Lubonja komenton papagallin e Ramës: Ne jemi të varfër, duam një kryeministër që të na dojë

redaktor

Fatos Lubonja ka komentuar foton e dy ditëve më parë të kryeministrit Edi Rama me një papagall.

Sipas Lubonjës, me atë papagall Rama tregonte se sa i kënaqur është, por ai thotë se shqiptarët janë një popull i varfër dhe kanë nevojë për më shumë dashuri nga kryeministri.

Sapo pashë këtë foto mu kujtua një tregim i Floberit, të cilin më është dashur t’ua komentoj disa nxënësve. Ka një libër ai, “Tri rrëfenja”, dhe është njëra prej tyre që titullohet: “Një zemër e thjeshtë” ose ndryshe “Një shpirt njeriu”. Ajo është historia e Felicitesë apo në shqip e Lumturisë. Feliciteja është një grua e thjeshtë, e cila ka shërbyer me shumë dashuri, ka dashur nipin, ka dashur një vajzë aty ku ka shërbyer. Është një njeri që jep dashuri pafund, por këta njerëz që do, i vdesin me radhë.

Në fund fare, lidhjen e fundit që ajo pati, e kishte me nje papagall që quhej Luluja. Feliciteja, sa ishte gjallë papagalli, e donte si  fëmijën e vet sepse aty e projektoi dashurinë. Pastaj i vdiq papagalli dhe e ballsamosi. Dhe kur vdes Feliciteja, në vënd të pëllumbit i shfaqet papagalli si simboli i shpirtit të shenjtë, pasi dashuria për papagallin ishte shumë e madhe.

Pra, këtë e thashë për të treguar se si e interpretoj papagallin. Ai kujtimi që më dha mua kjo foto, është ai kujtimi i nevojave që ka njeriu për të dashuruar, për të bërë mirë. Ne jemi popull i varfër dhe kemi nevojë që kryeministri të na dojë.

Mirëpo, tek ajo fotografia, ai duket shumë i kënaqur, nuk i mungon dashuria e njerëzve të tjerë dhe i kanë lënë papagallin. Ai duket i kënaqur se e do gjithë bota dhe papagallin e ka për t’u tallur. Ndërkohë që ne, një popull i varfër, kemi nevojë për një kryeministër që të na dojë. Të na japë një çikë më shumë dashuri, siç jepte ajo zemra e thjeshtë e Felicitesë. Ky është asosacioni që bëra unë“, thotë Lubonja për ABC News./b.l

Share This Article
15 Comments
  • Që Rama rrezaton pak cinizëm në këtë foto është e vërtetë por po aq e vërtetë është që dhe ti Tosi shpreh një cmirë dhe urrejtje ogurzezë ndaj të vetmit kryeministër që po e tregon me vepra se ai vërtet e do Shqipërinë dhe priret të europianizojë këtë vend që shekujt e kanë lënë pas.

  • Lubonja ka te drejte ne kete rast , por jo te niset nga kjo foto budallaqe e Rames, por te niset nga menyra se si Rama e trajton Ekonomine tone

    Dhe po ta shikosh se si e trajton ky papagalli i Papndreut do vesh re se ky eshte i pashpirt , dhe nuk e meriton te jete ne krye te nje Partie sic eshte PS-ja , sepse PS eshte parti e majte , dhe te gjitha partite e majta fokusin e reformave ekonomike i kane tek ritja e mireqenies se shtresave te varfera dhe te mesme ,

    –Ndersa ky huri e ka fokusin e reformave tek varferimi total i njerezve te varfer dhe tek pasurimi i Bastardeve milionere qe mbushin rethin e tij shoqeror

    Ne kemi nje kryeminsiter kaq shume mizor saqe psh , megjithse ne gjithe boten cmimi i karburanteve esht ulur me 50%
    vetem ne Shqiperi , jo vetem qe nuk esht ulur ky cmim por esht ngritur qe diten e Pare qe erdhi ne pushtet ky Neron me Papagall dhe
    do ngrihet akoma cmimi karburanteve , sipas teorive te cemndura te ketij te cmenduri …pas pasurimit te miqve e shokeve te tij, ne kurriz te varferise se popullit tone

    Ndaj Lubonja ka plotesisht te drejte , dhe esht detyre e gjithe shqiptareve te ngrihen dhe ta fusin ne “kafaz” kete papagall qe ka shkare nga binaret

    • Rajmond si gjithmone flet si kodra pas bregut kur behet fjale per politike. Lubonja po e po dhe nuk e di nese eshte ndjer ndopak papagall kur ka pare kete foto. Papagalli e kishte simboliken e tij te forte. Basha ka 4 muaj qe perserit te njejtin refren te pakuptimte per dhune parlamentare, sikur nuk ka 9 vjet qe eshte aktor politik ne vend dhe ka bere 1001 zullume me te renda se grushtat e nje deputeti halabak ndaj nje halabaku tjeter.
      Ramen e kemi zgjedhur te na drejtoje, te beje punen qe eshte votuar dhe jo te na mbuloje me lot e qurre dashurie. Une s’kam nevoje per dashurine e Rames, por kam nevoje qe ai te beje shtetin ku une te ndihem qytetar dinjitoz dhe aspak inferior ndaj fqinjeve apo edhe me tutje. Une e kam votuar Ramen qe per 4 apo 8 vjet mos me tregoje qe kam bere kaq km rruge me borxhe, apo ula humbjet e energjise nga 47 ne 46%, por te me thote qe votues i dashur ata qe s’paguanin taksa, drita dhe uje nuk kane me mundesi ta bejne kete, jane te barabarte me ty. Te me thote kam rritur mireqenien tende dhe ne te njejten kohe kam ulur borxhin publik qe cenonte sigurine kombetare. Te me thote qe keto jane taksat qe duhet te paguash e jo t’i fshihesh pergjegjesive te tua qytetare duke korruptuar punonjes shteterore. Te me thote qe keto jane mundesite per punesim, per shkollim, ndaj ti konkuro, fito, merr pergjegjesite e tua dhe s’te nget kush me dore. Nuk dua te me shoh si votues te tijin, por si qytetar qe ka nevoje per siguri, rregulla dhe liri.
      Kemi 25 vjet qe zvarritemi, shoqeria ka degraduar sepse antivlerat na shiten si virtyte dhe vlerat si demode. Shqiptaret kane nevoje te zgjohen nga ky gjume, mjaft kohe kemi humbur me eksperimente sociale per te prodhuar vota. Njerezit duhet te dalin nga guacka e viktimizimit duke akuzuar gjithmone qeverine per hallet e tyre qe shtohen dhe te fillojne e te kerkojne pune cfaredo qofte ajo, te dalin ne are per t’i punuar ato e jo te ankohet fshatari per buken e gojes. Shpesh krahasojme pagat tona me ato jashte, por nuk krahasojme taksat dhe shtrenjtesine qe paguajne te tjeret ne krahasim me ne. Kur te fillojme dhe ne te paguajme taksat e detyrimet e tjera tona do na rritet dhe rroga, por do na rritet dhe fatura e sherbimeve qe do marrim nga shteti dhe privati.
      Reformat jane te dhimbshme gjithmone, por kur merren frutet atehere behen edhe vleresimet nese ia kane vlejtur apo jo. Une mbeshtes fuqimisht qeverine ne c’po ben deri me sot ne kthimin e shtetit ligjor.

      • Ikni more budallenj se ju jeni njerez me aftesi te kufizuara te gjithe si elektorat …

        Si ka mundesi keni nje nivel kaq te ulet sa pa asnje dyshim mund te quhet e turpeshme
        ky lloj intelekti qe shfaqni ju more

        Kaq qora qenkeni ju ?–Gjithe bota po ul cmimin e karburanteve ndersa ju ne Shqiperi i ngrini cmimet

        Ky deficenti kaur , mori 1 miliard dollare borxh nga FMN se do paguante borxhet qe shteti i ksithe biznesmeneve
        Kur tani me gojen tyre thone se Bizneset i kan shtetit 800 milion dollare borxh…!!!!!!

        Atehere perse nuk ngriheni dhe ti kerkoni llogari ketij hurit e ti thoni pse ju futi ne borxh kot tek FMN?
        AI BORXH TEK FMN DO RISI VARFERINE E e familjeve shqitpare more,
        do shkateroje ekonomine familjare me keq se sa po e shkateron tani.

        Pastaj perse nuk e ulni cmimin e karburanteve –Hajde fol ketu kelysh greku qe dilni ne cdo gazete e beni propganden e ektyre deficenteve kaure ?

        Cmimi i fucise se karburanteve ka qene 140 dollare dhe tani ka vajtur 80 dollare …dhe eshte gjithmone ne ulje

        Sipas CNN pritet te shkoje ne 30 dollare fucia , nderkaq ky Huri juaj ju thote se do riism 10 leke taksen per qarkullimin e naftes a kuj di une ca taksa fut ai palaco ?

        Kerkoni more te ulet cmimi i karburanteve se u shkateruat komplet si ekonomi …..

        Pastaj ky Edi futi ne Parlament kriminele, qe eprdorin dhunen kunder opozitareve,
        Futi ne pushtet lokal te PS se njerez me te te kaluar kriminale qe i ka frike dhe Mafia italiane

        Po ashtu ky deficent qe ka mberthyer kreun e PS -se , po shkateron gjithe bizneset e njerezve me justifkime qesharke more

        Le pastaj kur i pushon nejrezit nga puna se nuk kane paguar energjine elektrike –Ky vepron tamam si diktator –Nuk njef ca eshte ligji

        Ai nuk ka te drejte te pushoje njerezit nga puna nqs ata nuk kane paguar faturen e Energjise …por ti denoje ata me gjoba , se ato mospagime hyjne ne shkejlje te vogla te ligjit

        Perse nuk merr masa ky kunder atyre bizensmeneve te medhenj qe i kane borxh shtetit qindra miliona dollare , sepse nuk kane paguar taksat ne kohen e duhur

        Keta biznesmene qe nuk kane paguar taksat ne kohen e duhur duhen penalizuar se i kane shkaktuar shtetit nje humbje kolosale dhe ndaj duhen denuar reptesisht,
        jo te denohen hallexhinjte qe nuk kane buke t ehane , perse nuk kane paguar 5 leket e fatures se dritave

        • Jeto aty ku je se nuk i duhesh kerkujt. Je cope mishi me dy sy, je jashte realitetit dhe flet si Berisha me shoke. Ata flasin nga djallezia, ti flet nga injoranca. Shko puno ne te zeze aty ku jeton, mos paguaj taksat qe te heqesh ndonje pare menjane se aq eshte ambicia jote. Ai eshte dhe vizioni yt per Shqiperine, te shkoje dhe 200 vjet te tjera zvarre zvarre, sepse parate vijne vete, qytetari nuk ka asnje pergjegjesi per te paguar, njesoj si ne komunizem.
          Kemi 25 vjet ne demokraci dhe politika e ecjes zvarre zvarre i ka lene njerezit te diskutojne sot faturen e dritave, nderkohe qe duhet te diskutonin per blerjen e shtepise se dyte, pushimet ne bote e ku ta di une.
          Me peshqit e medhenj duhet te merret drejtesia, por ja qe ata jane pale me krimin per vete dhe s’levizin nga vendi.
          Qeveria po merret me disiplinimin e administrates dhe abuzuesve te tjere qe i bejne karshillek qeverise duke i rilidhur dritat me kryenecesi. Administrata pse nuk i paguan dritat, apo edhe ata vuajne per buken e gojes? I ke pare sa jane bere rradhet tani per te paguar dritat, ku i gjeten kaq lehte paret keta njerez? 5 leke te dritave thote copa. Kane miliona nder vite pa paguar o budall, sepse edhe lopes i vinin rezistenca ne haur, nderkohe qe paguesit e rregullt ngroheshin dhe ngrohen ende me batanije ne dimer.
          Mos nxirr 500 familje ne rang republike qe s’kane buke te hane dhe me ato do te mbulosh mijera te tjera qe s’paguajne sepse ashtu u mesuan, te vidhnin. Ata qe s’kane buke te hane mos ta perdorin korrentin, sikurse jane me qindra familje te tjera ne zona te thella malore qe per shkak te mungeses se infrastruktures nuk kane pare energji elektrike qe ne 1990-en.
          Sa per naften je komplet injorant ne ato qe thua dhe pretendon. Sa te eshte ulur cmimi i naftes ty idiot aty ku jeton? Ma thuaj sa ishte para 3 muajve e sa eshte sot? Te ka qene $2 e sot te ka shkuar $1.2, pra 40% me pak, apo maksimumi eshe ulur me 15-20 cent? Mos me permend CNN dhe cmimet e burses per te certifikuar idiotllikun tend, por shiko cmimin ne pompe te benzinates.
          Me thuaj sa i ke taksat e makinave aty ku jeton e sa i ke ne Shqiperi? Me trego sa e ke siguracionin e makines aty ku jeton dhe sa e ke ne Shqiperi? Se ti kapesh tek nafta kur shqiptaret e perdorin makinen me te shumten per tangerllik per te bere maksimumi 10 km ne dite, nderkohe qe taksat e makinave jane me te ultat ne rajon dhe shume here me te uleta se ato te BE-se. Nese do te rriste taksat e makines me 10,000 leke do behej lufte e madhe mediatike e politike, nderkohe qe po te thote qe po te rris 10 leke/liter karburant, c’ka do te duhet te harxhosh 1,000 litra karburant ne vit per qe te barazosh kete rritje te takses. E thene me thjeshte kjo rritje me 10 leke/liter ndikon mbi ata qe bejne mbi 15,000 km ne vit me makine qe ne Shqiperi s’ma do mendja se i kalojne me shume se 5-6 mije makina nga 300,000 qe jane ne qarkullim.
          Askush nuk ka qejf te paguaj me shume nga c’ka paguar, por kur vendi eshte ne kolaps per shkak te keqmanaxhimit nder vite eshte e natyrshme qe fatura financiare te ndahet me te gjithe aktoret per t’i shpetuar me te keqes, falimentimit.
          Ti je akoma tek mesimi this is a flag this is a rifle dhe une merrem me ty te shpjegoj taksimin.

  • KESHTU NDODH O FATOS LUBONJA KUR PRANON DEMSHPERBLIME TE MAJME NGA EDI RAMA SI NJE KOMEDI SOCIALISTE PER TE PERSEKUTUARIT E ENVER HOXHES PASI KISHTE DEKORUAR ME PARE VITO KAPON PER TRIMERITE E SAJ NE LUFTEN ME ARMIKUN E KLLASES.

    Keshtu ndodh edhe me nje popull te nenshtruar qe nuk di te zgjedhe BOSIN e tij inteligjent per ta cuar afer vendeve evropiane demokratike dhe antikomuniste, por gjithnje zgjedh nje BOS pa shkolle dhe pa vizion per fatin e Vatanit qe s’di te beje gje tjeter vecse te vajtoje si kukumjacke pylli per LANC-in kriminal komunist dhe te dekoroje kriminelet e Enverit me medalje trimerie per ate qe ju burgosen dhe ju sikterosen ne burgjet e llahtarshme staliniste.
    Ktheja prapa Edi Rames demshperblimin e tij te REZILIT qe eshte tallje me te denuarit dhe te persekutuarit e regjimit te Enver Hoxhes kur dekoron kriminelen sekretare dhe bashkefajtore te tij me medalje trimerie. Ktheja mbrapsh demshperblimin e TURPIT o Fatos Lubonja sepse po te trajton sikur te jesh PAPAGALLI I TIJ laro-laro.

  • Diku kam lexuar ketu ne Forum se fabula e papagallit dhe Rames ka nje spejgim tjeter ne kuptimin qe papagalli eshte Basha, i cili flet dhe ben ate qe i thote injoranti Berisha. Kuptohet se une jam plotesisht dakrod me reformat pozitive qe ka filluar EDi si reforma e aresimit, shendetesise, qarkullimit rrugor, pagimit dhe mos vjedhjes se energjise elektrike, adminstrative, gjyqesore etj. Keto reforma tregojne per mua se Edi e do popullin dhe do qe te krijoje nje shtet ligjor.

    • Ai BOS qe do popullin rrit prodhimin kombetar si faktori kryesor i mirqenies. Si e kupton ti more plaku zvicerian qe nuk je specialist por e ke qef ekonomine, pra si mund te ulet papunesia qe do te thote se eshte rritur punesimi kur prodhimi po shkon kokeposhte ne pikjate tragjike? Kjo do te thote se punesimi i Edvinit eshte si punesimi i Enverit vite me pare ne Kombinatet e tij Metalurgjike qe kishte vjedhur nga “Miqte e Perjetshem Kineze” qe sic raportonte edhe Mehmet Shehu ne Byrone Politike me mire qe popullata te rinte ne shtepi se sa te shkonte ne pune se Kombinati Celiku i Partise i sillte shtetit vetem humbje ekonomike dhe rrjedhimisht popullates vetem skamje dhe mjerim.

      Mbase atje ne Partine e Punes i ka mesuar keto finte komunistesh me papagalle laro-laro Edi Rama per ulje te papunesise me punesime imagjinare per te RAHUR UJET NE HAVAN.

      • antikomunist,
        Kisha keto gjera :
        – Faleminderit per shkrimi civil.
        – Jam dakord qe Kombinati i Elbasanit nuk ishte clirimi i dyte i Shqiperise por vdekja e ekonomise shqiptare qe perpinte me miljona dollare per qymyrin koks dhe m.gj.ate dilte me humbje.
        – Mendoj se qeveria e re ka tani nje strategji. Ajo ka zgjedhur rrugen amerikane qe te risi perkohesisht borxhin publik, te veri rregull dhe disipline dhe te realizoje reformat shume pozitive qe ka marre persiper.
        – Qeveria e Sales veproi siç vepruan qeverite greke, te cilat i premtonin elektoratit vende pune, dhe mireqenie gje qe e arinin duke rritur borxhin publik deri sa plasi bomba. Qeveria e Sales punonte partizance dhe stimulonte vetem korrupsionin, mashtrimin dhe vjedhjen, prandaj krijoi gropen e borxhit publik prej mbi 9 miljarde leke.
        – Per sa i perket punesimit mendoj se edhe ti si une nuk i kemi parasysh shifrat reale dhe flasim pa baza. Une i besoj qeverise sepse shof qe ajo ka nje plan dhe punon per realiizimin e ketij plani.
        – Kuptohet qe keto jane mendimet e mija dhe une nuk pretendoj se kam monopolin e se vertetes ne xhep.

        Pershendetje

      • Ti je antikomunist a komunist? Ti i paske lexuar me mire fjalimet e Enverit dhe Mehmetit se sa Marko Dajti.
        Shko ore me gjithe idete e tua, i rrjedhur. Punesimi eshte rritur, por ka firuar edhe parja e piset e droges qe mbante ne kembe ekonomine e pjerdhur shqiptare. Mbase nuk eshte rritur punesimi elitar, por me mire te punojne 70 mije gra e burra me nga 20-25 mije leke/muaj sesa te mbaj shteti 70 mije familje me ndihme sociale nga 8 mije leke/muaj.

  • Ore rrusha papaglli qe mban ne dore e i bene krshillek Edi eshte “Luli”!Ndaj ai me kete foto kerko te çoje meazh!

  • OR,ANTIKOMONOST PO UNE LEXOVA QE LUBA-TOS LUBONJA KA MARR LEKET E BURGUT PO TI A KE MARR SE HALBETE JE ANTIKOMONIST?PO,SI OR JU,A PER LEK KENI QEN NEPER BURGE,A’NUK KENI PAS IDEALET ANTIKOMONISTE TI E LUBONJA,APO E KANI DIJT QE NE FUNDE KOMUNISTET DOT JUA PAGUJN?HAHAHAHA,ANTIKOMUNISTET E SHKRET MARIN PARAT E GJENERATAVE QE SKAN FARE FAJ,GJENERATAT QE KUR LUBONJET DHE QERET KUR KAN HY NE BURG,NUK KAN QEN TE LINDUR,HAJDE SHQIPTAR HAJDE SE KREJT JENI RUMPALL.

    • Nuk e shiqon qe Edi Rama i demshperblen vetem MIQTE e tij te BLLOKU enverist qe deshen t’i benin puc Komandantit legjendar ose qe thjesht nuk ishin dakord me te dhe nuk kujtohet fare per MARTIRET e vertete te Demokracise qe dhane jeten e tyre ne rini per nje Shqypni antikomuniste dhe Demokratike ashtu sic po aspiron te behet sot. Prandaj edhe Edi Rama nuk kujtohet qe te demshperbleje te paret familjet e ketyre MARTIREVE te vrare dhe masakruar nga regjimi katil i Enverit duke u grabitur pronat dhe pasurite si PREDATORE biblike, por jo vetem kaq por 25 vjet pas renies se Murit te Berlinit politika jone kombetare nuk ka bere asgje per te zbuluar varret e ketyre MARTIREVE te hershem te Demokracise dhe ata jane lene ne harrese, nderkohe qe te majte dhe te djathte ne vendin tone shkojne rregullisht dhe bejne homazhe turpi tek varrezat e xhelateve te Enverit qe ai i quajti “DESHMORE”

      Prandaj edhe antikomunist i beri thirrje Fatos Lubonjes per t’i kthyer mbrapsh LEKAT qe Edi Rama ja ka hedhur si nje kocke per ta lepire papagallit te tij ne nje kohe qe dekoron kriminelen e Enverit Vito Kapo me medalje trimerie si nje REZIL i shqypnise ne syte e Botes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *