Përshëndetje Dita! Ju përshëndes për të gjithë artikujt, duke filluar nga ai i z. Beqiri e të tjerë. Qershi mbi tortë ishte artikulli i zotit A. Koçiko. Më i bukur s’ka. Përmbledhje e të gjitha analizave të bëra dhe atyre që nuk mund të botohen. “Të demaskohen me gojën e tyre!” Dhe janë aq të pamend, si në kohën e Luftës, të vazhdojnë njësoj. Më kujtoi një ndodhi të përshkruar tek romani “Përmbysja” e Fatmir Gjatës. Në një fshat kryetari i Ballit kishte vajtur të rekrutonte fshatarë. U ngrit më i vjetri e i tha:- Më thuaj, o aga, kush është më i zgjuar, njeriu apo gomari? – Ç’flet,- i tha agai,- kuptohet, njeriu. – Jo more aga,- ja kthen fshatari,- gomari është më i zgjuar. Ai po kaloi një herë në batak, shtyje sa të duash, rrihe po deshe, nuk kalon më në atë rruge. Kurse ne kemi ecur tërë jetën në batakun ku na fusje ti. Tani “Jo” më, se kemi kush na drejton e mbron, jemi të partizanëve. Prandaj dhe unë, jam me të njëjtën mendje me z. Alqi, që duhet të shkruhen opinionet e munguara në vite të popullit, për Luftën. Që të kujtohen se ky popull nuk e bëri Luftën me pahir, apo i paguar, si ballistët, por me idealin për liri.
