Një aeroplan i paidentifikuar është rrëzuar nga ushtria turke në hapësirën ajrore pranë kufirit me Sirinë.
Në një deklaratë të lëshuar, ushtria theksoi se avioni nuk i është përgjigjur paralajmërimeve dhe për pasojë ka nisur ofensiva ndaj tij në bazë të rregullave ushtarake të Turqisë. Agjencia Reuters raporton se aeroplani ka qenë i teledirigjuar.
Ditët e fundit, avionë rusë kanë shkelur hapësirën ajrore turke, çka Ankaraja zyrtare ka protestuar ashpër. Nga ana tjetër, agjencia ruse e lajmeve RIA-Novosti ka cituar burimet ushtarake të Rusisë të kenë thënë se të gjithë avionët rusë në Siri janë duke operuar ashtu siç ka qenë e planifikuar. /Dita/

Nuk eshte avion por dron!
…….dh3 made in USA…..
RUS KA QENE.
SIRIA DO TE JETE VARRI I MUZHIKEVE.