Disa ditë më parë, përfaqësues të rëndësishëm të Parlamentit Evropian, mbështetën propozimin e një grupi të njohur kongresmenësh amerikanë, për t’i dhënë çmimin Nobel për Paqe Baroneshës Aashton, kryeministrit Hashim Thaçi e, njëkohësisht, edhe kryeministrit serb. Këtij propozimi iu bashkua edhe zoti Edi Rama, kryeministër i shtetit shqiptar, i cili iu bëri thirrje të gjitha partive politike në Shqipëri, që të mbështesin njëzëri këtë propozim.
Nga trojet shqiptare ky ishte një mësim i vyer për të gjithë politikën tonë, për të qenë së bashku, të paktën në disa gjëra themelore, të cilat na bashkojnë si komb, bashkojnë vlerat tona dhe, sidomos, shfaqin edhe një herë mbështetjen që populli ynë i ka dhënë luftës çlirimtare në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare nën Maqedoni. Për fat të keq, këtë nuk e bëri politika në Kosovë, ku ende partitë politike, edhe për gjëra të tilla, shohin më tepër interesat e tyre të ngushta politike, pra shohin vetëm atë që është e dobishme për meskinitetin partiak, dhe nuk mund të dalin jashtë saj. Ndoshta, nga që këtë edhe nuk e kemi pasur ndër mend, sepse jam i bindur se, po të ishte menduar si për vete, patjetër në Kosovë, edhe më përpara se të dilej në shtetin shqiptar, do të duhej të kishim qenë së bashku në një mbështetje të mirëfilltë.
Personalisht, unë jam energjikisht për t’i dhënë Hashim Thaçit Çmimin Nobel për Paqe. E di se shumë vetë do të habiten dhe do të pyesin: si është e mundur që si deputet në Parlamentin e Kosovës, njëri ndër bashkëthemeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe mbi të gjitha, me prejardhje familjare, të afërm e miq të rrugës së gjatë të sakrificës, ta mbështes këtë propozim, në të cilin së bashku me Thaçin do të jetë edhe kryeministri serb, nga partia e Millosheviqit, i cili bëri masakra të pashembullta në Kosovë?!
Përse jam unë dhe përse e mbështes edhe idenë e kryeministrit Edi Rama, që të gjitha partitë politike, forcat njerëzore dhe elita intelektuale shqiptare, të mbështesë këtë propozim?
Nominimi për Nobelin mbyll thesin e shpifjeve të Dick Martyt
Së pari, le të mendojmë kohën në të cilën po zhvillohet ky proces. Pas pak javësh do të fillojnë shumë gjëra që lidhen me zbardhjen e të vërtetave dhe të mashtrimeve në raportin e njohur si Raport i Dik Martyt. Thashë, si i njohur, pasi që jam i bindur se në këtë material kanë dorë edhe shërbimeve të specializuara jashtë Kosovës, sidomos në veriun e saj. Ndërsa, më vonë, shtjellimi i këtij raporti, do të jetë më i gjerë dhe me kontekste jo të favorshme, të pritshme për shqiptarët. Edhe sikur të gjitha akuzat të hidhen poshtë, dhe jam i bindur se shumë prej tyre do të hidhen, për të mos thënë të gjitha, raporti, si i tillë, e ka bërë tashmë efektin e tij.
Në mbështetje të këtij raporti janë shkruar libra, është bërë propagandë e shfrenuar, është synuar të nxihet e gjithë lufta çlirimtare, janë bërë sajime përtej mendjes njerëzore, dhe të gjitha këto, së bashku e veç e veç, kanë zënë vend në memorien e njerëzve. Shumë nga figurat më të njohura të luftës çlirimtare, përdhunisht janë shpërfytyruar në mendimin e politikës, lufta çlirimtare po trajtohet si luftë klanesh apo si luftë e drejtuar kundër popullsive pakicë në Kosovë, dhe gjithë ajo që ka ndodhur në të vërtetë, dalëngadalë po lihet në harresë. Propaganda kundër luftës çlirimtare e kundër figurave të saj, burgimet e padrejta, si rasti i dyfishtë e komandantit legjendë Ramush Haredinaj, e ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm, Fatmir Limaj, arrestimet e drejtuesve të luftës, thuajse në të gjitha zonat operative e, tash së fundi, edhe arrestimi i drejtuesve të Zonës së Parë Operative, Drenicë, po nxjerrin jashtë vëmendjes sakrificat e bëra, dhe masakrat serbe po i shndërrojnë në viktimizim të milicisë dhe policisë serbe.
Në këtë moment është e domosdoshme që nga Kosova dhe për Kosovën të jetë një shembull që të përcaktojë saktësisht se njerëzit e luftës kanë qenë njëkohësisht edhe njerëz të paqes, se njëri prej tyre, konkretisht Drejtori Politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, si përfaqësuesi tipik i saj, duke qenë një figurë e njohur politike, mbartë më vete edhe të drejtën për të qenë bartës i një çmimi , i cili, në fakt, nuk do t’i takojë veç atij, por të gjithë pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët, pas përfundimit të luftës u bënë pjesë integruese e procesit të paqes.
Iu takon edhe atyre, sepse, megjithë reprezaljet e tmerrshme që përjetuam, megjithëse shumë prej viktimave dhe dëshmorëve të luftës që iu përkasin familjeve të tyre, ende nuk dihet se ku ndodhen, dhe se ku pushojnë trupat e tyre, përsëri, asnjëri, në gjithë këto vite, nuk ka bërë asnjë akt dhune, krimi a terrori mbi popullsitë pakicë në Kosovë. Kjo iu bën nder atyre, dhe pikërisht për këtë shkak ata do të jenë pjesë e këtij çmimi.
Pjesë e këtij çmimi do të ishin edhe veteranët e luftës sonë çlirimtare, të cilët, megjithëse nga të shpëtuarit, janë ndër njerëzit e dëmtuar më shumë, përsëri ende durueshëm presin të drejtat e tyre dhe nuk kanë bërë asgjë që Kosova të jetë një vend i destabilizuar dhe prej saj të ketë destabilizim i tërë rajoni. Në të kundërtën, shembulli i tyre, përmes njohjes së realitetit normal në Kosovë, ka qenë tregues i qartë dhe i drejtë edhe për të tjerët.
Pra, duke qenë Hashim Thaçi si ish-drejtor Politik i UÇK-së, vlerësimi i tij me Çmimin Nobel të Paqes, është një ndër përgjigjet më të spikatura ndaj raportit të Dik Martyt, në fund të fundit është një spikamë për të gjithë ata që deri më tash, përmes njëmijë fijeve të vjetra e të reja, kanë tallallur se gjithë ajo që ishte ushtri e Kosovës, nuk ishte asgjë tjetër veçse pjesë e terrorizmit në Ballkan.
Kjo është ajo që e mendoj unë si përfaqësimi i të gjithë luftëtarëve në këtë proces dhe si pjesë përbërëse e këtij çmimi.
Por, përtej saj, janë edhe disa shkaqe të tjera.
… edhe heronjtë nga varret do të ishin pro
Mendimi im në mbështetje të kandidimit të kryeministrit Thaçi nuk vjen rastësisht, vetëm nga shkaku se ai është edhe drejtuesi i partisë ku bëj pjesë apo e përfaqësoj në Parlamentin e Kosovës. Këtë do e kisha bërë pa mëdyshje për gjithsecilin personalitet të Kosovës, në cilëndo lëvizje politike që të ishte, pa marrë parasysh nëse i takon apo jo linjës politike ku unë jam pjesë. Edhe nëse do të kishte qenë kryeministër Ramush Haradinaj, pa asnjë mëdyshje unë do të kisha bërë këtë apel në politikën shqiptare në Kosovë dhe përtej saj. Edhe po të kishte qenë Isa Mustafa, megjithëse kemi dallime, përsëri do e bëja. Sepse, cilido qoftë ai nuk përfaqëson vetëm vetveten, ai është një shumësi më shumë në jetën politike të Kosovës dhe në njohjen e saj ndërkombëtare. Pikërisht refleksi që ka ky çmim në jetën politike të Kosovës dhe në ecurinë ndërkombëtare të saj, si një afirmim i vlerave njerëzore, më bën të jem edhe më i angazhuar. Nuk është e rëndësishme në planin e parë se cili është ai që do ta përfaqësojë Kosovën, e rëndësishme është se vetë Kosova përfaqësohet përmes kryeministrit të saj. Dhe, mbase, është shembulli më i mirë se ata që ditën të fitojnë luftën, po dinë të fitojnë edhe paqen.
Në Kosovë, që prej vitit 1999, pra me përfundimin e luftës, të gjitha mesazhet e bashkëjetesës që i janë dhënë pakicës serbe, ose nuk janë kuptuar prej saj, ose, më shpesh, nuk janë dashur të kuptohen. Në fakt, shumë shpejt, mbi bazën e plani të mirëstudiuar, pakica serbe po sillej në Kosovë si një pjesë e margjinizuar, e përbuzur, pa të drejta, pa të ardhme, e frikësuar, dhe si rrjedhojë gjithnjë ka kërkuar e vazhdon të kërkojë të drejta shtesë, të cilat jo vetëm nuk ua jep shqiptarëve në Kosovën Lindore, por nuk janë as në shtetet më të civilizuara ku kanë probleme të tilla bashkëjetese. Këtë lojë shantazhi ata e kanë “justifikuar” gjithnjë me drojën e hakmarrjes së shqiptarëve dhe disa herë kanë pasur sukses. Kandidimi i zotit Thaçi, si bartës i Çmimit Nobel për Paqe do të dëshmojë një të vërtetë të njohur, por të papranuar, se në fakt shqiptarët, megjithëse të dëmtuar, janë ata që duan më shumë vendosjen e qetësisë dhe të mundësisë për një jetë të barabartë.
Vetë zoti Thaçi, si personalitet politik dhe si drejtues i shtetit të Kosovës, e meriton këtë. E gjithë ajo që ka bërë në favor të vendosjes së një ekuilibri bashkëjetues në mes të palëve, popullsisë shumicë dhe pakicave në Kosovë, ka qenë vendimtare. Ai e ka bërë këtë duke humbur nga figura e tij si njeri që më së shumti iu përket shqiptarëve dhe lideri i luftës, por besoj se e ka bërë vetëdijshëm, pasi, mbi përvojën e tij në politikë ka vendosur të përgjithshmen, e cila, ashtu ose kështu, nuk mund të bëhet pa e konsideruar veten nganjëherë edhe si kamikaz politik. Zgjedhjet e fundit vendore dhe rezultati i tyre, pavarësisht se partia jonë ka ende shumicën e komunave, tregoi se politika e tij drejt bashkëjetesës ka pasur edhe konsekuencat e saj, të cilat, edhe ashtu, nuk janë kuptuar si një proces i domosdoshëm. I dhimbshëm, por i domosdoshëm.
E njoh Hashim Thaçin që nga momentet e para të aktivizimit në politikë, pasi kemi qenë në të njëjtat struktura dhe kemi qenë pjesë në të njëjtat gjëra. Shpesh herë nga shtëpia jonë e vjetër, ajo që u dogj nga ushtria serbe, ai bashkë me ne, është nisur për të bërë punë në dobi të Kosovës. Ashtu si kemi pasur momente jashtëzakonisht të afërta, ashtu kemi pasur edhe gjëra që na janë dashur t’i zgjidhim, por ajo që është themelore qëndron në angazhimin e tij deri në fund për të mirën e njerëzve dhe prosperitetin e Kosovës .Në këtë gjë unë dhe familja jonë e kemi mbështetur gjithnjë, ashtu siç do ta mbështetim edhe tani.
Jam krejt i bindur se edhe heronjtë nga varret do të ishin pro kësaj mbështetje, pasi që edhe ata nuk e kanë parë kurrë Kosovën, pos në luftë, dhe nuk kanë dashur kurrë t’i zgjidhin të gjitha problemet vetëm përmes luftës. Luftën ata e kanë të përkohshme, ndërsa paqen të përhershme. Ata kanë luftuar për të sjellur paqen, megjithëse, njëkohësisht, kanë qenë të bindur se kjo paqe mund të arrihet vetëm përmes luftës.
E vetmja gjë që e nxin këtë proces është bashkëkandidimi i kryeministrit serb. Por, kjo nuk është një gjë që mund të ndahet më dysh, pavarësisht mendimit e ndjenjës sonë. Kjo është diçka që bashkësia ndërkombëtare, sidomos dy qendrat e vendosjes globale, SHBA dhe Evropa, më tej se një bashkëkandim, e mendojnë si një hap perspektiv. Megjithëse për ne, shqiptarët, kjo është e rëndë dhe e papranueshme, duhet të mësohemi me idenë se ajo që vendoset larg nesh, herë në dobinë tonë, e herë jashtë pëlqimit tonë, nuk varet nga ne dhe nuk duhet të vendosim shenjën e barazisë midis dy kryeministrave. Në fund të fundit, njëri, zoti Thaçi, i përket palës fituese, në të cilën ishim edhe ne; ndërsa tjetri i takon palës humbëse, kundër të cilëve, ishim edhe ne.
Bashkimi Evropian na dha një shembull të përmasave të mëdha, se si, duke harruar largësinë, qoftë edhe gjeografike, ata mbështetën një mendim të ligjvënësve amerikanë, që ka të bëjë në një të tretën e tij me kryeministrin tonë dhe në një të tretën me një zonjë të nderuar, e cila ka marrë përsipër shumë gjëra në dobi të Kosovës. Zoti Edi Rama e përvetësoi pozitivisht këtë shembull evropian dhe koha është që të ecim në këtë vazhdimësi, pasi që vetëm fakti që lideri i luftës çlirimtare, mund të jetë i pari shqiptar kryengritës që nderohet me këtë çmim, është njëkohësisht çmim për të gjithë luftëtarët, të rënët dhe ata që sot aktualisht janë pjesë e ndërtimit të shtetit të Kosovës.
Andaj edhe jam për mbështetjen e kandidaturës së zotit Thaçi për Çmimin Nobel për Paqe.
(Autori është bashkëthemelues
i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
dhe deputet i Partisë Demokratike në Parlamentin e Kosovës)
…a ka qene ne luften qe thuajse u be nga UCKja ne Kosove, Hashim Thaci?….une jam banor i Durresit dhe ne ate kohe, pothuajse gjithe kohes, me nderprerje te vogla, e kam pare Hashimin ne kete qytet, me shume ne porte ku priste dhe percillte njerez te ardhur nga bota qe niseshin per Kosove, ku shume nga ata u tradhetuan dhe u vrane neper prita……por Hashimi priste edhe shume arme te ndryshme te cilat i strehonte ne shtepine e nje ish hetuesi te kohes se sigurimit te shtetit dhe i shiste ato po ushtrise se Kosoves por me cmime shume te larta…..por shkonte edhe ne Tirane ku ne nje nga keto raste, u perlesh me njerezit e Ilir Metes sepse i kishte mare nje te dashur Ilirit ku edhe u plagos ne kembe…….po qe se per keto lloi trimerishe atij duhet ti jepet cmimi NOBEL…le ta mari por jo per PAQEN ….a sa per trafikim apo kurveri….po duhet ti jepet….
Di kush te shpjegoje pse Media ne Kosove nuk i referohes medias, jetes, lajmeve; a cdo gje qe ndodh ne Shqiperi?
Sala, Edi, Liri, dreqi dhe i biri, nuk ekzitojne per ta.
Kosoves ”nuk po ja nin hic” hic bre fare! As per emra, as per ngjarje.
—
Kosova Sot — eshte e bardhe, nje titull te vogel ”Vdiq Artisti Popullit I.Madhi”
Gazeta Express — dicka per ”Vace Zelen”
Koha Ditore — ”homazhe per Vacen ne aeroportin Adem Jashari”
Asgje tjeter per Shqiperine (e me te drejte mendoj une)
—
Nuk ka Media Shqip pa 1-5 artikuj / lajme ditore per Kosoven! Cfare dhe pse ato na duhen ne? [me shume respekt per lexuesit kosovare]
Jo vetem paritet nuk ka [sigurisht Media Kosovare eshte mjaftueshmerisht e zgjuar ta kuptoje se Bashkite/ cic-micet, Politika, zhurma, lajmet nga Shq nuk u interesojne qytetareve te tyre] por as rendesia e c’efekt (fare!) kane per Qytetarin Shqiptar nuk merren parasysh.
—-
Media ne Kosove s’ka links/ Lajme ndaj Medias se Shqiperise, por aty permenden dhe z-list celebs ne Britani apo planet e Simon Cowell.
Media Shqiptare — na ka trajtuar me links (me shume zemer-gjeresi) e Lajme pre/post Limaj (para se te dilte/ pasi doli ne TV) Shpendin, Arbrin, Prishtinen, Remziun, Isen, Rexhepin, Rektori, Trepcen, Thacin, e 8-12-24 lajme ne 2-3 ditet e fundit!
Pa fund!!
Pse?
A ja gjen njeri fillin kesaj Pune?
O zefi ti nuk je nga Durresi si thua po bjeri drejte, ti te pengon clirimi i Kosoves se ishe mesuar te beshe pazare me shkaun…Hashimin e perkrahu SHBA ,EU,shpifjet e tua jane i…
ti banori i durrsit paske marr naj lek nga fazlliqi i sales qe me rrejt a
ZEF nuk te ka hije genjeshtrat se ne qe kemi qen ne front jemi takuar shume her me Thaqin.
Per arme qe kane ardh deri ne port te Detrrsit ato arme te gjitha jane hy ne Kosove pa as nje Lek .
Ne ne gazeta nuk mund te shkruajm per punet qe i ka ban Thaqi kunder Serbve sepse ti mund te jesh edhe ndonje shpiun qe provokon dhe ti drejt e te Serbet shkon per deshmi por nuk i ham ato idiotizma tua.
po me plasi mua ne se ti beson apo jo ne ato qe une te them….juve vetem po ju bere qejfin, je burr i mire ndryshe je spiun serbe……mua me kjafton qe e di mire qe Thaqi yte eshte nje mafioz dhe trafikante por edhe vrases i shqiptareve…..a me thua o trim i UCKs sa tanke serbe dogje, sa makina prishe dhe sa ushtare serbe vrave ti me uck tende……thurini lavde NATOs se akoma do te ishti nene serbine…pa sa per Thaqin dhe komandantet e tjere tuajit, ata vetem vidhnin dhe vrisnin kur nuk ja u jepshin…shokoi sa te apsur jane dhe nga sa vila kane…por ty dhe te tjereve u jane errur syte nga servilizmi dhe hajduteria…….