Ata që flasin për “luftë civile” kanë një synim tejet ogurzi. Më shumë se një “luftë civile” imagjinare gjatë Luftës së Dytë Botërore, atyre iu intereson një luftë civile aktualisht. Pse?
Henri Valoni deputet i së majtës në parlamentin francez do të deklaronte më 1939 se, në një kohë, që të djathtët në vendet e tjera, po luftojnë që të zgjerojnë kufijtë e shteteve të tyre, në Shqipëri bëjnë të kundërtën, vendosin të heqin dorë nga pavarësia dhe sovranitetin e vendit t’ia kalojnë Italisë Fashiste, një gjë vërtetë e pa konceptueshme…
Prof. Xhelal Gjeçovi
Vetëm Lufta Nacionalçlirimtare i siguroi vendit një pavarësi të plotë, me sovranitet e kufij të pa cenuar, të paprekshëm, që s’i kish patur e s’i kish njohur kurrë më parë.
Lufta u dha fund pushtimeve të huaja dhe largoi nga pushteti klasat e vjetra dhe politikanët e vjetër të korruptuar, duke iu dhënë fund pazareve e tradhtive në kurriz të pavarësisë.
Ky është shkaku që pasardhësit e tyre s’pushojnë së sulmuari luftën e ata që bënë luftën, duke mos kursyer as dëshmorët e atdheut, 28 mijë yje, që kanë zënë vend në altarin e lirisë e të pavarësisë së atdheut, për të mos u shkulur kurrë më prej aty.
Po e them hapur qysh në fillim të shkrimit: Ata që duan të përbaltin Luftën tonë Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe ta quajnë atë “luftë civile” kanë një synim tejet ogurzi. Më shumë se e vërteta e njohur e fitores mbi fashizmin e vulosur para 75 vjetësh, ata i shqetëson e ardhmja. Më shumë se një “luftë civile” imagjinare gjatë Luftës së Dytë Botërore, atyre iu intereson një luftë civile aktualisht, një konflikt civil që do ta zhyste vendin në kaos. Janë përpjekur disa herë gjatë tri dekadave të fundit, por aktualisht janë edhe më shumë të interesuar pasi mendojnë se një konflikt civil do t’i shpëtonte nga ndëshkimi i korrupsionit të paparë që kanë kultivuar, do t’i shpëtonte nga mëkatet dhe do të garantonte pasuritë marramendëse që kanë krijuar me vjedhje, duke shfrytëzuar deri në palcë gjakun dhe djersën e këtij populli. Për këtë edhe ngjiren çdo ditë e më shumë nëpër ekrane dhe takimet që bëjnë me ndjekësit e verbër të tyre…
***
Lufta e Dytë Botërore, e gjeti Shqipërinë të pushtuar, pa pavarësinë dhe shtetin e vet, të themeluar në nëntor 1912, nga Ismail Qemali dhe bashkëpunëtorët e tij, patriotë të njohur, nga të gjitha krahinat e vendit, pasi pesë muaj para fillimit të saj, me agresionin e 7 prillit 1939, Italia Fashiste i kishte rrënuar e likuiduar. Situatën edhe ashtu të rëndë, e rëndonte më tej fakti, që vendi ishte i copëtuar e i përgjysmuar, pa Kosovën e Çamërinë, të cilat qenë shkëputur dhe aneksuar nga Jugosllavia e Greqia, gjatë luftërave ballkanike e që, për çudinë e marrëzinë e kohës, qenë njohur dhe nga Konferenca e Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha, më 1913.
Këto zhvillime të turbullta, që çuan në copëtimin e vendit dhe humbjen e pavarësisë, përbënin shqetësimin e preokupimin më të madh për shqiptarët, boshtin rreth të cilit sillej e gjithe jeta shoqërore e intelektuale, në vendin më të varfër të Europës. Vendi ndodhej në kolaps, në udhëkryq të historisë. Njerëzit, të dëshpëruar e të shokuar, prisnin daljen e forcave patriotike, të interesuara, që ta nxirnin, sa më shpejt që të ishte e mundur, nga amullia dhe ta hidhnin në fushë të veprimit.
Natyrisht vendit nuk i mungonin njerëzit e ditur, me përvojë e me kontribute në çështjen e pavarësisë, por një pjesë e tyre, të vetëquajturit “baballarë të kombit”, okupacioni i kish shushatur e mpirë, e jo pak prej tyre dhe çoroditur e shpërfytyruar. I gjithë ky kontingjent kërkonte, për momentin durim e vetëm durim, në pritje të kohëve më të mira e më pak të rrezikshme, e pastaj, të mendojmë se çfarë duhet të bëjmë.
Në rrethana të tilla, iniciativa për të vepruar, do të vinte nga një forcë e re, e sapodalë në arenën e historisë shqiptare, nga PK dhe Fronti Antifashist Nacionalçlirimtar, i krijuar në Pezë, më 16 shtator 1942. Fronti, pa marrë parasysh çmimin, që mund të paguhej dhe sakrificat që kërkoheshin, pasi luftës nuk i dihej, as fundi dhe as fati, do të mbushte e plotësonte, menjëherë boshllëkun e krijuar, me largimin e papritur të ish mbretit Zog, duke e lënë vendin në mëshirën e fatit, pa mbrojtje e pa drejtim. Fronti mori përsipër t’i dalë zot vendit dhe t’i prijë popullit në luftë kundër dy fuqive më të mëdha agresore të kohës, Italisë fashiste dhe Gjermanisë naziste, që, njëra pas tjetrës, pushtuan vendin. Nën drejtimin e tij, Rezistenca Antifashiste, e nisur që më 7 prill 39, do të shndërrohej e do të formësohej, si një luftë e organizuar dhe e bashkërenduar, në shkallë kombëtare, me një program kombëtar, në të cilin, pavarësia, rikthimi e rindërtimi mbi baza e themele të reja, që do ta bënin, të patundur e të paprekshme, vendosej në qendër, si një çështje parësore dhe imediate.
Krahas kësaj, Fronti angazhohej tu japë gjithë ndihmën e duhur Lëvizjeve Antifashiste, në Kosovë e viset tjera, që edhe ato të arrinin çlirimin nga zgjedha nazifashiste e, me pas, bashkimin me trungun e vet, me Shqipërinë, nga e cila qenë shkëputur në mënyrë të dhunshme.
Natyrisht, çlirimi e pavarësia ishin në duart e shqiptarëve dhe arriheshin me luftë, e jo, duke pritur që të na i sillnin të huajt, siç predikonte Mit’hat Frashëri. Asgjë nuk do të na vinte, as nga qielli e as nga të huajt, nëse shqiptarët nuk bënin, më së pari detyrën e tyre, siç po bënin dhe popujt e tjerë, të robëruar ose të kërcënuar nga robërimi.
Kurse, bashkimi me Shqipërinë, i pjesëve të shkëputura padrejtësisht, me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve, për shkak të problemeve, që krijoheshin me shtetet, që i kishin aneksuar e me Fuqitë e Mëdha, që i kishin njohur, kërkonte, medoemos mbështetjen ndërkombëtare, në radhë të parë të aleatëve, që udhëhiqnin Luftën Antifashiste, e do të udhëhiqnin, pas saj, përpjekjet për ndërtimin e një Europe të Re Demokratike, në kuadër të së cilës shpresohej që padrejtësitë e bëra, në të kaluarën ndaj vendeve të vogla, si Shqipëria,do të korrigjoheshin.
Por, mbështetja e aleatëve donte, sigurisht kohën e vet, që të arrihej.
Megjithatë, shqiptarët duhet të kuptonin, se kjo mbështetje, nuk mund të sigurohej, nëse nuk ngriheshin në luftë kundër agresorëve nazifashistë. Dhe këtë duhet ta kuptonin e ta realizonin, jo vetëm shqiptarët në Shqipëri, por dhe në Kosovë e viset tjera. Mirëpo, kjo nuk ishte e lehtë të arrihej. Okupatori dhe regjimet kuislinge, që kishte ngritur, do të bënin çmos, do të angazhoheshin fuqishëm, që shqiptarët të mos i qaseshin kësaj rruge, që të evitohej ngritja e tyre në luftë, duke përdorur dhunën e terrorin, por dhe demagogjinë, premtimet e mashtrimet.
Në këtë kuadër, do të ofrohej e inkuadrohej dhe zgjidhja e çështjes së Kosovës, “bashkimi” i saj me Shqipërinë. Mirëpo, kjo “dhuratë” u ofrohej shqiptarëve kundrejt një çmimi të lartë, rreshtimit në anën e boshtit, pjesëmarrjen në aventurat e fashizmit. Qeveria kuislinge e Tiranës, autoriteti i të cilës, pas bashkimit, shtrihej dhe në Kosovë, iu përgjigj kësaj kërkese, duke e rreshtuar veten, me Fuqitë e Boshtit. Nëse, kjo politikë do të fitonte në të gjithë vendin, pasojat do të ishin fatale e ato mund të çonin në një coptim tjetër, edhe më të rendë, e më të tmerrshëm, të trojeve shqiptare. Këto nuk janë hamendësime, pasi pasqyrohen në dokumentet e kohës dhe pas lufte u panë të zbatohen, në vende jo larg nesh, të cilët bashkëpunimin me boshtin, do ta paguanin shtrenjtë, me copëtim dhe shkëputje territoresh, që kurrë nuk iu kthyen më.
Në rrethana të tilla nisën komentet, gjykimet e diferencimet në opinionin publik. Në qendër të tyre ishte “bashkimi” i Kosovës, i realizuar nga okupatori, në thelb vetë okupacioni. Në këto momente të vështira, okupatorit i erdhën në ndihmë disa zëra të njohur të politikës shqiptare, figura që kishin pranuar pushtimin dhe postet, që u ofroi okupatori, duke u vënë, në shërbim të tij. Njëri nga këta, Mustafa Kruja, deklaronte se, “po të na pyeste njeri, nëse duam pavarësinë, apo Kosovën, me një zë do të thoshim Kosovën, pasi me Kosovën, pavarësinë një ditë, do ta kthenim, kurse pa Kosovën, do t’i humbitnim të dyja”. Siç shihet, Kosova po përdorej për lloj-lloj pazaresh e spekulimesh, në kurriz të pavarësisë, për të justifikuar pushtimin, të cilit ia kishin shitur trupin e shpirtin.
Natyrisht, në Shqipëri, kjo lloj propagande, nuk pati sukses. Shumica e shqiptarëve këtu, e kuptuan momentin delikat të krijuar, nga lojërat e spekulimet e okupatorit me ndjenjat e tyre për Kosovën, prandaj, nuk u pajtuan me pushtimin e vendit, por iu bashkuan Lëvizjes Nacionalçlirimtare.
Kurse në Kosovë, “bashkimi” me Shqipërinë, u përjetua ndryshe. Një pjesë jo e vogël e pa si çlirim, e jo siç ishte në të vërtetë, një pushtim, një zëvendësim i një zgjedhe me një tjetër, çlirim nga zgjedha serbe për të rënë nën zgjedhën fashiste. Këtë status nuk e ndryshonte fakti që okupatori do t’u njihte disa lehtësi e të drejta, të mohuara më pare nga serbët. Sidoqoftë, për shqiptarët e Kosovës, e rëndësishme, më së pari ishte heqja qafe e zgjedhës serbe dhe bashkimi me Shqipërinë. Për momentin, komentet e tjera nuk u interesonin.
***
Në situatën e krijuar, Lëvizja Nacionalçlirimtare, ndodhej para një sprove të vërtetë, përballimi i së cilës kerkonte pjekuri e kurajo politike, pasi lidhej me fatin e pavarësisë së vendit e me të ardhmen e Kosovës. Akademiku kosovar Fehmi Agani ka shkruar, se “këtë kurajo e pjekuri, që nuk e patën vende e lëvizje më të mëdha, e me më eksperiencë, e patën dhe e shfaqën, në një shkallë të admirueshme PK dhe Fronti Nacionalçlirimtar i Shqipërisë. Kësisoj, ata ia dolën të fitojnë besimin e masave popullore dhe të neutralizojnë efektet e masave demagogjike të okupatorit”. E për këtë, një meritë e veçantë i takonte, pa dyshim, Enver Hoxhës, si udhëheqës kryesor i PK e i Frontit Nacionalçlirimtar.
Në përgjigje të shqetësimeve të shfaqura, në këtë rast, në Dibër, por jo vetëm, ai i shkruante Haxhi Lleshit, se, në këto momente “rëndësi të dorës së parë, kishte shpjegimi asaj që ndodhi, asaj që realizoi okupatori. Çfarë përfaqësonte ky bashkim; çfarë synohej me të dhe cili është gjykimi e qëndrimi ynë, mbi këtë çështje”.
Në këtë kuadër, shtrohej një pyetje esenciale, që duhej sqaruar e kuptuar drejt, këtu më së pari, por jo vetëm. Pas ”bashkimit” të Kosovës, a duhej hequr dorë nga lufta kundër okupatorit fashist italian e, pas shtatorit 43, kundër okupatorit gjerman, për të rivendosur pavarësinë e atdheut? Nga përgjigjet që iu dhanë kësaj pyetjeje u krijuan tre rreshtime kryesore politike.
Rreshtimin e parë, e përbënin qarqet kolaboracioniste, të cilave u prinin figura si Verlaci, Kruja, Bushati etj. që me radhë do të kryesonin qeveritë kuislinge. Pa marrë parasysh faktin, se Shqipëria ishte e pushtuar dhe pavarësia e likuiduar, ata iu gëzuan posteve që morën, u kënaqën dhe me “bashkimin” e një pjese të trojeve etnike dhe u rreshtuan pa hezitim përkrah Italisë fashiste.
Në rreshtimin e dytë bënin pjesë forcat që qenë bashkuar në Frontin Antifashist Nacionalçlirimtar. Fronti kishte pranuar Kartën e Atlantikut e, në përputhje me të, nuk e njohu bashkimin e realizuar nga okupatori, madje e konsideroi një farsë demagogjike, që bëhej për të mashtruar shqiptarët, për të krijuar iluzione e per t`i larguar nga lufta.
Në rreshtimin e tretë, qëndronin qarqet nacionaliste, të ashtuquajtura liberale, të cilët, në fillim, nuk qenë pajtuar me platformën e kolaboracionistëve, biles kishin pranuar principet dhe frymën e Kartës së Atlantikut, që i ftonin popujt të ngriheshin në luftë kundër agre-sorëve fashiste.
Por, në praktikë, ato nuk mbajtën qëndrim të njëjtë. Një pjesë e tyre, nacionalistët antifashistë, ndër ta dhe partizanë të ish mbretit Zog, që nuk e ndoqën atë në aventurën jashtë vendit, e një pjesë qenë distancuar nga akti i tij, u bashkuan me komunistët, në kuadër të Frontit, për të përballuar së bashku agresorët fashistë.
Kurse pjesa tjetër e nacionalistëve, me prirje antikomuniste e antizogiste, e grumbulluar në organizatën “Balli Kombëtar”, në fillim mbajti një qëndrim pritës, pa u angazhuar në luftë, pasi, sipas Mit’hat Frashërit, kreut të saj, kështu kurseheshin sakrificat që kërkonte lufta, pa e dëmtuar Çështjen e Pavarësisë, pasi fati i saj do të vendosej në frontet ku zhvillonin luftime Fuqitë e Mëdha. Sipas tij, Balli do të hynte në luftë në fundin e saj, atëherë kur forcat partizane të ishin rraskapitur nga ballafaqimi me gjermanët, për t’u dhënë goditjen asgjësuese, që do t’u pamundësonte ardhjen në pushtet dhe për të marrë vetë pushtetin.
Koha do të provonte se figurat nacionaliste me kredo dhe me prirje për kompromise me armikun, të preokupuar më shumë për pasuri se për Shqipëri, e jo pak prej tyre dhe me një barrë mëkatesh mbi supe, nuk do ta kishin të lehtë përballjen me realitetin, e mbi të gjitha, pranimin nga populli, që i shikonte lajthitjet e lëkundjet, në çdo veprim e qëndrim të tyre. Pikërisht në ato momente, M. Kruja, A. Këlcyra etj., nga Parisi ku kishin emigruar për t’i shpëtuar ndjekjeve të regjimit zogist, i bënë thirrje Musolinit, që të invadojë vendin, e ta shpëtojë nga regjimi i A. Zogut, që e kishte zhytur në mjerim e në prapambetje, duke i mbyllur çdo perspektivë dhe të vendosë një regjim autoritar, që nënkuptohej ai fashist. Sapo kërkesa e tyre u plotësua e Shqipëria u pushtua, pa u mbushur java, më 12 prill, njerëz të kësaj sëre, që e mbanin veten si ajka e nacionalizmit, do të mblidheshin në të ashtuquajturën Asamble Kushtetuese dhe do të votojnë që vendit t’i hiqej dhe de jure pavarësia, se de fakto, ajo qe hequr që më 7 prill 39 dhe sovranitetin t’ia kalojnë Italisë Fashiste. Henri Valoni deputet i së majtës në parlamentin francez do të deklaronte se, në një kohë, që të djathtët në vendet e tjera, po luftojnë që të zgjerojnë kufijtë e shteteve të tyre, në Shqipëri bëjnë të kundërtën, vendosin të heqin dorë nga pavarësia dhe sovranitetin e vendit t’ia kalojnë Italisë Fashiste, një gjë vërtetë e pa konceptueshme.
(Vijon numrin e ardhshëm)

hahahaha Ushtria italiane e pushtoi Shqiperine sapo tre shqiptare ia kerkuan ate Benito Musolinit. hahahahahah
Muzhike te rrjedhur.
28000 deshmore?!?!?
Nxirri listat genjeshtar.
Rrapo te Rente e te marte termeti me soj e sorrollop. Race e pshtire
Te zente gjaku i te Reneve per kete atdhe qe e poshuros ti sot.
Qelbesire.
Amin
Faleminderit I madhi Pr.Xhellal Gjecovi per sa na shkruan me siper .Atdheut ne sherbim. Njerre ata qe akoma se kuptojne cpo bejne, me komentet e tyre…Faleminderit “Drejtesia hyjnore” .I zente mallkimi dashakeqesit..
Kuroajo Vellezer e motra dhe;krah njeri tjetrit.
Dhimbia e madhe popull.
Keso qyfyre per L2B mund te lexosh vetem ne gazetat shqiptare dhe nga “antifashistet” tone qe shpetuan civilizimin dhe boten e qyteteruar nga tmerri i fashizmit….
Ketu nuk mungojne 28 000, nuk mungojne as “kolaboracionalistet” qe ftuan Italine pastai Gjermanin per ta pushtuar vendin tone.
Po ky veterani nuk permend ata shoket komunist qe ftuan Titon dhe Jugosllavie dhe qe krijuan nje fashizem edhe me mizore se ai qe e luftuan me heret.