Lufta antifashiste, Qemali dhe kolaboracionistët

Ornela

Gjon Bruçi    

Çdo shqiptar normal, pavarësisht nga statusi politik i tij, ndjen neveri kur dëgjon komente perverse, për figurat tashmë të konsoliduara të historisë sonë të vjetër e të re. Aq më tepër kjo, kur këto perversitete i “reciton” një nëpunës i shtetit, siç është Drejtori i Arkivave Shqiptare, një nëpunës kontrabandë i administratës shtetërore, të cilin me të drejtë, disa analistë e komentatorë të shtypit e quajtën “spurdhjak”.

Heroi i Popullit, Qemal Stafa, ka hyrë në Historinë e popullit shqiptar, për të mos u tundur kurrë prej andej, nga çfarëdo furtune që mund të krijojë natyra dhe shoqëria njerëzore. Kjo për njëmijë e një arsye të dukshme e të pranueshme nga i gjithë opinioni kombëtar dhe jo vetëm. Askush si Qemal Stafa nuk ka arritur, që në njëzet e dy vite jetë, (ku më shumë se dy të tretat janë adoleshencë), të arrijë një profil të tillë në ideale, në vepra, dhe në sublimitet ndaj popullit dhe vendit të tij. Qemal Stafa nuk ishte një partizan i thjeshtë, që kishte detyrë  pozicionin e luftëtarit në rreshtat e partizanëve. Ai ishte në rolin e drejuesit të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, dhe kishte mbi supet e tij të njoma, përgjegjësinë e gjithë luftëtarëve të Ushtrisë Partizane, veçanërisht atyre të të rinjëve, që përbënin pjesën dërmuese të Çlirimtarëve.

“Spurdhjaku” i Arkivave Shqiptare, duhet ta ketë mësuar që në shkollën fillore e më pas se, Qemal Stafa ishte një nga gjimnazistët më të spikatur të Gjimnazit të Shkodrës; se ishte një letrar në nivelin e shkrimtarit të mirëfilltë; se kishte përqafuar me bindje idealet komuniste të kohës, për të cilat edhe do të burgosej nga regjimi zogollian; se në gjyqin mbretëror në vitin 1938, ai, së bashku me punëtorin e militantin komunist Vasil Shanto, do të shpalosnin hapur idealin e tyre komunist, pa u tutur nga dënimi i ashpër që u dha gjyqi i “Naltmadhnisë”. Qemal Stafa së bashku me “shokun e tij të prangave”, Vasil Shanton, do të ishin iniciatorët e bashkimit të Grupeve Komuniste, dhe pasi u bënë tok me Enver Hoxhën, arritën që me 8 Nentor 1941 të themelonin Partinë Komuniste Shqiptare, e cila mori përsipër dhe realizoi me sukses Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare të Popullit Shqiptar, duke siguruar më 29 nëntor 1944 Lirinë dhe Pavarësinë e vërtetë të Shqipërisë, ëndrra e përhershme e Rilindasve tanë të mëdhenj.

Qemal Stafa, nuk ishte një luftëtar i thjeshtë, që kryente punën e korrierit, por anëtar i Komitetit Qendror të PKSH, e cila udhëhiqte LANÇ. Ai ishte njëherësh edhe Drejtuesi kryesor i Rinisë Komuniste Shqiptare, organizata e së cilës u krijua dy javë pas PKSH, dhe pikërisht më 23 Nëntor të vitit 1941. Ishte pikërisht në këto funksione të larta drejtuese të Luftës, atë mëngjes të zi, kur u gjend i rrethuar nga fashistët, dhe u detyrua të linte mënjanë violinën e tij të dashur, dhe me kobure në dorë e dha jetën në mbrojtje të idealeve të tij komuniste e partizane, e flijoi rininë e tij për Rininë e Atdheut.

Mirëpo, spurdhjakët si Bido i Arkivit Shtetëror, as kur i kanë lexuar këto histori, as kur ua thonë të tjerët, nuk arrijnë të kuptojnë heroizmin e luftëtarëve të vërtetë. Ata, shumë, shumë, mund të kuptojnë “heroizmat” e filmave me “spajdermenë” që shohin në kompjuter, dhe nuk u hyn në sy heroizmi i vërtetë në fushën e luftës, veçanërisht asaj që zhvillohet për çlirimin dhe mbrojtjen e Atdheut.

Megjithatë, mua si qytetar i republikës, nuk më shqetëson shumë ligjërata perverse e një Bido-je, apo “Bido-ni” të mbushur me shëllirë të krimbur që kundërmon erë. Ajo që më shqetëson mua dhe shumicën dërmuese të shqiptarëve të vërtetë, është fakti se shembulli i Bidos së Arkivit; i Tufës, apo Çelos së Institutit famëkeq “Antikomunist” dhe i pozicioneve të tjera të rëndësishme në zyrat e shtetit, na tregon se në administratën aktuale shtetërore kanë penetruar, jo vetëm njerëz të paaftë për të gjykuar punët e shtetit, të historisë, të popullit e të vendit, por akoma më keq, kanë bërë streh sejmenët dhe sojsëzët, të cilët prej tri dekadash po mundohen që Historinë e LANÇ të popullit shqiptar, të shkruar me gjak, ta revizionojnë me laps “kopjativ”, e madje në afat sa më të shkurtër ta shuajnë me gomë “kolaboracioniste”.

Shtrohet pyetja: Kush na i “proftasi” këta myteberë perversë dhe antishqiptarë nëpër zyrat e pushtetit në qendër e në bazë? Aq më tepër kjo, kur në tetë vitet e fundit, vendin e ka drejtuar dhe po e drejton ende, një forcë politike e “majtë”, e cila përbetohet natë e ditë për mbrojtjen e vlerave të LANÇ dhe personazheve të saj historikë?

Komentet, deklaratat, dhe thirrjet e Organizatave të Veteranëve e Familjeve të Dëshmorëve, të politikanëve, deputetëve e madje edhe te zyrtarëve të lartë, gjer tek zv/Kryeministri e Ministri i Mbrojtjes, për dorëheqje të Drejtorit të Arkivit shtetëror, mbeten në “elektron”, nëse nuk adresohen saktë tek personi që e ka vendosur këtë spurdhjak e sojsëz në zyrën e rëndësishme të shtetit. Bido, apo “Bidoni” me shëllirë të krimbur, ka një  shef, që emërtohet Kryeministër dhe ka emrin Edi Rama. Ai e ka vendosur Bido-n qysh në vitin 2016, kur ndau “tepsinë” me aleatët në qeverisje. Sigurisht, edhe aleatët duhet të marrin nga një “llokmë”, kur qeverisja ka nevojë urgjente për votat e tyre. Por kjo llokmë nuk duhet të jetë në disa pozicione tepër të rëndësishme, siç është Arkiva e Shtetit, Muzeu Kombëtar, Ministria e Brendshme, Shërbimi Informativ, Diplomacia, etj. Ata mund të sistemohen në sektorë të tjerë që, edhe nëse shkaktojnë “prapësira” e perversitete, dëmi do të jetë më i vogël dhe i riparueshëm. Por në rastin konkret, nuk është punë tepsie. Edhe para Bidos së tanishëm, Kryeministri Rama kishte një “Bido” tjetër, tëpkë si ky i sotmi, i cili, ndonëse mbante mustaqe si një burrë katërqind derhemësh, pas mbarimit të “mandatit” të drejtorit të Arkivit, po manipulon libra me të dhënat e vjedhura e të transformuara të Arkivit që drejtonte. Dhe ky drejtor paraardhës nuk ishte pjesë e “detyrueshme e tepsisë”, por marrëveshje e heshtur e “kusisë”.

 

 

 

 

 

 

 

Share This Article
18 Comments
  • O Gjon Bruci, ju enveristet e staxhionuar dhe te fermentuar kujtoni se keni monopolin e se vertetes. Vetem ne paragrafin e pare ti merr persiper te besh pohime si te do bytha dhe pa asnje lloj mbeshtetje e argumenti. E para, ti merr persiper te flasesh ne emer te cdo shqiptari normal. Cfare dmth “shqiptar normal”? Ku e di ti cfare mendojne te gjithe shqiptaret normale? Apo ti thua qe cilido qe mendon si ty per kete rast eshte normal? Po te tjeret cfare jane? Anormale, te marre, te cmendur? A te ka shkuar mendja se ka shqiptare normale qe nuk mendojne donosdoshkerisht si ty?
    E dyta, cfare dmth figura te konsoliduara te historise sone te vjeter e te re? Kush i konsolidon figurat?Propaganda 45 vjecare? Urdherat e Partise se Punes?
    Gjon, ty nuk te ka dale hashashi i regjimit te vjeter hoxhist, prandaj perdor po ato argumenta qe iu imponuan historiografise se prodhuar ne Shqiperi. Neqoftese do te mbrosh ndonje teze mesohu te perdoresh argumenta te ndryshme nga udhezimet e qemocme te PPSH dhe shokut Enver Pushtetmbajtesit. Historiografia nuk behet me urdhera dhe nese ai nepunesi i shtetit qe ti e permend me perçmim mund te mos kete te drejte 100% ne ato qe thote, perse ty te duket se je e verteta vete?

    • Ky shkrim nga nje sllavo-komunist shqipshkrues bën karshillëk: FASHIZMI I KUQ ESHTE I MIRE.

    • E shikoni që kanë lindur neofashistat në Shqipëri?! « Façizmi o i omël si hallva », thoshte Qazim Mulleti. Tani kanë lindur Qazim Mulletërit e ri dhe na bëjnë propagantë fashiste! Sado të përpiqeni o fashista, populli i thjeshtë mbetet antifashist, dhe kjo është arsyeja kryesore që nuk votoheni, sepse ju njeh mirë se çfarë race perverse jeni.

  • I nderuari Gjon Bruci!
    Te pershendes per saktesine dhe vertetesine e arsyetimeve tuaja,per formulimin elokuent te frazave,qe ralle edhe deputetet nuk arrijne ta kryejne,por edhe piketimin e sakte te shkaktarit te ketij realiteti!
    Por ne nje pike ndryshojme bashke,kur thoni se organizmat e Veteraneve,Deshmoreve etj e kane denuar kete akt antishqiptar!
    Jo,i nderuari Gjon,asnje nga keta nuk i ka denuar krimet ndaj LANC-i!
    Edi Rama eshte sot kryetar i PS-se,qe dikur kishte ne STATUTIN e saj se ishte “TRASHEGIMTARE E IDEALEVE TE LANC-it”,por sot NUK EKZISTON ne kete fare statuti nje referim i tille!
    Pra ne krye te PS-se u vu nje njeri,qe kishte shpallur me kohe se Lufta Antifashiste ishte LUFTE CIVILE,gje qe vertetonte se ai ishte dhe eshte armik i saj!
    Askush nuk e permendi kete fakt,bile edhe me pas kur ky sharlatan nderoi kryekuioslingun ballist M.Frasheri duke i kercenuar trashegimtaret e 28 mije deshmoreve dhe 70 mije partizaneve qe te ulin koken para vepres se tij kriminale!
    Heshten keta tru shplaret prap duke shkelur mbi gjakun e te reneve!
    Rama me kete akt e provoi perfundimisht se keta te ashtuquajtur trashegimtare te heronjve,partizaneve etj
    qenkan thjesht ca njerez,qe per nje vend pune ne administrate jane gati te shesin edhe prinderit e tyre e jo me deshmoret dhe partizanet!
    Heshten keta tru shplaret edhe kur Rama hoqi emrin e Qemal Stafes nga stadiumi Kombetar,ndersa tani,qe rrogtari i tij i arkivit hodhi balte me perbuzje ndaj ketij heroi,qe dita e vrasjes se tij me ligj eshte DITA E DESHMOREVE te atdheut,Rama heshti me DHJALLEZI duke ferkuar duart e tij te zeza prej fashisti!

    Faji i ketyre trashegimtareve eshte se ata kane pranuar t’a kene kryetar te PS-se nje armik te LANC-it ne vend qe ta SHPORRIN ate sa me pare!

    • Ti Rebus-o a ke ndonje liste zyrtare me 28000 emra qe mund te verifikohen se jane deshmore? Po deshe na jep ndonje referencce se ky numri 28000 eshte pak si arbitrar, mbase jane nja 2800, mbase nuk jane, se edhe per 2800 duhet te nxjerresh provat, dmth listat me EMRA. Ato numrat e kohes se Enver Rrenes nuk i ha me njeri.

      • Kete muhabetin e 28000 deshmoreve e kemi dhurate nga historiografia komuniste. E shpjegonte me se miri nje nga keta qe ishin pjese e sistemit te atehershem: Pas luftes nga gjithe vendet qe u konsideruan fituese te luftes, u be perllogaritja e demeve qofte njerezore qofte materiale dhe te gjitha vendet pa perjashtim i fryne shifrat e tyre qe te merrnin sa me shume reparacione. Edhe BRSS qe thoshte kemi 26 milione te vrare, nuk kishte aq, por e thoshte qe te merrte pjesen e luanit nga cfaredo vendimi nderkombetar per shperblime lufte. Ne Shqiperi shifra 28000 u shpik qe edhe te koincidonte me siperfaqen e vendit se thoshin atehere pellembe e lapidar. E verteta ishte qe ne Shqiperi u vrane perafersisht 700-800 partizane dhe matematika e thjeshte eshte kjo. Ishin gjithsej 25 brigada (28 ne te vertete, por 3 nuk ekzistonin). Nje brigade ka afersisht 1,000 partizane, dhe po te vriteshin 28,000, i bie qe u shuajten te gjithe partizanet. Atehere kush e beri luften? Llogarisni edhe varrezat e deshmoreve ne cdo qytet dhe nuk dalin me shume se 800 totali.

        • Numri 28000 eshte i sakte, dhe veç 800 partizaneve sllavo-komuniste te rene ne luftime, pjesa tjeter eshte nga bombardimet e aleateve dhe lufta civile midis forcave sllavo-komuniste shqipfolese kunder kujtdo qe nuk perkrahte sllavo-komunizmin.

          • I ke numeruar ti qe ishin 28,000? Po pse o derman edhe ata qe nuk perkrahnin komunizmin Enveri i quajti deshmore? Hajde logjike hajde. Cfare bombardim aleatesh mor rryp? Kur u bombardua Shqiperia nga aleatet? Juve me mire mos flisni sesa nxirrni gomarlleqe sa here hapni gojen. 800 ishin partizanet e pranon edhe vete. Edhe sikur te vesh ata qe u vrane pa qene pjesemarres si fshataret e Boroves psh, nuk behen 28,000 sikur toka te kthehet permbys. Nuk te le mendja dhe matematika t’i besh 28,000. 3,000 totali gjate gjithe luftes, kaq e s’e luan topi.

  • Lufta per kundershtimin e pushtimit fashist qe filloi ne 7 prill 1939,ka disa pjesemarres,.Ajo fillon me Abaz Kupin,,dhe vullnetare te veteorganizuar,,Fillon me Demostratat e organizuar nga Abaz Ermenji dhe profesore te tjere te shkollave te Tiranes,Korces.
    Kjo qendrese nuk fillon kur trupat gjermane pushtojne Beogradin dhe Athinen,dhe as kur trupat gjermane sulmojne atdheun e komunisteve,Bashkimin Sovjetik.
    Tradita shqiptare e kundershtoi pushtimin fashist me forumet popullore te Ballit Kombetar dhe Legalitetit,kurse sllavet sollen ketu organizaten terroriste komuniste Partine Komuniste me elemente anarko-fashiste dhe aventurire te pregatitur nga serbet me financim te englezeve.
    Ne kete organizate vellavrasese i kane rrenjet krimet e ushtrise partizane deri ne 1944 dhe krimet e Juntes marx-leniniste-steliniste te enver hoxhes.
    Prandaj o bruc,,as ti imponohesh dot,,as ne nuk te clirojme ty nga DOGMA ATROFIZUESE.

  • Komunizmi e nazizmi, dy ideologji vrastare, te cilat njerezimi i flaku, me neveri, ne gjirizet e hareses .Po te vleresojne hero gjermanet Hitlerin,ruset Stalinin, italianet Ducen le t vleresojme edhe ne kete palo Qemal hero (Them palo Qemal ne krahesim me keto figura politike) Kush bie per atdhe vdes kur vdes atedheu,kush bie per ideal vdes me vdekien e idealit

  • Shoku i prangave i Qemalit ne gjygjin e vitit 1938 ka qene Gjovalin Luka , me qe pas lufte ky u shpall armik nga Partia hajt te gjejme nje shok tjeter aq me teper qe edhe Vasili nuk jetonte !Askush nuk i mohon qendrimet e Qemalit e shokeve te tij kunder sistemit kapitalist te periudhes mbreterore ,megjithse djale i nje ushtaraku te larte te asaj kohe qe nuk jetonte ne ate vit. Jane qendrime ideologjike e jo kombetare. Jane qendrime te sakta per pweriudhen e Luftes se Spanjes ne vitet 36-39 ku ishte antifashizem e antikomunizem .Sot pas 1990 ne Shqiperi duhet detyrimisht te kemi nje qendrim tjeter per ate periudhe gjer ne 1990. Ashtu si Kroacia qe pas 1990 respekton gjithe figurat qe punuan e luftuan per Kroacine dhe komunizmin e Titon megjithse kroat nuk i pranon me.Ashtu si Kosova qe figura qe ne ne shqiperi i quajme armiq ne Kosove nderohen per punen e tyre ne dobi te ceshtjes kombetare si Ernest Koliqi, Bedri Pejani, Tahir Zajmi ,Rexhep Krasniqi etj.etj. Prandej nuk ka pse shqetesohemi nga teza e Drejtorit te Arkivit qe : A eshte data 5 maj simbol i Deshmorve te Atdheut. Pse nuk eshte rasti i Vasil Lacit , po i Selam Musait, Po i Mic Sokolit !? ja ky eshte debati pa ideologji !

    • Ishin me shume se 2-3 veta ne ate gjyq, edhe Vasil Shanto ka qene shok me Qemalin. Madje nje fakt pak i njohur eshte qe Vasili dhe Enveri kane patur konflikt pas vrasjes se Qemalit dhe nuk ishin me aq te ngushte. Pas lufte ja internoi motren Elisaveten bashke me burrin. Siqoqofte nga te dy keta, Qemali megjithese me i ri ishte me i pergatitur se ka qene i shkolluar. Vasili bukepjekes ishte, njeri pa shkolle, por atentator i sprovuar, e plotesonin mire njeri-tjetrin. Tani per keto tezat qe leshon Arditi, ja mbyt kot, pa perdorur fakte dhe argumenta, vetem per zhurme. Mire qe s’i nxjerr edhe gay keta se kushedi si i punon mendja. Neper fusha te tilla si historia, arkivimi, restaurimet, etj. nuk vihen ciliminj kokederra, duhet specialist i fushes qe di te lexoje, te analizoje e te hipotetizoje dhe te shtjelloje teza. Arditi eshte gjytyrym, s’merr vesh nga kjo pune.

    • Jeni i sakte KOZi.
      Sapo mbarova me nje fryme leximin e librit “Receta pa komb”. Aty i keni te gjitha.

  • Përshendetje dhe faleminderit z.Bruçi qe kini shprehur me mjaft kompetence dhe koncizitet perkrahjen per Luften Antifashiste Nacional Çlirimtare te popullit shqipetar dhe vepren e heroit te popullit Q.Stafa. Eshte e vertete e pamohushme: Qemal Stafa u be (dhe do te mbetet) simbol sepse ishte atdhetar, komunist idealist, drejtus i PKSH dhe udheheqes i Rinise Antifashiste Shqipetare që beri sakrificen me sublime per atdheun dhe popullin e vet.
    Eshte skandal qe ne kohen e tanishme ka akoma sharlatane ne administraten shteterore, si ky drejtori I arkivit te shtetit, qe nuk dine te lexojne dhe kuptojne Historine e Shqiperise. Te tille njerez me brockullat e tyre te papergjejeshme demtojne seriozitetin e shtetit dhe cenojne ndjenjat atdhetare te shqipetareve.

    Shume njerez, perfshire edhe komentues ne kete artikull, do te benin mire te lexonin pak me shume histori para se te japin mendime per temat qe diskutojne.

    a. Komentuesit “qytetar neutral” : Figurat historike (pozitive) I konsolidon vepra dhe sakrifica qe kane bere ata per popullin dhe atdheun. Ndaj kane ngelur ne histori Skenderbeu, Rilindasit, I. Qemali, I. Buletini, Ç.Topulli, A. Rustemi, V.Laçi, e gjithe heronjte e luftes si Qemal Stafa, V.Kushi, Mustafa Matohiti, Margarita Tutulani etj… E te gjithe keta heronj I ka nderuar dhe propaganduar pushteti I udhehequr nga Partia e Punes.

    b. Komentusit “?” dhe “Niku”: Populli Shqipetar ne krahasim me numurin e popullsise ka dhene kontribut te rendesishem ne luften kunder nazi-fashizmit dhe ka pesuar deme materiale e njerezore te konsiderushme. Ushtria Nacional Çlirimtare Shqipetare (Partizanet) çliroi e vetme Shqiperine dhe ndihmoi (derdhi gjak) edhe per çlirimin e Kosoves, Maqedonise e Jugosllavise.
    Vetem ne betejen per clirimin e Tiranes u vrane 127 partizane, po keshtu mund te permendim se kane rene deshmore ne luftime 371 luftetare nga Brigada e I S dhe 204 deshmore nga Brigada e 6te S etj….
    Ka plot dokumenta zyrtare, edhe nga organizmat nderkombetare, qe deshmojne se ne Shqiperi vdiqen me shume se 28000 njerez gjate luftes se dyte boterore. Hidhni nje sy ne kete pasazh te Wikipedias:
    In Albania, World War II began with its invasion by Italy in April 1939. … The resistance was largely carried out by Communist groups against the Italian (until 1943) and then German occupation in Albania…United Nations Relief and Rehabilitation Administration reported about 30,000 Albanian war dead, 200 destroyed villages, 18,000 destroyed houses, and about 100,000 people left homeless.

    c. Komentusit “Demo ”: Luften Antifashiste Nacional Çlirimtare (LANÇ) ne Shqiperi e nisen, e organizuan dhe e udhehoqen komunistët shqipetare te mbeshtetur edhe nga nacionalistet dhe patriotet e ndershem. Historia ka dokumenta per betejat e brigadave dhe divizioneve partizane por jo per ato balliste. Gjithashtu kudo, ne çdo fshat apo qytet, njihen deshmoret dhe heronjte e rene nga rreshtat e brigadave partizane por nuk ka deshmore balliste.
    Perkundrazi, kuislinget (balliste, zogiste e gjithefare ngjyrash) si M. Deva, R. Mitrovica, M. Kruja , M. Frasheri K.Cakrani, A. Kelcura, A.Ermenji etj.. , per interesat e tyre personale e karieriste dhe per te xhvatur pasuri; u bene bashkepunetore me pushtuesit, shiten atheun, nderin e moralin e tyre tek pushtuesit nazi-fashiste dhe perfunduan ne te njejtin kosh plerash me humbesit e luftes se dyte boterore.
    Kete opinion e gjejme te shprehur edhe ne raportin qe majori i misionit anglez ne Shqiperi, B. Maklin, i dergonte komandes aleate ne Kajro, ne Dhjetor te vitit 1943: “LNÇ (ushtria partizane) eshte e vetmja force me ndonje vlere luftarake ne Shqiperi. Veprimtaria e saj perfshin pjesen me te madhe te Shqiperise se Jugut. Asnje nga nacionalistet qe perbejne shumicen ne Shqiperine e Veriut, nuk eshte i prirur per te luftuar kunder gjermaneve. Ne te vertete ata bashkepunojne me ta.” (marre nga libri “Fitorja e Hidhur” , i R. Hibbert, botuar ne vitin 1991).

  • RISHKRIMI I HISTORISE TE SHQYPNISE NUK MUND TE KRYHET NGA FANATIKET E ENVERIT

    Asnje nga fanatiket e Enverit nuk permend faktin e pamohueshem qe Qemal Stafa u kallezua, tradhetua tek fashistet nga Enver Hoxha qe gjithe Luften e kaloi tek vila e Bahri Omarit, per kete tradheti te mbyllur ne kasafortat e propagandes enveriste ekzistojne shume fakte dhe dokumenta, media jone kombetare ka nxjerre ne drite te diellit fakte te pamohueshme nga arkivat e shtetit per kallezimin e Qemalit nga Enveri tek fashistet, e fejuara e Qemalit, Drita Kosturi e ka permendur ne intervistat e saj, megjithe friken e persekutimit nga djalli sadist dhe pervers ii Gjylos qe nuk la komunist pa vrare nga frika dha paranoja e humbjes se pushtetit, gjate jetes se tij kriminale, prandaj ne kete kend veshtrim sot me shume se kurre eshte detyre imediate e politikes dhe medias shqyptare te kontribuojne per te zbardhur “Njollat e Bardha” te historise kombetare, por a po ndodh kjo ne te vertete?

    ME SIGURI QE JO!

    Rishikimi apo rishkrimi i historisë sot 30 e kusur vjet pas renies se Murit te Berlinit, kur Shqypnia po aderon te behet pjese e pandare e Botes Demokratike, ne vendin tone si ne asnje vend tjete ish komunist te Evropes Lindore po shfaqet fuqishëm nga një lloj revanshi, si një ogur i keq në ndërgjegjen kombëtare të këtij vendi, si në një parcelë eksperimentale, ku nuk pushuan kurrë ato në shpinë të një populli. Duhet thënë, përjashtuar elitat kombëtare, se ai popull ka shërbyer si një tokë pjellore në lindjen dhe lulëzimin e lloj-lloj praktikash vrastare, ku si fryte, i ka dhënë regjimeve më famëkeqë lëndën e parë. Përpunimin e bënte vetë regjimi, duke përçarë si fillim, vrarë, shfarosur me njëri-tjetrin shqiptarët, duke i mbushur me lavde e superlativa, si “heroik” “sypatrembur”, si dhe duke u futur deri në qelizë propagandën komuniste, për “jetën e bukur socialiste” që gëzonte. Mjafton të përmendim se edhe dasmat ky popull, ishte i detyruar t’i quante “socialiste”, pa shtuar këtu dollitë e detyruara për diktatorin në sy të dasmorëve, ku më shumë se gjysma figuronin informatorë që prisnin me padurim viktimën e radhës. “Puna matet me rezultate” thotë Einstein, por kur rezultati është ky që flasim, duhet që të mos konstatojmë pasojën, por atë që e prodhoi, shkakun. Pikërisht, historia që kërkon të rishikohet, si psh. ajo e Luftës Civile, zhvilluar gjatë Luftës së Dytë në Shqipëri rishkruesëve, që u erdhi rasti i artë, po rendin ta rehabilitojnë diktatorin Enver Hoxha, në përmasa të ndryshme në gjithë periudhat e dominimit e sundimit të tij, gjatë dhe sidomos paslufte, periudha më e mbrapshtë dhe më përgjakshme e eksperimentit tipik rus, ndaj popullit të tij. Por krahasimin nuk duhet ta bëjmë me Rusinë Bolshevike, pasi edhe ndaj atij populli J.Stalini u detyrua brenda 5 vjetësh të likuidonte plot 20 milionë rusë, pra 10% të popullit të tij si kundërshtarë, fakt që tregon se edhe vendi ku u aplikua komunizmi si diktaturë, me gjithë nivelin mjaft të ulët të Perandorisë, kishte një reagim të tillë të admirueshëm. Krahasimin po e bëjmë me diktaturën naziste të A.Hitlerit, ku për hir të së vërtetës, u rrit produkti shoqëror dhe mirëqënia e popullit të tij ishte në krye të atyre evropianë, amerikanë, japonezë dhe botërorë. Historiani Paskal Milo, po edhe kolegu i tij Pellumb Xhufi pas tij te cillet si pjesë aktive e jetës së Partisë-shtet, që bartin mbi supe krimet më makabre të të gjithë shekujve të marrë së bashku, gjatë periudhës së regjimit komunist, çuditërisht është paracaktuar për të rishkruar atë periudhë të vrullshme me “objektivizëm”. Kjo shfaqet më se groteske, pra identike me fjalët e urta të popullit në shekuj “Ti varësh ujkut mëlçitë në qafë”, si t’i japësh një historiani të oborrit të Rajhut, të shkruaj për Fyhrerin dhe bëmat e tij. Por jam i sigurtë që, edhe ai do të ishte shumë më objektiv, pasi do ta kontestonin menjëherë angloamerikanët. Ndërsa në rastin e figurës së diktatorit E.Hoxha “shoku” P.Milo paraprakisht për të testuar situatën akademike, po hedh në treg të një pakice populli të mbetur në Shqipëri, e cila në një varfëri të skajshme nuk ka asnjë interes historik (bukën e përditshme falna o Zot!), figurën “emancipuese” të diktatorit, duke folur për arsimimin dhe kulturën gjatë regjimit komunist. Po paralelizojmë ndoshta padrejtësisht në këtë pikë po me Gjermaninë e Hitlerit, ku zhvillimi arsimor dhe kulturor ishte i atillë sa, shokoi Evropën dhe SHBA-në. Ideja klasike se një popull sa më të paditur ta kesh, aq më lehtë e sundon, kishte rënë, sepse teoritë e reja në kohët dhe periudhat e evoluara kërkonin dhe metoda bindëse të sofistikuara. Kjo ishte arsyeja kyçe që çdo gjë e shkruar duhet të ishte në funksion dhe shërbim të diktaturës hitleriane, aq sa, nga këndvështrimi kulturor, në një shtet me traditë, përplasi ashpër dy figurat më me peshë të stafit hitlerian, ajo e ministrit të propagandës J.Gebëls dhe kineasten e Hitlerit L.Riefenshtal. Duhet kujtuar se L.Riefenshtal ishte pritur me nderime të mëdha në SHBA dhe vlerësuar jashtë mase në gjithë Evropën. Po përse po përdoret pasoja, dhe jo shkaku nga P. Milo për të thënë se diktatori E. Hoxha kërkonte si shembulli hitlerian, të arsimonte popullin e vet? Shkaku nuk mund të thuhet, pasi qysh fëmijëve të sapohyrë në shkollë, “Cuca e maleve” do t’u mësonte fjalët “Partia na dha lirinë”, fakt kuptimplotë, se në kurset e analfabetizmit në një propagandë të pastër, edhe të rriturit duhet të mësonin të parin libër, atë të diktatorit, që flisnin për epërsi të socializmit ndaj kapitalizmit, dhe ditët e bardha që gëzonin me bukë misri gjithë vitin, shoqëruar me dhallë, e më fatlumët me gjizë. Trushplarja është strategji afatgjatë për diktaturat, por më e sakta, pasi ajo kujdesej për atë që kish mbjellë në mendjen e këtij populli, duke e vaditur çdo ditë me propagandë. Aty diktatori do të sajonte në mënyrë të paskrupull një pseudohistori fitimtarësh e trumfuesish, paçka se fotot e të gjithë pjesmarrjen e themelimit të Partisë Komuniste dhe atyre që kishin luftuar kundër nacionalistëve në luftën më të përgjakshme civile, zhdukeshin hap pas hapi. Diktatori E.Hoxha nuk e përmendi kurrë themeluesin e vërtetë të Partisë Komuniste, pasi grupet shqiptare me të tillë shfaqnin mosmarrëveshje, e mori ai kreun e saj jugosllavi Miladin Popoviç, deri më 10 korrik 1943, nga ku po ai së bashku me emisarit tjetër serbin gjakatar Dushan Mugosha, e katapultuan si komandant të Shtabit të Përgjithshëm, pasi ata operonin me emra shqiptarë në terrorin ndaj tyre, i pari Ali Gostivari dhe i dyti Sali Murati. Këtë u detyrua ta shkruajë në librin “Kur lindi partia”, pasi e nxorën jugosllavët si fakt, pas demostratave kosovare të vitit 1981. Historiani i kohës së diktaturës nuk mund të justifikojë këtë fakt ogurzi me armiqtë shekullorë shqiptarë, serbët, sikur edhe ta krahasonim me pjesmarrjen në krye të ‘Nazionalsozialisten’ të A.Hitlerit, si austriak. Por këto fakte shqiptare nuk mund të anashkalohen, megjithëse revanshi i P.Milos është i tillë, sa kam përshtypjen, që me fjalë të tjera, si brendi do t’ja kalojë edhe historiografisë komuniste, shkruar nga kontributi edhe i këtij njeriu në diktaturë, që duhet juridikisht të ketë minimalisHt konflikt interesi. Me siguri ai nuk ka ndërmend të shkruajë të vërtetat që diktatori E.Hoxha vrau pa gjyq intelektualët dhe klerin, pasi duhet të rrezatonte intelekti i tij, i një të pashkolli, që shokët ja njihnin, dhe duhet të ish Zot ai, dhe jo Zoti i predikuari nga kleri. Ai nuk shkruan dot se qysh në kohën e luftës civile, direktiva jugosllave për ngritjen e grupeve terroriste me emrin “Njësite guerile” që vrisnin nacionalistë dhe patriotë, nuk e thotë dot (se e provoi) se partizanët ishin të parët që pritën pushtuesit gjermanë, nuk shprehet dot, për dhjetra qindra nacionalistë të vrarë e therur në Lushnjë e në Shipskë të Voskopojës, nuk mund të evidentojë programin e PKSH-së që ishte po sipas direktivës jugosllave, për status-quo, pa Kosovën, nuk mund t’ja zërë goja të thotë se diktatori ka nënshkruar me J.Tito bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë, si republikë e 7 e saj, në kuadrin e “Konfederatës Ballkanike”, nuk mund të përmendë 5 zitë e bukës me 200 gr bukë në ditë që pllakosnin sa herë shkëputej nga fuqitë komuniste (1948, 1961, 1978, 1981, 1990). Diktatori, por dhe regjimi pas tij, krahasimet i bënte me “Regjimin antipopullor të Zogut” mëse groteske, 1938 me 1988, pa përmendur se Mbretëria Shqiptare nuk hapi shkolla të larta, megjithëse i kishte profesorët, por i shkollonte në perëndim, një makth që e shoqëronte diktatorin E.Hoxha që nuk mbaroi asnjë vit atje. Të gjitha këto, pa përmendur kampet e punës së detyruar (kampet e përqëndrimit), ku A.Hitleri nëpërmjet propagandës shfaqte jetën e larmishme kulturore të hebrejve brenda tyre, pa përmendur krematoriumet, ndërsa E.Hoxha nëpër to la të vdisnin nga uria dhe kushtet, më shumë fëmijë dhe të rritur, (për frymë të popullsisë), se nëpër kampet e A.Hitlerit apo edhe “Gulag”-ët e Siberisë së J.Stalinit. Është pak sot të quhen këto kampe “Aushvici shqiptar”! Përderisa shoku P.Milo është vendosur të shkruaj këtë periudhë nga shteti komunist i përtëritur, nuk duhet të harrojë se në këto, majën e majës së aisbergut që përmenda Ndërgjegja Kombëtare, ku i rëndojnë si njolla të errëta kanceroze, nuk mund t’i mbajë më. Akademia e Shkencave Shqiptare, e uzurpuar nga pseudo-intelektualët e djeshëm të komunizmit, nuk do të mund të përbaltë përsëri kombin dhe sakrificat e elitave të tij, me periudhën më të kobshme kombëtare, duke e paraqitur atë si “periudhë, që kishte më shumë të mira”, pacipësisht, aprovuar dhe nga deputetë, promovuar direkt nga krimi i së djeshmes. Anglo-amerikanët kur K.Adenaueri ngriti partinë e qendrës së djathtë CDU, i kërkuan të mos kishte asnjë lidhje me të kaluarat naziste, jo më në program të kish ato të ‘Nazionalsozialisten’. A.Hitleri ishte i fshirë nga ligji nr.1 i paqes. Në Shqipëri po garojnë kush e kush ta promovojë diktatorin E.Hoxha dhe “të mirat” e tij. Skllavëria ndaj këtij populli nuk mund t’ju justifikojë të djeshmen kriminale me 6000 të vrarë e 4000 të zhdukur burgjeve, prandaj nuk e keni këtë luks të afroheni tek historia, të cilën e kanë bërë të tjerë, ndërsa ju vetëm e keni ndotur, por dhe lyer vazhdimisht me gjak shqiptarësh. Çdo gjë e juaja nuk ka si të lërë gjurmë, madje është fare e përkohshme. Së paku, këtë duhet ta dini! Dhe kurre mos e harroni!

  • I madhi komentues ‘Intelektuali’ i thate te gjitha e vertetesia e historise se popullit tone do te ndrise dhe pse pinjollet e gjakatarit mundohen te zhgarravisin te diturat e atij rregjimi shtypes.E verteta do te dale dhe pse vone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *