Politika aktuale e Shqipërisë dhe e Kosovës,si edhe një replikë ndaj Rexhep Qosjes, janë pikat që trajtohen në një intervistë të publicistit Fatos Lubonja publikuar në të përditshmen kosovare “Express”, pjesë nga e cila mund të lexohen më poshtë
Shkrimtari Rexhep Qosja në një intervistë tha se Fatos Lubonja mbështetet shumë tek studiues dhe publicistë të huaj që janë miq të Serbisë, kur flet për politikanët ose, siç tha ai, kur “bën demitizimin” e historisë dhe politikës, duke përmendur shkrimin tuaj në “Sudosteuropa Mittelungen”, për Ramush Haradinajn. Cila është përgjigja juaj?
E ndaj prononcimin e Qosjes në dy pjesë. NË TË PARËN ai mbron të drejtën time të fjalës, duke kritikuar sulmet banale që u hodhën ndaj meje në Kosovë pas shkrimit mbi Haradinajn si dhe mbron rolin e intelektualit që dekonstrukton mitet, duke i përpjekur të luftojë kësisoj kundër “pushtimit shpirtëror” dhe “manipulimit të njerëzve”. E për këtë do e falënderoja krejt sinqerisht, nëse nuk do të shihja se në pjesën e dytë në një farë mënyre ai e zhvleftëson këtë punë pasi, sipas tij, dekonstruktimin e paskam bërë duke u bazuar në studiues që janë miq të Serbisë.
Së pari, vë në dukje se dekonstruktimin e miteve nacional– komuniste, mbi të cilat u ndërtua ideologjia e pushtetit të Hoxhës, unë e kam ndërmarrë – me një frymë kritike antiautoritare në emër të emancipimit, lirisë dhe të së vërtetës, – pas një pune të gjatë, më së pari me vetveten. Frymën kritike ndaj këtyre miteve e kam zhvilluar hap pas hapi si rezultat i refleksionit mbi realitetin shqiptar, duke përdorur sigurisht dhe filtrin e leximit të mjaft autorëve, që në kohën e Hoxhës kanë qenë të ndaluar, pikërisht se të vërtetat e tyre nuk përputheshin me të vërtetat e ideologjisë në fjalë. Dhe këtu nuk e kam fjalën vetëm për autorët e historisë shqiptare, por për filozofë, psikoanalistë, historianë, shkrimtarë etj….
Kur bëhet fjalë për studimin e historisë nuk mund të mos përmend emrat e veprat e Hobsbawm, Anderson, Gellner, Bauman etj. (edhe këta miq të të gjithë botës) tek të cilët janë bazuar edhe studiuesit që janë marrë më konkretisht me Shqipërinë si Nathalie Clayer apo Oliver Schmitt psh. Kur bëhen fjalë për historinë dhe identitetet kombëtare, që janë edhe tema jonë e nxehtë e debatit, këta nuk e shohin historinë si një kontinuitet teleologjik që zgjat në shekuj drejt një synimi të caktuar – siç na e kanë mësuar ne – por si një varg rastësish dhe diskontinuitetesh, që ndërtohen sipas rrethanave. Po ashtu, identitetin nuk e shohin në njëjës, por në shumës dhe jo sipas një qasjeje esencialiste; çka do të thotë se – për t’iu referuar psh. identitetit shqiptar – ata nuk e shohin shqiptarinë si një bërthamë e ngurtë e pandryshueshme qysh në krye të herës, por si konstruksion i lëvizjes nacionaliste (shqiptarizmës)të shekullit XIX, madje në një proces dyshimi sipas rrethanave gjeopolitike…
Mua duke lexuar prononcimin e Qosjes më erdhi menjëherë ndërmend parathënie e librit “Historia e Shqiptarëve” e shkruar nga Oliver Schmitt, i cili, kur flet për studiuesit dhe historianët shqiptarë shkruan se këta i ndajnë studiuesit e huaj në pro dhe antishqiptarë.
SË DYTI besoj se jetojmë në një kohë kur një studiues serioz mund të jetë mik i serbëve, por edhe i shqiptarëve njëherësh, e madje unë jam ndër ata që mendojnë se edhe shqiptarët e serbët duhet të normalizojnë marrëdhëniet e tyre duke filluar që nga pastrimi i leximit të historisë së tyre të përbashkët nga fryma nacionaliste. Nuk besoj se sot ka studiues seriozë perëndimorë që i dedikuakan vite të jetës së tyre shkencës së historisë që e bëkan këtë për t’i shërbyer një shteti kundër një tjetri. Më vjen keq të them, por Qosja ushqen kulturën e vjetër të bazuar mbi teoritë e konspiracionit. Dhe ajo që është e hidhur në këtë pohim të Qosjes është fakti se studiues e historianë të tillë, që i kanë kushtuar vite të tëra jete historisë së Shqipërisë si Oliver Schmitt apo Nathalie Clayer, për të shkruar libra aq të vyer siç janë “Në fillimet e nacionalizmit Shqiptar”, “Arbëria Venedikase” apo “Skënderbeu” në vend se sot të jenë të nderuar e librat e tyre të bëhen pjesë e studimeve në universitetet tona janë bërë pre e sulmeve të bazuara në teori konspiracioni me rezultat mbajtjen e shqiptarëve, veçanërisht të rinjtë, pikërisht nën atë që vetë Qosja e quan “pushtim shpirtëror” e “manipulim”.
Përsa i përket rastit Haradinaj përsëri mund të them se Carla del Ponte, psh., të cilës i jam referuar, nuk njihet kurrsesi si proserbe, përkundrazi serbët e kanë akuzuar si antiserbe duke e etiketuar edhe me fjalën “kurvë” për aktivitetin e saj në Hagë.
Z. Qosja heziton të flasë për probleme madhore të Kosovës siç janë korrupsioni dhe krimi i organizuar, për shkak të afërsisë me pushtetin aktual. Por kur është fjala për zhvillimet në Shqipëri tashmë dihet diskursi i tij prej militanti të Partisë Socialiste? Si e komentoni këtë?
Duke u nisur edhe nga përvoja në Shqipëri mund të them se kemi të bëjmë me një fenomen të njohur që e kemi kaluar të gjithë në këto demokracitë e reja që po ndërtojmë. E kam fjalën për rreshtimin e intelektualëve, gazetarëve, shoqërisë civile në një llogore apo në një tjetër të pushtetit politik – ndoshta pse thellë-thellë aspirojnë edhe ata pushtetin dhe jo të vërtetën. Personalisht sa zhgënjimet e vazhdueshme me politikanët aq edhe ruajtja e vizionit tim për botën më kanë bërë të distancohem nga kjo praktikë. Mund të mbështetësh një forcë politika apo një tjetër për aq sa morali dhe vizioni yt i botës shkojnë bashkë me të, përndryshe duhet dalë nga ajo llogore. Kush mbetet nuk bën më rolin e intelektualit të angazhuar, por të militantit dhe fanatikut ose, edhe më keq, të atij që ka bërë kompromise mbi moralin dhe vizionin e tij për ndonjë interesa banal. Në kushte kur ndodhemi ne, si këtej edhe andej kufirit, me klasën e korruptuar politike që kemi sa në një krah edhe në tjetrin mendoj se ajo që kemi më së shumti nevojë është forcimi i rolit të arbitrit midis pushtetarëve politikë në formën e forcimit të drejtësisë, medieve dhe shoqërisë civile.
Në prononcimet e tij, Qosja ka shfaqur shpesh konsiderata për regjimin e diktatorit Enver Hoxha… Ai ka thënë se regjimi Hoxhës “i ka dhënë popullit shqiptar një dinjitet ndërkombëtarisht të njohur dhe kjo nuk është diçka e parëndësishme”. Si e komentoni këtë?
Unë bëj pjesë ndër ata që degradimin dhe të keqen që po ndodh sot në Shqipëri, që ka shkaktuar edhe mungesën e dinjitetit ndërkombëtar të Shqipërisë, e shoh kryesisht si pasojë të së djeshmes, si anën tjetër të medaljes së atij regjimi. Madje metaforikisht këtë që po ndodh sot e kam quajtur kalbëzim i kufomës së madhe të komunizmit…
Ja psh. një nga pasojat më të rënda të komunizmit tek ne sipas meje ishte zhveshja e njerëzve nga personaliteti dhe nga përgjegjshmëria individuale ndaj komunitetit sepse ishte shteti që merrte përsipër edhe t’i formonte njerëzit sipas modelit të tij edhe të merrte të gjitha përgjegjësitë për komunitetin.
Ana tjetër e medaljes së këtij njeriu të papërgjegjshëm ndaj të tjerëve është pikërisht kapitalizmi që po ndërtojmë. (GSH)

Ti duhesh bere synet i gjithi.Per arsye se je autodidakt ne profesionin e historianit je dhe i pabesueshem ne perfundimet gjoja shkencore qe nxjerr.Besoj se je specialist i mire ne degen qe ke mbaruar studimet e larta ,fizike speciale,por historine si shkence lere ta studiojne seriozisht historianet.
Ky Lubonja eshte krejt pa moral. Deri ne vitin 1997, se bashku me prinderit e tij dhe vellane qendronin tek nje klub i qaujtur klubi “PETEF”, ose rezidenca e komunisteve dhe aty se bashku me te atij Todi Lubonja ngrinin dolli dhe benin propgande nderimi per figuren dhe regjimin e Enver Hoxhes dhe po ate vit Lubonja iu bashkua levizjes se zjarrit dhe se bashku me Kurt Kolen e sabri Godon shkaun ne Vlore me simbolin serb me tre gishta larte duke bere thirrje per gjak e zjarr. Ky nuk ka as bosht, as ideal, as moral, as pergjegjshmeri, por vecse e dredh andej nga fryn….. leku, cmira dhe urrejtja mbasi nuk ka mundur dot kurre te jet dikushi ne shoqeri, as kur jetonte ne bllok e shkonte ne plazh ne vilat qeveritare sepse edhe atehere megjithse i vogel kishte cmire, urrejtje dhe zili ndaj femijeve te bllokut qe i kishin prinderit me poste me te larta se prinderit e tij.
PSE ENVERISTET KUNDERSULMOJNE ME “HARTIME BIOGRAFIJE”?
Pergjigja eshte e thjeshte: Sepse nuk kane kapacitet intelektual per zhvilluar debat me argumenta llogjike. Keshtu bente Enveri ne Kohen e Qepes, keshtu vazhdoi Saliu ne Kohen e Demokracise, keshtu vazhdojne enveristet ne DITA qe merren me biografine e Fatos Lubonjes, por harrojne thelbin e diskutimit qe eshte:
PSE SHQYPTARET JANE TRANSFORMUAR SI NJE FIS KANIBALESH PREJ AFRIKE ZULU?
dhe nuk dine te drejtojne shtetin e tyre si nje afirmim i Bismarkut ne Kongresin e Berlinit kur na quajti si nje fis i eger barinjsh qe nuk e kane vendin ne Evrope, por duhet te ikin ne Anadoll te Turqise. Prandaj ketu shtrohet pyetja shqetesuese aktuale:
KUR SHQYPTARET DO TE BEHEN POPULL I CIVILIZUAR SI TE GJITHE TE TJERET?
dhe do te denojne me se fundmi zullumqaret qe i kane cuar ne kete derexhe?
Nasruddin,alias Nastradin,alias Pejgamberi alias Uran Kostreci.Je bere teper banal me komentet e tua.Pretendon te jeshe intelektual me vlera e qe ke nje kontribut te”madh” ne promovimin e demokracise ne Shqiperi,por cili eshte ne te vertete kontributi i yt?Ti i quan shqiptaret si njerez te transformuar ne nje fis kanibal afrikan,Zulu.Te pyes ty:a je ti shqiptar vertete?A je i merakosur ti vertete per te sotmen dhe te ardhmen e Shqiperise?Une them jo.Ky nuk eshte nje konkluzion i imi i nxjerre nga pacavuret e tua qe shkruan ne cdo forum,por jane vete fjalet e tua,qe duke cituar Bismarkun,i quan shqiptaret “fis i eger barinjesh qe nuk e kane vendin ne Europe,por ne Anadoll”.Pra une te pyes ty:je ti nje i tille si thot Bismarku duke e quajtur veten shqiptar?Je ti vertete nje intelektual?Jo ti je nje gjarper qe vjell vetem vrer kunder Atdheut te nderuar te atyre qe e quajne veten te nderuar e krenare qe jane shqiptare.Ti si dhe Fatos Lubonja jeni dy mjerane qe nuk e dini as vet se kush jeni.Po ua them une:jeni plehra qe ju mban akoma kjo toke e lashte dhe e ndritur.
REXHEP QOSJA ESHTE NE SHERBIIM TE UDB-SE, EDHE TANI QE FLASIM, E JO ME NE KOHEN KUR KOSOVA ISHTE E PUSHTUAR.
QELLIMI I TIJ SI “INTELEKTUAL” QE E MBAN VETEN, ESHTE TE GODASI PERPJEKTJET SHQIPTARE PER TE “KAPUR” IDENTITETIN E TYRE.
MUND TE KRAHASOHET ROLI I TIJ NE FUSHEN E PENES, ME ATE TE NAZIM BLLACES NE FUSHEN E PUSHKES.
sa i zgjuar qenke zotrote
Vetem pyesni Kosovart se kush eshte R Qosja.Agjent I UDB nga ma te rendesishmit.Nje islamik I terbuar.Ai kemnguli qe Shqiperia te kalojn nga lindja,pra me vendet islamike.E perkrahin vetem se eshte kundershtare I Berishes vetem ish komunistet ne shqiperi.Te gjith intelektualet e Kosoves u arrestuan ne demostratat e 81 e 82 kurse ky kohen ma te madhe e kalonte ne Beugrad.Ai tshte antar ne qeveris se RFJ.Komunistet e PS bejn mire te distancohen nga ky njeri pro Serb.Sa per te hedhur hi syve ai bente deklerata kunder Serbis si dhe per te paditur ndonje qe fliste kundra Serbve kjo eshte e verteta.
O,z,Lubonja,më dhimbset koha e yte që e humbë me një plakë matuf.Një sadist i llojit të
vet,sadizëm i shfrenuar siq është vet ndaj të madhit Rugova por edhe ndaj jush sepse jui thoni gjërat ashtu siq janë.Ky i mjer,Qosja që në shtëpinë e tij në Vuthaj kan folur gjuhen e
shkive,sepse nënën e ka patur myslimane dhe gjuhë të nënës e ka patur gjuhen e shkieve.
Andaj Prishtina e ka mësuar këtë të merë të flasë shqip.Porse e meta e tij tjetër është se ai
e ka derrin në barkë 200 okë dhe nuk e len të qetë,mjerisht.Porse e meta tjetër e tij është
se din të dh… për goje pa ndërprerë.
mbiemri qose, srb apo vllah ne orixhine, pra ka me shumice qosic, ne serbi, po ashtu lubonja fjale sllave .te dy te asimiluar ne shqiptare