Lubonja zbulon se kush i solli në pushtet Berishën, Ramën dhe Metën

redaktor

Ka ngjallur shumë debat një deklaratë e deputetit socialist, Artan Gaçi, se ata u detyruan të përdorin njerëz me influencë për të mbrojtur votat nga banditët e PD.

Ndërkohë që debati i ditës vazhdon të jetë dekriminalizimi, Fatos Lubonja thotë se problem nuk janë disa deputetë me rekorde kriminale, të cilët mund të hiqen nga Kuvendi.

Në një shkrim të publikuar nga Panorama, Lubonja thotë se në vitin 1991, Sali Berisha dhe më pas dhe në vitin 1997 Fatos Nano, Ilir Meta e Edi Rama, nuk erdhën në pushtet nga të fortët, por nga një mbështetje e madhe popullore.

“Në fakt, e vërteta është e kundërt. Ata kanë përdorur shumicën e për të ardhur në pushtet dhe më pas kanë tradhtuar idealet dhe shpresat e saj, duke bashkëpunuar me një pakicë kriminale brenda kësaj shumice, duke e kapur peng këtë shumicë”.

“Të heqësh nga Parlamenti disa deputetë me “rekorde kriminale”, siç thuhet, në kushtet e një shteti të kapur nga një politikë që e ka futur atë të tërin në një drejtim kriminal, është si të hedhësh në det disa ngarkesa të tepërta për të lehtësuar anijen që po mbytet. Ajo për çka kemi nevojë nuk është ky lloj lehtësimi, por ndryshimi i drejtimit kriminal që ka anija dhe pë këtë duhen larguar e ndëshkuar kapitenët që e kanë drejtuar për andej, jo ushtarët e tyre. Përndryshe ajo është e destinuar të vazhdojë të lundrojë në ujërat e krimit, që do ia çajnë fundin gjithnjë e më shumë duke e bërë mbytjen gjithnjë e më të shpejtë e më katastrofike,” shkruan Lubonja.

Share This Article
19 Comments
  • Ka te drejte por kete e dime dhe ne qe jemi te majte prandaj eshte e kote qe te presim nga keto maskarenj qe jane si ne qeveri ashtu dhe ne opozite4

  • SIGURIMI I SHTETIT, KU KA NEVOJE KETU TI BIESH GJATE.

    NE AKOMA NUK E KEMI RREZUAR REALISHT KOMUNIZMIN, VAZHDOJME TE JETOJNE NE KOMUNIZEM.

  • Lubonja ka shume te drejte ne ate qe thote. Natyrisht militantet e kane gjithmone te veshtire te kuptojne thelbin e diskutimit ndaj sulen duke share e fyer.

  • Si mund te presesh qe te kete nje Shqiperi normale ?
    Kur;
    Qeverisin komunistet.
    Ne opozite jane komunistet.
    Gazetaret jane komuniste.
    Analistet jane komuniste.

    Nje hyn, nje del, nje Spiro, nje Vangjel.

  • Une kam nje mendim tjeter qe nxjerr si konkluzjon se asnje analiste sot nuk ka kuptuar se kush e solli kete politike dhe keta politikane .Vet keta kane analizuar dobesit e qeverisjeve te me parshme duke u perqendruar ne nje pike Komuniste ,totalitare e gjakpirse.Por harrojne se elementet me te degjeneruar , tadhetare e te korruptuar qe u vinin pas sistemit komuniste, arriten te dalin ne skenat e politikes demokratike.Ky populli aq i desheruar per demokraci ua besoje pa e vrare mendjen se kush ishin keta .Shkurt cfare u hodhe, ne themelet e kesje politike, nga R .Alia, duke qemtuar llapaqente qe i vinin nga pas,vazhdoje te ngrihet demokracia alla shqiptarce.
    Pra i dashur Lubonja me e llogjikshme eshte qe ju si analiste te zberthesh thembren e shqiptarit e jo shegjetat qe i jane ngulur .Pse levizja demokratike u be pikerishte nga njerezit me te diskutueshem ne gjithe inteligjencen shqiptare .Nuk kishte koka me te mencura e patriotike te udhehiqnin kete ndryshim.Pse duheshin emeruar nga Ramizi .Ke emeroje Ramizi qe sot na dalin te lidhur me agjenturat e huaja .Merrni ne raport sa politikane jane fare e paster shqiptare e sa jane te adaptuar ne shqiptare .Merrni dhe analizoni prejardhjet e tyre si dhe shkallen e qyteterimit .
    Z.Lubonja demokracine nuk e kane sjelle sundimtaret ,fshataret ,proletarjati apo kriminelet e te shiturit ;por burrat e mencur inteligjenca e ajka e shoqerise qe perfaqson genin e shqiptarit . Shqiptaret ,thote komentuesi Toleranti, i ka tredhur Berisha. Ndoshta e ka egzagjeruar, por nuk arrijme te kuptojme, se ky popull qe ti thua i ngriti, eshte i tradhetuar e i carmatosur sa qe nuk ka azgje ne dore vetem nje flete vote .Po ai mjafton ,nje populli ne demokraci, te tregoje forcen dhe vullnetin vetem ne nje vote .Dhe praktikat e derimesot tregojne se dhe kesaje vote kriminelet e hajdutet ne pushtet ja gjeten ilacin .Me jep voten dhe thuaj cfare do .Dikush merrte para ,nje tjeter vendin e majme, nje tjeter kondrabanden dhe turma nuk paguanin energjine ,ujin ,detyrimet ndaj shtetit ,bursa per femijte ,niprit e mbesat neper ambasada e ku ti numerosh pislleqet e burrave qe ju kemi besuar fatet e popullit .Shprehja :Populli meriton ate klase politike qe sundon eshte tipate i shteteve totalitare .
    I nderuari Lubonja .Ceshtjet tona nuk zgjidhen me pasjone e fjale bombastike .Anija qe ti komenton eshte ndertuat gabim dhe detaret e dine mire se cndodh me te kur perplaset me dallget e furtunes politike .Kjo anije, nuk duhet riparuar sic orjentojne dhe aleatet, por duhet fundosur e te gezojme nje per se mbari qe te kete vulen e kombit shqiptare .

  • Vulen e popullit pellazg mos deshe te thoje ore shpatar se ne jemi komb me histori te madhe. Hapi librat e lexoji sidomos ato te kohes se merhumit Enver nje tjeter pellazg I shquar.

    • Nuk te ka pelqyer komenti.Se kam per ty por per ata qe kuptojne se kush jane ne realitet.Me qe paske lexuar shume beje nje koment e mos thuaje gjera pa kuptim.Zaten kur te djge by…. mendja ska cfare te thote.

  • Ne moshen e rinis o z.Lubonja ke tall bythen ke bere ç’farè tè ka dashur qejfi,kur e hengre nga yt atè tani derdellis si pleshti ne plis.Kot e ke se je vete nga te vetet,edhe timonier edhe pasagjer ,peshtu nga te duash te bie ne fytyren tende prandaj ben mire te mos perziesh ne keto mesele.Zbulimet e tua i di mire populli dhe nuk ka nevoje tua tregoje njeri si puna jote.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *