Nga Jerola Ziaj dhe Vladimir Karaj
Përfshirja e qeverisë përmes dhënies së statusit ‘investitor strategjik’ kompanisë që zotëron një nga resortet më luksoze të rivierës shqiptare e ka rënduar përplasjen mes palëve që pretendojnë pronësinë mbi tokën, duke zhytur në kaos kadastrën e Vlorës.
Nga fillimi i shtatorit, zyra e kadastrës në Vlorë regjistroi një seri të pazakontë largimesh nga puna të drejtuesve të saj. Brenda pak muajsh, katër drejtues të këtij institucion dhanë dorëheqjen me pretendimin se vendimi i tyre bazohej në arsye personale dhe familjare.
Megjithatë, të dhënat dhe dokumentet e mbledhura nga BIRN tregojnë se ndryshe nga sa është deklaruar publikisht, dorëheqjet mund të kenë qenë të detyruara për shkak të një konflikti të fortë për një tokë me vlerë miliona euro në bregdetin e fshatit Jalë, mbi të cilën ngrihet një pjesë e resortit luksoz ‘ Folie Marine.’
Në mënyrë më specifike, dorëheqjet lidhen me refuzimin nga zyrtarët e Kadastrës në Vlorë për të regjistruar një vendim të Gjykatës së Lartë që pezullonte veprimet e regjistrimit të pronësisë mbi një sipërfaqe toke prej 148 mijë metrash katrorë në bregdetin e fshatit Jalë – një prej zonave më të lakmuara të Rivierës.
Vendimi i Gjykatës së Lartë u vu në lëvizje nga Avokatura e Shtetit, e cila bëri rekurs ndaj një vendimi të Gjykatës së Apelit të Vlorës që ia njihte këtë pronë familjes Gjoka nga Vunoi. Vendimi nxorri në sipërfaqe një konflikt që vijonte prej vitesh për pronën me vlerë miliona euro.
Përplasja- sipas dokumenteve që BIRN ka siguruar- është fokusuar kryesisht mbi pronësinë e 1.6 hektarëve truall, mbi të cilat është ndërtuar klubi i natës ‘Folie Marine’ dhe dy godina pjesë të së njëjtit kompleks turistik. Mbi të njëjtën pronë, kompanisë ‘Soleil & Sea’ i është dhënë nga qeveria statusi i ‘investitorit strategjik’ dhe po ndërton aty një fshat turistik të njohur si ‘Soleil Village’.
Vlera e këtij investimi, sipas Komitetit të Investimeve Strategjike që drejtohet nga kryeministri Edi Rama është 67 milionë euro. Qeveria merr përsipër edhe mbështetjen e investitorit në problemet e pronësisë ndaj palëve të treta, por konflikti për këtë pronë duket se i ka dalë jashtë kontrollit.
Një prej palëve në konflikt, Kristo Gjoka, i cili fitoi të drejtat mbi pronën me vendim e shkurtit 2019 të Gjykatës së Apelit Vlorë, akuzon në një kallëzim penal biznesmenin Alban Xhillari dhe të afërm apo të njohur të këtij të fundit se po përdorin ndikimin e tyre në qeveri për t’ua rrëmbyer pronën me dokumente të falsifikuara, nën pretekstin e investimit strategjik.
Biznesmeni Xhillari është kundërpërgjigjur po ashtu me kallëzim penal ndaj Gjokës dhe personave të lidhur me të, që i cilëson “pjesë e një grupi të strukturuar kriminal“. Kallëzimi që Xhillari ia vuri në dispozicion BIRN është firmosur në emër të kompanisë Kempixh – një shoqëri të cilën ai e ka zotëruar dikur dhe që ka në pronësi disa prej godinave në resortin turistik.
Vetë Xhillari la të kuptohej se ai ishte investitori pas fshatit turistik, edhe pse kompania që mori statusin e investitorit strategjik është regjistruar në emër të dikujt tjetër. Të dyja palët pretendojnë implikimin e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë të qeverisë socialiste në favor të njërit apo tjetrit.
Nga ana e saj, qeveria shqiptare përmes Avokatit të Shtetit ka marrë në zotërim me një vendim të Gjykatës së Apelit pronësinë e disa sipërfaqeve të tokës, të cilat ishin regjistruar në emër të Jani Kostës, ish-administrator i kompanisë Kempixh. Avokati i Shtetit ka bërë gjithashtu rekurs edhe ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë për pasuritë që i ishin njohur Kristo Gjokës. Avokatura po ashtu kërkoi pezullimin e ekzekutimit të vendimit të kësaj gjykate.
Familja Gjoka i sheh qëndrimet e Avokatit të Shtetit si një përpjekje për ta zhveshur atë nga prona, e cila në rast se kthehet nën pronësinë e shtetit i kalon investitorit strategjik, sipas ligjit për këtë të fundit.
E gjithë situata e krijuar duket si simptomë e abuzimit ndër vite me pronat në bregdet, të cilat rezultojnë të pamenaxhuara, pa harta kadastrale dhe me një mori pretendimesh për mbivendosje.
Ndërkohë, ndërhyrja e qeverisë duket se e ka acaruar edhe më shumë situatën, pasi kjo e fundit përmes statusit të investimeve strategjike vendoset në krah të njërës palë në proceset e kontestuara të pronësisë.
‘Grupe të strukturuara kriminale’
Ligji i debatueshëm i investimeve strategjike, i miratuar në vitin 2015, është përdorur edhe më herët për bllokimin e njohjeve të pronësisë për banorët e fshatrave të bregdetit në favor të kompanive që kanë marrë të drejta për investime në struktura turistike.
Lista e kompanive që kanë përfituar statusin e investitorëve strategjikë përfshin aktualisht 8 shoqëri. Statusi jepet nga një institucion i quajtur Komiteti i Investimeve Strategjike. Në listën e tokave të dhëna me këtë ligj gjenden parcela në Gjirin e Lalzit, në Dhërmi dhe në Sarandë.
Qeveria e kryeministrit Edi Rama ka miratuar gjithashtu një masterplan për zonën e jugut të Shqipërisë si dhe ka në proces miratimin e masterplaneve për zona të tjera bregdetare, ku parcela të mëdha toke janë ndarë më vete të shënjuara si zona për “investime strategjike”.
Investigimet e mëparshme të BIRN kanë zbuluar se ngjashëm me rastin e resortit ‘Folie Marine’, disa nga këto investime strategjike në bregdetin e Jonit janë ndërtuar gjithashtu në toka të kontestuara.
Lexo më shumë
- Investimet ‘strategjike’ në turizëm ngrihen mbi prona të kontestuara
- Investimet ‘strategjike’ në turizëm kërcënojnë habitatet e lagunave shqiptare
Në një kallëzim penal ndaj 10 individëve të depozituar me 1 nëntor 2019 – ku përfshihet edhe biznesmeni Alban Xhillari, Kristo Gjoka pretendon se ky i fundit përmes kërcënimit dhe ryshfetit po synonte bllokimin e pronës së tij dhe çregjistrimin e saj nga kadastra e Vlorës.
Gjoka rendit ndër të kallëzuarit e tij edhe kreun aktual të kadastrës së Vlorës, Taulant Canameti dhe Jani Kostën – për të cilin thotë se është i afërm i Alban Xhillarit, si dhe disa persona të tjerë që sipas tij kanë gisht në përpjekjet për të tjetërsuar pronën. Ai pretendon se bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal.
“Një biznesmen i quajtur Alban Xhillari, i cili prej vitesh nën kërcënimin e kallashnikovëve ka terrorizuar banorët e fshatit Vuno dhe ka zaptuar të gjithë Jalën…,“ shprehet Gjoka në një letër drejtuar kryeministrit dhe një sërë institucionesh të tjera.
Në një bisedë me BIRN, Gjoka pretendoi se ligjshmëria e pronës së tij nuk ishte në diskutim dhe se për këtë arsye, asnjë nga punonjësit e Kadastrës nuk mori përsipër të regjistronte vendimin e Gjykatës së Lartë.
Gjoka po ashtu akuzon Xhillarin dhe personat e lidhur me të për legalizimin përmes dokumenteve të falsifikuara të godinave të ngritura prej kompanisë Kempixh në zonën e Jalës. Ai i vuri në dispozicion për BIRN një mori dokumentesh dhe vendimesh, përfshirë komunikime të brendshme të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Vlorë, vendime të gjykatave dhe harta që sipas tij tregonin vendndodhjen e pronës që pretendohej nga dy palët. Gjoka tha se do i kërkonte bashkisë Himarë që të prishte godinat, që sipas tij ishin pa leje.
Ai pretendon ndër të tjera se atij po i merret prona ngaqë është pjesë e minoritetit grek. Në kallëzim, Gjoka thotë se leja e ndërtimit nga KKT dhe statusi i ‘investitorit strategjik’ për resortin ‘Folie Marine’ janë përfituar me dokumente të falsifikuara.
Gjoka pretendon në kallëzimin e tij përfshirjen e një sërë personash që ai i cilëson si punëtorë të Xhillarit, përfshirë administratorin e ‘Soleil&Sea’, Ardit Bajraktari, i cili del përfaqësues i kompanisë edhe në vendimin e marrjes së statusit si investitor strategjik.
Përballë këtij denoncimi, kompania Kempixh e administruar në kohë të ndryshme nga vetë Alban Xhillari dhe më pas nga Jani Kosta, kallëzoi penalisht Kristo Gjokën dhe 6 persona të tjerë. Në denoncimin që BIRN mori nga Xhillari përmes aplikacionit ‘Ëhat’s app’, pretendohet se Gjoka dhe personat rreth tij janë gjithashtu një “grup i strukturuar kriminal“.
Në këtë kallëzim akuzohet për shkelje të ligjit Gjykata e Apelit të Vlorës dhe ekspertja që bëri matjet topografike dhe që sipas kallëzimit, mori “vërejtje nga Ministria e Infrastrukturës.”
Kallëzimi i Kempixh po ashtu shprehet se është pala tjetër ajo që ka përdorur forcë, dokumente false dhe ryshfet për ta marrë pronën.
“Një pjesë e konsiderueshme e dokumentacionit që ndodhet në dosje, i marrë si nga Arshiva e Shtetit dhe nga Arshiva Vlorë pas pyetjeve që ne kemi bërë pranë këtyre institucioneve, na është thënë se një pjesë e këtij dokumentacioni është i falsifikuar,” thuhet në kallëzimin e Kempixh.
Në kallëzim veçohet si fakt i dyshimtë një kontratë mes shtetasve Klodjan Jahaj, Klodian Xhyheri, Indrit Kaporaj dhe Spiro Gjoka, të cilët do të merrnin gjysmën e sipërfaqes së përfituar nga Kristo Gjoka në Gjykatën e Apelit. Në kontratën që Xhillari i dërgoi BIRN, këta persona e përfitonin tokën si shpërblim për ndihmën që do jepnin për regjistrimin e saj në Kadastër.
“Është e kuptueshme lehtësisht se kjo sipërfaqe i është dhënë këtyre personave, pasi këta të fundit kanë marrë përsipër dhënien e një vendimi të tillë nga gjykata nëpërmjet veprime korruptive, pasi nuk ka asnjë arsye logjike minimale apo ligjore për hartimin e një veprimi të tillë”, thuhet në kallëzim.
I pyetur nga BIRN për rolin e zotit Bajraktari, Xhillari tha se kjo “nuk ishte e rëndësishme.” Nga ana tjetër, ai pretendoi se investimi i tij ishte ndër më të rëndësishmit në zonë dhe se po rrezikohej nga “ky grup” – duke nënkuptuar Gjokën.
Të dy palët ndërkohë në kallëzimet e tyre dhe në bisedat e bëra me BIRN pretendojnë përfshirjen e paligjshme zyrtarëve më të lartë të shtetit në çështjen e tyre. Ata akuzojnë ministra dhe ish-ministra të qeverisë së Partisë Socialiste dhe drejtues të tjerë të shtetit, si prokurorë, policë dhe gjyqtarë. Akuzat megjithatë nuk mund të provohen në mënyrë të pavarur.
Kompania me statusin e investitorit strategjik, “Soleil & Sea” dhe Bajraktari nuk u arritën dot për koment. Megjithatë, të dhënat e BIRN tregojnë se ajo është e favorizuar në këtë përplasje.
Sipas vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike – pjesë e së cilit është kryeministri, zv.kryeministri dhe disa ministra, në rast se ka palë të treta që kanë pretendime mbi pronën, kompania do ketë mbështetje nga qeveria.
“Në rast se pas kryerjes së regjistrimit fillestar të zonës së zhvillimit, rezultojnë tituj pronësie të palëve të treta private, atëherë investimi/investitori strategjik përfiton mbështetje,” thuhet në vendim.
I njëjti vendim nënvizon se investitori duhet të synojë një marrëveshje me pronarët e tokës, por “në rast se investitorit strategjik i cënohet prona që disponon nga palë të treta, investitori, sipas rastit, përfiton të drejtën e shpronësimit ose të marrjes me qira me kontratën 1 euro”.
Kristo Gjoka ka sulmuar pikërisht këtë vendim në një letër dërguar kryeministrit Rama, ambasadave, prokurorisë dhe disa ministrave. Ai kërkon heqjen e statusit të investitorit strategjik për ‘Soleil & Sea’, duke akuzuar kompaninë se ka përdorur dokumente të falsifikuara.
Kaos në kadastër
Më 23 prill 2019, Gjykata e Lartë vendosi pezullimin e ekzekutimit të vendimit për pronësinë e tokës në Jalë-mbi një pjesë të së cilës ndodhet edhe “Folie Marine”. Vendimi u mor nga tre gjyqtarët e fundit të mbetur asokohe në Gjykatë të Lartë, Xhezair Zaganjori, Edmond Islamaj dhe Ardian Dvorani.
BIRN mësoi se tetë muaj më vonë, ky vendim i Gjykatës së Lartë nuk është ekzekutuar ende, ndërkohë që ka shkaktuar kaos ne zyrën e kadastrës së Vlorës. Fillimisht, vendimi i Gjykatës së Lartë u refuzua nga ish-drejtori i kadastrës së Vlorës – në atë periudhë Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë, Klodian Troci.
Në një relacion për Departamentin e Anti-Korrupsionit në Këshillin e Ministrave me 2 maj 2019, Troci shprehet se kërkesa e Avokatit të Shtetit dhe pretendimet për mbivendosje pronash në zonën e Jalës nuk mund të trajtoheshin.
Troci, i cili akuzohet nga kompania Kempixh se kishte ekzekutuar me urgjencë vendimin e Gjykatës së Apelit, shprehet ndër të tjera se zona e Jalës ishte ”zonë e pamenaxhuar“, për të cilën nuk disponoheshin harta kadastrale të pasurive dhe nuk mund të konstatohej mbivendosja.
Pak javë pas firmosjes së kësaj përgjigje, më 15 maj, Troci u spostua në vendin e zv.drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, ndërsa drejtues i ASHK-së së sapokrijuar u caktua Florian Alimadhi, i cili më herët kishte qenë regjistrues në Durrës.
Megjithëse nga maji deri në shtator 2019 kishte marrë të paktën një urdhër me shkrim nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Alimadhi dhe punonjësit e ASHK-së në Vlorë përsëri refuzuan të regjistronin vendimin e Gjykatës së Lartë.
Më 6 shtator ASHK kreu një akt-kontrolli dhe i konsideroi jo-ligjore arsyet e dhëna deri në atë moment nga drejtuesit e degës lokale të Vlorës, duke kërkuar sërish regjistrimin e vendimit të Gjykatës së Lartë si dhe “miratimin e urdhrit për ndalimin e veprimeve me pasuritë”.
Prej këtij momenti, disa drejtues të Kadastrës në Vlorë dhanë dorëheqjen njëri pas tjetrit. Dy ditë pas këtij urdhri, më 8 shtator 2019, drejtori i ASHK-së, Florian Alimadhi dhe nëndrejtori Klodian Troci dhanë dorëheqjen, ndërsa në krye të institucionit u komandua juristi Alteo Nazëraj.
Më 13 shtator, Nazëraj delegoi te një nga juristët e kadastrës veprimet e kërkuara nga ASHK, por juristi ashtu siç edhe kishin bërë më herët, refuzoi të kryente veprimet. Më 19 shtator Nazëraj dha dorëheqjen nga kadastra e Vlorës, duke qëndruar në krye të institucionit vetëm 10 ditë.
Nazëraj u zëvendësua nga Elona Hodaj (Kurti), ndërsa u komandua si zv.drejtor Taulant Canameti, i cili është transferuar nga Tirana. Më 27 shtator, Hodaj i delegon Canametit kompetencat mbi shërbimet në sektorin e sportelit dhe kadastrës.
Më 30 shtator, Canameti nxjerr një urdhër të brendshëm me të cilin duhej të regjistronte vendimin e Gjykatës së Lartë. Por drejtoresha Hodaj e shfuqizoi këtë vendim vetëm 24 orë pasi ai ishte firmosur, duke arsyetuar se Canameti nuk ishte i autorizuar për të lëshuar urdhra dhe as të marrë vendime. Hodaj urdhëroi anulimin e urdhërit dhe fshirjen e shënimeve të bëra në regjistrin hipotekor. Pak ditë pasi firmosi këtë anulim, më 6 tetor 2019, Hodaj dha dorëheqjen, ndërsa Canameti mori postin e saj.
Përpos largimit të 4 drejtuesve në pak muaj, një sërë punonjës të kadastrës në Vlorë u shkarkuan dhe ndaj të tjerëve u morën masa disiplinore. Duke kërkuar të mbeteshin anonimë, juristë të ASHK-së në Vlorë i thanë BIRN se ndjeheshin të kërcënuar, sepse bëhej fjalë për një pronë me vlerë miliona euro.
Megjithatë, BIRN mësoi se para policisë, asnjë nga zyrtarët nuk ka pranuar se është kërcënuar ashtu siç pretendojnë palët në kallëzimet e tyre.
BIRN arriti të kontaktonte vetëm me një prej ish-drejtuesve të kadastrës që u përfshi në këtë histori, Elona Hodaj, e cila u shpreh se nuk e njihte mirë dosjen pasi qëndroi në detyrë vetëm 19 ditë.
“Gjatë kohës së drejtimit të ASHK, kisha prioritet popullin, t‘i dëgjoja, t‘i prisja, t‘i zgjidhja [problemet],“ tha ajo.
Hodaj mohoi të ishte kërcënuar. Ajo pretendoi se e kishte anuluar urdhrin e vartësit të saj, Taulant Canameti për të regjistruar vendimin e Gjykatës së Lartë vetëm për arsye të procedurës.
“Ndërsa dorëheqja nga institucioni lidhet vetëm me motivet familjare sikurse kam cituar edhe në kërkesën për dorëheqje”, tha Hodaj.
Drejtori aktual i ASHK-së në Vlorë, Taulant Canameti, i cili zuri vendin e Hodajt, nuk pranoi të fliste mbi detajet e dosjes. Canameti, i cili akuzohet nga Kristo Gjoka si pjesë e grupit të Xhillarit, shoqërohet prej kohësh në punë prej punonjësve të Gardës që qëndrojnë jashtë zyrave të kadastrës në mbrojtje të tij.
“Do të zbardhet shumë shpejt e gjithë e vërteta e kësaj çështjeje,” tha Canameti. “E rëndësishme për qytetarët është që institucioni është në punë dhe nuk kanë asnjë arsye të frikësohen apo shqetësohen,” përfundoi ai.
*****
Jerola Ziaj është korrespodente nga Vlora. Vladimir Karaj është redaktor i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Investigative në Shqipëri

Enveri beri Shtetezim por Edveri po bën Shpronësim.
Prona do te shkoje tek i zoti. S’ka bir kurve me thonj te prera apo te paprera qe t’ia mohoje dhe t’ia jape dikujt tjeter me ca llafe te bukura “shpronesim strategjik”. Por ketij i duhet marre ai bunkeri ne Surrel me shpronesim strategjik qe ta kuptoje.
E meqe ra llafi po Kinema Republika qe do ndertonte ky Xhillari ku eshte?! Kujtojne keta se harrojne njerezit.
https://www.gazetaexpress.com/breket-e-violetes-dhe-ish-kinema-republika/
Shteti i Ramutit ne agresion per rrembimn e pronave pronareve te ligjshem.
Te jene kriminele thua…?
Fajin e ka eeehat tsapi…kempixhi.. dhe gjithcka qe lidhet me strategjine e investitoreve strategjike
Para pak vitesh Jala ishte komplet e virgjer dhe kishe lezet te kaloje nja dy-tre dite te qeta i shoqeruar kudo nga aroma e kendshme e gjetheve… te portokallit
Sot ajken e rivieres duket se e ka pushtuar jevgjiteria dhe babezia. Po vras mendjen se ku derdhet jashteqitja e gjithe atij pis mileti?
BRAVO D I T A QE DENONCON kKETE SKANDAL.SKABDALI ESHTE SHTRIRE NE GJITHE BREGDETIN SHQIPETAR DHE JO VETEM,NGA JUGU NE VERI.
-KATRAURA E KA EMRIN DREJTESI NE VITE QE NGA 1992.NDAJ JANE VRARE E PO VRITEN NJERZ.
-DHE KÇK-JA VAZHDON.
-E KAM SHKRUARE DISA HERE:PROBLEMIN E PRONES NUK E ZGJIDH AS “TOPI MATO GRUDES”.
-PER PRONAT DUHET TE KRIJOHET NJE GJYKATE SPECIALE ME JURIST GJERMAN..AMERIKAN..! Ndryshe do ket viktima si gjyqtari Konomi e ko…!
Uk eshte lufte e cmendur. Hajduteri edroga dhe kompani.
Litari Ben Pune ne shqiperi.
Gazetare serioze si Viktor Malaj kane paralajmeruar cdo te ndodhte me te ashtuquajturen Korporata e Investimeve
Ribotoje Dita
Ata qe kane sy dhe mendje lexojne dhe mesojne
Popujt qe harrojne apo nuk kuptojne jane lemsh sic jemi ne
Që në fillim dua të them se ne nuk dëshironim të pushonim në Jalë
Megjithëse kemi një standart jetese mbi mesataren, nuk na kanë pëlqyer kurrë vendet ku vaniteti dhe dëshira për të ekspozuar luksin apo kamjen i mbivendosen qetësisë së natyrës, por vecanërisht asaj shpirtërore.
Mirëpo, kemi një djalë në moshën 17 vjeçare, të cilin e tërheqin ambjente si ai i Jalës, më konkretisht zona ku janë vendosur hoteli, klubi dhe mjediset e tjera të njohura si Folie Marine.
Ai shkoi atje diku nga korriku me një grup bashkëmoshatarësh.
Ne e mbërritëm disa ditë më pas. Do udhëtonim së bashku drejt Greqisë ku kishim planifikuar pushimet tona.
Kthyem në Jalë për të marrë djalin dhe për të vijuar së bashku udhëtimin, por përpara se të riniseshim të gjithë bashkë, qëndruam në Jalë për një kafe dhe më pas 1 ose dy orë në një plazh të vogël të mrekullueshëm në fund të gjirit.
Gjatë bisedës me djalin që siç ju thashë po qëndronte aty prej disa ditësh nuk e pata vështirë të dalloja një mërzi që ia njoh.
Ishte i pakënaqur nga sasia e parave që i kisha dhënë me vete, megjithëse nuk ishin pak. Kur e pyeta si i kishte shpenzuar më tregoi që ajo sasi parash nuk mjaftonte për zonën e plazhit të Folie dhe hotelit me të njëjtin emër sepse aty ishte shumë më shtrenjtë.
Unë kam një parim: Dua që fëmijët e mi të provojnë përpara se të refuzojnë ose pranojnë; të krijojnë bindje të vetat përpara se të urdhërohen që duhet të bëjnë këtë apo atë.
Ndaj vendosa diçka: I premtova djalit që kur të ktheheshim nga udhëtimi ynë në Greqi, do qëndronim në hotelin luksoz Folie Marine dhe plazhin e bukur përballë tij.
Më tha që duhej të bënim një prenotim.
Pyetëm në recepsion për mundësitë dhe na thanë që kishin një “dupleks deluks” të lirë për dtat 25 dhe 26 gusht, çka përkonte thuajsr perfekt me kthimin tonë nga pushimet.
Çmimi ishte 180 euro nata, gjithsej 360 për dy netë përfshirë mëngjesin dhe shezlingjet në plazhin e Folie përballë.
M’u kërkua të paguaja gjysmën, e pagova. Prita për kupton tatimor ose një dokument prove të pagesës, më thanë që mjaftonte regjistrimi dhe më zgjatën një kartvizitë të hotelit, ku shkruajtën me një stilolaps datat e prenotimit.
Ok, duke mos dashur të ndikoja ngazëllimin e djalit, nuk e zgjata.
Por si për të na paralajmëruar ku ishim futur, ndërsa po paguanim, në hollin e recepsionit hynë me tërsëllëm një djalë dhe dy vajza, djali dukshëm shumë i acaruar.
Gjithë ai luks e ato pagesa stonuan goxha me atë që ndodhi. I riu i acaruar ulëriti pse ia kishin nxjerrë valixhet jashtë. Djali në recepsion i thotë që u kishte kaluar afati i checkout. Prej aty “biseda” u kthye në një sherr të frikshëm për veshët dhe sytë e një njeriu normal ku nuk munguan “të q..rat” e motrave, nënave, etj
Ne u larguam. Ikëm po atë ditë drejt destinacionit tonë.
Nuk do zgjatem në krahasime, sepse qëllimi i këtij rrëfimi është Jala dhe ajo që ndodhi atje; janë shqetësime prindi dhe qytetari që dëshiroj ti ndaj me lexuesin e Ditës, si me ata që kanë patur rastin të shkojnë aty, si me ata që kanë dëgjuar diçka nga mediat, apo edhe me ata që nuk e kanë idenë për çfarë bëhet fjalë.
Në 25 gusht paradite ishim, pra, në Jalë.
Zbritëm nga rruga kryesore nacionale drejt gjirit të njohur, rreth orës 11.00 paradite
E para gjë që më ra në sy ishte që hoteli Folie Marine po vijonte të zgjerohej në lartësi duke mbërritur me beton deri në rrugën që zbret drejt gjirit.
Mendimi i parë që më erdhi në kokë duke parë kodrën e mbushur me beton ishte: Edhe kështu dhe të merret fryma. Gjiri ka një bukuri të rrallë, por është i vogël. Me aq hoteleri sa ofron tani dhe aty të niste stresi nga lëvizja dhe trafiku, sapo zbrisje poshtë. Makinat nuk shkëmbesheshin dot dhe duhej të ecjet mbrapsht. Boriet nuk pushonin. Dyshishimi apo trefishimi i hotelit që është njëhsuar tashmë me gjirin, pra Folie Marine, sigurisht do ta shtojë dyndjen dhe do ta shëmtojë gjirin dhe cilësinë e pushimeve.
Gjithsesi, isha aty për djalin, ndaj i lashë shpejt pas këto mendime dhe kërkova rrugën për në hotelin Folie Marine.
“Kërkova rrugën” është pak e ekzagjeruar. Në fakt aty ka vetëm një rrugë. E ngushtë sa, sic ju thashe, ishte e pamundur të shkëmbeheshin dy makina.
Sidoqoftë në një moment arritëm të çajmë derisa përpara na doli një postbllok, një tra ndalës ku të kërkohej emri
Mund të vazhdoje drejt gjirit me makinë vetëm nëse kishe prenotuar në Folie Marine.
E kaluam postbllokun e parë, shkuam tek një i dytë, më pas vijuam drejt parkimit të hotelit; djathtas kishim një rresht të parë shtëpizash të veshura me gur dhe lule shumë të bukura, majtas detin dhe plazhin e tejmbushur që shfaqej poshtë.
Parkimi ishte full me makina luksi, mbizotëronte Range dhe Mercedes, një ose dy Ferrari, Hummer etj.
Pashë në pasqyrë djalin në sediljen e pasme të makinës që papritur u shqetësua dhe kërkonte me ngulm kapelen, sepse “nuk mund të dilte jashtë nga makina me ato flokë”.
M’u qesh. Sa kohë ishim në Greqi, nuk i pati asnjë moment prioritet flokët, as veshjen.
Parkuam nën udhëzimet e një postblloku të tretë dhe bëmë një copë rrugë në këmbë drejt recepsionit të hotelit.
U thamë që kemi prenotuar, u dhamë emrin, na kërkuan mënyrën si kishim prenotuar, u thamë me lekë në dorë në po të njëjtin sportel.
Rinjoha po atë djalin që kisha kryer pagesën e prenotimit. Me shaka i thashë që ndoshta nuk mbante mend sepse kur prenotuam, u përfshi në një sherr me një klient për valixhet.
Në mënyrë tjetër nuk ia vërtetoja dot, sic thashë nuk më kishin dhënë asnjë kupon, asnjë shenjë provuese të pagesës.
Pasi kërkoi me një vetull të çelur dhe më tjetrën të ngrysur në kompjuterin përballë tij, tha: Ok. Por dupleksi ynë luksoz mund të bëhej gati vetëm në orën 3.
Dolëm në plazh, sepse kishim shumë orë deri atëherë.
Rreth nesh, vajza dhe djem përgjithësisht të rinj jo më shumë se 25.
Vajzat dukeshin të sapodala nga parukeria, rroba banje seksi (nuk me vjen emri për ato teshat më të holla se gishti), trupa të bukur revistash, disa me taka të larta, megjithëse ishim buzë detit.
Djemtë me bluza ku binin në sy markat e veshjeve të luksit; disa të qetë por shumica me atë ecjen tipike, nuk di nëse dikush e ka vënë re: një lloj lëkundje sa në një këmbë në tjetrën, një tendosje e muskujve të trupit dhe fytyrës si gati për sherr që nuk ua fshehin dot as syzet e shtrenjta. Duken sikur thonë duke u lëkundur: “Ej jam dikushi, nuk më njihni por hmmm…”.
Shumë luks, pak buzëqeshje. Fytyra të zbukuruara, të pastra, të kuruara, por të vrenjtura, shumica duke parë njëri tjetrin dhe të sapombërriturit nga koka te këmbët, ndoshta për t’i vlerësuar nëse ishin “të denjë” për ambjentin.
Plazhi ishte shumë i bukur. Deti i pastër, shezlongjet të rehatshëm. Dy vajza që silleshin vërdallë dhe merreshin me akomodimin e të sapoardhurve në plazh, ishin shumë të sjellshme dhe të gjendura.
U ulëm në shezlongje, na shpjeguan që për klientët e hotelit ishin falas, por vetëm të nesërmen e akomodimit.
Nuk po merrem me çmimet; sikundër mund ta merrni me mend ishin goxha të shtrenjta për standartin shqiptar të jetesës.
Më erdhi për të qeshur duke bërë një krahasim me Lukovën ku ne kemi shkuar disa ditë në verë dy-tre vitet e fundit, ku mund të flije me një pamje të mrekullueshme duke paguar atë që shpenzoje vetëm për shezlongjet në Jalë.
Dy vende të mrekullueshme të rivierës sonë, kaq pranë por kaq të ndryshme.
Përballë ishin një grup djemsh trupmëdhenj, të cilëve u servireshin pa ndërprerje disa shisha që i thithnin shpejt.
Edhe këta të vrenjtur që shihnin vëngër vërdllë, a thua se ishin aty për të zgjidhur problemin e pyjeve të Amazonës.
Kur coheshin në këmbë, kujdesishin të fusnin barkun brenda dhe të nxirrnin muskujt në pah duke vështruar pandërprerje rreth e rrotull. Nuk di c shihnin, por vetëm nga deti nuk shihnin.
U dallova lehtë sytë e kuq, tipikë pas përdorimit të hashashit.
Pak metra më tej, aty ku bashkohej plazhi me lokalin e plazhit, era e hashashit ishte e fortë. Dukej që po konsumohej edhe në atë orë të drekës, fare hapur.
Sic ju thashë, ne duam qetësi. Aty ishte shumë bukur si natyrë, por jo ajo që donim ne. Ndjenim në ajër atë agresivitetin, negativitetin tonë tipik që vjen prej ligësisë.
Do duhet të shpjegohesha gjatë në këtë pikë dhe mbi këtë ndjesi, por nuk është vendi.
Sidoqoftë nuk ishim rehat dhe lëvizëm prej aty drejt një gjjri të vogël që është pak më tej, por që gjithsesi nuk e mbërrin dot nëse nuk je brenda territorit të rrethuar me postblloqe ndalese të Folie Marine.
Më në fund, na njoftuan se dhoma jonë ishte gati.
Morëm celsin dhe dikush na shoqëroi ato pak metra që ndanin dhomën nga recepsioni.
Numri i dhomës, 208, në kat të parë buzë rruge.
Hapëm derën me shumë pritshmëri positive, por sapo u futëm brenda ndjemë një erë të fortë lagështire.
Menduam do ishte ajër i ndenjur, ndoshta nga mungesa e ajrimit.
E lamë derën hapur, duke tentuar të shtynim disa perde të rënda të trasha, pa shije.
Kjo e bëri dhomën krejtësisht “transparente” nga rruga sepse e gjithë pjesa ballore ishte e xhamtë.
Kjo nuk na prishte punë, mjaft të largohej era e rëndë.
Dupleksi ynë ishte në fakt një dhomë e ngushtë por e lartë, pjesa e sipërme e së cilës ishte një platformë druri mbërrihej me disa shkallë të montuara.
Kishte një krevat dopio poshtë sapo hyje në dhomë dhe një tjetër sipër në platformë.
Nga sipër pamja e detit dhe luleve jashtë ishte e këndshme
Hyra në tualet për të bërë dush.
Por pas erës së rëndë në hyrje, kjo ishte surpriza e dytë e pakëndshme.
Tualeti vinte një erë edhe më të rëndë, që u shtua me hapjen e ujit. Nuk e përcaktoj dot nga vinte, por ishte e padurueshme.
Mu kujtua që në Lukovë një vendas më tha se ndërtimet e pas 90, e marrin ujin të gjitha me puse që I hapin vetë. Mendova, kushedi do jetë prej punës së puseve.
Hoxha një sy rrotull. Pajisjet e tualetit ishin të gjitha nga më të lirat.
Trupi i dushit, pllakat, lavamani, pasqyra, aksesorët, të gjithë mallra nga ato më të lirat e pazareve të rrugës.
Koshi i mbeturinave, i prishur, hapja me këmbë nuk punonte dhe pasi e hapa me dorë, ishte e pamundur të mbyllej më.
Gjithsesi, mendova të bëj atë dushin dhe më pas një program ditor që të na mbante sa më shumë orë larg dhomës.
Por… Mbërriti surpriza e tretë. Pa arritur as të shkumoja kokën, uji i dushit mbushi banjon, dhe doli me shpejtësi në dhomë, duke u futur poshtë dollapit, tavolinës, minibarit.
Ishte e pamundur të vijoja të lahesha.
Thirra recepsionin dhe i shpjegova cfarë po ndodhte. Pas disa minutash erdhi një hidraulik dhe një pastruese.
U mërzitëm pak. Ndërkohë ajo era e rëndë nuk ikte. Mjaftonte të dilje pak minuta jashtë dhe pastaj të rifuteshe në dhomë që ta ndjeje.
Pas largimit të hidraulikut dhe pastruses, bëmë një bisedë të shpejtë familjare; u konsultuam nëse duhej të rrinim dy ditë apo ta anulonim ditën e dytë të prenotimit.
E shtymë për më vonë vendimin.
Deti dhe plazhi na pëlqyen aq shumë sa menduam të bënim një sy qorr për “deluksin tonë” 360 eurosh të mbushur me lagështirë.
Dolëm sërish në plazh dhe shijuam detin e mrekullueshëm.
Në darkë pamë ndeshjen e Barcelonës në verandën buzë rrugës jashtë dhomës dhe rreth 23.30 menduam të flinim.
Por, hmm. Nga dhoma ngjitur vinin të gjitha zhurmat e mundshme. Izolimi zero. Fëmijët e dhomës ngjitur luanin hapa dollapa, përplaseshin në mure, thërrisnin, gjithcka dukej sikur ishte brenda “deluksit” tonë.
Pritëm më durim që të pushonin, por u desh ca kohë. Gjithsesi vendosëm që përfundimisht nuk do rrinim edhe një ditë tjetër aty.
Të nesërmen u zgjuam shpejt, pasi e kishim lënë derën thuajse hapur sepse ajo era e lagështirës nuk shqitej. Nuk di nëse ishte problem vetëm i “deluksit” tonë apo dhe i “delukseve” të tjerë, por edhe derën e dhomës ngjitur e pashë gjysëm të hapur.
Sidoqoftë, mblodhëm valixhet i futëm në makinë.
Shkova te recepsioni, u thashë që do largohesha. U përmblodha pamundësinë për të fjetur në një dhomë që qelbej erë, dhe ku asgjë nuk përputhej me standartin që diktonte cmimi.
Nuk u dukën të shqetësuar nga vërejtjet e mia, pata përshtypjen që i kishin dëgjuar edhe më herët.
Kërkuan vetëm kohë për të bërë një kontroll të minibarit, erdhën dhe më njoftuan sa kisha konsumuar nga minibari.
Pagova,
Sërish asnjë kupon tatimor.
Ikëm por nuk jam i sigurtë nëse djali nuk do dojë të rikthehet atje verën tjetër.
Unë për vete, kurrë
Dhe juve jeni..??
Ka rëndësi?
Mund të isha secili prej jush
Por doja të thoja ja ky është modeli turistik Rama.
Pushtim toke dhe vila nga gjys milion euro si Zamir Mane në Palasë, luks, drogë dhe arrogancë si ky tjetri në Jalë, bllokim dhe mospërdorim si Kakomeja.
Ose pjesa tjetër e varfër dhe e kërcënuar cdo investim nga këta të fortët e lidhur me politikën secili sipas nivelit të vet. Si dhe nga policë taksidarë që vetëm nëpër pronat e zhillarve dhe zamirve nuk shkelin.
E gjatë dhe e lodhshme si histori,.por në fund paaftësi totale e shtetit për ta bërë të jetushme atë zonë për pushime normale
Refim vertet mjaft mbreselenes. Si nga pershkrimi realist i asaj qe keni perjetuar, po ashtu dhe nga domethenia dhe stili elegant (por i panjohur) i te shkrojturit. Respekt.
Shpreh binden se je i ri ne forum. Nga ata fringot fare-fare, qe pasi demostrojne bindshem ca vlera intelektuale, te nesermen behen pishman per postimin e komentit, dhe largohen paksa fshehurazi per te mos u kthyer me. Te shohim sa do te kemi mes nesh…
Duke qene se na le pa sqaruar shkakun e pakenaqesise, apo mundesine e ceninit te ndonje interesi personal ne raport me sherbimet tejet te ndyra ne hotele te ruajtura me postblloqe, te cilat te sjellin ndermend ato tabelat “Ndal. Zone ushtarake” te diktatres, si dhe ne raport me maskaraden e tjetersimit deri ne pervetesim te paprecedente te pronave (qe te dy ja tematika te konsumuara), pyetja qe do te doja te parashtroja eshte kjo:
Ne cfare hotelesh te tjera luksoze ishe duke shpenzuar nga 200 € nata (karshillek?) deri me sot ti zoteri, nderkohe qe kjo gazete e nderuar ka qysh ne numrin nje te botimit te saj qe i ka ardhur dhe po i nie hakut pothuajse tere zorzoperve qe kane tentuar te abuzojne dhe te keqperdorin pushtetin dhe lidhjet permes labirintheve te erreta me te?
Nuk behet koment kur je i pire o ti veterani i forumit,nuk merret vesh se ku do dalesh,me fjali brazda,brazda
Beri c’beri, ne mes te pilafit do futej dhe nje lopcar i apasionuar aq shume pas brazdave dhe skarpateve.
Rrefimi, thjesht me le pershtypjen sikur kishe merak se mos ata te Folise do inatoseshin me ty per “review-ne”.
Nga rrefimi me le te kuptoj se cdo pushues “jo vanitoz” do thoshte te njejten gje
Dhe ti @mirel shpreson te lexosh “ajken” e refimit, ne menyre qe te kesh mundesi t’i thithesh esencen dhe te nxjerresh konkluzionin e mjaftueshem per ate se cfare aresye e forte duhet ta kete nxitur autorin e review-se qe u ka qendisur zorzopeve gjithe ket fleterrufe?
Aha, flije mendjen. Refimit iu konsumuan baterite…
Avash, o review apo kritike, mos na ngaterro me thithkat ketu. Jam burre i nderuar, megjithese kjo nuska e rrefimit duket qe eshte “jovanitoze’, por prape me shume u duk se po fliste per Belulin se per Foline.
Kot, per sport thashe kush na qenka kjo qe e mban mend ai i Folise, dhe kushedi sa me “spec” do ta kete merzine per kritiken..
Per nje tip, mbi mesataren shqiptare, qe prish vetem per nje prove 360 euro, duhet te kesh kujtese te mire..
Ose duhet te jete teper e vecante. Jo vanitoze. Dhe nga kjo me futi ne mendime..
C;te jete valle kjo specie speciale ne mes te llumit te vantozeve thashe!?
Por, po e mbyll me respekt per qellimin e mire te shkrimit.
Qofte mire e pa zarar me ata te Folise, se mesa mora vesh une dhe koburen ta nxjerrin atje..
Faleminderit per rrefimin, jo pse nuk i dinim fare keto ndodhira, as se kisha bere ne plan te shkoja ndonjehere ne Jalen e shtrenjte e te grabitur, por te tilla rrefime tregojne ku po shkon edhe ky bregdet i virgjer e i bukur permes Ligjit te Investimeve Strategjike! Dhe pastaj cirremi, pse edhe kjo popullsi e vjeter shqiptare eshte tashme gati te kaloje nen Greqi si minoritare, per ti shpetuar masakrimit qe pritet te ndodhe nga dekada ne dekade, sic edhe ne pjeset e tjera te bregdetit shqiptar! Per te ardhur keq, qe edhe kjo Riviere ka nisur te degradohet nga viti ne vit nga makuteria e konsumit dhe parase!
Mirel, nuk e di pse ironia
Gjithsesi…
Ky forum nuk meriton kaq cektesi.
Sa per eurot…
Nuk kisha si tia shpjegoja ndryshe tim biri cfare ndodhte atje brenda pa e parë vete ai me syte e tij
Dhe nuk doja te ikte prej andej me ndjesine qe duhet te jem si “djali i Ylli Ndroqit” i cili “mori motorin e ujit, bente 70 euro xhiroja dhe i dha 200 nuk i mori reston”.
Nuk mund te me gjykosh vetem pse mundem te paguaj 380 euro per ti dhene djalit nje mesim.
Vlen shume me teper se kaq nje mesim
Nuk di ku i rrit femijet ti, por Shqiperia eshte vertet “speciale” per edukimin, qimja te ndan nga deshtimi si prind
Me te mira
U futa ne forum vetem prej respektit per Diten se ia ndjej stermundimin per te qendruar te vlerat dhe e drejta ne nje vend ku termeti moral i ka shembur te gjitha pushtetet
Me fal, ke te drejte. Per nje dhiare te Ramutit dhe te atyre qe jane “pronare” ose kriminelet e ketyre bastardlleqeve, vajta dhe u karikova kot me ty.
Flm @mirel.
Edhe nje pyetje tjeter, se per pak e harrova. Nga e more vesh ti i nderuar Refyes, qe djali i atij pasaniku me inicialet Y. N. i ka dorovitur pronarit te guides me skaf jo 70, por 200 €. Ishe gje prezent, ashtu ta treguan (propagande gojore), apo po pergjoje dhe ti prapa deres? Sa per dijeni, nese ke qene prezent dhe nuk e ke denoncuar besheyh dyfish bashkefajtor. Flm. per mirekuptimin.
Jo z. Refim. Pagesa tende nuk mund te justifikohet aq kollaj me ziline e djalkes tend te perkedhelur per xhiron e shtrenjte me skaf te djalit te nje “pasaniku”.
Nga ana tjeter, s’me duket dhe aq serioze, per mos dashur te them si “thike pas shpine”, nese dikush Ia permend emrin dhe mbi emrin e nje personi te trete, pa qene ai vete prezent ne kete diskutim. Sidoqofte sejcili ka menyrat e tij te “refimit” dhe te komunimimit.
Edhe pse morre sado pak mundimin t’i pergjigjesh indirekt pyetjes per shpenzimin tend prej afro 200 € nata, ti nuk dhe shpjegim se perse intelektuale, (besoj) te ndershem dhe te moralshem si puna jote, arrijne deri aty, sa te bien pde e intrigave te mundshme dhe te mbushin deng xhepat e zorzopeve. Mos ma merr per ters, por une kam binden se pikerisht tipa naive si puna juaj jane bashkefajtore per mizerjen turistike te refyer prej teje me kaq passion.
Dakort me ty “Rrefimi i bashkefajtorit”.
“Rrefimi”, flm per ekspozene. Eshte fiks sic thua ti, biles e mendoj me keq. Edhe pse nuk e kam frekuentuar Jugun. Per shkak se jam i zene me pune, nuk e kam luksin te bej pushime verore ne Shqiperi. Por hotelet me 200 euro nata I njoh mire, se e kam natyre te punes. Luksi dhe Klasi jane dy gjera te ndryshme. Nje hotel duhet te kete Klas, s’eshte e domosdo shume te kete luks. Nje hotel i ri I bere keto 10 vitet e fundit ketu afer meje eshte me 4 yje, me dru nga jashte. Me 200 euro/nata. Brenda nuk ka luks, por Klas. Kete e ka projektuar filan arkitekt famoz, biles edhe dispozicioni I krevatit, dollapit, abazhurit eshte sipas dizajnit te atij. Eshte ne harmoni me lumin dhe pemet, me ambientin, etj. Ka plot shembuj si ky, psh ne st Moritz Norman Forster ka realizuar nje ndertese si veze. Qe ta mbyll, pershtypja ime eshte kjo:qe Bregu po merret peng i rrumpallise, ku hotel e kane langot dhe gangot, parallinjte qe hotelerine nuk e kane kulture, por dukje, osé lavatrice te Parase se piste. Pa lere restorantet, ku paguan shtrenjte gjera te shkuara dem ne menyren me te keqe te mundshem. Per te mos folur per harbutllekun, antipodin e kultures hoteliere.
Nga “rréfimi” yt gjimono, them se ti duhet t’i kesh kaluar Kérshéndellat né ndonjé hotel klasi, diku anés luginave té alpeve, pa qéné nevoja té pagosh asnjé tef nga xhepi yt. Dhe nése nuk jam gabuar me fantaziné e castit, prej meje hallall plako.
Ndryshe nga dikush qé e ka takatin dhe nuk ia bén syri tér pér ca qindra euro nata né hotele me kushte dhe shérbime mizerable, uné, duke qéné dicka i miréinformuar mbi politikat e cmimeve, konkurencén e ashpér né fushén e turizmit, manipulacionet me ofertat né varési té vendit dhe kérkesave, etj., pas njé hulumtimi dyminutésh, mu dha mundésia qé me paraté qé z. Rrefim ka harxhuar pér 1 dité e gjysém “torturé pérmbytjesh dhe zhurmash”, té prenotoj njé dhomé té mjaftueshme pér katér persona né njé hotel me 5 yje té rivierés turke. Ajo mé atraktivja né kété oferté speciale ishte se ne cmim ishte pérmbledhur jo vetém qéndrimi njé javor dhe pensioni i ngenies, por edhe fluturimi vajtje-ardhje me Türkisch Airlines nga njé metropol i Gjermanisé.
Me kaq po i ve kapak diskutim IT duke i kerkuar falje publike zotit Rréfim pér vénien né pozité té veshtiré.
Çudi e mesme kjo z. Rrëfim. Gjatë gjithë përshkrimit tënd “extra large”, ajo që bie në sy është shkrimi korrekt dhe pa gabime (përveç: “Hoxha një sy rrotull), si dhe përdorimi i gërmës problematike Ë.
Ndryshe nga sa më lart, në këtë mini-koment vihet re se “ke harruar” t’i vendosësh pikat mbi t(ë). Si shpjegohet kjo pakujdesi? E ke qëndisur gjithë atë çarçaf ca kohë më parë, apo e ke psonisur ashtu si pa dashje ke “dyqani i prodhimeve gjysëm të gatshme” në vu.vu.vu?
O ti pronari Tokës…ty po të them……mer ca C4 STRATEGJIK….e futja në bythë atij xhillarit dhe atyre Kolonave.
Se dhe vllau Rames ai 1 shi kështu e krujti bythen dhe ne Dhermi…..(pavaresisht se dhe atje po ndertohet…po me ritme te kufizume)..o ti çun tirone prona eshte e jona e jena 74 kushurinj te pare po mos or burr se plumbi të kap dhe këtu në N.Y..!!!
Prandaj o pronaro mos harxho leket kot po ik beji Për SHPENZIME STRATEGJIKE ca kg C4 po mbaj dhe nja 4 copë për tja fut në b*thë Edit Salës Bashes e Metes….
Kush eshte pronari tokes dhe kush e shfrytezon o Lalai,
JEP ORE SQARIME,TA DEGJOJE E TA DI GJITHE BOTA SI QENDRON PUNA,
O Vunoi….
Plerat e politiqenërisë së Albanistan ngaqë kanë 1 popull injorant e debil dhe ATA ja dinë kokën po tallin bilen me shqiptaret dhe nga një anë mirë ja bëjnë derisa shqiptaret të kuptojnë se në SHQIPËRI DO BERE SI DIKUR me FISE,KLANE apo dhe KANUN,sepse Politiqenëria shqiptare DJALLI 90 vjeçar nuk çahet ndryshe!!!!!
Se ku ka hyrë në Dhermi O.Rama atë e di ai bashke me ate Fierakun…bosin e mallit të KUQ,Dhermiu nuk eshte Paris…me 20 milione banorë!!!
Janë projekte MILIONA Dollareshe që po presin të lahen e shpëlahen në Jug që nga Kakomeja e deri në Dhermi hyri Saliu se la BB hyri Meta ngeci…tani po hyn ky i gjati po dhe ky do ngeci..vetëm do marrë sa do marrë…!?
Pse nisi prishja në VLORË..??? Se ju ngriten Vlonjatët ku der e se prisnin…Dhe pastaj doli që Projekti skishte më Fonde…?
Plani eshte….tani ti ça do te them unë që kush eshte plani e kush fshihet pas tyre….?po ja ta thashe…pastaj ça do besh ti?
Apo do me gjykosh mua siç fillojne Albanistanezet rëndom…se atyre TI as ke ça u ben fare,vetem bashkimi i fiseve ose dhe Lufta Ekonomike apo dhe lufte mund te ndali këta qelbësira që i kanë ndarë shqiptaret në tresh politikisht por prap them shumë mirë ja bëjnë se ashtu i do mushka Drutë!!!
Kështu që ai pronari në Vuno nqs vertet i ka LETRAT në RREGULL o të Bleje për INVESTIM STRATEGJIK ndonje C4 ose të mbajë bythen me dorë e mos të na rruaj leshtë shume webeve,e jo vetem ai ose ATA pronare po Kudo në Shqipëri,boll me…ska më….0 ka ARDHUR KOHA QË SHQIPTARËT të ORGANIZOHEN NË KOMUNITETE për të mbrojtur gjerat pronat e tyre e ça kanë.
Mos te presin as nga SPAK e as lesh…..NUK e ngre njeri pistoleten nga vetja o shoku Vuno kështu që as SPAK ……
Që SPAK të beje atë çka duhet bere këtu duhet që për 5 vjet duhet te jetojne si Borselino e Falcone në BUNKER….ndryshe…aha…..0.
Këtu do jemi e do shohim.
Ke te drejte vella,une i kam bere mutin me kohe ati vendi, te vjen keq, po c’a te besh, ne ate kurve shtet zagaret e hajdutet e bejne ligjin.Ti e ke mire, ata duan hellin ne bythe, po kush t’ja futi,njerzit jane te percare,
shiten per pese lek.
So, the best service they do, is taking your money !
Poooo
Dhe me një arrogancë sikur ua kishe borxh
“The staff must give a high priority to the ownership satisfaction.”The customer is always wrong” Just viktima e radhes ! “Very nice,” And that’s your money appreciation
U “refeve” gje, po ja mbyte ashtu si ne tym?
Ashtu mer lale ne tym,ta lojm ashtu sic thu tina Daku
Kush ta tha tyna qe Daku di me tymos? Ai shko rakapjekthi me i teke mer lal. Hec ere mshi qyrret me cepn e kapotes se Tina s’di se ka lidhet gamori
Gamor si ty nuk i duhet as dreqit o Daku.vetem ushqim per derra
O kric, a ke hyp noi her n’moj t’minares me e kqyr stamollin tina, a jo? Provoje i her kric, provoje se kush e di, noshta t’bi radha ne ty me e pa nj’at mikun tat dymetrosh ul i her komkryq e i her sheshbesh me xhep marangozin 😉
vetem abdulla bej vlora komunisti,fanari,drejtuesi gjigand ka ngel pa marre toke ne jale se vilen e partise e kishte mu mas tynelit.
e qahen shqipot nga komunizmi barbar.
a ka me barbari se sa vjedhia e prones se popullit nen petkun,nen masken,nen emrin demokraci?
a e shihni mor shqipetare poture plot mut e tru bosh qe,komunizmi kishte te keqijat e tija por ama,deti ishte i popullit.
A deshet demokracine?
Ta gezoni sa lashtesia e maleve te shqipnise se copetuar per halldupe me kostume hajduti e me adidas kopuku,e me mercedez pushti.
Te na rroje demokracia qe na zbathi bythen e grate na i qiti p… jashte.
Se jalen e blen hajguti me kashte.
Hajd nje dolli per farmakun demokraci!!!
Jane pikerisht keto qasje kriminale te rilindjoteve qe po cojne ne krime e vrasje te perditshme. droga, krimi, bandat tashme jane ulur kembekryq ne pushtet dhe kane mbeshtetjen e kriekaqolit per te grabitur e plackitur cdo gje.
Njerezve nuk u pine me uje as vendimet e gjykatave por vec vetegjyqesia!
Kesaj i thone shteti eshte i lidhur me krimin !!!!!!!!!!
Me beri pershtypje vetem nje fjali e keti pronarit ,kur thote :jam minoritare grek ne shqiperi ,e kjo ka domethenie .Po ja u shpjegoj .
Me gjithe se komentoj shpesh here per problemin e pronave ,por ka komentues edhe tallen me ironi ,dhe me vjen shume keq qe nuk ka reagime pozitive nga te tjere .Nuk kerkoj ndihme ,por dua te them qe shqiperia eshte ne humnere ,ne mos ekzistenecen e saj ,ne kapitullim te plote e pa kushte ,me keq si termeti i 26 Nendorit..
Me lexoni ju lutem .
Per fat te mire shqiperia eshte antare ne Gjykaten e STRASBOURGUT qe prej viti 1996.
Deri ne 5 maj te vitit 2019 ka qene gjeneral direktor Guido nje Italian qe ka drejtuar si kapo ,por por mbas 5 mait te ketij viti , u bene zgjedhjet e reja dhe u zgjodh si kapo ,Gjeneral Direktor i gjykates se STRASBOURGUT gjygjtari GREK me emrin ALEXANDER .. prandaj ,po e perseris se ky pronari me letra e thote me te drejte ,ose me kunj , ose kerkon ndihme ndoshta edhe nga sikleti qe jam minoritar grek.
Kjo ka lidhje , e ne te gjithe e dime, qe kohet e fundit duke filluar nga Presidenti ,kryeministri dhe nga kryetari i opozites (te gjithe greke ) kane permendur se minoriteteve greke ne shqiperi i cenohet prona .Beheni lidhjen ,o milet i ka ardhur dita Grekeve ,djali i tyre eshte bere kapo ne gjykaten e STRASBOURGUT :Mereni vesh ,shqiperia eshte ne falimentim te plote pa kushte sikur ky Alexandri te nxjere vendimet e pronareve shqiptare per ceshtjen e pronave kunder shtetit te pa pergjegjshem shqiptar, e per fat te keq jane me qindra e mijera dosje ose vendime pa dale falimenton shteti shqiptar komplet .Dhe ne populli idiot do ta hame te pagojme ne shekuj brez mbas brezi me taksat tona .Dhe ne moment ( seshte per te qeshur ) , keta politikanet tane hajdute budallenj te pa pergjegjsshem ne moment te falimentimit te shqiperise do lyejne turinjte me boje te zeze dhe do ikin ne AFRIKE ,me dengjet me para dhe haj ti kapesh .Mos haroni nuk e egzaxhiroj dhe perse duan mafjozet politikane te pasurohen me pa te drejte ,jashte ligjit ne menyren me brutale diten per diell..
Une qe po ju hap syte ,jam vete ne gjykaten e strasborurgut kondra shtetit te dhjere shqiptar , per ceshtje prone ..Kam mbi tre dekata qe banoj ne perendim dhe me pashaporte te huaj ,nuk e them per tangardhik , por per tju thene kete histori te dhimbeshme se si lozin keta rrugacet politikane me taksat tona .Ministria e Jashtme shqiptare kapi avokatin tim qe,eshte i huaj dhe i afroi nje shume te madhe parash EURO , per mua ,dhe nuk e di sinqerisht sa do mirte avokati perendimor , shuma ishte shume e kendeshme ne EURO per mua ,nuk diskutohet qe une tu terhiqja nga gjygji .Nuk pranova ,jam me principe , ,sinqerisht do doja te kishte edhe shume hallexhinj ne karakter si une .Ja shifini cfare mut politikanesh rrugace kemi .Futen duart ne kasen e parave te popullit , si ne mall te babes ,komlet haduteri e pa ligjeshme dhe i vidhet direkt popullit nga taksat e tij dhe behen pazare ne te zeze me shuma te medhja ne EURO per te mbyllur esapin me mua .Me besoni sinqerisht nuk genjej . !!!!????????????????????
Por mua me preukupon me shume ,dhe do me kujtoni .Me qe Alexandri djali i tyre Grek ,dhe politikanet Greke fatkeqesisht ja kane ko.et ne bige shteit shqiptar ,me gjithe se deri tani nuk po ndihen ,por do me kujtoni ne te ardhmen . Do perfitojne Grekerit e pa bese ,per ndarjen e detit ,vetem me Alexandrin djalin e tyre i ka ardhur dita ..E kjo do jete tradheti kombetare dhe grekerit per dinakeri nuk te falin .
Te tjerat i mendoni vete ????????Dhe i lutem komentueseve te mesiperm te komentojne me e vene kete bande me shpatulla mbas muri , e jo te bejne reprika e lagu se lagu kalamajsh me njeri tjetrin, pa bereqet , sic thote populli i mencur …Shqiperia eshte ne humnere ,ne rrezik te falimentimit total, me keq si Termeti edhe po ashtu me keq se lufta .????
Strasburgu te bllokon cdo gje , mos e harroni .
Une personalisht jam optimist prona do shkoje tek i zoti . e mos e haroni .Viti 1996 na solli lirine ,te drejten e marjes se prones , natyrisht ai qe di si ta kerkoje ,.I drejtohem te gjithe pronareve shqiptare te shkojne ne Strasbourg , bile mos te tremben eshte gjygji pa as edhe nje shpenzim ,dhe bile qe ne momentin e pare mbasi shikojne dekumentat ,te dergojne leter qe avokatin tend ,zoteri i nderuar mos e pago ti ,se ka kush e paguan ,dhe dihet qe gjygjin e ke te fituar .Ju ndihmoj sinqerisht , me gjithe shpirt e me gjithe zemer, se me ka ndodhur mua .
Jo z. Refim. Pagesa tende nuk mund te justifikohet aq kollaj me ziline e djalkes tend te perkedhelur per xhiron e shtrenjte me skaf te djalit te nje “pasaniku”.
Nga ana tjeter, s’me duket dhe aq serioze, per mos dashur te them si “thike pas shpine”, nese dikush Ia permend emrin dhe mbi emrin e nje personi te trete, pa qene ai vete prezent ne kete diskutim. Sidoqofte sejcili ka menyrat e tij te “refimit” dhe te komunimimit.
Edhe pse morre sado pak mundimin t’i pergjigjesh indirekt pyetjes per shpenzimin tend prej afro 200 € nata, ti nuk dhe shpjegim se perse intelektuale, (besoj) te ndershem dhe te moralshem si puna jote, arrijne deri aty, sa te bien vikrima te intrigave te mundshme dhe te mbushin deng xhepat e zorzopeve.
Mos ma merr per ters, por une kam binden se pikerisht tipa naive si puna juaj jane bashkefajtore per mizerjen turistike te refyer prej teje me kaq passion.