Prej ndryshimit të sistemit shoqëror në vendin tonë, krahas gjithë përmbysjeve të tjera, kanë dalë edhe një kategori personash, pinjollë të ish kolaboracionistëve gjatë periudhës së Luftës Nacionalçlirimtare që po mundohen ta përmbysin tërë të vërtetën e asaj lufte heroike me interpretime dhe sajesa nga më dinaket. Mirëpo, sikundër thotë dhe Francis Bacon, nuk ka rrezik më të madh për historinë e një kombi, se kur njerëzit dinakë i shikon dhe i beson për të urtë. Kjo kategori “historianësh” me në krye z.Uran Butka, përmes botimeve të përditshme të tyre po mundohen të na bindin se luftën kundër pushtuesve italianë e kanë zhvilluar kryesisht forcat e Ballit Kombëtar dhe jo Fronti Nacionalçlirimtar! Ndërsa periudhën e luftës kundër pushtuesve nazistë, ngaqë prindërit e tyre u bënë haptas aleatë me ta, duan ta quajnë luftë civile. Dhe kjo ndodh ngaqë e vërteta e fakteve, e cila gjendet me vështirësi e që kërkon studime, kjo e vërtetë është e huaj për ta. Një prej “të vërtetave” të tyre është edhe përpjekja për përvehtësimin nga ana e Ballit Kombëtar të autorësisë së Luftës së Selenicës, Vlorë, në 1 prill të vitit 1943. Në pamje të parë këta “historianë” duken se e duan të vërtetën, por e keqja e tyre është se të vërtetën nuk e njohin edhe për këtë luftim.
Se cilat ishin rrethanat e zhvillimit të Luftës së Selenicës na e sqaron gazeta “Zëri i Popullit”, Nr.18, e majit 1943, në të cilën shkruhet: “Pas veprimit të parë të kryer prej çetave partizane të Vlorës e të Mallakastrës kundër minierave të Selenicës, fuqitë qeveritare qenë shpartalluar dhe kështu Selenica kish mbetur e çliruar nga okupacioni armik. Çeta i kishte vënë disa kondita Shoqërisë italiane të Minierave të Selenicës (S.I.M.S.A.) për përmirësimin e konditave të jetës së puntorëve. Shoqëria angazhohej gjithashtu që të mos kërkonte fuqi qeveritare në ndihmë. Autoritet fashiste duke ndier se prestigji i tyre kishte humbur krejt me rënien e Selenicës në duart e partizanëve, pasi Selenica ishte një nga vëndet minerare më me rëndësi të okupatorit të Shqipërisë, vendosën të dërgojnë një fuqi të madhe prej dyqind karabinierësh të armatosur mire, për të sulmuar dhe ripushtuar Selenicën. Lufta filloi ditën e 1 prillit, në orën 12 e 30 të mesditës.”
Ndërsa në tekstin e Historisë së LANÇ të vitit 1975, thuhet: “Më 1 prill pushtuesit nisën nga Vlora në drejtim të Selenicës një kompani karabinierësh (150 vetë) të përforcuar nga dy toga mitralierësh (65 vetë), nën komandën e një nënkoloneli karabinierie. Këto forca kishin marrë për detyrë të ripushtonin minierën dhe të vendoseshin aty në mbrojtje të kantjereve të saja, të cilat duhej të rifillonin menjëherë nga nxjerrja e bitumit. Trupat fashiste shkuan me automjete deri te ura e Penkovës mbi lumin Shushicë… Ndërkaq, komanda e Çetës Plakë të Vlorës kishte marrë të gjitha masat e nevojshme… Ajo kishte zënë pozicione mbi kodrat në lindie e në perëndim të minierës duke krijuar kështu një xhep, ku mendohej se do të futeshin armiqtë. Qe njoftuar me ngutsi edhe Çeta Plakë e Mallakastrës, e cila mbriti menjëherë dhe u vendos në buzën e djathtë të lumit Vjosë, në Selishtë, përballë Selenicës… Rreth orës 13.00, kur karabinierët italianë ndodheshin në fushë të Selenicës… ata kishin rënë në rrethim. Nga jugu, juglindia e jugperëndimi i sulmonin luftëtarët çlirimtarë të Vlorës, nga veriu i godisnin me zjarr luftëtarët çlirimtarë të Mallakastrës….. Luftimet me sulme e kundërsulme vazhduan afër katër orë e gjysëm… Nga kazani përvëlues ku qenë futur mundën të dilnn, natën, vetëm një oficer dhe disa karabinierë të veçuar… Në luftimet që u zhvilluan në Selenicë më 1 prill, forcat kryengritëse kishin vrarë më se 50 karabinierë e ushtarë armiq, kishin kapur robër rreth 80 të tjerë, midis të cilëve katër oficerë, kishin zënë një plaçkë lufte mjaft të pasur…” (Historia e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar 1939-1944”, Tiranë, 1975, v.1, f.369-371)
Që u thirrën me ngutësi edhe forcat e Çetës Plakë të Mallakastrës, këtë na e vërteton edhe Letra e Hysni Kapos dërguar Mehmet Shehut disa orë para asaj beteje:
“Shoku Vjosa
Ushtria po vjen në Selenicë. Mundësishtë do i presim. Çeta ndodhet në Karbunarë. Afroi se mund të kemi nevojë për ndihmë në rast zjarri. Nuk kam asnjë njeri me kë të konsultohem. .. Është e domosdoshme prita, përndryshe u del krejt frika.
V.F.L.P. Të fala Besniku. 1 prill 1943”
(AQFA, Fondi “Zona e Parë Opertive Vlorë-Gjirokastër”, D.12, 1943, Fl.21)
Si në komunikatën e “Zërit të Popullit”, në tekstin e Historisë së LANÇ-it dhe në letrën e H. Kapos, nuk përmenden aspak forcat e Ballit Kombëtar. Megjithatë, një prej kuadrove të larta të Ballit Kombëtar, Isuf Luzaj, në kujtimet e tij pretendon se atë luftë e ka zhvilluar ai me forcat e komanduara prej tij dhe jo forcat partizane. Dhe ja çfarë shkruan ai: “Edhe më vonë, në luftën e Selenicës, që planifikoi, komandoi dhe fitoi Isuf Luzaj me çetën e vogël 38 vetëshe, kundër 127 karabinierëve, pesë oficerëve dhe komandant kolonel Ricit, Partia Komuniste, Xharxhanezi (Qani Shena), erdhi në perëndim të diellit kur kishin filluar të dorëzoheshin karabinierët e pararojës. Në Shkozë arriti Hysni Lepenica, Skënder Muçua, me Mehmet Shehun dhe Ibrahim Dervishin. Arritën sa për të bërë gabimin trashanik që u dorëzuan kryepleqësisë së Hekalit dhe Drizarit robërit e gjallë që t’i mbanin nën rojë derisa të sqarohej ultimatumi që Isuf Luzi i dërgoi kont Salvonit në Vlorë, me pak a shumë këtë tekst: “Keni 30 ditë kohë të vendosni: ose do të çlironi nga burgjet dhe fushat e përqëndrimit të gjithë të burgosurit politikë shqiptarë, ose ne do të ekzekutojmë kolonel Ricin me të pesë ficerat e kuadrot”… Porse lajmi nga Tirana erdhi vonë, sepse robërit italianë, këshilli i Hekalit e i Drizarit, ia dorëzoi Mehmet Shehut, i cili i pushkatoi, pa u marrë vesh me Ballin Kobëtar.” (Isuf Luzaj: “Filozofia e bukurisë” pjesë ditaresh, esse dhe rrëfime për veten”, OMBRA GVG, 2009, f.91-92).
Sikundër shihet Isuf Luzaj nuk e sqaron se kush i kapi robërit dhe, së dyti, në fjalinë e fundit të tij kemi një nonsens: “lajmi erdhi vonë se robërit i pushkatoi Mehmet Shehu pa u marrë vesh me Ballin”(!). Kuptoje po deshe.
Mirëpo, është po ky Isuf Luzaj që pak rreshta më poshtë e demanton “luftën e madhe” të forcave të Ballit, kur thotë: “Hasan Dosti dhe Faik Quku, nën këshillën dhe influencën e Thoma Orogollait, qëndronin besnikë të Jakomonit. Këtë të vërtetë e kam të provuar nga vetë zevendësmbreti i Shqipërisë, kur e njoha së afërmi në kështjellën e tij, më 1948. Unë isha atëherë mësonjës i letërsisë frënge në Frozinone dhe Ati Superior i Institutit Françesko Martini, mik i Jakomonit, më vuri në kontakt me ish zevendësmbretin, tani qytetar i thjeshtë, që jetonte në pallatin e tij në Bulole të Frozinones. Për konsekuencë, politika, nëse quhet politikë, e “Ballit Kombëtar” ndahej në dy drejtime. Më një anë, MIT’HATI, me shpresë të afrohej me aleatët, me anë të disa zhurmave të pak pushkëve, që do të hidhnin kundër Italisë. Mit’hati mundohej të merrte kontakt me aleatët por kurrë s’ia arriti. Më anë tjetër, Mit’hati pranonte Akordin – Këlcyra Dalmacio: mos më qëllo, të të mos qëlloj. Lufta e Selnicës e dëmtoi këtë akord, siç më tha më vonë Aliu.” (Po aty, f.93-94).
Një bashkëdrejtues i lartë i Ballit Kombëtar së bashku me Isuf Luzaj, madje edhe epror i tij, Sekretari i Përgjithshëm i BK, Faik Quku, Isuf Luzajn nuk e përmend aspak si komandant çete të Ballit, por thjesht si propagandist të saj. Kështu që, atë çka shkruan Isufi Faiku e demanton. Ja çfarë shkruan Faik Quku: “… Hysni Kapos i vjen një letër, me të cilën e lajmërojnë se një forcë italiane do të vinte në Selenicë. Letrën ia tregon Qenanit, i cili e pyet se çfarë të bënte. Hysniu i përgjigjet: “Asgja, sepse nuk kam forca. Po ty?” Hysniu gjithashtu e pyet Qenanin se çfarë do të bënte dhe ky i kthen të njëjtën përgjigje.
Një batalion italian, i përbamë prej 500-600 vetë, vjen në shtëpi të Osman Haxhiut, djeg disa shtëpi bujqish dhe internon 12 vetë. Dërgon në Selenicë forcën e karabinierisë që kishte marrë me vete, me 257 karabinierë, me nji nënkolonel, nji kapiten Italian dhe nji toger shqiptar, Tahsin Spahiun nga Luma. Siç duket, italianët kishin në plan me organizue nji operacion në Selenicë. Më 1 prill Qenan Hysi me çetën e tij i del në pritë para Selenicës dhe vendoset në gatishmëri luftarake, në tre grupe, në frornën e nji trekëndshi, gjithsej 26 vetë me 4 mitraloza të lehtë. 9 vetë të tjerë i len mbrapa për sigurim. Luftarët kishin vetëm nga 250 fishekë. Hysni Kapo ndodhej rreth nji ore larg.
Forca e karabinierisë, e nisur prej Picari, gjatë rrugës vret tre partizanë. Në orën 12 e 45’ bjen nën zjarrin e çetës së Qenanit. Lufta vazhdon deri në orën 18 e 20’. Hysni Kapo me 16 vetë vjen në orën 18, kur italianët kishin fillue me u dorzue e me u çarmatosë. Në orën 18 e 15’ vjen edhe Çeta Plakë, e përbame prej 40 vetësh. Mbasi mbaron lufta vjen edhe Mehmet Shehu nga Mallakastra. Mbetet i vramë nji partizan dhe nji ballist i plagosun. Prej italianëve: 13 kalojnë lumin e Vjosës, 13 mbyten në lumë; karabinierët e tjerë me tre oficera dorzohen. Merren shumë armë e material lufte. Të gjithë robërit ishin në dorë të Ballit, përveç toger Tahsin Spahiut. Mirpo, Jonuz Luzaj, propagandisti dhe nji nga eksponentët e çetës së Hysni Lepenicës, ia dorzon partizanëve të gjithë robërit, me përjashtim të tetë karabinierëve dhe dy oficerave. Arsyeja nuk dihet. Jusuf Luzaj më ka deklarue që këta robër ia dorzoi komunistave nji roje që i kishte në ngarkim. Kështu, ballistat shkëmbyen nënkolonel Bizin e kapitenin me toger Tahsin Spahinë.
Qenani i nis për Karbunarë tetë karabinierë me materialin e marrun. Mbasi i mbajnë disa ditë nëpër shtëpi, i lirojnë. Forcat e Ballit dhe të Nacionalçlirimtares shkojnë në Mallakastër. Të nesërmen në mbramje, në nji luginë të Romsit, parizanët i mbysin me thika të gjithë robërit. Mbahen vetëm dy oficera për me i shkëmbye me rreth 15 partizanë të burgosun. Me që italianët nuk pranojnë, i ekzekutojnë edhe këta. Për t’u shënue asht se nënkoloneli asht tregue shumë trim dhe me dinjitet i ka përbuzë komunistat”. (Faik Quku “Qëndresa shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore 1941-1944), “ILAR”, 2006, v.2,f.188-190).
Nëse do ta merrnim të mirëqenë atë që na thotë Faiku: “Të nesërmen në mbramje, partizanët i mbysin me thika të gjithë robërit”, këtë duhet ta kenë bërë bashkë me Ballin, pasi në fjalinë pararendëse për pushkatim, Faiku na thotë: “Forcat e Ballit dhe të Nacionalçlirimtares shkojnë në Mallakastër.” Cilën fjali t’i marrim për të vërtetë Faik Qukut?! Ndërsa në f.41 të këtij libri, Faik Quku shkruan se “natën e 2-3 prillit, në një luginë të Romsit të Mallakastrës u mbytën me thika ma se 200 karabinierë italianë”! Që do të thotë se ai e pranon që BK nuk ka luftuar fare.
Por kemi edhe një koinçidencë interesante midis Faik Qukut dhe Isuf Luzajt, edhe pse kujtimet i kanë shkruar njëri në Kanada e tjetri në SHBA e në kohë të ndryshme. Edhe Faiku e pohon me sinqeritet se çetat e Ballit nuk i kanë sulmuar asnjëherë forcat italiane: “Çetat e Ballit, deri në Marrëveshjen e Mukjes, kanë luftue për mbrojtjen e popullit… ato janë përpjekë mos me provokue forcat e anmikut, gjithnji në mbrojtje të popullit. Ndërsa çetat komuniste, të quejtuna Nacionalçliritar, kanë ba vetëm aksione… Gati të gjitha luftimet janë provokue prej çetave komuniste”. (Po aty,f.224).
Ndërsa Hasan Dosti, anëtari tjetër i KQ të Ballit Kombëtar, e hiperbolizon “fitoren” e Ballit në Selenicë, ku na paskanë vrarë gati një divizion karabinierie italiane: “E me të vërtetë an’emb’anë Shqypnisë u banë prej anës së Ballit aq aksione energjike sa qi anmiku u hutue. Lufta e Selenicës: U rrethuen ma se 2500 ushtarë t’anmikut; nji pjesë u vra në luftë, pjesa tjetër u zu rob, u çarmatos dhe u la e lirë”. (Hasan Dosti: “Një jetë për çështjen shqiptare”, botart, 2008, f.124).
Por, me sa duket, edhe Hasan Dosti, kur ka shkruar këto kujtime do ketë qenë në ndonjë moment kthjelltësie dhe tregon të nëjtën gjë për “luftën e madhe” të Ballit: “Ushtarët në të cilët BK kishte vënë të gjitha shpresat, nuk dëgjuan urdhërat e oficerave, muarën armët dhe shkuan në shtëpitë e tyre. Kjo ngjau nga mungesa e aftësisë së oficerave të cilët na ishin mburrur shumë.” (Po aty, f.89). Gjë të cilën e konfirmon plotësishtë Sekretari i Përgjithshëm i BK, Faik Quku, i cili thotë: “Çtetat e Ballit ishin të paorganizuara e të padisiplinuara, iu mungonte gjerarkia e drejtimit…Balli, tue mos u militarizue, por tue mbetë si turmë bashibozukësh, do të dobësohej gjithnji e ma tepër, në luftën kundër pushtuesit, do të vinte tue u demoralizue dhe tue ra në nji gjendje gjithnji e ma inferior karshi Nacionalçlirimtares.”, (F.Quku, vepër e cituar, v.2,f.124,169).
E megjithatë, z.Uran Butka, edhe pse e ka të qartë atë çka pranon Faik Quku e Hasan Dosti, për aftësitë luftarake të formacioneve të BK, përsëri mundohet të na e mohojë të vërtetën se cilat forca e zhvilluan atë luftim të suksesshëm të para 72 vitesh. Por që të fshehësh të vërtetën dihet se është një art i lodhshëm, i cili kërkon domosdoshmërishtë një njohje të mirë të saj, ndryshe nuk bëhesh i besueshëm. Mund të fshehësh vetëm atë që di. Ndërsa z.Uran Butka, duke mos dashur me e dijtë të vërtetën e Luftës së Selenicës, nuk ka mundësi të bëhet i besueshëm për atë çka shkruan: “Në luftën e Selenicës, 1 prill 1943, fillimisht e nisën sulmin forcat balliste të komanduara nga Isuf Luzaj, Hasan Lepenica e Shahin Nuredini kundër 126 karabinierëve dhe 116 bersalierëve italianë. Pas tre orësh lufte të rreptë forcat e prof.Isuf Luzajt i shpartalluan italianët, duke lënë mjaft të vrarë e të plagosur dhe 10 robër, që u lanë të lirë. Në këtë luftë u plagos nënkomandanti i çetës së Ballit, Hasan Lepenica. Gjatë tërheqjes forcat italiane u goditën nga çeta partizane “Plakë” e Vlorës e komanduar nga Neki Ymeraj, që vinte në ndihmë të çetave nacionaliste. Italianët u shpartalluan plotësisht dhe pjesa më e madhe e tyre u zu rob. Pas luftës, atje arriti Mehmet Shehu, i cili i mori robërit me gjithë nënkolonelin, që e kishte pasur shok shkolle në Itali. Por ai i pushkatoi dhe i masakroi barbarisht 63 robër italianë, bashkë me nënkolonelin natën e 2-3 prillit 1943 në luginën e Romsit, Mallakastër”. (Uran Butka “Lufta civile në Shqipëri 1943-1945”, ISKK-2015, v.1, f.33, duke ju referuar: AQSH F.270, v.1943 d.11 dhe dokuenta të tjera të Çetës Plakë).
Po ta lexojmë me kujdes këtë lëvdatë të z.Uran për BK shohim se, në vend që t’i verë vetulla, i nxjerr sytë Ballit. E pranon që Balli kish kapur vetëm 10 robër dhe pas 12 fjalësh pohon: “Gjatë tërheqjes forcat italiane u goditën nga çeta partizane “Plakë” e Vlorës e komanduar nga Neki Ymeraj, që vinte në ndihmë të çetave nacionaliste. Italianët u shpartalluan plotësisht dhe pjesa më e madhe e tyre u zu rob.” Pra robërit i kapën partizanët dhe jo ballistët. Mos ndoshta z.Uran ka dashë të na thotë që karabinierët u janë dorëzuar vetë partizanëve, nga frika se mos i sulmonin përsëri ballistët! Ndryshe nuk ka se si kuptohet.
Prandaj, natyrshëm na lind pyetja: Si është e mundur që një “historian” kalibri si z.Uran Butka, ende nuk e di se dy javë më herët se të ndodhte Lufta e Selenicës, më 15 mars 1943, me autorizim të udhëheqjes së Ballit Kombëtar, nga antarët e Komitetit Qëndror të tij Ali Bej Këlcyra dhe Nuredin Bej Vlora kishin nënshkruar Protokollin me gjeneral Dalmacon, komandanti epror i fuqive italiane në Shqipëri, ku midis të tjerave thuhej: “Ne, duke marrë çdo përgjegjësi personale, sigurojmë shkëlqesinë e tij gjeneral Dalmaco, se asnjë lëvizje kryengritëse me karakter të përgjithshëm nuk do të ngjasë në Shqipërinë jugore..”?! Që protokollit Dalmaco-Këlcyra është zbatuar me rigorozitet nga forcat e BK, sikundër e pamë, e pohojnë edhe vetë Isuf Luzaj dhe Faik Quku. Kështu që z.Uran kot mundohet të na mashtrojë.
Përveç kësaj, z.Uran edhe pse mundohet të jetë sa më lakonik, ai jo vetëm që nuk puqet me ish udhëheqësit e BK, por në 10 rreshta bie në kundërshtim edhe me veten e tij: një herë thotë se u zunë 10 robër, pastaj “pjesa më e madhe u zunë rob”! Që të jenë zënë robër “pjesa më e madhe e karabinierëve” nga BK, nuk kanë guxuar ta thonë as Isuf Luzaj dhe as Faiku, por ja që e di z.Uran. Gjithashtu, Isuf Luzaj nuk pohon atë çka shkruan z.Uran, se bashkë me Isufin ishin edhe Hasan Lepenica e Shahin Nuredini. Thuaj po deshe që nuk është historian z.Uran! Gjithashtu do të ishte mirë që z.Uran të na e sqaronte se kujt i përket Fondi 270 i AQSH; po ashtu, nuk do të ishte keq të na tregoi se në cilin fond të AQSH mund të gjejmë edhe ne dokumentat e Çetës Plakë (të Vlorës apo të Mallakastrës), pasi nuk na e sqaron.
Po ashtu, z.Uran do të bënte mirë t’i shfletonte të gjitha arkivat që flasin për Luftën e Selenicës. Një fakt që na bind për këtë mos dije të së vërtetës prej tij është ai kur na thotë se “63 robër italianë, bashkë me nënkolonelin u masakruan barbarisht natën e 2-3 prillit 1943 në luginën e Romsit”. Mirëpo dëshmitarët e tjerë okularë dhe arkivat nuk na e konfirmojnë se ka ndodhur pikërisht kështu, të cilën do ta shohim më poshtë.
Që të jemi sa më objektivë, duhet të pranojmë se z.Uran Butka dhe Faik Quku shprehin të njëjtën keqardhje për pushkatimin e karbainierëve të kapur rob, madje Faiku flet tërë simpati për nënkolonelin, komandanti i forcave gjakatare të karabinerisë: “Për t’u shënue asht se nënkoloneli asht tregue shumë trim dhe me dinjitet i ka përbuzë komunistat.”, kur dihet që të gjitha vrasjet dhe krimet masive, djegiet e fshatrave dhe torturimin e popullit të pafajshëm e bënin kryesishtë formacionet e karabinierisë. Por edhe sikur të ketë ndodhur në këtë mënyrë, nuk është bërë ndonjë e pabërë, pasi ishin në luftë mes tyre për jetë a vdekje. Aq më shumë kur dihet që edhe në Urdhërin e mëvonshëm të Shtabit të Përgjithshëm, datë 30 korrik 1943, thuhej shprehimisht: “Për karabinierët dhe këmishat e zeza me veprue si ngahera”. (Dokumenta të SHP të UNÇlSH., Tiranë 1976, v.1,f.32). Vetëm pushkatim kish ndaj robërve karabinierë, sikundër e pranon edhe ballisti Isuf Luzaj në letrën dërguar kont Salvonit.
Që të kenë marrë pjesë edhe çetat Balliste në Luftën e Selenicës do të kishte thënë të paktën një fjalë edhe veterani Murat Agarai, pjesmarrës në atë lufim. E themi këtë për faktin se ende ngulej këmbë për bashkimin e NÇL me BK, të cilën na e konfirmon edhe vetë Faik Quku: “Në maj 1943, erdhi në Labinot, ku ishte një pjesë e Komitetit Qëndror, përfaqësuesi i Titos, kolonel Svetozar Vukmanoviç Tempo… Ai kërkonte formimin e një ushtrie të fortë e dinamike dhe shtypjen e Ballit Kombëtar….Për këtë çështje Tempo u gjet në kundërshtim me Komitetin Qëndror të partisë e, sidomos Ymer Dishnica e Enver Hoxha, ngulnin këmbë për arritjen e një marrëveshjeje me krerët e Ballit”. (F.Quku, po aty, f.96-97). Mirëpo veterani Murat Agarai nuk na e konfirmon kët fakt. Ai thotë: “Komiteti Qarkor i Partisë u informua me kohë për këto forca dhe për këto plane të komandës italiane dhe mori menjëherë masa për t’u zënë pritë dhe për t’i asgjësuar. “Çeta Plakë” e Vlorës ndodhej në Karbunarë. “Çeta Plakë” e Mallakastrës, që ishte në fshatin Kreshpan, hodhi Vjosën. Kështu të dyja çetat u bashkuan…. Jo vetëm komandat e çetave, por edhe partizanët e kishin të qartë detyrën që do të kryenin… Armiku u shpartallua plotësishtë në fushën e Selenicës dhe në bishtin e kodrave të Armenit. Nga ana jonë ra heroikisht partizani trim Xhevit Pronjo”.(“Veteranët tregojnë”, Tiranë 1984, v.3, f.97).
Mirëpo, këta vitet e fundit ka dalë edhe një dëshmitar tjetër okular i asaj lufte në Selenicë, zhvilluar në 1 prillin e vitit 1943. Dhe ai është ish-oficeri me akademi ushtarake, Xhelal Staravecka (1912-1975), i cili ka mbetë gjithnjë në dritë të errët, i cilësuar: herë dezertor nga ushtria partizane, herë tradhëtar, herë ballist, komandant i xhandarmërisë në periudhën naziste, emigrant politik në Francë pas luftës. I cilësuar i tillë jo vetëm deri më 1990, por edhe deri sot ka mbetur “gogol” i historisë. Ky dëshmitar okular, edhe pse dezertoi nga Br1S e Ushtrisë Nacionalçlirimtare, dhe u hodh më pas, në vjeshtën e vitit 1943 me Ballin Kombëtar, megjithatë i përgënjeshtron aleatët e tij Ballistë që cituam më lart. Madje tregimi i Staraveckës e konfirmon edhe atë çka tregon veterani Murat Agarai, siç do ta shohim, edhe me gazetën “Zëri i Popullit”. Por Staravecka përputhet edhe me z. Uran edhe me Faik Qukun kur flet për mënyrën e ekzekutimit nga M. Shehu të karabinierëve robër, pavarësishtë se nuk qëndron ashtu. Tregimi i Staraveckës është më se interesant.
Vijon

Uran Butka nuk eshte genjeshtar historik. Ai, genjeshtren e ka semundje patologjike dhe kronike. Eshte genjeshtar i pasherueshem, sepse vete ai e di qe genjen e fallsifikon, por vazhdon ta beje me qellim e me deshire. S’ka kure per te.
Ky autor shkruan duke cituare gazeten Zeri i Popullit dhe kjo mjafton per te qene i pavlefshem. Ky autor perpiqet te tregoje se cilat thashetheme jane me te mira. Ketij autori i ka munguar te perdore te dhenat qe jane ne faqen e xhihadisteve komuniste http://www.enverhoxha.ru
C’far po thua more Lushi? E vetjma e vertet eshte ajo e prapagndes komuniste. Shqiperia nene Everin ishte vendi me i pasur dhe is fort i botes. Te gjithe ja kishin friken. Ne fact kur u happen kufinjet Shqiperia u dynde me Italian, Greke, Amerikan e Francez, asnje Shqiptare nuk iku.
Konferencen e Pezes e organizuan jugosllavet me udhezimet e Kominternit sllav bolshevik.
E VERTETA HISTORIKE ESHTE SE LANC-I KRIMINAL I ENVERIT MBOLLI MURTAJEN BOLSHEVIKE NE SHQYPNI ME ME URDHER DHE NDIHME NGA BEOGRADI DHE MOSKA DHE E BERI VATANIN SI NJE CIFLIG FEUDAL TE FAMILJES SE TIJ LAKMITARE
prandaj:
po vuan Vatani deri me sot o enveristi fanatik Dilaver Goxhaj, debil dhe dallkauk i Partise se Punes si te gjitha banditet komuniste te Enverit qe mbushen lumenj me gjak njeriu te pafajshem ne vendin tone dhe qe nuk dine akoma te kerkojne falje per krimet e tyre monstruoze kunder popullates civile, por qe dine vetem te mburren si KILLERA vrastare per krimet e tyre gjakatare te cilat i kamuflojne si heroizma patriotike ne nje kohe qe Shqypnia po kerkon te behet pjese e BE-se Antikomuniste dhe Humane e Demokratike.
prandaj:
ne intelektualet properendimore qe u vrane dhe u masakruan nga Enver Hoxha dhe xhelatet e tij sic eshte edhe autori i ketij shkrimi ne DITA me emerin Dilaver Goxhaj i themi ketyre xhelateve te Partise se Punes:
SHKONI NE RUSI APO NE KORENE E VERIUT O XHELATE TE ENVERIT SE NE SHQYPNINE DEMOKRATIKE NUK KA VEND PER JU!
Ti more intelektu-hale, kurre nuk je vrare dhe masakruar nga Enver Hoxha, kjo per arsyen se rraca juaj, keni qene luajale te cdo rregjimi.
Rraca juaj sic po vertetohet cdo dite, eshte rrace qe kur permbyset nje diktature, dilni te paret, ne mbeshtetje te diktatures se re dhe hidhni bajgat tuaja te mbajtura nga diktatura e vjeter, jashte per te ndotur te tjeret dhe jeni te paret qe gerthisni, se kush e hodhi kete bajge.
Juve ishit pederastet dhe bythlepiresit e atij pushteti qe sot mundoheni te shani, sot mundoheni te tregoni se ishit kundershtare, jo rraca jote nuk ishte kunder, por rraca jote ishin bushtrat e rregjimit dhe perseri bushtra do te mbeteni, ju shkerdheu italjani, ju shkerdheu gjermani, ju shkerdheu Enveri, ju shkerdheu edhe salehu, tani jeni plakur, ishalla ja keni mesuar luajalitetin tuaj pasaardhesve, qe edhe ata te marrin rracionin e shkerdhimit, sic e more ti per 70 vjet o intelektu-hale.
Komunistet xhihadiste shqiptare, qe mburren se luftonin pushtuesin, ku ishin dhe pse nuk luftuan ushtrine greke pushtuese pasi ajo hyri ne Shqiperi ne 1940-1941?
se ishte lufta italogreke dhe jo shqiptarogreke o te befsha naften pse nuk futej greku jugosllavi edhe te tjere kur ishte enveri ne krye shqiptaret u futen ne lufte ne 1941 me italianin dhe kur e mori pushtetin enveri e beri shqiperine shtet pa borxhe sic e kane bere keta bythqirat e sotem pa droge prostitucion vrasje hakmarrje vertet ishim te varfer por punonin te gjithe tani jane bere shumica kultivues dhe tregetare te hashashit ballistat ishin me italianin dhe gjermanin nuk luftuan asnje kunder pushtuesve te shqiperise
or ti burre at ishin te zene duke vjetur me kurvat patizane e duke be dobic maleve. Ti qenke krejt budall mo, do lini ato krevatet e kurvave te shpetonin atheun.
kape nastro!!
përmëndën enverin këta!!
kape nastro kape!!
Ca intelektuali pro-perendimor je ti, o analfabet i dhier? Kur e quan veten “intelektual” edhe ti, mos ngelte dhi e eger pa mesuar kompjuterin.
O ti “intelektuali” i paqene intelektual. Nga fjalori dukesh qe vetem intelektual nuk je dhe as nuk mund te jesh, vecse nese e ke marre diplomen ne me para. Por jo cdo i diplomuar ne universitete mund te quhet intelektual. Aq me shume qe te jesh intelektual duhet te te vije turp nga vetja nese perdor fjalor te tille. Keshtu qe ty duhet te jesh ndonje injorant rrugesh dhe asgje me shume, me arsim vetem sa ke mesuar shkrim e kendim.
Se dyti, ketu flitet per periudhen e luftes, se kush luftoi e kush nuk luftoi. Por ty, duke MOS QENE intelektual, kuptohet qe nuk ke arsyetimin e duhur qe te besh dallimin e epokave dhe periudhave. Lum femijet e tu, nese ke, qe te kane ty baba. Mjere ajo familja juaj, se c’pasardhes ka per te edukuar.
Xhihadiste komuniste qe futen ne Shqiperi ideologjine sllave te komunizmit, bolshevizmit te BRSS, dhe si “çlirimtare” (pushtues) kryen krime kundra kombit shqiptar. Te njejte si xhihadistet vahabiste te ISISit qe zbatojne ideologjine vahabiste te Arabise Saudite.
Ti edukoji kallamoqet e tu me mesimet e Partise se Punes dhe te xhaxhit PEDERAST Enver Hoxha
sepse:
KESHTU TE BN ME MIRE!
Jepi nastro pordhperendimori,shkruaj peticione ne fejsbuk se ka shpresa ta shpetosh Shqypnine nga shqyptare te shkalluar si puna jote. Poshte Enveri -poshte Stalini/te na rroje nastradini
Cudia dhe mos-cudia ne shkrimin e mesiperm qendron ne ate qe autori te gjithe ngjarjet qe pershkruan me date e ore i ka marre nga gazeta e “Z popullit ” e nga historia e L N C te vitit 1975 !! Sikunder dhe disa deklarimeve te deshmimtareve okulare te dy forcave qe per anen e forcave te Ballit me teper e mundeshme te kene te tilla deklarata pas vitit 1945 ,kur ishte e pamundur te tregoje te verteten !! Se perndryshe provoje thiken e Mehmetit ,me nje forme tjeter ,burgosje e pushkatim ne ” emer te popullit ” !!! Historia e shkruar nga duart e diktatoreve s”ka si te jete origjinale ,e vertete por vetem nje mashtrim qe ka zgjatur dekada !!
KRIMINELAT KOMUNISTA NUK MERITOJNE PAQE AS ATJE KU JANE, PER CFARE I KANE BERE KETIJ POPULLI.
O Arben!
Po komunistet te kane shpartalluar nenen,motren,gruan dhe cfare te permban pragu i deres sa kohe ishit ne internim apo burgje!
Tani cfare muti do qe leh si qen i zgjebosur se nuk na kafshon as bythen e jo me gje tjeter!
Qepe HALEN o i dhjere se prap nen cizmen tone je!
Kujdes ne debate! Numri me i madh i te denuave dhe internuarve ne 45 vjet eshte nr i komunisteve te denuar nga shoket e tyre. Duke filluar nga Sejfullah Maleshova e Koci Xoxe e gjer tek Kadri Hazbiu e Mehmet Shehu.Po te lexosh listen e tyre nuk do thuash ato fjale se del qe komunistet ia fusnin komunisteve. Megjithate nga kjo aresye jane shume qe nderoine Enver Hoxhen- Nderohet sepse vrau e bugosi e internoi komuniste me shume se do kish bere cdo antikomunist….tung
Rira, mos je aj kengetarja e dehur, moj trushkulur? Ata autoret balliste qe permen autori ne shkrim nuk kane qene ne Shqiperi pas 1944 por ne SHBA, Kanada e France, keshtu qe nuk kishin mundesi t’i kapte “thika e Mehmetit” qe na thua moj e dehur. A e ke lexuar tekstin apo te ka lexuar ai. Por ju femijet e ballistave dhe te femijeve te tyre keshtu do flisni se prinederit e gjysherit tuaj e kane dhier biografine tuaj. Sa te kete Shqiperi ju pasardhesit e ballistace keshtu do perbuzeni nga populi e do t’u tallin tere jeen brezat. Mjere ju. Me mire mbathjani si keta qe shkruajten kujtime e qe po i citon ky autori, ndryshe ketu me turp do mbeteni etre jeten. Po c[them dhe une! Ku keni turp juve, turpin ua kane ngrene me buke baballaret dhe prinderit tuaj qe pranuan t’ua benin familjen italianet e me pas gjermanet. Merrni dhe kete “intelektualin” se do bejme edhe pa ate.
Une quditem me keto te ballit e me gjithe te persekutuemit qe jane kontigjent trashigimtaresh te bashkpunetorve me fashizmin kundra 80-90% te popullit.Si nuk hapin gojen e te na japin fakte per luften ne koalicion me pushtuesit.As nuk ndihen perse gjallit po gjithnji duan te na mbushin mendjen se kane luftue ne luften e dyte boterore.E pranojme qe kane luftue po krahe per krah ngjeshur si malet me fashisem nazismin.Keto edhe bejne krushqira me pushtuesin kundra clirimtarve edhe duan ta quajne lufte civile.Ma specie kundrapedale nuk mund te gjindet ne ftyre te tokes.
Mos u merrni me intelektualin se aje ma shume se asgja asht intelektualeshi.
Luften NCL e ben partizanet dhe kete e di populli shqiptar qe u rrjeshtua ne keto formacione si dhe ata njerez te Uran Butkes qe u rrjeshtuan edhe ata por me pushtuesin. Luften e Selenices e dim se e kemi jetuar dhe dihet qe e ben Ceta plake e vlores dhe e Mallakastres dy jave pas marrveshjes Dalmaco-Kelcyra. Si me pare por pas kesaj marreveshje nuk kishte kuptim te luftohesh pushtuesi nga te telendisurit Balliste. Midis Selenicareve ne kete lufte mori pjese dhe u shqua Koco Papa i biri i priftit te kishes se Selenices. Pas kesaj ne hakmarrje Ballistet nje dite marin priftin dhe priftereshen dhe i vrane ne kodrat e Selenices(Paraser) dhe kjo eshte e vertete, kete lufte “heroike” e kan bere Ballistat dhe nuk duhet t’i mohoet. Ne vitet dyzete pas luftes neper dasma ne Selenice kendohesh kenga: mu ke ura te kazanet o koco koco papa vrave 200 Italian…….” Populli shqiptar e ka trasheguar ne gene tradhetin e ballit dhe prandaj ballistet nuk nxjeri dot asnje deputet.
keep cool
DNA RULES
OK
Me qe flasim per luften…
Ne operacionin e dimrit, ushtria gjermane tregoi gjithe forcen e saj ushtarake, duke vene ne veshtiresi formacionet partizane, te reduktuara ne numer per mungesa ne ushqime, veshembathje, etjere. Partizanet i shmangeshin perplasjeve ne front te gjere, sepse dimri nuk ishte ne favor te tyre.
Por me gjermanet, kunder partizaneve, u bashkuan formacionet balliste, ne teresine e tyre…Ata ishin bashkepunetore te pushtuesve dhe kete e thone jo vetem historianet komuniste, sic pretendojne Butka me shoke, por e thone me force edhe aletatet anglo-amerikane.
Se cfare beri Balli si force bashibozuke e dine te gjithe. Ballistet mendonin se levizja NCL mori fund dhe ata do gezonin pushtetin ne Shqiperi.
Dimri mbaroi dhe ushtria NCL u ringjall si kurre ndodnjehere…Fundi dihet, ballistet dhe kolaboracionistet e tjere shkuan atje ku duhet, ne ate shporte qe historia u ka gatuar gjithe tradhetareve.
Keto rreshta nuk i shuan dot, sado “intelektual” apo me pseudonim tjeter qe te jesh.
Historine nuk mund ta shkruajne historianet e ketyre viteve. Ate do e shkruajne vajza e djem te rinj, qe nuk do kene asnje perkatesi politike. Padyshim, sundimin e gjate komunist ne vendin tone, nuk do ta quajne nje rend progresiv…por luften NCL, ne krah dhe ne aleance me aleatet e medhenj, do ta vleresojne ashtu si ajo e meriton.
Pinjollet e Ballit mos merren as me Mehmet Shehun, as me Kadri Hazbiun e me mjaft te tjere te denuar nga Enveri. Me ata merren njerezit qe kane punuar dhe i kane njohur me dhjetravjecare. Ju, pinjollet e Ballit merruni me tuajt, me ata qe shpetuan lekuren, ca iken jashte e ca mbeten ketu…Mehmetin e Kadriun i hengri Enveri, po ata tuajt, qe mbeten gjalle, qe i hengret ju, duke i mohuar dhe duke i spiunuar te Enveri, armiku i tyre dhe juaji…Kete mos e harroni kurre.