Lufta kundër informalitetit, Denaj në Vlorë: Inspektime edhe gjatë natës

J L

Dhjetëra biznese janë kontrolluar përgjatë bregdetit të Vlorës në vazhdim të aksionit kundër informalitetit, ndërsa tri subjekte janë penalizuar për aktivitet të paligjshëm dhe mos lëshim të kuponit tatimor.

Ministrja e Financave, Anila Denaj e shoqëruar nga drejtori i Tatimeve të rajonit të jugut, ndoqën nga afër kontrollet në terren.

“Hetimi tatimor i rajonit jugor po vazhdon punën e tij në gjithë bregun jugor, duke filluar nga Divjaka deri në Ksamil. Do të vazhdojë gjatë gjithë kohës dhe besoj se puna jona do të sjellë efikasitetet e veta në mbledhjen e të ardhurave, në luftën kundër informalitetit”, tha Denaj.

Ministrja e Financave, Anila Denaj kërkoi që inspektimet dhe kontrollet të vijojnë edhe në oraret e pikut të klientelës.

“Unë i kërkoi drejtorit të rajonit të jugut, të ketë inspektime të shpeshta edhe gjatë orëve të natës pasi në këtë orë ka më tepër klientelë dhe mund të ketë edhe një mundësi më të lartë të shkeljes së ligjit. Kemi inspektuar të gjithë zonën e bregdetit deri në Orikum. Patëm një konstatim të një biznesi që nuk ishte regjistruar. Kuptohet, vendosëm shiritin”, u shpreh ministrja.

Aksioni kombëtar kundër informalitetit ka nisur javën e fundit, pas kritikave të ashpra të kryeministrit Edi Rama për bizneset e paregjistruara.

j.l./ dita

Share This Article
4 Comments
  • Uaaaa,ministrja paska gjetur vete nje biznes qe nuk ishte regjistruar?
    Cfare mrekullie!
    Po pas kesaj gjetjeje,a e shkarkoi kete drejtorin e Jugut,apo hengri dreke me ate?
    Po pse shtet eshte ky mut?
    Pse keshtu funksionon shteti ligjor
    Te gjithe bizneset duhet ta dine dhe ta ndjejne realisht se shteti eshte zgjuar ne cdo sekonde te dites,pas cdo fature tatimore,pas cdo pjate dhe gote te servirur klienteve,pas cdo klienti te regjistruar ne hotele etj!
    Dhe kjo behet kur punonjesit e tatimeve vrojtojne,verifikojne dhe kontrollojne ne forma te shume llojshme ne te gjithe teritorin e Shqiperise!
    Cdo epror ,i cdo shkalle,ne se konstaton shkelje nga nje subjekt i caktuar,duhet te marre masa ligjore per ate subjekt dhe per te gjithe zyrtaret e tatimeve pergjegjes per kete shkelje duke i shkarkuar ne vend!
    SHTETI DUHET TE JETE I….RREPTE,por i DREJTE!
    I drejte ndaj sherbimit te popullit!
    Ai qe i hyn nje biznesi duhet ta dije se pasojat ne rast shkeljeje do i kete maksimale!
    Dhe gjobat nuk duhet te jene simbolike,por aq te larta sa biznesi ta kuptoje e ndjeje se me mire ta mbylle ate biznes se te vjedhe shtetin!
    Ku eshte shtet e jo SHTET HAJDUT sic eshte sot!
    Pse duhet te dale ministrja vete per kontroll,kur plasin skandalet?
    Ku ishte ajo deri sot?
    Po pse me aksione vullnetare mbahet shteti?
    Keshtu nxitet KORRUPSIONI!
    Keshtu e mban shtetin edhe Ver Llapa!

  • AKSION KUNDER INFORMALITETIT?!
    Ku eshte pare ne bote kjo metode korruptive?
    A e marrin rrogen keta tatimoret per cdo dite apo paguhen vetem per ditet e aksionit?
    A marrin rroge nga shteti,apo kenaqen me ryshfetet e bizneseve?
    -Cdo drejtues duhet te paguaje vete per cdo faj te vartesve te vet ne se ata kapen ne shkelje jo nga ai por nga eprori i nje shkalle me larte!
    Ndryshe nuk ka shtet por hajdut-shtet!

  • Po pse edhe ne Kapitalizem do vazhdojme ne shqiptaret me AKSIONE?
    Pse keshtu mbahet shteti?
    Partia-Rama-shih kush eshte prapa!
    Hapa dollapa,kush eshte prapa?
    E kapa!

  • Me duket qe ket radhe Tatimoret jan me serjoz se asnjeher.
    Biznaset ne Bregdet jan biznese sezonale, si te tilla me sa duke jane tolerua dhe koha e shkurter be tyre nuk ka lejuar regjistrimin e tyre.
    Tatimoret ne se kan marre me vete makinen me kasa dhe te gjth dokumantacionin qe duhet per ti regjistruar munde t`ja dalin ndryshe ata do ta qethin kare dhe do te sjhkoj perseri si zakonishte pa u mbkedhur tatimet ne Bregdete.
    Ne se i kan hyre me themel kjo pun do te realizohet me sukse.Ne se vazhdoj 1 po 100 jo ateher infor,aliteti do te jete i pa cenueshem.!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *