Qemal Poçi Doktor i Shkencave Toksikologji-Veterinari, Profesor i asociiuar, nënkolonel shqiptar në lirim flet ekskluzivisht për gazetën DITA për rrezikun bërthëmor pas sulmit rus në Ukrainë. Goditja që iu bë të premten mbi centralin bërthamor në Zaporizhja, më i madhi në Europë, toksikologu Poçi tregon për pasojat e një shpërthimi të këtij centrali jo vetëm në Ukrainë por edhe shumë më gjerë.
Cilat janë faktorët që po na shpien drejtë një katastrofe mbarënjerëzore dhe pasojat e pallogaritshme të një lufte të tillë që ka në kokë Putini. Sa të rrezikuar janë shqiptarët nga kjo luftë. Parashikimi i famshëm i Ajnshtajnit…
Intervistoi Xhevdet Shehu
– Zoti Qemal, pas gati dhjetë ditësh sulmi të Rusisë dje ndodhi ajo më e rrezikshmja, u godit centrali bërthamor në Zaporizhja. Mund të na tregoni rrezikshmërinë që mbart shpërthimi i këtij centrali?
– Agresioni kriminal i Rusisë kundër Ukrainës, ka tërhequr vëmendjen dhe ka shqetësuar gjithë botën. Ky shqetësim është rritur së tepërmi pas sulmit të së premtes mbi centralin bërthamor më të madh të Europës që ndodhet na Zaporizhja. Ky rrezik u bë i qartë nga deklaratat e putinit se nëqoftëse nuk do të realizohen synimet e tij, ai mund të përdorë edhe armët bërthamore. Meqenëse kjo deklaratë ka ngjallur shumë shqetësim dhe dyshime port fatin e kësaj lufte, është i drejtë interesimi për atë që pritet të ndodhë dhe për efektet e përdorimit të këtyre armëve.

– E pra, cili është efekti dëmtues në këtë rast?
– Forca goditëse e armëve atomike bazohet në çlirimin e menjëhershëm të energjisë të elementëve radioaktivë, në bazë të reaksionit zinxhir të tij. Kuptohet, ajo varet nga kalibri i bombës dhe matet me kiloton apo megaton. Psh, një kiloton ka nju fuqi goditëse të barabartë me 1000 ton eksploziv.
Bombat atomike të përdorura nga amerikanët në fund të Luftës së Dytë Botërore në Hiroshima dhe Nagasaki kishin një ekuivalent trotili prej 20 kiloton (pra baraz me 20 mijë ton eksploziv.
Sot në armatimin bërthamor, ka jo vetëm nënfish (por sidomos shumëfish të këtij etaloni nëqoftëse do ta quajmë kështu. Forca goditëse e tyre mund të arrijë në miliona ton eksploziv.
Pra merreni me mend se ç’pasoja katastrofike do të kishte një shpërthim i tillë!
– Cilët janë faktorët dëmtues të tyre?
– Cilido qoftë kalibri i bombës atomike apo me hidrogjen faktorët dëmtues janë katër: vala goditëse, rrezatimi ndriçues, pluhuri radioaktiv dhe rrezatimi përshkues.
Nga lloji i bombës që do përdoret (atomike apo me hidrogjen) dhe kalibrit të saj varet efekti dëmtues i tyre në përgjithësi, por edhe roli i secilit faktor në veçanti. Për shembull, në bombat e kalibrit të vogël mbizotëron vala goditëse dhe rrezatimi përshkues, kurse në bombat me fuqi të madhe mbizotëron vala goditëse dhe rrezatimi ndriçues.
Le t’i analizojmë këta faktorë:
- Vala goditëse është faktori më i fuqishëm i shpërthimit bërthamor që përbën rreth 2/3 e efektit të saj dëmtues. Në vendin e shpërthimit krijohet një temperaturë e lartë prej miliona gradësh. Në vendin e plasjes të gjithë elementët (në tokë, ujë, ajër, bimësi), kalojnë në gjendje gazi, krijohet një rruzull i fuqishëm zjarri dhe një shkëlqim verbues, që edhe në largësinë prej 10 km një biombë me fuqi kiloton e kalon 100 herë shkëlqimin e diellit që vërehet nga toka. Nga shpërthimi i fuqishëm, ajri i nxehtë lëviz me fuqi nga epiqendra dhe në varësi nga kalibri i bombës fuqia e saj die në largësi të ndryshme. Për shembull, forca e valës goditëse prej 20 kiloton shkatërron çdo objekt mbitokësor në largë2si prej 1800 metra. Mendoni se sa e fuqishme e valës goditëse me ekuivalent trotili prej 1 milion ton.
Kufiri i parë i valës goditëse quhet fronti i valës. Gjatë lëvizjes së saj, në varësi të kalibrit, shkatërrohen ndërtimet mbitokësore, njerëzit, kafshët, pemët e të mbjellat. Psh, në rastin konkret vala goditëse distancën prej 1 km e arrin për gjysmë sekonde, 5 km për 5 sekonda, 10 km për 22.5 sekonda. Prandaj, për t’u mbrojtur prej saj, menjëherë duhet të shtrihemi nëpër këndë, gropa apo barkas shpejt mbi sipërfaqen e tokës me kokën në drejtim të kundërt të goditjes.
Gjatë shpërthimit të bombës, ajri duke u larguar me shpejtësi nga epiqendra, krijon edhe një vakuum. Prandaj, ai kur arrin limitin e barazimit me trysninë normale, kthehet me shpejtësi në epiqendëtr për të plotësuar vakuumin. Në këtë rast, ai rrëzon edhe ato objekte që janë lëkundur, por nuk kanë rënë. Prandaj njeriu që është shtrirë, nuk duhet të ngrihet në këmbë para se të kthehet ajri në epiqendër. Forca goditëse e trysnisë së frontit të ajrit matet me kg për 1 cm2. Psh, trysnia prej 1.0 kg për cm2 shkatërron plotësisht objektet mbitokësore, pemët, të mbjellat. Trysnia prej 0,6-1. Kg/m2 shkakton plagë të rënda, 0.4-0.6 të mesme dhe 0.2-04 të lehta.
- Rrezatimi ndriçues shkaktohet nga temperatura e lartë gjatë shpërthimit bërthamor dhe zgjat nga disa të dhjeta të sekondës për një kiloton, deri në 30 sekonda në kalibrin me 10 megaton. Ky faktor shkakton djegie, shkalla e të cilave varet nga madhësia e impulsit të dritës (që përbën sasinë e saj në 1 cm2). Kuptohet, temperatura shumë e lartë shkakton djegie jo vetëm në njerëz dhe kafshë, por edhe në objekte, pemë , të mbjella etj. Për t’u mbrojtur nga rrezatimi ndriçues, njeriu duhet të fshihet prapa çdo objekti të padepërtueshëm nga zjarri.
- Rrezatimi përshkues (radiacioni përshkues) formohet nga rryma e neutroneve dhe rrezet gama. Të dyja këto formohen gjatë shpërbërjes bërthamore në çastin e shpërthimit. Lar4gësia e veprimit varet nga ekuivalenti i tritolit, i cili arrin: kur bomba është 20 kiloton, largësia arrin 1.2-2 km. Kur ajo është 10 megaton, largësia arrin 7 km. Rrezet gama veprojnë mbi qelizat, i jonizojnë ato, molekulat dhe atomet, prishin veprimtarinë jetësore të tyre dhe të gjithë organizmit. Radioaktiviteti lind jo vetëm në inde, por edhe në ajër, tokë, ujë, prodhimet ushqimore, sendet metalike. Sendet që radioaktivizohen, me kalimin e kohës çlirohen nga radioaktiviteti.
- Ndotja radioaktive. Produktet radioaktive që formohen pas shpërthimit bërthamor, ngrihen në atmosferë; lëvizin me drejtimin e erës dhe bien gradualisht mbi tokë si dhe në rajonin e shpërthimit, ashtu dhe jashtë kufijve të tij, duke lënë gjurmë të padukshme të radioaktivitetit.
Ndotja radioaktive e mjedisit karakterizohet nga doza e rrezatimit gjatë kohës së shpërndarjes së plotë të lëndëve radioaktive, si dhe nga niveli i rrezatimit. Konsiderohet i ndotur me lëndë radioaktive territori në të cilin niveli i rrezatimit arrin në 0.5 rentgen në orë. Zona e rrezikshmërisë që paraqet niveli i rrezatimit ndahet në tre shkallë: – zona e ndotjes së lehtë – doza e rrezatimit gjatë shpërbërjes së plotë të lëndës radioaktive arrin në 40-400 rentgen dhe përbën 70-80 për qind të lëndëve radioaktive; – zona e ndotjes mesatare 400-1200 rentgen dhe ka 10-12 për qind gjurmë radioaktive. – zona e ndotjes së fortë ka mbi 1200 rengen dhe kaq nga sipërfaqja e ndotur prej 8-10 përqind.
– Pasi u njohëm me gjithë këto efekte vdekjeprurëse të tmerrshme, çfarë na thoni si përfundim i kësaj bisede?
Unë tregova më lart si specialist faktorët, dëmet dhe pasojat nga përdorimi i armëve bërthamore. Tani që kjo është bërë temë e ditës, njerëzit duhet ta kuptojnë rrezikun dhe të mësohen si të mbrohemi. Ne shqiptarët në këtë rast jemi njëlloj të rrezikuar sa edhe popujt e tjerë. Prandaj të gjithë kërkojnë ndaljen e kësaj lufte shkatërrimtare.
– A janë të rrezikuar popujt nga një luftë bërthamore?
Mendoj se pa dyshim. Një veprim i çmendur i Putinit, shtypja e butonit të kuq është sinjali i shpërthimit të luftës së tretë botërore. Rezultatin e kësaj lufte e ka përcaktuar Ajnshtajni i madh: “Unë nuk e di se kur do të fillojë lufta e tretë botërore, po për një gjë jam i sigurt: lufta e katërt botërore do të bëhet me gurë dhe shkopinj”.
Putini është i paparashikueshëm dhe nga ai mund të pritet çdo gjë. Prandaj Perëndimi, SHBA dhe gjithë njerëzimi duhet të jenë vigjilentë dhe moralisht të përgatitur për çdo variant.
*****
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shprehja e famshme mbi L3B i eshte veshur gabimisht Einshteinit, ate e ka thene nje shkencetar tjeter, -nuk po me kujtohet tani emri. Panvarsisht nga kjo, njerezit duhet ta kuptojne se edhe pa plasur L3B, mund te kemi perdorim te bombes atomike, apo luftra lokale me shume te vrarve, sic duket ne keto 25 vjetet e fundit! Dhe kjo mund te ndodhe kudo!
Pershendetje Xha Qemal!!
Informacion Goxha i mire ne Lidhje me Armet Berhamore dhe ato Termo Berthamore.
Me lejen tuaj dhe te Xha Xhevdetit, do ti shtoja Bisedes tuaj dhe faktorve Dentues te nje shperthimi Berthamor/TB edhe nje Faktor te 5-te(Jo nga qejfi, por nga fakti);
5-Impulsi Elektromagnetik, i cili rritet ne proporcion me fuqine e shperthimit.
Ky faktor demtues nuk ka efekte demtuese te njohura( deri tani) ne Organizem por ka aftesi;
-qe te njerr jashte funksionit Sistemet e komunikimit, komandim kontrollit, masmediat(pra cdo sistem qe e bazon funksionimin bazuar ne sistemet valore dhe jorrjetet fikse/kabllore).
Gjith te Mirat
I nderuari xha Qemali!
Na keni rreshtuar disa te dhena,qe i keni kopjuar nga literatura e hershme,por me kaq ju i keni bere nje dem te madh shqiptareve sepse u ke futur tmerrin e pasojave qe shkaktojne armet berthamore,qe nuk ka nevoje shume te spjegohen!
Me keto pergjigje u ke futur tmerrin shumices se shqiptareve,ndaj turpi te mbulofte!
Ne se do te spjegoje sakte kur flet per armet berthamore,me shume duhet te flisje se si duhen perballuar goditjet nga keto arme nga shteti,bashkite dhe vete popullata!
Ne radhe te pare,vendi yne eshte i favorizuar ne mbrojtjen ndaj tyre sepse ka me shume terren kodrinor dhe malor,qwe jane pengese e madhe ne perfahjen e faktoreve demtues!
Se dyti,si asnje vend ne bote,diktatura komuniste,me kriminalja ne bote na ka lene nje PASURI KOLOSALE qe nuk e ka asnje vend ne bote:FORTIFIKIMIN E TE GJITHE VENDIT,ku jo vetem ushtria,por i gjithe populli eshte i sigurte ne vend strehimet kunder atomike dhe nuk eshte ashtu sic jane tallur deri me sot sarmiqte e Shqiperise me bunkeret se pasklan qene paranoje e diktatorit!
Shikoni se si vuajne popullata ukrainase neper bodrume te thjeshta qe ne se bie ndonje bombe ose rakete ajo deperton brenda dhe i vret te gjithe njerezit!
Edhe talljet prej idioti qe qeveritaret tane i kane bere BUNK ARTEVE te tyre hyn ne marrezite e Rames,qe kushjtojne neser jete njerezish!
Bukeret duhet te evidentohen,te pastrohen dhe te riparohen urgjentisht si pasuri kombetare!
Se treti,shteti duhet te kete rezerva te mjaftueshme ne armatime,municione,karburante etj,si dhe ushqime,ne rast lufte,se lufta ne eshte loje ne internet,por gjakderdhje dhe nuk perballohet me batuta dhe zgerdhirje sic ben Edi Rama!
Rama duhet te riformatoje qeverine dhe te gjithe administraten shtetertore dhe vendore,duke hequr dore nga mburrja me grate dhe vajzat anonime,qe paska mbushur qeverine,se shteti do “bythe” e jo parfume grash!
Ne ushtriu duhen marre masa per fuqizimin e mbrojtjes kunder ajrore,se nje vend i vogel si Shqiperia,ne se nuk eshte i pergatitur seriozisht mund te fundoset vetem me nje GODITJE ne te gjithe teritorin me bomba aviacioni,sepse e dine se ne ushtri per te perballuar agresionin nuk kemi dhe sa te vije NATO,serbi e ka mbaruar punen!
Mjaft me mufkat e Rames,se ne jemi ne NATO dhe na mbron NASTO dhe ne le te bejme qejf!
Se NATO nuk eshte sherbetori yne,se ne se fillon nje lufte boterore,nuk do jemi vetem ne te sulmuar!
SHKURT:
Vendi yne eshte me i mbrojtur nga efektet demtues te armeve berthjamore se te gjithe shtetet e botes,ndaj puthini bunkeret qe tani,se po plasi e kuptoni vete idiotizmin tuaj!
O Shtet,
Si koment ACT-je duket ku i joti,
brs
O kimist,perderisa nuk komenton me argumente kunder atyre qe shkruaj une,atehere ti je nje idiot funksional!
Meriton nje samar falas!
Shtet i fort!!!!
Nuk te kundershtova dhe nuk te Ofendova, nuk kisha arsye.
Nuk po te ofendoj prap, edhe pse tani me dhe nje arsye ta bej!
As ACT-ja dhe as BRS nuk jan ofendime. Kerko dhe do ta kuptosh..(Best Regards-Brs)
Gjithsesi, un nuk di shum nga keto buuumjet Berthamore/termoberthamore.
Sa me shum lexoj per to, aq me teper e kuptoj se sa pak di.
Ja, per fat, sot(dje) qelloi ky shkrimi i mire i Xha Qemalit dhe ky komenti yt qe me dha me shum informacion si per Armet B/TB, per strategjite e Shkurajimit dhe perdorimit(Mosperdorimit) te tyre si dhe pasojat dhe efektet demtuese.
P.S
Ate Samarin ma bjer;
Se mos me duhet, ta kem aty, kur me del perpara ndonje .Kerric Gomari, qe kujton se di apo Kupton gjerat e medhaja te kesaj bote!!!!
Ja kalofsh sa me mir
Edhe nje here vertetove qe je koke e madhe ne fushen ushtarake!
Mos harro se koke te madhe ka edhe gomari!
Ato derdellisjet e tua me ACT dhe Brs tregojua fshatareve te tu naten e dimrit prane oxhakut,se me ato nuk tregon se sa di,por se sa pordhe ke!
Sot jane bere eksperte ushtarake te gjithe,qe nga pastruesit e rrugeve,deputetet,politikanet,analistet,opinionistet e deri tek kryeministri piktor zhgarravites,ndersa ne profesionisteve ushtarake na konsiderojne analfabete!
Doemos qe ne nje fshat ku te gjithe jane budallenj,ai qe vjen mik trajtohet sikur eshte me budalla se ata!
Te fala ACT dhe Brs!
Pershendetje „ku je o shtet“ shkrim shume i mire sa per sqarm Zvicerra zen vendin e 1 ne bot me 360,000 strehimore per 9.000.000 persona para shume kohe ne nje analiz qe kan bere organet ketu edhe Shqipria ishte ne majen e vendeve te Botes per ndertimin e strehimoreve dhe strehimin e popullsis,pastaj si i ka trajtu shteti ne krye me Taleban Sali Viqidolin dhe Ed art bunkerin kete e dini ju shume mire!
Pershendetje adi!
Shqiperia me fortifikimin e mbrojtjes nuk kishte bere thjesht strehimore si kasolle,por VENDSTREHIME KUNDER ATOMIKE ku jo vetem te strehoheshin popullata e pa aktivizuar ne ushtri,por edhe te kishin kushte te mjaftueshme jetese te gjate!
Ndersa e vecanta e ketij fortifikimi,qe idiotet e pushtetit fashist antishqiptar qe sunduan Shqiperine ne keto 31 vjet,eshte se e gjithe ushtria prej mbi 700 mije ushtaresh dhe oficeresh,e gjithe rezerva shteterore etj kane qene te mbrojtur per te luftuar ne fortifikime gjigande qe as sot e as kurre nuk do munde t’i realizoje ndonje shtet i botes!
Pervec kesaj fortifikimi perfshinte edhe pergatitjen e te gjithe terrenit shqiptar per mbrojtjen kunder tanke,qe nga sistemimi i kalimeve te tankeve te armikut ne shtratet e lumenjve,perrenjve,rrugeve etj,ne menyre qe tanket e armikut te mos kalonin ndersa tanket tona ta kishin me te lehte levizjen!
Te gjitha vreshtat i kishin shtyllat e betonit me hekur me shtize,qe kur desantet ajrore te hidheshin te binin mbi ato dhe te vriteshin ose plagoseshin rende!
Qendrat e zjarrit te kembesorise,ato qe quhen rendom bunkere,ishin planizuar qe te luftonin 2 ushtare ne ato,nje top kundertankt ose granathedhes etj!
Asnje qender zjarri nuk mund te godiste nje tjeter qender zjarri,ne se e kapte armiku,pervecse mbulonin me zjarr njera tjetren!
Pra fortifikimi i mbrojtjes se vendit eshte ARRITJA ME E MADHE E SHKENCES USHTARAKE SHQIPTARE NE FUSHEN E FORTIFIKIMIT,por edhe ne ate boterore!
Kush e do Shqiperine duhet te krenohet!
Por jo Rama,karagjozi!