Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka vendosur të sjellë në Shqipëri dhe në vende të tjera të Ballkanit prokurorë të nivelit të lartë për të ndihmuar në përpjekjet e tyre për parandalimin e bashkimit të shtetasve të tyre me grupime terroriste.
Prokurori i Përgjithshëm amerikan, Erik Holder, shprehu bindjen se personeli amerikan do të ndihmojë në hetimin e atyre që kthehen nga Siria, si dhe në parandalimin e nisjes së të tjerëve për në zonat e nxehta të Lindjes së Mesme
Prokurori, i cili do të punojë si koordinator rajonal i departamentit për kundërterrorizmin, do t’i bashkohet stafit amerikan të pranishëm në vendin tonë, por edhe në Bosnje, Kroaci, Kosovë e Serbi.
