Lufta kundër krimit, Gjonaj takime me ministrat e Holandës, Gjermanisë dhe Danimarkës

Ornela

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në kuadër të punimeve të Ministerialit të Kopenhagenit ka zhvilluar një takim me ministrin holandez për Drejtësinë dhe Çështjet e Sigurisë, Ferdinand Grapperhaus.

Në qendër të diskutimeve dypalëshe ishte çelja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërinë në BE, progresi i dukshme që Shqipëria ka bërë në vitet e fundit në forcimin e shtetit ligjor, nëpërmjet reformës në drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Ministrja Gjonaj shprehu vlerësimin për kontributin e Holandës në dizenjimin dhe tashmë në zbatimin e Reformës në Drejtësi, me angazhimin e ekspertëve dhe gjyqtarëve holandezë në strukturën e ONM.

Ministri Grapperhaus shprehu mbështetjen e tij në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, si dhe gatishmërinë për të forcuar bashkëpunimin me Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Brendshme shqiptare.

Takime të rëndësishme Ministrja Gjonaj ka zhvilluar edhe me ministren e Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit të Gjermanisë, Katarina Barley dhe Ministrin e Drejtësisë së Danimarkës , Soren Pape Poulsen.

o.j/dita

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *