Lufta familjare e Le Pen trondit të djathtën ekstreme

Ornela

Partia e ekstremit të djathtë Fronti Nacional ka hyrë në krizën më të rëndë të historisë së saj. Deklaratat e fundit ksenofobe dhe anti-semite të Jean-Marie Le Pen, themelues dhe president nderi i partisë, i kanë hapur rrugën një deklarate të fortë të vajzës së tij dhe kryetare e partisë, Marine Le Pen. Le Pen akuzon të atin se po bën një “vetëvrasje politike”.

Prandaj, Marine njofton se do të kundërshtojë babanë Le Pen që të jetë kandidat në zgjedhjet rajonale në fund të vitit, edhe pse ai u vetë-shpall si kreu i listës në rajonin e Provence-Alpes-Côte d’Azur.

Lufta familjare, e paraprirë nga tensione të shumta në vitet e fundit, ka shpërthyer sërish për shkak të komenteve naziste dhe raciste të Jean-Marie, i cili periodikisht shkelmon strategjinë e çdemonizimit të partisë të endur me kujdes nga vajza e tij. Të enjten e javës së kaluar, presidenti i nderit përsëriti se shfarosja e hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore nuk ishte veçse “një detaj i historisë”.

Ekstremisti i pabindur, 86 vjeçar kthehet në vëmendjen e publikut në një intervistë të publikuar sot nga e përjavshmja e ekstremit të djathtë “Rivarol”. Ai rrëfen aty admirimin e tij për Marshall Philippe Petain, udhëheqësi francez i cili bashkëpunoi me pushtimin gjerman. “Nuk e kam konsideruar kurrë Pétain si një tradhtar”, thotë ai. I moshuari Le Pen, eurodeputet, shprehet gjithashtu kundër udhëheqësve aktualë francezë të lindur jashtë vendit, ose që janë fëmijë emigrantësh.

“Qeverisemi nga emigrantët dhe fëmijët e emigrantëve në të gjitha nivelet. Valls ka 30 vjet që është bërë francez, ndërsa unë kam njëmijë”. Apo kundër homoseksualëve, duke filluar dhe nga ata që janë pjesë e partisë së tij.

“Ata kanë ndjesinë se janë jashtë shoqërisë dhe kanë tendencë të rigrupohen, edhe pse e urrejnë njëri-tjetrin. Formojnë një komunitet”. Për vajzën e tij dhe lidere e padiskutueshme e Frontit Nacional, këto komente i kanë venë vulën marrëdhënies me babanë e saj.

“Pozicioni i tij si president nderi nuk e autorizon të marrë peng Frontin Nacional, me provokime të vrazhda që kanë për qëllim të më bezdisin mua, por që i japin një goditje të rëndë të gjithë lëvizjes, kornizës së saj, kandidatëve, militantëve dhe zgjedhësve të saj”.

Marine Le Pen njofton “me pikëllim të madh”, se është e detyruar të thërrasë komitetin ekzekutiv të partisë për të ndërmarrë vendimet e duhura për të mbrojtur interesat politike të Frontit Nacional. Pra, jo vetëm që pohon se babai i saj nuk të jetë kandidat, por gjithashtu shprehet se do përpiqet të marrë ndonjë veprim disiplinor.
Largimi nga presidenca e nderit është një opsion, edhe pse statuti i partisë parashikon një mekanizëm kompleks në këtë drejtim./DITA

Share This Article
2 Comments
  • Asnje tronditje:eshte vetem menyra me imponuar mbesen per me udhehequr listen e Ballit Kombtar ne jug te Frances:keshtu Marion maréchal Le pen do te vendoset kandidate ne vend te gjyshit ne donne Provence alpes cote d’azur-paca-! Pa vote .

  • .Parti naziskine,antidemokratike gelojne ne gjirin e Europes dhe tehu i luftes ne BE jane vendet e vogla ballkanike qe zvarre zvarre kerkojne te vijne drejt bashkimit.Por Partite si ajo e Le Pen-Iit,Agimi i Arte etj.qe jane dhe te vendeve anetare te BE tolerohen kur bejne deklarata vrastare per demokracine europiane.Boll kane luajtur me fatet e vendeve te vogla e te pambrojtura.Nuk duhet te shihen vendet e vogla se ke kane perkrahes,por te shihen se sa dhe si ato permbushin kerkesat per te qene anetare te BE dhe sa do jene te afta te qendrojne brenda ketij bashkimi,ku gjithsejcili shtet te jete me te drejta te barabarta dhe jo disa shefa e disa vartes.Vartese duhet te jene vetem ndaj LIGJEVE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *