Historia që do të lexoni i takon një çifti të sapomartuar dhe nis në fundin e luftës për çlirim në një fshat të thellë.
***
Ushtria gjermane po kthehej andej prej nga kish ardhur e sërish po kalonte përmes këtij fshati. Po habitej bota! Po aq, në atë pasdite u habit edhe lopa! Për çudi, mullari merrte e jepte frymë. Iu afrua, fërkoi sytë dhe u kthye të pyeste dashin, por me keqardhje u kujtua që ballistët e kishin ngrënë një vit më parë!
Pasi u errësua mirë e mirë, u dëgjuan disa të shtëna pushkësh prej tanëve partizanë! Herë si kollë e thatë, herë si lemza e herë si teshtima! Në mëngjes, fshati në festë. Po çlirohej Shqipëria!
Dhe më në fund, shkoi dhe e nxorri Tallamanin e saj prej mullari, vet nusja e tij, Dyfelja!
***
Pas pak javësh, të rinjtë që kishin dalë partizanë, nisën të thirren nga Partia për në Tiranë. Do ndërtohej e ardhmja, fundja.
“Të gjithë do shkojnë në Tiranë, po ne ç’do bëjmë?!”, pyesnin njëri-tjetrin çifti i ri. U hipi zilia, nuk u rrihej më në fshat, u dukej jetë monotone! Por, ama të gjithë e dinin se Tallamani ish thirrur me dhjetra herë për të dalë partizan, e herë dhëmbi, herë shpina, herë barku dhe kështu kish ngrënë ato vite me gënjeshtra.
Po tani, a mund të shkonin pa dhënë asgjë për luftën, edhe ku, në Tiranë?!
Ambicia, dinakëria e dredhia a do të mjaftonin vallë për t’ia hedhur Partisë?!
U hipi një siklet, një ankth, një dëshpërim si kurrë më parë!
Mirëpo ç’të bënte Partia, s’ta bënte as perëndia! Tallamani një prej atyre netëve ndërsa luante me zjarrin në oxhak, ndjeu një therrje në tulin e ndenjëses. U ngrit e ia tregoi Dyfeles së tij nën dritën e kandilit. “Të është bërë çiban more, o e zeza unë! Të ka mbledhur nga sikleti, të është bërë sa një kumbull, më raftë pika! Prit, të ta bëj me raki e mandej me hi dhe në mëngjes s’do kesh më asgjë”.
Tallamani u shtri barkas, pas pak ndjeu bezën e njomë dhe pikat e ftohta që i rrodhën deri në ulluk!
-Mbase bëmë mirë që po rrimë këtu në fshat, hë Tallaman, si thua?! Ja, në Tiranë ku do ta gjenim hirin! Me qerpiçin e tiranasve s’bëhet kjo punë!
Shfryu Tallamani e u zgjat dhe mori kutinë e duhanit. Ashtu barkas nisi ta mbështjellë cigaren. Ndërkohë Dyfelja kish bërë melhemin me hirin e rakinë dhe filloi t’ia lyente rreth çibanit. Ai me gjuhë e përshkoi letrën ta ngjiste dhe i kërkoi zjarr. Nuk vonoi e iu afrua Dyfelja, bashkë me mashën që mbante copën e prushit. Tallamani si një rrufe e pështyu cigaren në këtë çast, me shikime të ngrira e çpuese veçse tha:
– Shpejt Dyfele, shpejt me mashën, më bëj një vrimë të thellë aty ku kam çibanin!
-Ku ore? Çfarë thua, ke lojtur?!
-Ec bëje, se ta them mbrapa…
– Mbrapa?
-Mbrapa pra të thashë! Ngule mbi çibanin e mallkuar! – bërtiti.
-Ku? Këtu mbrapa? Mbi… mbi çiban the?- dhe të dridhej e tëra!
-Po pra, të thashë mbrapa!
Tallamani ndërkohë që kish marrë bezen me raki dhe shtrëngonte me dhëmbë e tundi kokën!
-Ehe…mu aty!
Pa e pyetur dy herë, e bëri atë që deshi burri i saj. U ndie era e mishit të djegur. Ende pa u mbushur me frymë dhe gjithë djersë të ftohta, u kthye nga Dyfelja dhe i tha:
-Tani do ikim në Tiranë! Ja shih po s’ikëm! Do t’u them se jam plagosur gjatë ndjekjes së gjermanëve, por më vinte zor t’ia thoja Partisë që armiku më plagosi në….
-Ti je shejtan për Zotin! Për Zotin e bën!
Për Zotin jo, por për veten e tyre, e bëri! Pas pak muajsh, vërtet erdhën në Tiranë. Mori status veteran. Mbaroi ca vite shkollë, edhe stazhin e Partisë. Ua tregoi atyre që duhej e kur duhej shenjën e “plagosjes”. Mori shtëpi pa qerpiç në qendër. U shiste mend edhe vetë tiranasve sikur të ishte nga Parisi! U rrit, u rrit në saj të poshtërsive dhe u bë shoku Tallaman!
Pse mbaroi me kaq mendoni?! Jo, ky ‘’tipi’’ erdhi një ditë dhe u bë Ambasador!
Pas viteve ‘90, e deri sa vdiq u thirr zotëri, ndërsa ajo, zonjë!
Tallamani dhe Dyfelja jetuan për bukuri pra! Ashtu siç ua deshi tallaferja!
Ulu molo, t’doli hona…
Kandidat i dashur, po Ti, a po bën gati çibanin vëlla? Hë, si t’u duk, do ta bësh edhe ti si ‘shoku’ Tallaman? Apo më keq do të na bëhesh tallaman pluralist?!
Ulu molo, t’doli hona…
Moli ule, hona dule…

BRAVO!
Kush do te kuptoje realitetin e trecerek shekulli, duhet te lexoje cdo rrjesht. Meritokracia nuk eshte vleresuar kurre ne kete vend dhe cdo kush qe ka patur nje “ciban”, ka mundur te terheqe prej hundesh qytetaret e ketij vendi.
Me vjen keq qe kete konstatim e ben nje njeri qe nuk ka lindur ne Shqiperi.
tallavani dhe qibani nuk sherohet kur mjekimin e kerkon nga shejtani DO TME FALNI se kujtesa per moshen nuk prodhon dote ne ligjerat te drejt te lexuara ose te degjuara po ju tregoj nje bisede me nje plak te zgjuar icili ipa kenaqur nga mendimet e keqija dhe nga qefmbetjet disa do te ktheheshin ne kundershtar te votimit dhe disa te tjere nuk do te votonin AI tregoj KETE SHEMBULL ne nje kopesht kishte bire nje bare i keq qe dohej te hiqej me terheqje fizike ne fillim u munduan gruja dhe burri si dhe femijet e tyre por shkullja ishte e pamundur aty prane ishte qeni delja macja forca e mashkuare e tyre ishte e mjaftushme por problemi ishte se pote vija pas qenit macen ose ne te kunderte do te grindeshin prandaj vendosja njerzit qeni delja dhe macja duke terhequr ne nje drejtim ariten shkulje e barit te keq por nje person keq dashes u tha pse smerni ne terheqjen edhe ujkun si te forte burri i shtepise ja ktheu vazhdo rrugen se ste kerkoj njeri mendim dhe mendimi juaj bene nje shkaterim te plote te forces terheqes se largohen qeni dhe delja
Miko, cfare tymos ti amon se qeka e cilesise se pare…
kjo ishte vertete e goditur bukur. Por populli i urte thote se duhen shtate hile dhe nje trimeri, ata qe bejne te kunderten per fat te keq i kishim tek Varrezat e Deshmoreve. Urime!
…e mer ti ashtu eshte, po ca nga ata qe ishin tek Varrezat e Deshmoreve, i zuri plumbi, kjo s’do me thene se ishin trime te tere ata…
haa ha ha e bukur shum