Dilaver Goxhaj
Prej ndryshimit të sistemit shoqëror në vendin tonë, krahas gjithë përmbysjeve të tjera, kanë dalë edhe një kategori personash, pinjollë të ish kolaboracionistëve gjatë periudhës së Luftës Nacionalçlirimtare, që po mundohen ta përmbysin tërë të vërtetën e asaj lufte shpëtimtare me interpretime dhe sajesa nga më dinaket. Mirëpo, sikundër thotë dhe Francis Bacon, nuk ka rrezik më të madh për historinë e një kombi, se kur njerëzit dinakë i shikon dhe i beson për të urtë. Kjo kategori “historianësh”, me në krye z.Uran Butka, përmes botimeve të përditshme të tyre po mundohen të na bindin se luftën kundër pushtuesve italianë e kanë zhvilluar kryesishtë forcat e Balli Kombëtar dhe jo Fronti Nacionalçlirimtar! Ndërsa periudhën e luftës kundër pushtuesve nazistë, ngaqë prindërit e tyre u bënë haptas aleatë me ta, duan ta quajnë luftë civile. Dhe kjo ndodh ngaqë e vërteta e fakteve, e cila gjëndet me vështirësi e që kërkon studime, kjo e vërtetë është e huaj për ta. Një prej “të vërtetave” të tyre është edhe përpjekja për përvehtësimin nga ana e Ballit Kombëtar të autorësisë së Luftës së Selenicës, Vlorë, zhvilluar mënë 1 prill të vitit 1943. Në pamje të parë këta “historianë” duken se “e duan” të vërtetën, por e keqja e tyre është se të vërtetën nuk duan ta njohin. I tillë është edhe rasti për këtë luftim.
Dëshmia e parë e kohës së ngjarjes se cilat ishin rrethanat e zhvillimit të Luftës së Selnicës na e sqaron gazeta “Zëri i Popullit”, Nr.18, e majit 1943, në të cilën shkruhet: “Pas veprimit të parë të kryer prej çetave partizane të Vlorës e të Mallakastrës kundër minierave të Selenicës, fuqitë qeveritare qenë shpartalluar dhe kështu Selenica kish mbetur e çliruar nga okupacioni armik. Çeta i kishte vënë disa kondita Shoqërisë italiane të Minierave të Selenicës (S.I.M.S.A.) për përmirësimin e konditave të jetës së puntorëve. Shoqëria angazhohej gjithashtu që të mos kërkonte fuqi qeveritare në ndihmë. Autoritet fashiste duke ndier se prestigji i tyre kishte humbur krejt me rënien e Selenicës në duart e partizanëve, pasi Selenica ishte një nga vendet minerare më me rëndësi të okupatorit të Shqipërisë, vendosën të dërgojnë një fuqi të madhe prej dyqind karabinierësh të armatosur mire, për të sulmuar dhe ripushtuar Selenicën. Lufta filloi ditën e 1 prillit, në orën 12 e 30 të mesditës.”
Ndërsa në tekstin e Historisë së Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të vitit 1975, thuhet: “Më 1 prill 1943 pushtuesit nisën nga Vlora në drejtim të Selenicës një kompani karabinierësh (150 vetë) të përforcuar nga dy toga mitralierësh (65 vetë), nën komandën e një nënkoloneli karabinierie. Këto forca kishin marrë për detyrë të ripushtonin minierën dhe të vendoseshin aty në mbrojtje të kantjereve të saja, të cilat duhej të rifillonin menjëherë nga nxjerrja e bitumit. Trupat fashiste shkuan me automjete deri te ura e Penkovës mbi lumin Shushicë… Ndërkaq, komanda e Çetës Plakë të Vlorës kishte marrë të gjitha masat e nevojshme… Ajo kishte zënë pozicione mbi kodrat në lindje e në perëndim të minierës duke krijuar kështu një xhep, ku mendohej se do të futeshin armiqtë. Qe njoftuar me ngutësi edhe Çeta Plakë e Mallakastrës, e cila mbriti menjëherë dhe u vendos në buzën e djathtë të lumit Vjosë, në Selishtë, përballë Selenicës… Rreth orës 13.00, kur karabinierët italianë ndodheshin në fushë të Selenicës… ata kishin rënë në rrethim. Nga jugu, juglindia e jugperëndimi i sulmonin luftëtarët çlirimtarë të Vlorës, nga veriu i godisnin me zjarr luftëtarët çlirimtarë të Mallakastrës….. Luftimet me sulme e kundërsulme vazhduan afër katër orë e gjysëm… Nga kazani përvëlues ku qenë futur mundën të dilnn, natën, vetëm një oficer dhe disa karabinierë të veçuar… Në luftimet që u zhvilluan në Selenicë më 1 prill, forcat kryengritëse kishin vrarë më se 50 karabinierë e ushtarë armiq, kishin kapur robër rreth 80 të tjerë, midis të cilëve katër oficerë, kishin zënë një plaçkë lufte mjaft të pasur…” (Historia e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar 1939-1944”, Tiranë, 1975, v.1, f.369-371)
Hysni Kapo, nismëtari i luftimit
Që u thirrën me ngutësi edhe forcat e Çetës Plakë të Mallakastrës, këtë na e vërteton edhe Letra e Hysni Kapos dërguar Mehmet Shehut disa orë para asaj beteje:
“Shoku Vjosa, Ushtria po vjen në Selenicë. Mundësishtë do i presim. Çeta ndodhet në Karbunarë. Afroi se mund të kemi nevojë për ndihmë në rast zjarri. Nuk kam asnjë njeri me kë të konsultohem. .. Është e domosdoshme prita, përndryshe u del krejt frika. V.F.L.P. Të fala Besniku.
1 prill 1943” (AQFA, Fondi “Zona e Parë Opertive Vlorë-Gjirokastër”, D.12, 1943, Fl.21)
Privatizimi i luftimit prej Isuf Luzajt
Si në komunikatën e “Zërit të Popullit”, dhe në tekstin e Historisë së LANÇ-it si dhe në letrën e H. Kapos, nuk përmenden aspak forcat e Ballit Kombëtar. Megjithatë, një prej kuadrove të larta të Ballit Kombëtar, Isuf Luzaj, në kujtimet e tij pretendon se atë luftë e ka zhvilluar ai me forcat e komanduara prej tij dhe jo forcat partizane! Dhe ja çfarë shkruan ai: “Edhe më vonë, në luftën e Selenicës, që planifikoi, komandoi dhe fitoi Isuf Luzaj me çetën e vogël 38 vetëshe, kundër 127 karabinierëve, pesë oficerëve dhe komandant kolonel Ricit, Partia Komuniste, Xharxhanezi (Qani Shena), erdhi në perëndim të diellit kur kishin filluar të dorëzoheshin karabinierët e pararojës. Në Shkozë arriti Hysni Lepenica, Skënder Muçua, me Mehmet Shehun dhe Ibrahim Dervishin. Arritën sa për të bërë gabimin trashanik që u dorëzuan kryepleqësisë së Hekalit dhe Drizarit robërit e gjallë që t’i mbanin nën rojë derisa të sqarohej ultimatumi që Isuf Luzi i dërgoi kont Salvonit në Vlorë, me pak a shumë këtë tekst: “Keni 30 ditë kohë të vendosni: ose do të çlironi nga burgjet dhe fushat e përqëndrimit të gjithë të burgosurit politikë shqiptarë, ose ne do të ekzekutojmë kolonel Ricin me të pesë ficerat e kuadrot”… Porse lajmi nga Tirana erdhi vonë, sepse robërit italianë, këshilli i Hekalit e i Drizarit, ia dorëzoi Mehmet Shehut, i cili i pushkatoi, pa u marrë vesh me Ballin Kobëtar.” (Isuf Luzaj: “Filozofia e bukurisë” pjesë ditaresh, esse dhe rrëfime për veten”, OMBRA GVG, 2009, f.91-92).
Sikundër shihet Isuf Luzaj nuk e sqaron se kush i kapi robërit dhe, së dyti, në fjalinë e fundit të tij kemi një nonsens: “lajmi erdhi vonë se robërit i pushkatoi Mehmet Shehu pa u marrë vesh me Ballin”(!). Nga kush e priste lajmin? Kuptoje po deshe.
Mirëpo, është po ky Isuf Luzaj që pak rreshta më poshtë e demanton “luftën e madhe” të forcave të Ballit, kur thotë: “Hasan Dosti dhe Faik Quku, nën këshillën dhe influencën e Thoma Orogollait, qëndronin besnikë të Jakomonit. Këtë të vërtetë e kam të provuar nga vetë zevendësmbreti i Shqipërisë, kur e njoha së afërmi në kështjellën e tij, më 1948. Unë isha atëherë mësonjës i letërsisë frënge në Frozinome dhe Ati Superior i Institutit Françesko Martini, mik i Jakomonit, më vuri në kontakt me ish zevendësmbretin, tani qytetar i thjeshtë, që jetonte në pallatin e tij në Bulole të Frozinomes. Për konsekuencë, politika, nëse quhet politikë, e “Ballit Kombëtar” ndahej në dy drejtime. Më një anë, MIT’HATI, me shpresë të afrohej me aleatët, me anë të disa zhurmave të pak pushkëve, që do të hidhnin kundër Italisë. Mit’hati mundohej të merrte kontakt me aleatët por kurrë s’ia arriti. Më anë tjetër, Mit’hati pranonte Akordin – Këlcyra Dalmacio: mos më qëllo, të të mos qëlloj. Lufta e Selnicës e dëmtoi këtë akord, siç më tha më vonë Aliu.” (I. Luzaj,Po aty, f.93-94).
Le të mësojmë se çfarë thotë Sekretari i Përgjithshëm i BK
Një bashkëdrejtues i lartë i Ballit Kombëtar, së bashku me Isuf Luzaj, madje edhe epror i tij, Sekretari i Përgjithshëm i BK, Faik Quku, Isuf Luzajn nuk e përmend aspak si komandant çete të Ballit, por thjesht si propagandist të saj. Kështu që, atë çka shkruan Isufi, Faiku e demanton. Ja çfarë shkruan Faik Quku: “… Hysni Kapos i vjen një letër, me të cilën e lajmërojnë se një forcë italiane do të vinte në Selenicë. Letrën ia tregon Qenanit, i cili e pyet se çfarë të bënte. Hysniu i përgjigjet: “Asgja, sepse nuk kam forca. Po ty?” Hysniu gjithashtu e pyet Qenanin se çfarë do të bënte dhe ky i kthen të njëjtën përgjigje.
Një baon Italian, i përbamë prej 500-600 vetë, vjen në shtëpi të Osman Haxhiut, djeg disa shtëpi bujqish dhe internon 12 vetë. Dërgon në Selenicë forcën e karabinierisë që kishte marrë me vete, me 257 karabinierë, me nji nënkolonel, nji kapiten Italian dhe nji toger shqiptar, Tahsin Spahiun nga Luma. Siç duket, italianët kishin në plan me organizue nji operacion në Selenicë.
Më 1 prill Qenan Hysi me çetën e tij i del në pritë para Selenicës dhe vendoset në gatishmëri luftarake, në tre grupe, në forrnën e nji trekëndshi, gjithsej 26 vetë me 4 mitraloza të lehtë. 9 vetë të tjerë i len mbrapa për sigurim. Luftarët kishin vetëm nga 250 fishekë. Hysni Kapo ndodhej rreth nji ore larg.
Forca e karabinierisë, e nisur prej Picari, gjatë rrugës vrasin tre partizanë. Në orën 12 e 45’ forcat e karabinierisë bien nën zjarrin e çetës së Qenanit. Lufta vazhdon deri në orën 18 e 20’.
Hysni Kapo me 16 vetë vjen në orën 18, kur italianët kishin fillue me u dorzue e me u çarmatosë. Në orën 18 e 15’ vjen edhe Çeta Plakë, e përbame prej 40 vetësh. Mbasi mbaron lufta vjen edhe Mehmet Shehu nga Mallakastra. Mbetet i vramë nji partizan dhe nji ballist i plagosun. Prej italianëve: 13 kalojnë lumin e Vjosës, 13 mbyten në lumë; karabinierët e tjerë me tre oficera dorëzohen. Merren shumë armë e material lufte. Të gjithë robërit ishin në dorë të Ballit, përveç toger Tahsin Spahiut. Mirpo, Jonuz Luzaj, propagandisti dhe nji nga eksponentët e çetës së Hysni Lepenicës, ia dorzon partizanëve të gjithë robërit, me përjashtim të tetë karabinierëve dhe dy oficerave. Arsyeja nuk dihet. Jusuf Luzaj më ka deklarue që këta robër ia dorzoi komunistave nji roje që i kishte në ngarkim. Kështu, ballistat shkëmbyen nënkolonel Bizin e kapitenin me toger Tahsin Spahinë.
Qenani i nis për Karbunarë tetë karabinierë me materialin e marrun. Mbasi i mbajnë disa ditë nëpër shtëpi, i lirojnë. Forcat e Ballit dhe të Nacionalçlirimtares shkojnë në Mallakastër. Të nesërmen në mbramje, në nji luginë të Romsit, parizanët i mbysin me thika të gjithë robërit. Mbahen vetëm dy oficera për me i shkëmbye me rreth 15 partizanë të burgosun. Me që italianët nuk pranojnë, i ekzekutojnë edhe këta. Për t’u shënue asht se nënkoloneli asht tregue shumë trim dhe me dinjitet i ka përbuzë komunistat”. (Faik Quku “Qëndresa shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore 1941-1944), “ILAR”, 2006, v.2,f.188-190).
Nëse do ta merrnim të mirëqenë atë që na thotë Faiku: “Të nesërmen në mbramje, parizanët i mbysin me thika të gjithë robërit”, këtë duhet ta kenë bërë bashkë me Ballin, pasi në fjalinë pararendëse për pushkatim, Faiku na thotë: “Forcat e Ballit dhe të Nacionalçlirimtares shkojnë në Mallakastër.” Cilën fjali t’i marrim për të vërtetë FaikuQukut?! Ndërsa në f.41 të këtij libri, Faik Quku shkruan se “natën e 2-3 prillit, në një luginë të Romsit të Mallakastrës u mbytën me thika a se 200 karabinierë italianë”! Gjë që len të kuptojmë se BK nuk ka luftuar fare.
Por kemi edhe një koinçidencë interesante midis Faik Qukut dhe Isuf Luzaj, edhe pse kujtimet i kanë shkruar njëri në Kanada e tjetri në SHBA, e në kohë të ndryshme. Edhe Faiku e pohon me sinqeritet se çetat e Ballit nuk i kanë sulmuar asnjëherë forcat italiane: “Çetat e Ballit, deri në Marrëveshjen e Mukjes, kanë luftue për mbrojtjen e popullit… ato janë përpjekë mos me provokue forcat e anmikut, gjithnji në mbrojtje të popullit. Ndërsa çetat komuniste, të quejtuna Nacionalçliritare, kanë ba vetëm aksione… Gati të gjitha luftimet janë provokue prej çetave komuniste”. (Po aty,f.224).
Një tjetër Muço bej
Ndërsa Hasan Dosti, anëtari tjetër i KQ të Ballit Kombëtar, e hiperbolizon “fitoren” e Ballit në Selenicë, ku na paskanë vrarë gati një divizion karabinierie italiane: “E me të vërtetë an’emb’anë Shqypnisë u banë prej anës së Ballit aq aksione energjike sa qi anmiku u hutue. Lufta e Selenicës: U rrethuen ma se 2500 ushtarë t’anmikut; nji pjesë u vra në luftë, pjesa tjetër u zu rob, u çarmatos dhe u la e lirë”. (Hasan Dosti: “Një jetë për çështjen shqiptare”, botart, 2008, f.124).
Por, me sa duket, edhe Hasan Dosti, kur ka shkruar këto kujtime do ketë qenë në ndonjë moment kthjelltësie dhe tregon të njëtën gjë për “luftën e madhe” të Ballit: “Ushtarët në të cilët BK kishte vënë të gjitha shpresat, nuk dëgjuan urdhërat e oficerave, muarën armët dhe shkuan në shtëpitë e tyre. Kjo ngjau nga mungesa e aftësisë së oficerave të cilët na ishin mburrur shumë.” (Po aty, f.89).
Gjë të cilën e konfirmon plotësishtë Sekretari i Përgjithshëm i BK, Faik Quku, i cili thotë: “Çetat e Ballit ishin të paorganizuara e të padisiplinuara, iu mungonte gjerarkia e drejtimit…Balli, tue mos u militarizue, por tue mbetë si turmë bashibozukësh, do të dobësohej gjithnji e ma tepër, në luftën kundër pushtuesit, do të vinte tue u demoralizue dhe tue ra në nji gjendje gjithnji e ma inferiore karshi Nacionalçlirimtares.”, (F.Quku, vepër e cituar, v.2,f.124,169).
Dizinformimi nga Uran Butka
E megjithatë, z.Uran Butka, edhe pse e ka të qartë atë çka pranon Faik Quku e Hasan Dosti, për aftësitë luftarake të formacioneve të BK, përsëri mundohet të na e mohoi të vërtetën se cilat forca e zhvilluan atë luftim të suksesshëm të para 79 vitesh. Por që të fshehësh të vërtetën dihet se është një art i lodhshëm, i cili kërkon domosdoshmërishtë një njohje të mirë të saj, ndryshe nuk bëhesh i besueshëm. Mund të fshehësh vetëm atë që di. Ndërsa z.Uran Butka, duke mos dashur me e dijtë të vërtetën e Luftës së Selenicës, nuk ka mundësi të bëhet i besueshëm për atë çka shkruan: “Në luftën e Selenicë, 1 prill 1943, fillimisht e nisën sulmin forcat balliste të komanduara nga Isuf Luzaj, Hasan Lepenica e Shahin Nuredini kundër 126 karabinierëve dhe 116 bersalierëve italianë. Pas tre orësh lufte të rreptë forcat e prof. Isuf Luzajt i shpartalluan italianët, duke lënë mjaft të vrarë e të plagosur dhe 10 robër, që u lanë të lirë. Në këtë luftë u plagos nënkomandanti i çetës së Ballit, Hasan Lepenica. Gjatë tërheqjes forcat italiane u goditën nga çeta partizane “Plakë” e Vlorës e komanduar nga Neki Ymeraj, që vinte në ndihmë të çetave nacionaliste. Italianët u shpartalluan plotësishtë dhe pjesa më e madhe e tyre u zu rob. Pas luftës, atje arriti Mehmet Shehu, i cili i mori robërit me gjithë nënkolonelin, që e kishte pasur shok shkolle në Itali. Por ai i pushkatoi dhe i masakroi barbarisht 63 robër italianë, bashkë me nënkolonelin natën e 2-3 prillit 1943 në luginën e Romsit, Mallakastër”. (Uran Butka “Lufta civile në Shqipëri 1943-1945”, ISKK-2015, v.1, f.33, duke ju referuar: AQSH F.270, v.1943 d.11 dhe dokuenta të tjera të Çetës Plakë).
Po ta lexojmë me kujdes këtë lëvdatë të z.Uran për BK shohim se, në vend që t’i verë vetulla, i nxjerr sytë Ballit. E pranon që Balli kish kapur vetëm 10 robër dhe pas 12 fjalësh pohon:
“Gjatë tërheqjes forcat italiane u goditën nga çeta partizane “Plakë” e Vlorës e komanduar nga Neki Ymeraj, që vinte në ndihmë të çetave nacionaliste. Italianët u shpartalluan plotësisht dhe pjesa më e madhe e tyre u zu rob.” Pra robërit i kapën partizanët dhe jo ballistët. Mos ndoshta z.Uran ka dashë të na thotë që karabinierët u janë dorëzuar vetë partizanëve, nga frika se mos i sulmonin përsëri ballistët?! Ndryshe nuk ka se si kuptohet.
Prandaj, natyrshëm na lind pyetja: Si është e mundur që një “historian” kalibri si z.Uran Butka, ende nuk e di se dy javë më herët se të ndodhte Lufta e Selenicës, më 15 mars 1943, me autorizim të udhëheqjes së Ballit Kombëtar, nga antarët e Komitetit Qëndror të tij Ali Bej Këlcyra dhe Nuredin Bej Vlora kishin nënshkruar Protokollin me gjeneral Dalmaco, komandanti epror i fuqive italiane në Shqipëri, ku midis të tjerave thuhej: “Ne, duke marrë çdo përgjegjësi personale, sigurojmë shkëlqesinë e tij gjeneral Dalmaco, se asnjë lëvizje kryengritëse me karakter të përgjithshëm nuk do të ngjasë në Shqipërinë jugore..”?! Që protokollit Dalmaco-Këlcyra është zbatuar me rigorozitet nga forcat e BK, sikundër e pamë, e pohojnë edhe vetë Isuf Luzaj dhe Faik Quku. Kështu që z.Uran kot mundohet të na mashtrojë.
Përveç kësaj, z.Uran edhe pse mundohet të jetë sa më lakonik, ai jo vetëm që nuk puqet me ish udhëheqësit e BK, por në 10 rreshta bie në kundërshtim edhe me veten e tij: një herë thotë se u zunë 10 robër, pastaj “pjesa më e madhe u zunë rob”! Që të jenë zënë robër “pjesa më e madhe e karabinierëve” nga BK, nuk kanë guxuar ta thonë as Isuf Luzaj dhe as Faiku, por ja që e di z.Uran. Gjithashtu, Isuf Luzaj nuk pohon atë çka shkruan z.Uran, se bashkë me Isufin ishin edhe Hasan Lepenica e Shahin Nuredini. Thuaj po deshe që nuk është historian z.Uran! Gjithashtu do të ishte mirë që z.Uran të na e sqaronte se kujt i përket Fondi 270 i AQSH; po ashtu, nuk do të ishte keq të na tregoi se në cilin fond të AQSH mund të gjejmë edhe ne dokumentat e Çetës Plakë (të Vlorës apo të Mallakastrës), pasi nuk na e sqaron.
(Vijon)
O Uran,a ke ngritur ndonje perkujtimore ne vendin ku DHA jeten Babai yt Safet Butka?
Pikerisht per perkujtimore nuk ka nevoje Safeti, ja ben siper Urani cdo mengjes, keshtu e perkujtojne edhe ata qe e kane njohur nga afer, edhe ne qe e kemi me te degjuar. Atje perfundoi edhe epopeja e ‘lavdishme’ e tyre, ne hale!
Tani eshte viti 2022 dhe jo 1944.
Hysni Kapo kukulla e Dushan Mugoshes eshte i miri?!
Ka dicka interesante – Këtë të vërtetë e kam të provuar nga vetë zevendësmbreti i Shqipërisë, kur e njoha së afërmi në kështjellën e tij, më 1948. Unë isha atëherë mësonjës i letërsisë frënge në Frozinome dhe Ati Superior i Institutit Françesko Martini, mik i Jakomonit, më vuri në kontakt me ish zevendësmbretin, tani qytetar i thjeshtë, që jetonte në pallatin e tij në Bulole të Frozinomes.- Ore behet fjale per Jakamanin ,kryefashistin e Shqiperise ! Ai qenka qytetar i thjeshte ne 1948 ne pronen e tij ndersa ne Shqiperi bashkepunetoret e ketij Jakamanit jane pushkatuar e burgosur e familjet jane internuar plus dhe pasuria e sekuestruar !!! Ato italianet vetem Ducen vrane apo cfare ndodhi ? Edhe Ducja ka varrin ne qytetin ku lindi !!! Dicka nuk vete ketu !!!
Edhe Ceta plake e Vlores akoma nuk qenka momenti kur vriten gjith drejtuesit e saj nga lufta e brendshme e Partise Komuniste Shqiptare ku u vra Anastas Lula, me Neki Ymerin me shoke !!!
Qe e vrau Memeti ate italjanin qe e kishte mbajtur ne shtepi,kur ishte i internuar ne Itali,,kete e thote edhe i biri,Bashkimi.
Se ne fund kur ja mblodhi Biroja Memetit,,filluan t`i kujtohen pishmanerat qe kishte lene prapa,,Cfare kam bere Une ,qe po ma bejne jeten farmaq,, dhe ju kujtua vrasja e shokut italjan qe e kishte mbajtur ne shtepi!
Edhe baba Shehu,ja tha.
E kundershton Dilaveri!
O Dilaver!Memeti vrau 68 djem te Ballit ne Lushnje dhe nuk ju kujtuan kur u mblodh Biroja.
Vrau nje Bataljon me italjane qe u dorzuan ne Labinot,kur kapitulloi Italia,,Prape nuk ju kujtuan,.
Groposi 13 Mirditore te gjalle ne Mirdite kur u vra Bardhok Biba ,prape nuk ju kujtuan.
Ju kujtua italjani!
Ti thua jo,nuk e ka vrare Memeti.
O demo! Po Mehmet Shehu nuk ishte si prokurori dhe gjyqtari sotem qe kriminelin Sali Sheqere Berisha (se Rama ishte me dhi) e lene verdalle neper Shqiperi. Ta jepte ne lule te ballit kush ish armik i shqiptareve dhe i Shqiperise e bashkepuntore i nazi-fashizmit. Tani keni ngele ju mbeturinat e tyre. e derdellisni si mos me keq.
Po kur ishte aq trim,,pse nuk ja dha enver hoxhes ne lule te ballit,po ja futi vetes,o sherbimi mendor!