Lufta e Tretë Botërore?

Dita

Trupat amerikane dhe ato të Koresë së Jugut kanë nisur një stërvitje të përmasave të mëdha.

Daily Mail, teksa poston foto nga kjo stërvitje, pyet: Lufta e Tretë Botërore?

Më shumë se 17 mijë trupa amerikane dhe mbi 300 mijë forca koreane janë përfshirë në këtë stërvitje.

Trupat simuluan një kundër-përgjigje ndaj Koresë së Veriut.

Vendi komunist vazhdon pandërprerë testimet bërthamore, duke deklaruar se ka tashmë gati bombën e rrezikshme me hidrogjen.

Ekspertët janë skeptikë për këto pretendime. Ata thonë se Koreja e Veriut nuk është në gjendje as të fusë në raketa mbushjet bërthamore.

Megjithatë, ka raportime se vendi komunist po tenton që të fusë mbushjet bërthamore në raketa.

Tensioni i lartë në rajon vjen pas raportimeve të CNN se Koresë së Veriut i ka humbur një nëndetëse.

1 3 4 5 6 8 9 10

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *