19 tetori shënon Ditën Botërore kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore. Një një konferencë me këtë temë, kreu i qeverisë, Edi Rama, tha se trafikimi në Shqipëri është një tablo e dhimbshme. Sipas tij, për këtë situatë, e cila nuk është përmirësuar me kalimin e viteve, faktorët janë disa. Rama tha se objektivat e qeverisë së tij në këtë aspekt janë reformimi i policisë dhe rregullimi i kuadrit ligjor, duke bërë të mundur mirëkoordinimin e punës së institucioneve.
“Duke i dhënë përparësi zbatimit të ligjit, rritjes së efektivitetit të institucioneve dhe mbrojtjes së viktimave. Reformimi i policisë edhe në këët aspekt dhe rregullimi i kuadrit ligjor. Një nga problemet themelore të konstatuara nga ekspertët që lidhet me dështimin e derisotëm në luftën kundër trafikimit ka qenë moskoordinimi i punës mes strukturave dhe puna sa për të larë gojën. Një strukturë e re së shpejti do të vihet në jetë. Ajo do të jetë hallka e munguar, e cila do të koordinojë punën mes organit të rendit dhe drejtësisë”, tha ai.
Në mënyrë të veçantë, Rama u ndal në rëndësinë e mirëinformimit për fenomenin e trafikimit, duke shmangur modelin e kushtueshëm dhe joefektiv të qeverisë paraardhëse.
