Pasojat e luftës në Ukrainë do të ndihen për më shumë se një vit në ekonominë shqiptare. Janë këto vlerësimet e Bankës së Shqipërisë të prezantuara në Raportin e Stabilitetit Financiar për 6-mujorin e dytë të vitit të kaluar, ku analiza fokusohet edhe te ndikimi i luftës.
Sipas bankës, efektet do të prekin të gjithë zinxhirin ekonomik për shkak të çmimeve të larta që do të rrisin edhe më tej kostot e prodhimit, duke sjellë rënie të ndjeshme të konsumit e ngadalësim të gjithë ekonomisë. Energjia, drithërat, ndërtimi dhe turizmi janë sektorët që do të goditen më shumë sipas analizës së bankës qendrore.
Por, rreziku edhe pse në mënyrë të tërthortë, do të ndihet edhe në sektorin bankar. Kjo pasi kriza e çmimeve po prek të ardhurat e qytetarëve e ecurinë e bizneseve, çka sipas bankave mund të sjellë pamundësinë e tyre për të shlyer në kohë kreditë e marra.
Veç rënies së konsumit, efektet negative do të ndihen edhe te investimet që sipas bankës pritet të ulen këtë vit për shkak të situatës së krijuar, ndërsa parashikohet që edhe deficiti buxhetor të zgjerohet më tej duke vënë në vështirësi buxhetin e shtetit.
Edhe pse Shqipëria ka një volum të ulët tregtar me Rusinë dhe Ukrainën, çka nënkupton se nuk preket drejtpërdrejt në drejtim të tregtisë së jashtme, efektet janë të pashmangshme pasi vendi importon mallra nga vendet e tjera duke u varur kështu nga luhatjet e forta në tregjet ndërkombëtare që reflektohen më pas në rritje të kostove të mallrave në tregun vendas.
Në kushtet kur të gjitha vlerësimet e autoriteteve vendase e të huaja flasin për një frenim të ekonomisë si pasojë e zhvillimeve ndërkombëtare dhe plotësimit të nevojave të energjisë që mbetet sfida kryesore për vendin, Banka Shqipërisë vlerëson se përballimi i tyre kërkon bashkëpunim me saj dhe qeverisë në drejtim të mirëadministrimit fiskal dhe ndërmarrjen e reformave të thella për kapërcimin e krizës.
o.j/dita

Rrofte Partia e Punes (d.m.th She.B.A) ja per ne Arnautet e vetequajture Skiptare.
Pamvaresisht qe Presidentet e Saj betohen cdo kater vjet ne nje Pacavure qe quhet Bible (Biblio Greqisht) perseri mbeshtesin Sulltanin Erdogan qe kthen Simbole te Historise dhe Politizmoit (Culture “shqip”) te Krishtere si Agia Sofia e ndertuar nga Perandori Ilyre Greke Iustinianos ne 532A.D.
Dhe Pella-Zagaret e vetequajture Skiptare ferkojne duart nga Gezimi (Gyzel turq)!
Nuk e kuptojne qe considerohen thjesht Idiote dhe Ignorante (Agnos greq) per tu perdorur nga ata qe vodhen Parthenonin dhe mijera Vepra tona Greko-Ilyre.
Mallkuar qofshi o turq ne Kombesi (Emra, Mbiemra, Bese, Fe, Ndergjegje).
Para 4 ditesh u tha qe shqiperia ka volum te larte tregetie me Ukrainen dhe Rusine.Sot po thoni “volum i ulet”.Jeni me skleroze apo pasoje ne tru e COVID-19.Nuk keni faj sepse si thote populli :Bota u be lemsh arapi.(Shenim sepse floket e disa fiseve afrikane jane kacurele qe nuk drejtohen,nuk ka lidhje me discrimination.Lufta ne ukraine perdoret per abuzime nga mafjozet.
Ore ti i horoskopit ekonomik të Bankës, meqënse jemi vënd që nxjerim naftë nga nëntoka dhe e eksportojmë pse ngritja e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare të mos sjell përfitime për vëndin tonë sikurse i sjell vëndeve arabe?
Meqënëse ne prodhojmë energji elektrike me ujin e shiut që na fal natyra dhe çmimi i ujit të shiut nuk është ngritur në tregjet ndërkombëtare por vazhdon të jetë zero, pse të kemi probleme me energjinë elektrike?
Pse të varemi për produktet ushqimore nga bota duke i importuar grur, misër, qumësht të “freskët” pluhur dhe mish me hormone shpesh të skaduara kur ne kemi një tokë dhe klimë të bekuar nga natyra për bujqësinë dhe blegtorinë?
Pse të ngrihet çmimi i gazit kur nën këmbët tona kalon gazi i TAP që mund tu sjell miqënie shqipëtarëve ashtu si u sjell mirqënie tej Adriatikut italianëve?
Mos horoskopi ekonomik i Bankës ka parasysh se ne nuk nxjerim naftë, nuk bije shi për HEC, nuk kemi as tokë që të zhvillojmë edhe bujqësinë dhe blegtorinë dhe në tokën ton nuk kalon TAP?
Mos guvernatori i bankës që nxjer horoskopin ekonomik duke vrojtuar gjitjhë natën yjet dhe planetet nga çatija e Bankës, mos ka zbuluar që sistemi diellor po i afrohet ndonjë vrime të zezë dhe parashikon vetëm kobe ekonomike për Shqipërinë dhe shqipëtarët me ngritjen spekulative kriminale të çmimeve nga kryespekulanti i luftës, individi me mëndësi të një vagabondi të hardallosur adoleshent Edi Rama dhe tregëtarët e tij spekulantë patronazhistë?