen, me gjithe idhullin tend. Edhe Greqia vete se ka pare akoma sa I vlen lekura, ti e paske idhull. SDI cte thuash qe te mbrosh idhullin tend berishen. Qeveria e Edit eshte me e Mira e mundshme deri tani ne Shqiperi, as mos u mundo kot te hedhesh balte.
Nuk ka nga del Cipras se gjysma e shqiptarve jane emigrant jashte atdheut
me ndriçoni dhe mua ju lutem mos me lini ne terr; ky Ciprasi veç premtimeve te medha ju
shpresoni qe do beje gjekafshe ???
Tarrasi
Your comment is aëaiting moderation.
Zotni analist Lubonja pohon disa te vërteta në lidhje me cilësitë e rinisë së sotme që të bejne vërtet pesimist se janë te gatshëm t’i dalin për zot ndryshimit dhr zhvillimit të vendit dhe shtetit shqiptar.Dakord deri ketu, por zoti analist gabohet për faktin se nuk është në gjendje të shikojë më larg se kaq.Ai harron se cdo e keqe provokon te kundërtën e vet ,e cila ekziston po ashtu në mes të rinise shqiptare jo vetëm nga mosha,por në radhë të parë nga mendësia e re dhe përparimtare që ajo nuk ka arritur ta shprehë gjer tani.Por kjo nuk do të thotë se nuk mund ta shprehë ndonjëherë.Sa për Sali Berishën ,ky nuk përbën të kundërtën e Edit dhe kjo kuptohet lehtë,megjithë ambicjen e Berishës për të ardhur në pushtet me bekimin e vetë Edi Ramës,pasi këta të dy i përkasin te njëjtit krah dhe Ciprasin shqiptar e kanë njësoj kundërshtar.E megjithatë,Ciprasi shqiptar është gjallë dhe do te triumfojë mbi çiftin Rama-Berisha,sado që këta të përpiqen ta pengojnë e të nxitojnë t’i zënë vendin me maskarallëqet që ata të dy ,më mirë se kushdo tjetër dinë t’i bëjnë. Për këtë të ardhme të një Ciprasi të ardhshëm shqiptar garancia është populli shqiptar dhe zhvillimet politike sociale botërore.
E keni gabim zoterinj komentues me ne krye DERRdimenin qe ju prin.Detyra ime nuk eshte te mbush boshlleqet e kokave te kurkujt.Eshte koha ajo qe ka treguar gjithmone kush ka te drejte.
I nderuar DERRdimen qe te ka marre koka ERE.
1.Cipras nuk eshte idhulli im,por jemi duke folur per fenomenin Cipras qe eshte per tu pasuar nga nje reaksion zinxhir,po ti ndjekesh dhe t’i kuptosh ngjarjet dhe tendencat ne gjithe boten.
2.Berisha eshte idhulli yt,perderisa eshte idhulli yt Rama.Ata te dy jane te njejtet ne thelb,por ti nuk ke tru te kuptosh.
3.Qeveria e Edit nuk eshte me e mira e mundshme,perderisa veprimtaria e kesaj qeverie eshte mbrojtesja,bashkepunetorja dhe idhulli i Saliut,icili me marreveshje po behet gati t’i zere vendin..
4.Nje injoranti dhe sahanlepiresi si ti duhet t’i zemerohemi per aq sa ti kupton.
Te tjerat do t’i mesosh ne vazhdim.
Ti o DERRdimen lexo me vemendje komentuesin Mehmet Metaj per te kuptuar pak me teper se sa te ka marre koka ERE.
Qofte i shenjteruar verdikti i 23 qershorit ,qe po e mbyll rubinetin e parave qe fryne per dy dekada llapaqenerine sterile ,gangstere klientelistete e politikes sojit te ljubes,fevzos ,a.hoxhes,cilt,shkullakut,cupit ,,,,,e mortja qe nuk po i ha.
Tsipras shqiptar është Edi Rama, nje nder njerezit më gjenial të Shqipërisë, që pavaresisht gureve pengues që na kane zene rrugen për 25 vjet me rradhe, po arrin me sakrifica sublime të na shpjere perpara!!
Ka dicka te perbashket ne fenomenin Tsipra dhe ky jan dy popujt ! Ashtu si greket u turen ne kutiat e votimit te shprehin pakenaqesin ndaj atyre qe e zhyten ne borxh dhe katandisen vendin e tyre ne kte dit halli,po ashtu edhe shqiptaret me 23 qershor, hoqen qafe plehun e madh qe brenda nje periudhe te shkurter arriti ti ver zjarrin Shqiperis ,te degjeneroj shtetin e pushtetaret e per pasoj ato cka thot Fatosi ne kte intervist ,jan e verteta lakuriqe e realitetit Shqiptar ! I sakt komenti yt z Mehmet por i gjat dhe i lodhshem ! Jemi ne nje linj bashk si dhe me z Taras dhe duhet te jesh naiv e drit shkurter te krahasosh Tsipren me Edin! Edi Rama nuk po ka byth te coj armikun me te madh te shqiptareve qe te qetesohet Shqiperia dhe po e len te lir akoma ate ftyr qe sot, Lubonja te na thot, se rreziku i tij esht pikerisht ky kriminel,hajn e tradhtar !Ky nuk esht aspak rreziku i Edit por i gjith shqiptareve te dhunuar e te dezilizionuar ! E Edi, hesht e bile po guxoi kush diku ta shaj Sali Bishen ky e ndalon !
Tsipra mori kurajon dhe ju kundervu trojkes qe ishin ulur kembkryq ne vendin e tij dhe benin komad,ju kundervu pra gati gjith Evropes dhe po perballet me ta qe ti kthej popullit te tij krenarin e humbur !Po rriskon dhe kte nuk e ben per kolltukun, qe shum kasandra mendojn se shpejt do e humb ! Po Edi cfar po riskon ?As nje Sali tashme te diskretituar nuk esht i zoti ta coj atje ku e meriton ! Pra Fatos ,me shum se kurdoher ke ven gishtin ne plag dhe ke shprehur realitetin dhe fatkeqsin e ktij kombi ashtu sic esht ! Po , Shqiperis i duhet nje Tsipra alla shqiptarce, qe te shemb ate kast mafioze te infektuar e te degjeneruar, sepse populli e tregoi vullnetin e tij dhe shpresoj qe do vi ajo dit e do lind ky Shqiptar !…….
Le shume per te desheruar konkluzioni i Lubonjes. Cfare te mbjellesh do te korresh.
Babai i tij ishte pjesmarres i regjimit komunist dhe ate cfare ata mbollen e paguam.
Ne nje apo tjeter menyre edhe Lubonja eshte pjesmarres i qeverisjes post komuniste dhe rinia e sotme qe i beka pershtypje atij gjermanit eshte pasoje e punes se Lubonjes me shoke ne keto vite.
E dyta, ne Gjermani rinia te kerkon llogari se ka ligjin qe e mbron dhe e arrin qellimin duke e zbatuar ate. Rinia eshte per revolucione Lubonja, por shtetin e drejton experienca dhe pjekuria.
Hej Fatos! Kemi kohe qe te degjojme dhe te vleresojme per analizat aktuale dhe mendimet e sinqerta qe shpalos neper shkrime e emisione te ndryshme,po gjithashtu ne, te vemendshmit,nuk kemi degjuar qe te na sugjerosh ndonje variant per zgjidhjen e problemeve,per te cilat do te ishim shume mirnjohes.Une po citoj dy-tri thenie te mendimtareve,disa nga te cilat i ke perdorur edhe vete.-“MASA,ka sy e veshe,po shume pak fuqi gjykimi e kuptimi”.(SHOPENHAURI)-Nje tjeter thenie eshte e GOETHE-s;”shumica, populli,eshte e vertete qe kupton mjaft,por rralle sheh me shume se per neser” dhe nje tjeter mendimtar,THIERS-i “vetem elita e nje kombi eshte e ndjeshme ndaj lavdise,ndaj lirise,ndaj ideve te larta e fisnike dhe pranon te beje sakrifica per to. Shumica deshiron qetesine dhe kerkon te beje sa me pak sakrifica qe te jete e mundur”.Meqenese keto lloj elitash tek shqiptaret akoma nuk jane formuar,mos prit ndryshime dhe prosperitet,te pakten kete shekull, Lubonja !
Te rinjte e sotem or Fator Lubonja jane ekzaktesisht ashtu is ishe ti ne moshen e tyre, bythepambuker te perkedhelur nga prinderit qe e kane mendjen vetem per disco( ne ato kohe ti e shoke benit mbremje ne shtepite e njeri tjetrit).
Apo e ke harruar se si ke qene e kush ke qene? Do te jete fatkeqesi qe nje dite kjo grup moshe te beje ate qe ben ti sot Anal-istin nihilist te vlerave kombetare. Eshte hera e pare qe ti po shpreh konsiderate per dike, se neve na ke hedhur poshte te gjitha figurat kombetare. Shyqyr qe na doli nje qe te pelqeu ty.
Perse nuk shkon ne Greqi te behesh ideatori i Syrizas? Do te ishe ideal se do t’i versuleshe Shqiperise ku te dhemb e ku te djeg.
Shpresojme qe nga ky brez i sotem te mos na dale perseri ndonje si ti se mjere Shqiperia, do te mbetet pa histori se do to mohohet nga bythepambuke si ti! ( spaci ste ka mesuar asgje)
Z.Lubonia ndofta nuk do e lexosh kure ti keto qe po te them.Shprehes ne ate menyre per rinin te pyes pse sflisje per katandisjen e rinis besoi qe e shikoie pasi ishe pjes e asai shoqerie dhe jetoie ne mes te asai rinie dipllomat me lek nuk i die ti drogen prostitucionin servilizmin maskaralizmin ti nuk i di dhe nuk i shikoie pra ju psevdho intelektualet qe ne gjakun tuai rrjedhe vetem mbrapshteria dhe katandiset ter kombin servile dhe maskarenje si ty te tjere qe vetem keti kombi nuk i keni sherbyer