“Lufta” e re Turqi-Rusi! Putin: Thikë pas shpine! Davutoglu: Mbrojtëm vendin!

Saimir Lleshi
Russia's President Vladimir Putin and Turkey's President Tayyip Erdogan attend a news conference at the Presidential Palace in Ankara December 1, 2014. REUTERS/Umit Bektas (TURKEY - Tags: POLITICS) - RTR4GAUT

Një avion rus i rrëzuar sot në kufijtë e Turqisë ka shkaktuar edhe reagimet e para diplomatike midis dy vendeve.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e cilësoi si “një thikë pas shpine” vendimin e Turqisë për të rrëzuar avionin, duke shtuar se kjo do të ketë pasoja të rënda në marrëdhëniet midis dy vendeve.

“Goditja e sotme është një thikë pas shpine për ne nga bashkëpunëtorë të terroristëve”, tha Putin, dukshëm i zemëruar.

“Avioni ynë u rrëzua në territorin sirian nga një raketë ajër-ajër nga F-16. Ai ra në territorin sirian, 4 kilometra nga kufiri turk. Ai ishte duke fluturuar në 6.000 metra dhe 1 kilometër larg nga territori turk, kur u sulmua”, shtoi.

Presidenti Putin ka deklaruar se pilotët rusë dhe aeroplanët nuk kishin kërcënuar në asnjë mënyrë Turqinë, por ishin thjeshtë duke kryer detyrën e tyre për të luftuar Shtetin Islamik të Irakut dhe Levantit (ISIS) brenda Sirisë.

“Ne kemi deklaruar shumë kohë më parë se sasi të mëdha të naftës dhe produkteve të naftës kalojnë nga territori i kontrolluar nga ISIS, për në territorin turk”, tha ai.

Presidenti rus deklaroi se kishte nënshkruar një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për sulmet në Siri për të lajmëruar njëri-tjetrin për fluturimet ajrore dhe një marrëveshje e tillë ishte edhe me Turqinë.

Putin deklaron se militantët e ISIS fitojnë qindra milionë dollarë nëpërmjet shitjes së naftës në Turqi dhe se ata “gëzojnë mbrojtjen e forcave të armatosura”, duke nënkuptuar Turqinë.

Ne, sigurisht do të analizojmë çdo gjë që ka ndodhur dhe ngjarja tragjike e sotme do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet ruso-turke,” tha ai, citon gazeta turke “Zaman”.

Atasheu ushtarak i Turqisë në Moskë u thirr në Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë të martën pas rrëzimit të avionit rus, njoftoi agjencia e lajmeve Tass.

Në një reagim, kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu teksa mbrojti vendimin për rrëzimin e avionit, tha se forcat turke kishin të drejtën për të marrë të gjitha masat për të ruajtur shkeljen e kufijve territorialë në përputhje me ligjet ndërkombëtare.

Ai theksoi se veprimi nuk përbën një agresion kundër asnjë territori të huaj. /Dita/

 

Share This Article
1 Comment
  • U hap loja e zgerdhisjes se dhembeve .O zot ndrico mendjet e marrosura te mos prishin gjene me te mbrekullueshme qe ka Universi .Boten njerzore ne unitet me ate bimore e shtazore .Nuk ka llogjike te kercenosh apo te godasesh qenjet njerzore .Rusia si ai demi i tejngopur ka kohe qe tregon briret .Amerika edhe pse e terhequr nuk le raste ti shpetoje nga kjo hapje e pa shpjegushme e terrorizmit .Te gjithe jane ne kembe me syte ne shenjester .Pse valle kerkohen arsye ku nuk ka .
    Pse deklaron Putini se do te godas cdo shtet qe perkrah Xhihadistet .Kush ja ka dhene te drejten e Xhandarit boteror .Ja keshtu fillone ajo loja e cmendur e kalamaqve qe me pas bene te shfarosen miljona popuj e te vuajne miljona te tjere per mustaqet e Celos .Turqia nese nuk ka zbatuar marveshjet te ndeshkohet nga OKB.Rusia ta denoncoje dhe fajtoret te mbajne pergjegjsi .Askush nuk ka te drejte te vere ne levizje makinen shfarosese .Nje veprim i pa menduar mire e kthen Token ne pluhur kozmik .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *