Lufta e Spanjës dhe vullnetarët shqiptarë (II)

J L

Xhevdet Shehu

 

(Vijon nga numri i kaluar)

 

Dhe atëherë kur shkruante kështu në anglisht, Mehmet Shehu nuk ishte veçse 17-18 vjeç. Pra, që në adoleshencë ai e ka patur të qartë se, është pikërisht sjellja e njeriut, formimi dhe formësimi i tij që përcaktojnë fatin e njeriut. Kemi të bëjmë në këtë mënyrë, me një dëshmi sa të talentit të tij të hershëm letrar, aq dhe të pjekurisë dhe formimit të individualitetit të tij si njeri dhe ndërgjegje shoqërore.

Po në këtë libër, Salisbury i referohet edhe një skice apo hartimi të Mehmet Shehut të titulluar “Pushimet e mia të verës” ku dëshmohet sërish talenti i hershëm i tij në fushën e shkrimtarisë.

(Mbase ju kujtohet edhe një fakt tjetër. Në ish-muzeun e Ministrisë së Punëve të Brendshme të para viteve 1980 ka qenë ekspozuar faksimilja e një letre të Musa Jukës, ish-ministrit të brendshëm të Ahmet Zogut në fillim të viteve ’30, i cili kërkonte t’i dorëzohej fletorja me vjershat e studentit nga Mallakastra në shkollën amerikane, Mehmet Shehut).

 

2.

Të flasësh për krijimtarinë e një autori do të thotë të ndalesh së pari në stilin e tij, në individualitetin e tij krijues, ç’e bën atë të dallueshëm nga të tjerët. Stili i një autori në fund të fundit nuk është gjë tjetër veçse vetë njeriu, është thelbi i ekzistencës së tij. Dhe stili, si vetë njeriu, është i patjetërsueshëm. Ndonëse në rastin e Mehmet Shehut kemi të bëjmë me një autor të veçantë (sui generis), talenti i të cilit si krijues u eklipsua gati deri në mosekzistencë nga disa përmasa të tjera të figurës së tij si luftëtar dhe burrë shteti, gjithsesi nuk ngurrojmë të pohojmë se kemi të bëjmë me një poet dhe krijues të talentuar, me një autor që meriton vëmendje.

Ne flasim për stilin letrar dhe publicistik të Mehmet Shehut, por duhet të pranojmë se ky stil është i njëjtë edhe në aspektet e tjera të veprimtarisë jetësore të këtij krijuesi. Një stil luftarak, patetik, i drejtpërdrejtë, i hapur, pa ojna, pa përvuajtje e psherëtima sentimentaliste.

Është stili i një trimi.

Në një komunikatë drejtuar popullit të Mallakastrës në prill të vitit 1943, Mehmet Shehu shkruante: “Lirinë e kemi humbur: duhet ta fitojmë. Atdheun e kemi të robëruar: duhet ta çlirojmë. Flamurin e kemi të ulur nga fashizmi: duhet ta lartësojmë”.

E tillë ishte mënyra e komunikimit të tij me lexuesit dhe me bashkëbiseduesit: poetike dhe kushtrimtare. Kushtrimtare dhe luftarake.

 

3.

Më i plotë portreti letrar i Mehmet Shehut vërehet tek poema “Adelante kamaradas!“, ndaj dhe ajo meriton më tepër vëmendje.

Sikurse thamë, kjo poemë i kushtohet luftës së Spanjës (1936-1939). Ajo është një poemë epike, me 1500 vargje. Është poemë e tipit narrativ, me elementë të poemës sintezë, e vetmja në letërsinë shqipe për atë luftë heroike, ndërsa në prozë kemi romanin “Hasta la vista” të Petro Markos. Të dy këto krijime madhore dhe të frymëzuara mund t’i shkruanin me kaq ndjenjë vetëm pjesëmarrësit idealistë dhe heronj të asaj lufte.

Poema “Adelante kamaradas!” (Përpara shokë!) ka 300 strofa me vargje 16-rrokësh, dhe është shkruar në frymën dhe natyrën e krijimeve të kohës. Poema fillon me këto vargje:

 

Atë natë shënëndreu – kur në borë e në tufan,

Përmbi gërxhet e thepisur, nëpër shtigje me kallkan,

Vargu ynë i vullnetarve gjarpëronte këmbë-e-duar

Pirenejve për në Spanjë, – kurrë s’kam për ta harruar

                                                                              gjer në varr!…

 

                       Shtatëdhjetë vullnetarë drejt kufirit ecim varg,

                       Detra, male kapërcyem, kemi ardhur që nga larg.

                       Unë vij nga Shqipërija – që përtej Adriatikut;

                       Gjithë bashkë po marshojmë lartë malit, drejt rrezikut –

                                                                                                  drejt në zjarr.

 

 

Është një përshkrim sa tronditës aq dhe plot muzikalitet, është parashtrim i një situate luftarake që e shoqëron lexuesin gjatë gjithë poemës me pamjet e tmerrshme të luftës së Spanjës, një lufte që i ngjet një vullkani të përbindshëm si në ferrin dantesk. Autori te përshkrimi “Ebro – Kuota 196”, një nga episodet më heroike të Luftës së Spanjës, shpesh përmend fjalën xhehnem, për ta dhënë më të plotë dhe më të besueshme gjendjen e asaj lufte të jashtëzakonshme. Aty liria e kishte thikën në fyt, aty vdekja bën kërdinë dhe fashistët turren si bisha duke thirrur “Rroftë vdekja” mbi popullin spanjoll dhe vullnetarët e lirisë…

E, megjithatë, drejt këtij ferri të lemerishëm shkonin vullnetarë nga e gjithë bota, nga pesëdhjetetre popuj, midis të cilëve edhe dhjetëra djem e vajza nga Shqipëria, edhe autori i kësaj poeme, Mehmet Shehu. Kongres popujsh u bë Spanja, thotë në mënyrë metaforike autori i poemës. Në këtë luftë vullnetarët e lirisë shënuan një faqe nderi dhe lavdie për atdheun e kombin e tyre, por edhe një nga kapitujt më të bukur të jetës së tyre, pavarësisht nga kontestimet që bëhen edhe sot e kësaj dite për atë luftë. Në atë kohë, me pjesëmarrjen e tyre, luftëtarët shqiptarë e shkruan këtë faqe nderi dhe lavdie, shëmbëlltyrë e shkëlqyer e idealizmit, vëllazërimit dhe humanizmit, ndërkohë që plot moshatarë të tyre dëfrenin hoteleve e kazinove të Europës…

Poema “Adelante kamaradas!”, s’mund të ishte ndryshe, veçse epike. Qoftë dhe duke lexuar këtë poemë, krijohet menjëherë përfytyrimi se ç’ishte në të vërtetë lufta e Spanjës, falë përshkrimeve të gjalla dhe të hollësishme që ka dhënë autori me mjeshtëri.

Për shembull:

 

-Rrotull kodrës sipër vreshtës, në mëngjes porsa u feks,

Luftë e rreptë në llogore, befas, trup më trup u mpleks;

Garibaldinët qëndrojnë – s’tunden trimat e vërtetë,

Por “los moros” e falangat – mizëri sulen përpjetë –

                                                                                                            djajtë e zes!

 

Po për luftën e Spanjës kemi një përshkrim tjetër rrëqethës, këtë radhë në prozë nga Mehmet Shehu. Ky përshkrim titullohet Ebro – “Kuota 196” dhe është përfshirë në kapitullin “Kujtime” të librit “Lufta e Spanjës” (Tiranë, 1959). Në të vërtetë, është një reportazh i mirëfilltë, një kronikë e shkëlqyer lufte. Ky reportazh nuk është më shumë se katër faqe në atë libër. Është e vetmja dëshmi në formë impresionesh të drejtpërdrejta që Mehmet Shehu na ka lënë për atë luftë. Edhe këtu bie menjëherë në sy stili i tij lakonik prej një gazetari të formuar, por edhe të një ushtaraku të njëmendët, me emocionet e drejtpërdrejta të luftës. Një gazetar a kronikan profesionist nuk besoj se do të na jepte më të gjallë tablonë e luftës në Ebro, një nga episodet më kulmore, më rrëqethëse e njëherësh më tragjike të epopesë spanjolle.

Mehmet Shehu e fillon kështu reportazhin e tij:

“18 gusht 1938. Batalioni ynë (Batalioni i IV-të i Brigadës XII Internacionale), ka 16 ditë në vijë të parë. Ka bërë 45 sulme e kundërsulme brenda 6 ditëve të fundit. 30 %  t’efektivit janë vrarë dhe plagosur”.

Lexuesi futet menjëherë në temë. Në tre rreshta jepet një informacion thuajse i plotë për kohën dhe vendin, se kush lufton dhe ç’ka ndodhur, duke e parapërgatitur lexuesin se më pas do të lexojë gjëra edhe më të tmerrshme. Dhe vërtetë, duke lexuar rreshtat e këtij përshkrimi të shkurtër të duket se ndjen erën e barutit të të shpojë hundët, nga të gjitha anët të duket se gjëmojnë bomba dhe mitraloza, dëgjohen klithma dhe thirrje, uturima avionësh sipër kokës, ndërsa kufomat e të vrarëve shtrihen në pellgje gjaku gjithandej. Është një pamje apokaliptike.

Ja një copëz nga ky përshkrim:

“Duke kërcyer përpara me grupe të vegjël, nënë breshërin e predhave të çdo kalibri, mbrrijmë me dy mitroloza të rëndë dhe me mitrolozin e lehtë në majë të kodrës, me shpejtësi nëpër mes t’atij konfuzioni zëmë vënd nëpër gropat e predhave t’artilerisë armike. Mitrolozi tjetër bashkë me gjithë mitralierin dhe dy municionerë është bërë çik’ e thërrime nga një predhë artilerie. Afër të gëdhiri ndalon qitja e artilerisë armike dhe përpara nesh duken marokenët më mjekër dhe milicët me këmishë të zeza që po na afrohen. Ata s’pandehin kurrë se neve jemi aty. I lemë sa afrohen mirë dhe pastaj mjafton vetëm nga një gjerdan fishekësh për çdo mitroloz dhe sulmi i 20 ushtarëve me bomba dore me nga një të sokollitur “Adelante Camaradas!” (përpara shokë) për t’i vënë përpara si lopët”.

Nuk ka nevojë për komente. As për fantazi, as për figura letrare të stisura e supozime. Realiteti i luftës është shumë herë më i egër dhe më i shfrenuar se çdo fantazi dhe imagjinatë shkrimtari. Autorit që e përshkruan i mjaftojnë pamjet dhe situatat që ka përjetuar, ndërsa kultura e mjaftueshme letrare dhe talenti që ka nuk e lë t’i shpëtojë asnjë detaj. Në fund të fundit, lexuesi këtë kërkon prej tij, përshkrimin e tablosë ashtu si ka ndodhur dhe ai e vizaton atë me ngjyrat më të ndezura, me kontrastet më të thella, pamëshirshëm.

Të njëjtën gjë bën Mehmet Shehu në kujtimet nga jeta e Brigadës së Parë.

“Jemi në Kapinovë të Beratit. Suferina dhe dëbora e 20 shkurtit të marrin frymën dhe rrugët mezi çahen nga dëbora e shumtë…”, shkruan ai.

Ndërsa më tutje:

Të gjithë jemi të lodhur e të këputur. Nga rruga e gjatë dhe e vështirë, nga pagjumësia, nga të pangrënët, nga lufta. Kemi 32 orë që po udhëtojmë pa pushim, në shi e në dëborë, në luftë e në mundime. Rrethimin e Skroskës e çamë. Por na mbeten edhe shumë rrethime të tjera për të çarë…”.

Fatmirësisht, midis nesh kemi ende mjaft bashkëluftëtarë të Mehmet Shehut, që e kanë patur atë komandant dhe që pohojnë përpikmërinë e këtyre përshkrimeve. Përpikmëria dhe saktësia pra, përbëjnë një tipar tjetër dallues të stilit të Mehmet Shehut, qoftë si krijues, qoftë si ushtarak, qoftë si burrë shteti. Një stil tipik i njerëzve të mëdhenj të aksionit dhe veprimeve të guximshme, deri në kufijtë e të papërfytyrueshmes.

I njëjti stil mbizotëron edhe në letrat e tij, në komunikatat e traktet, në urdhrat e ditës dhe në fjalimet e tij.

 

Në sulm, në sulm, Brigad’ e Parë.

Përpara shokë me nxitim.

Për liri në zjarr, në zjarr,

Të gjithë bashk’ me guxim.

 

Është ky refreni i Himnit të Brigadës së Parë Sulmuese. Por, që në një formë a në një tjetër është refreni i shpallur ose i nënkuptuar në të gjitha krijimet e tij.

 

4.

Por, le të kthehemi sërish te poema “Adelante Kamaradas!”.

Për ndërtimin e poemës ai mban parasysh poezinë klasike por edhe poezinë popullore, më saktë këngët labe me tetërrokshin e famshëm. (Kujtoni për një çast Naimin, Ali Asllanin, Lasgush Poradecin…) Autori ka bërë thjesht një modifikim duke shkrirë dy vargje në një, për t’i dhënë më shumë hapësirë mendimit, për ta bërë më epik e më madhështor krijimin e tij. Dhe ia ka arritur qëllimit. Vetë poema ka pjesë që lehtësisht mund të këndohen sipas natyrës së këngëve labe. Si e tillë, poema është konkrete dhe korrekte në strukturën e saj, me vargje të matura, me rimë të puthur a-a, b-b, ndërsa çdo strofë ka edhe një minivarg të pestë, katër-rrokësh, i cili sa është vazhdim i vargut të katërt, duke përforcuar idenë e vargut të katërt apo të krejt strofës, aq edhe është varg më vete. Vargu i pestë i strofës së parë rimon me vargun e pestë të strofës së dytë, ai i strofës së tretë me atë të katërtës e kështu me radhë. Ky varg i pestë që i jep aq reliev dhe përthyerje poemës në strukturën e saj solide, është finalja e çdo strofe, një finale e rreptë, që i ngjet sa një kreshte mali, aq dhe një tehu thike; sa një gjëmimi rrufeje aq dhe një krisme pushke.

Jemi në një atmosferë lufte dhe autori përdor të gjitha mjetet për të na i dhënë sa më të gjallë atë atmosferë, ashtu sikundër e ka përjetuar… Edhe ky është një element stilistikor i autorit dhe veçori e kësaj poeme të cilin autori e përdor me qëllim që t’i japë më tepër forcë dhe ritëm poezisë.

Le të citojmë këtu momentin emocional të hyrjes në Spanjë të autorit bashkë me luftëtarët e tjerë shqiptarë:

Spanjë, Spanjë! Të përunjem… Sonte puth me dashuri

                Pragun tënd, siç putha dorën e sim’ëje kur tek ti

                Më përcolli i përlotur, e si dheun e Shqipërisë,

                Ku kam lerë, ku pashë dritën e ku nëna më dha sisë –

                                                                                           nënë e gjorë.

 

               Këtu te pragu betohem se jetën e bëj kurban

               Për të mbrojtur tyja, Spanjë, për liri e për vatan…

               Dhe nga plumbi n’u friksofsha – mos i vafsha nënës gjallë:

               Po u vrava, kërkom’ plagën jo në shpinë po në ballë –

                                                                                                 në krahnor! 

 

(Kur hynte në Spanjë për të luftuar në mbrojtje të Republikës Spanjolle Mehmet Shehu ishte 24 vjeç. Vargjet e strofës së fundit, përveç një idealizmi dhe devocioni të jashtëzakonshëm, ngjajnë edhe si një profeci për fatin e autorit të tyre, pasi tashmë e dimë edhe rrjedhën e mëtejshme të jetës së tij deri në natën tragjike të 17-18 dhjetorit 1981…)

Më tej vijnë situata me përshkrime të gjalla nga lufta e Spanjës që të përfshijnë në një vorbull situatash marrramendëse, ku të duket se nga të gjitha anët gjëmon artileria dhe breshëritë e mitralozëve, ndërsa era e athët e barutit të shpon hundët deri në asfiksi. Për shembull, ja si e përshkruan ai në poezi, atë që cituam pak më sipër nga “Ebro – Kuota 196”. Duket se është nata para atij sulmi të tmerrshëm:

 

-Natë vere, buzë Ebros – kudo… heshtje… qetësi…

Shushurijnë gjethet, uji – thua n’Ebro s’ka njeri.

S’të besohet që ksaj gryke po përgjojnë andej-këndej

Mijra njerës t’egërsuar, e në çast mund të shpërthejë –

                                                                                                në çdo shtek –

 

Një rrëmujë – zjarr mbi ujë, nga ku vdekja, si rrufe,

Të vërsulet e uritur, të përpij’ pa vënë re

Pleq, të rinj e ç’gjen përpara! S’të duket se je në luftë:

Të rrëmben kjo heshtja e natës e të zbut, të bën të urtë –

                                                                                                            si sheleg.

 

5.

Poema nuk e përmban emrin e autorit, por nuk është e vështirë ta kuptosh këtë, pikërisht nga ato elementë stilistikorë për të cilat folëm më lart. Është gjuha që e dallon, është toni i komunikimit me lexuesin, është mënyra e përshkrimit të situatave, ngjyrimet e fjalëve, fryma luftarake që e përshkon nga fillimi në fund.

Për shembull, le të përmendim disa nga fjalët dhe shprehjet e përdorura në këtë poemë, tipike për fjalorin e Mehmet Shehut, me ngjyrime të theksuara mallakastriote si: përrënj, shkëmbënj, rrëzik, shtjerrat, “Shpinën mos ia kthe armikut, gjoksin mos ia fshih rrezikut”, zjarr, shtriga vdekje, ripet bujku, nëno xhani, etj.

Ndërsa në një moment, pikërisht atë natë gushti 1938, atje larg buzë Ebros, pas dhjetra sulmesh e kundërsulmesh, në pritje të fillimit të një beteje të re, edhe më të ashpër, autorit i kujtohet vendlindja dhe shkruan:

 

-Të breth mendja… andej larg – gjer përtej në Shqipëri,

Ku ke lerë, ku je rritur, nëna e dashur të dha gji:

Të kujtohen ato male, gërxhe, gryka e lugina,

Ku shqiponja ka folenë dhe burimin suferina –

                                                                           në jenar –

 

-Të kujtohen ato pyje, qafa, buza e përrënj,

Brinja, pllaja, shtigje, maja, bokërrima e shkëmbënj.

Shelgjet, rrepet – buzë lumit, lisat, thanat në korije,

Ku kullosin bagëtija e mërzejnë n’ato hije –

                                                                             në behar.

 

Ky vend që autori përshkruan me këto ngjyra të ndezura, të mrekullueshme e marramendëse, na kujton menjëherë Mallakastrën, vendlindjen e Mehmet Shehut. Pavarësisht se autori nuk e përmend, ndoshta për efekte përgjithësuese. Është një përshkrim naimjan, i papërsëritshëm, më i bukuri që është bërë në poezi për Mallakastrën. Pavarësisht se në fund të poemës autori firmos fare thjesht: VULLNETARI. Por, ky Vullnetar nuk ishte dosido…

Pavarësisht se, verbalisht, thuajse të gjithë e dinin prej kohësh emrin e autorit të poemës “Adelante Kamaradas!”, Petro Marko, në librin “Intervistë me Vetveten” të botuar vitet e fundit, e konfirmon faktin që autori i kësaj poeme është Mehmet Shehu. Vetë autori ka dashur që emri i tij të mos shënohej në krye apo fund të poezisë. Sipas një dëshmie të besueshme të treguar nga Petro Marko, del se ky, pra, Petro Marko i ka sugjeruar Mehmet Shehut në fund të viteve ’50 që t’i botojë krijimet e tij me emrin e tij. Siç kanë bërë p.sh. edhe plot burra shtetesh të tjerë. Madje Petro Marko i ka thënë se vjersha boton edhe shoku Mao Ce Dun. “Unë nuk jam shoku Mao”, e ka mbyllur atë bisedë Mehmet Shehu për të mos e hapur më.

Poema “Adelante Kamaradas!” për t’i dhënë vlerën që i takon, sikurse çdo krijim, duhet vendosur dhe duhet analizuar e gjykuar në kohën kur është shkruar. Vetëm kështu ajo do të vlerësohet si duhet dhe do të zerë vendin  që i takon në letrat shqipe, larg superlativave dhe subjektivizmave.

Poema i përket fundit të viteve 1930, kur bisha naziste ishte në egërsim e sipër, ndërsa komunizmi ende dukej si një ëndërr e bukur e njerëzimit. E shkruar në një kohë zhvillimesh dramatike mbarëbotërore, kur ideologjia komuniste ruante një shkëlqim marramendës dhe shihej si shpresa e vetme e shpëtimit të botës, nuk mund të fajësojmë autorin e poemës dhe bashkëluftëtarët e tij të Luftës së Spanjës pse shkuan aq larg dhe sakrifikuan aq shumë… Në vitet e Luftës së Spanjës autori i poemës ishte vetëm 24-25 vjeç… Pikërisht fryma e internacionalizmit proletar (që është boshti i ideologjisë komuniste), një bindje e thellë tek ideologjia komuniste, si dhe një adhurim i shpallur ndaj Bashkimit Sovjetik komunist si udhëheqës i këtij kampi në formim e sipër, por edhe si kontribues me vullnetarë dhe ndihma të tjera në Luftën e Spanjës, ndihen dhe shprehen hapur në poemë.

A e dëmtojnë këto fakte poemën në fjalë? Natyrisht që po, po ta shohim nga optika e më shumë se tetëdhjetë vjetëve pasi ka ndodhur epopeja spanjolle.

Mirëpo, nga ana tjetër, poema do të tingëllonte false dhe e pabesueshme në se do t’i mungonin këta elementë dhe ato ideale shumë të besueshme për kohën, në emër të të cilave vullnetarë nga e gjithë bota shkuan me atë kurajo të admirueshme drejt Spanjës të ndezur zjarr e flakë…

Sidoqoftë le të kthehemi te thelbi i këtij shkrimi. Te talenti, tiparet dhe veçantitë e Mehmet Shehut si krijues.

Vetëm për një krijim poetik të tij Mehmet Shehu nuk e ka fshehu autorësinë. Dhe ky krijim është Himni i Brigadës së Parë Sulmuese. Kjo mendoj se ka ngjarë për shkak se ky Himn ishte ndër këngët më të famshme partizane dhe të gjithë e njihnin autorin e saj qysh në zjarrin e luftës. Nga ana tjetër, nuk kemi dëshmi se ai shkroi poezi kur u ngjit në majat më të larta të pushtetit shtetëror dhe politik. Por, mund të hamendësohet se Mehmet Shehu e ka fshehur autorësinë e poezive të tij, pasi nuk i shkonte për shtat koncepti i kohës që i përcaktonte shkrimtarët dhe poetët si ndihmës të partisë. Ndërsa Mehmet Shehu nuk mund të ishte në të njëjtën kohë edhe udhëheqës, edhe ndihmës…

Sidoqoftë, kjo është vetëm një hamendje. Por, ndoshta mund të jetë edhe arsyeja se Mehmet Shehu, ndonëse u shfaq si një talent në letërsi, nuk e kultivoi më tej këtë talent, për shkak të angazhimeve të tij në fusha të tjera, po kurrsesi jo për mosrespekt ndaj letërsisë dhe njerëzve të letrave. Fakte të shumta konfirmojnë pikërisht të kundërtën, konfirmojnë atë që Mehmet Shehu lexonte jashtëzakonisht shumë, i ka dashur dhe i ka ndihmuar shkrimtarët dhe artistët, i kuptonte ndjenjat e tyre, e çmonte si rrallëkush artin që bënin…

Ja, edhe ky qëndrim ndaj krijimtarisë letrare të tij është pjesë e stilit të Mehmet Shehut.

_____

©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Share This Article
11 Comments
  • Mehmet Shehun u dashka futur ne programet e lendes se letersise shqipe ne shkollat e mesme si dhe ne fakultetin e Gjuhe-Letersise te UNIVERSISTETIT.

    E mori ne qafe ai Enveri kete krijues te madh letrar.
    Po Ismail Kadarè çka do te thonte?!

  • Meqendese i behet bllokazh komenteve qe nuk i bejne fresk dithirampeve te autorit per Mehmetin,,Une do t`i bej disa pyetje..
    Vullnetaret internacionaliste qe luftuan ne Spanje pas terheqjes u mbajten te internuar ne kampet e Frances.
    Te gjithe u liruan kohe pas kohe(me nderhyrjen e BRSSdhe qeverive perkatese),,por i fundit mbeti Mehmet Shehu,,i cili u lirua vetem ne vitin 1942 me nderhyrjen personale te Regjentit fashist Mustafa Kruja.
    Perse ndodhi kjo me Mehmet Shehun?
    Perse Kominterni dhe qeveria e BRSS,e perjashtuan Mehmet Shehun? Une pergjigjen e di shume mire,se ma ka treguar perfaqesuesi i KOMINTERNit ne Lion,Qamil Celirama kur ishte gjalle,,po ti Xhevdet di gje per kete?
    Perse gjate luftes Mehmet Shehu,nxirrte nagantin kur shihte Sejfullah Maleshoven dhe Xhafe Mirakun,sa i turrej enver hoxha mbrapa per ta mbajtur,qe te mos i vriste? Di gje per kete ti Xhevdet?
    Perse Mehmet Shehu e vrau me plumb ne koke oficerin italian qe kishin zene rob ne Selenice,,i cili e kishte mbajtur ne shtepi te tij? Di gje ti Xhevdet,se kete e di edhe Bashkimi.
    Prandaj mos e qaj lart e mbi dhe,por qaje sikunder qe.

  • Ç’na kujtove vitet para 1990-s, o z. Xhevdet! Nuk do të diskutoj talentin letrar të Mehmet Shehut, sepse kam bindjen që nuk kemi të bëjmë me një talent të humbur. Në ato vite, PPSH-ja ishte një, por brënda saj kishte grupe, për të mos thënë tarafe. Ishte e njohur shprehja « miku », ose « vitamina M ». Në atë kohë, një person që kishte mik e bënte të priviligjuar. Madje, kjo ishte e theksuar edhe me krahina. Të ishe nga Korça, nga Gjirokastra, Labëria, Vlora, Shkodra,etj., kishe pluse ndaj të njëjtëve që ishin nga ajo krahinë. Pra, funksiononte lokalizmi. Kështu e kuptoj edhe z. Xhevdet, si mallakastriot, shkruan bukur për Mehmet Shehun. Në mendimin tim, në të gjithë këto grupazheve, më i « fortë » ishte grupi i Mehmet Shehut, sepse ishte Kryeministër për kohë të gjatë dhe kishte përkrahur njerëzit e vet. Por ky grup ishte edhe më i rrezikshmi. Ekujlibrin e mbante E.Hoxha dhe kur e kalonin masën i godiste. Mehmet Shehu ishte i paparishukueshën po të zëvëndësonte Enverin, sepse kishte karakter të ashpër, drejtonte me egërsi, që të merrte erzin me ofendime. Pra, mund të drejtonte ushtrinë, por jo civilët që kërkojnë të komunikojnë. Po kështu ai krijonte klane, si Kadri Asbiun, Feçor Shehun, etj. ishin të tijët. Rënjen e tij, ai e provokoi vetë dhe i hapi rrugë Ramiz Alisë që ishte më i butë. Në se Shehu ishte poliagjent, apo jo, kjo koha do t’a provojë, sepse sado të pastrohen arkivat, përsëri do të mbetet diçka që t’a vërtetojë. Së fundi, të dalësh me teorine se për të luftuar kohën moniste duhet sulmuar Enveri dhe vlerësuar Mehmeti, është absurde. Enveri ishte popullor, ndërsa Mehmeti ishte diktator. Qëllimisht ndrohen rolet e të dyve, për të gënjyer të rinjtë që nuk e kanë jetuar atë kohë. Për ne që e kemi jetuar, se kush ka qenë Mehmet Shehu, është e qartë dhe nuk ka nevojë për këto shkrime zbukuruese.

  • vertete i paanshmi ! ( vijon si dje )

    Dikush duhet te zgjidhe kete kontradikte te ngelur nga koha e komunizmit ! Si i kishin marrdhaniet e cfare komenti ka mes Enverit ,Ramizit etj me Mehmetin ! Po per deklarimet e sa diteve per Kadri Hazbiun ! Cfare raportesh ka me Partine e drejtuesit tjere se nuk mund te mbajme se a e rrahu a nuk e rrahu lal Hekri ne qeli ! A ishte i vdekur qe ne qeli apo u pushkatua !? Po Beqir Balluku a ishte a nuk ishte si thuhet per te ! Po Abdyl Kellezi qe desh marrdhanie ekonomike me ameriken ku eshte sot !?A eshte liberal e armik Fadil Pacrami e Todi Lubonja apo si jane sot.?Eshte pranuar ” Bedri Spahiu revizionon Bedri Spahiun ” apo nuk eshte pranuar ! PS sot me statut e program ekonomik e politik eshte ne linje me SEjfullah Maleshoven e Zai Fundo ! Kryetari i PS i perkujton ne fb por jo me teper !?? e shume tjera histori te se majtes shqiptare !……tung

  • MEHMET SHEHU U REKRUTUA QYSH NE KOLEGJIN AMERI,AN NGA HARRY FULTZI QE PASTAJ E DERGOI NE ITALI E QE ATY NE SPANJE SI SPIUN SIC ISHTE DHE ERNEST HEM INGUEI
    PASUI RREGULLOI BIOGRAFINE ERDHI NE SHQIPERI E U BE DREJT IJU ES I LARTE
    E SHOQJA E TIJ E KA PRANUAR NE GJYQ SE KA QENE DASHNORJA E DUSHAN MUGOSHES
    PETRO MARKON QE JA DINTE PISLLEQET E P
    BURGOSI DHE E PERDHUNOI NJE JETE TE TERE
    NE HESFEL I SHKOFTE SHPIRTI TRADHETARIT

  • Keto , qe shkruan Xhevdeti , mendoj se jane te verteta te tera . Mehmeti ishte inteligjent , ambicioz , punetor , per c’do lloj pune . Nje shoku im , qe ka punuar me te me ka thene , se kerkonte shume nga vartesit , po ri vleresonte dhe i mbronte nga c’do sulm , qe u vinte vartesve , nga eproret. Ishte autoritar dhe i pa perkulur . edhe shkrimet e tij ne proze , kane qene te njohura . Shkruante bukur . Per poezi nuk e kam ditur , por ishin poezi te frymeezuara dhe me metrike te rregullt dhe muzikalitet , simbas stilit lab . Xhevdeti nuk ka folur per asnje te mete te Mehmetit . Ky eshte difekt i shkrimit. . Mehmeti eshte themelus i sigurimit shqiptar , si gjat luftes dhe ne paqe vrau njerez te pa fajshem .Nje nga turpet e tij ishte persekutimi i familjes se Mustafa Krujes , kur Mustafai i shpetoi jeten , kur u kthye nga Spanja .Kete fakt e permend dhe xhevdeti . Djali dhe nipi i Mustafes , i kalbi neper burgje dhe interrnime . Asnje shenje mirenjohje , por dhe vleresimi , sepse familja e Mustafait , ka qene model i familjes qytetare . Pastaj ju kthye vrau shoket e tij , Gjeneralet . Une , si popull , ne ate kohe , gjykoja se Mehmeti , duhet t’i kishte mbrojtur shoket e luftes dhe te paqes . Aprovoi gjithcka , qe thoshte Enveri . Per gjendjen ekonomike , mban pergjegjesi direkte , se Enveri ishte fyell nga ekonomija . Mehmeti ishte nismetar i tufezimit . Me kujtohet fjalimi i tij , kur thoshte se fshatari nuk do kete ndonje qengj , per ta therur , per sebepe . Ky fjalim do te jete ne arshiva . E hiqte veten si strateg ushtarak , por lejoi dhe udhehoqi ate fortifikim , qe nuk e beri asnje shtet i fuqishem . Parate e popullit , u bene beton , ne shkembinj dhe shume kooperativa merrnin 50 Cent /ditepune .Thuhet se e vrau Enveri , Pse nuke vrau ky Enverin ? Deri sa ju bind verberisht , nje injoranti dhe katili pa shkolle , pergjegjesia e Mehmetit dyfishohet . Nuk mundi te mbronte veten e tij dhe familjen e tij , Ku eshte aftesia si burre ?Jo si byrre shteti se nuk behet fjale, por si kryefamiljar . Eprori i tij formal , i eliminoi familjen . Ku eshte burreria labe ? Personaliteti i tij perfundoi ne zero . aftesite i kishte vetem te jetonte mire e bukur vitet e Kryeministrit . Besoj kete mendim , kane dhe djemte e tij , qe munden te jene gjalle . Zgalem . .

  • Mos e shih karakterin e Mehmet Shehut,me roberit italiane dhe roberit balliste ne Lushnje.As 30 vjet kryeminister qe gjemonte britma e tija.Kur ishte perballe nje armiku te barabarte dhe te armatosur,,Mahmeti zbythej.
    Kete e tregoi me priten qe i vuri autokolones gjermanme ne Lushnje,dhe kur vluan mortajat dhe mitrolozat e gjermanit,,u zbyth me gjithe brigade ne kodrat e Darsise.
    Ne prill 44 brigada pare kaloi ne Polis,hyne ne shtepite e fshatareve,grabiten kafshet,ushqimet,tagjine.Ne shkembin e Muzhaqit mbi Polis,i dolen ne prite burrat e Polisit me ne krye Nezir Muzhaqin.
    Mehmet Shehu u detyrua te linte mallin e vjedhur fshatareve,te kerkonte falje dhe te shkonte si mi ne zall te Gostimes nen grykat e pushkeve te polisareve.
    Une Kadri Hasbiun e urrej me shume se Mehmetin,por me c`kemi pare ne mbledhjen e Byrose dhe ne gjyq,,Kadriu qendroi si burre.Ju dha pergjigjen te gjitheve,,nuk u dorzua,,kurse Mehmeti u zgerlaq.
    Pas mbledhjes se fundit te byrose te 17 dhjetorit,,ishte me shume i vdekur se i gjalle.U be me keq bse Fiqeretja,.I pranoi te gjitha akuzat dhe kerkonte shpetimin nga AY qe ja kurdisi te gjitha,,Nga Enver Hoxha.
    Mehmeti kishte karakter jevgu.
    Ishte i eger dhe i pameshirshem me duarrlidhurit.

    • demo,

      boll se po tregon budalliqe .
      Lufta bazohet ne Taktike .
      Ne sulm ,terheqeje e kundersulm etj taktika qe ti imponon terreni dhe kundershtari .

      Nuk e kuptoj c’ehste kjo mani ,ky pasion dashakeq ,qe te nxihni me cdo menyre ,qofte edhe me genjeshtra e histori te rreme ,
      Figuren nji Shqiptari qe beri epoke ne LNC dhe qeverrin ku ishte pjes .

      Ktu ne kte shkrim i nderuari Mallkastriot Xhevdeti , po flet per dicka tjeter ,
      pjesmarrjen e 70- trimave shqiptare ne Luften e Spanjes
      ku ne qender te shkrimit qendron edhe Talenti i fshehur i Mehmet Shehut !!!

      Pra ktu tema e diskutimit eshte Talenti dhe Lutetaret e Lirise ,ka Vullnetare trima Shqiptare jo
      prrallat e nastradineve me komuniszme e jugosllave se servirura pa pik turpi nga kundershtaret e ishKomuniszmit .

      Si mer nuk mesuat njiher te rrespektoni Autorin e shkrimit dhe i qendroni temes ,jo kerceni nga dega ne dege ,sepse s’ju pelqen Lavdia e Krenaria ,Talenti e Trimeria e Mallkastriotit te shquar ,dhe kaloni ne ofendime e shtremberime te se vertetes.
      Mallkakstriotet e vertete jane shpirti ktij Kombi dhe njerzit me te mire ne Shqiperi .
      Nuk jam Mallkastriote por i njohe se jam rritur e jetuar me ta .
      Boll me me denigrime absurde qe pengojn cdo zhvillim normal ne Shoqerine Shqiptare .
      Tregohuni njiher njerez ,qytetare te vertete .

      • Skender Luarasi ne librin e tij mbi luften e Spanjes nuk jep 70 pjesemarres nga shqipria ose shqiptare ! Verifikoni se mos del si puna e 4 shkurtit qe nuk behen 84 te vrare. Ose si 28000 deshmore kur duhen 28 brigada me nga 1000 deshmore !???

  • Krimi me i madh ekonomik qe Mehmet Shehu i beri popullit shqiptar,ishte mbeshtetja e tij pa rezerva per plotesimin e kapriciove megalomane te Enver Hoxhes per sikterrisjen e Kines.
    Kur u pyet ne Byro nga Enver Hoxha per vendin qe ze ndihma kineze ne Buxhetin e Shtetit,,Mehmet Shehu u pergjigj:NJE VEND TE PAPERFILLSHEM.
    Kjo fraze i dha rrokullimen ekonomise shqiptare.
    Ministri i Ekonomise Abdyl Kellezi hengri plumbin,,por kurre nuk pranoi qe ndihma kineze per ekonomine shqiptare ishte e paperfillshme.
    Edhe sot,,megjithese nje dore satanike i shkaterroi te gjitha investimet kineze ne Shqiperi,,perseri 90% te sektorit prodhues ne ate hidroenergjitike qe ka mbetur,,e ka marken Made in China.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *