Prokuroria e Përgjithshme nis kontrollet në disa prokurori të rretheve, në kuadër të luftës kundër korrupsionit, një plan i ideuar nga kryeprokurori Llalla.
“Në ndihmesë të këtij kontrolli do të jenë edhe 6 prokurorë të rinj, që do t’i shtohen prokurorisë së Përgjithshme, sipas ligjit të miratuar nga Kuvendi”, thuhet në një njoftim për shtyp të shpërndarë nga institucioni kryesor i akuzës.
Ditën e djeshme, gjatë ceremonisë së nënshkrimit që Memorandumit të Bashkëpunimit me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, kryeprokurori Llalla tha se krimi po korrupton edhe agjencitë e hetimit, ndërsa ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, u bëri thirrje politikanëve të mos përfitojnë nga kriminelët.
“Problematika e mprehtë që po has në ditët e para të detyrës si Prokuror i Përgjithshëm është fakti që pasuri të krijuara në mënyrë të paligjshme ka dyshime se përdoren për të korruptuar organet e zbatimit të ligjit, që ndjekin hetimet për këtë lloj aktiviteti kriminal”, tha Llalla.