Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Lufta kundër krimit si silueta e Xenit
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Letrat e Lexuesve > Lufta kundër krimit si silueta e Xenit
Letrat e Lexuesve

Lufta kundër krimit si silueta e Xenit

anazapta
Published December 25, 2012
Share
SHARE

Në Shqipëri “lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit” i ngjan siluetës së Xenit me çantë në dorë duke mbledhur gjoba. Liria ekonomike i ngjan mbrëmjeve “gala” të Liri Berishës ku biznesmenët paguajnë gjoba për piktura qesharake nga frika e Familjes. Këto dhe shumë çështje të tjera janë thelbësore dhe na kanë lënë realisht jashtë Evropës. Për këto Edi Rama duhet të çohet dhe më 12 të natës për tu takuar të flasë me Sali Berishën se si t’i hapë rrugë integrimit. Këto janë tema për tu takuar dhe biseduar, jo takimet formale me një figurinë si Bujar Nishanin, që kërkon të legjitimojë masakrën e radhës ndaj shtetit ligjor dhe pavarësisë së institucioneve prej Sali Berishës. Thirrjet halucinante të Sali Berishës për të prodhuar një alibi me tre ligjet tregojnë jo vetëm mungesën e seriozitetit të qeverisë, por dhe dëshirën e fshehur që ky proces të mos realizohet, pasi Berisha dhe klubi i bllokmenëve të rinj ndjehen më të lehtësuar jashtë Evropës.

I vetmi dialog serioz në këtë vend është të diskutohet për atë çfarë Bashkimi Evropian është i shqetësuar për Shqipërinë. Lëre një orë Sali Berisha të flasësh me liderin e opozitë për këtë axhendë se boll ke gënjyer. Herën e parë e bleve aplikimin duke shitur OSSH tek CEZ dhe detin tek grekët. Herën e dytë ta pranuan aplikimin duke blerë helikopterë tek francezët. Herën e tretë nuk dije kujt t’ia faturoje dështimin dhe ia vure fajin opozitës. Këtë herë nën zë po thua që e ka fajin holandezi. Dhe të gjithëve na shkon mendja tek familja e vetme “holandeze” në pushtet, ajo e kollovarit Lulëzim Basha, ai që e vulosi imazhin e pandëshkueshmërisë nga ligji dhe mënyrës së pistë se si fitohet pushteti në Shqipëri.

 

Email nga adresa: [email protected]

anazapta December 25, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?