Dhe ndryshe nga ç’jam,
nuk dua të jem,
se gjithë të vërtetat,
i them pa problem.
Nuk lakmova kurrë,
një zyrë pushteti,
ndaj vargu dhe kënga,
pa një njollë më mbeti.
Dhe jeta s’më duket,
aspak e mërzitshme,
dhe pse nxjerr me vargje,
bukën e përditshme.
Jo se s’jam i aftë,
të drejtoj një zyrë,
por punën me vargjet,
di ta bëj më mirë.
Në një zyrë shteti,
do isha Një kot,
kështu-i pavarur,
e ndjej veten Zot!
Sepse po të isha,
në një zyrë i dyllur,
them se do pëlcisja,
me gojë të mbyllur!
Po ta kisha emrin,
në një bordero,
vetes do t’i thosha:
“Mbylle dhe pusho!”
Nëse do të rrija,
me ata në rresht,
vetes do t’i thosha:
“Ha bukë edhe hesht!”
Do rrija i stepur,
dhe jo si një Dukë,
po unë nuk kam lindur,
të ha një copë bukë!
Për një copë bukë,
në një zyrë shteti,
po unë kam lindur,
të gjëmoj si deti!
Të gjëmoj si deti,
si zog i stuhive,
t’u ndez dinamitin,
gjithë padrejtësive!
Kam lindur të rroj,
i lirë në liri,
dhe me këngë e vargje,
të bëj histori.
Dhe pse prej shumë vitesh,
zëri im ushton,
sado që të bësh,
asnjëherë s’mjafton!
Asnjëherë s’mjafton,
lufta për Lirinë,
se kemi përballë,
gjithmonë tiraninë.
Tirania shton,
llumin-dekadencën,
nëse në një çast,
humbim vigjilencën!
E liga na kap,
në të sajat leqe,
sepse njerëzimi,
ka kujtesë të keqe!
Sepse njerëzimi,
i harron betimet,
i harron shumë shpejt,
masakrat dhe krimet!
Harron si u vranë,
dhjetëra miliona,
ndaj gjithnjë tiranët,
rikthehen në frona!
Harron se si Kombet,
një nga një u shkoqën,
si njerëz të gjallë,
në furra u dogjën!
Ndaj unë e të tjerë,
çdo ditë i kujtojmë,
që njerëzit-të keqen,
kurrë mos e harrojnë!
Po mundimi ynë,
do të qe i kotë,
nëse do harrohet,
këtu dhe në Botë!
Ndaj sa jemi gjallë,
s’e ndalim përpjekjen,
se harresa është,
barabar me vdekjen!

ndryshe nuk behesh dot ,dhe sikur te duash
“me jepni nje femije per 8 vjet dhe ai do vdesi bolshevik”
e verteta ka kendveshtrimin tend ,timin dhe si duhet te jete ne realitet …ti i thua sipas asaj qe …llogjikon
he he ,ne zyre ke qene ,oficer mo ,nga ata qe ruajten shqiptaret nga shqiptaret ,i kenduan partise dhe rinise se mullareve ….
nuk luftuat asnjeher te keqen , perkundrazi , e himnizoni te keqen ,e sillni ne pushtet , nuk luftoni as per liri ,as per ideal ,as per nder e atdhe
Luftoni vetem per parti e pushtet !!!
ah ,me rafte pika mua ,kur flet ti per furrat qe dogjen njerez ,ju qe keni Dajtin ende me kocka anonime
ju qe ngritet 28 burgje , 23 kampe perqendrimi ops internimi , i ke lexuar ndonjeher statistikat ti ??
jeni vendi qe keni vrare me shume se Stalini ,ne nr popullsie ja kaloni dhe atij …
“i vetmi njeri qe nuk ndihmon dot eshte ai qe jua hedh fajin gjithmone te tjereve ” thote Sigmund ,
hiq fjalen njeri dhe shkruaj popull ,dhe do shohesh qe eshte krijuar enkas per ju …kokepalaret !
Ky black suan qenka nje kastrvec gamori qe se ka shokun. Flet sipas oreksit dhe jo sipas fakteve historike e logjike.Dmth si e ema e zeqos ne maje te thanes. Tju kishin lene dhe ca ne burg qe tju vinin mente me mire.
Ky black suan qenka nje kastrvec gamori qe se ka shokun. Flet sipas oreksit dhe jo sipas fakteve historike e logjike.Dmth si e ema e zeqos ne maje te thanes. Tju kishin lene dhe ca ne burg qe tju vinin mente me mire
Ky black suan qenka nje kastrvec gamori qe se ka shokun. Flet sipas oreksit dhe jo sipas fakteve historike e logjike.Dmth si e ema e zeqos ne maje te thanes. Tju kishin lene dhe ca ne burg qe tju vinin mente me mire
…..a volte ritornano….
Bentornata.
blak,
neqoftse je i manget fajin e ka zoti qe ti ka marre mendte.
Lidhjet e Benit me diktaturen jane me te pakta se te tuat e te partise tende.Diktaturen nuk e mbajti ushtria por partia me syrin e veshin e saj,sigurimin shtetit.
Ti si Saliu dhe Edvini kerkon mjegull dhe armiq imagjinare. te kesh shendetin se mendja te ka lene
Ky blak eshte gojedhenesi i biberajve qe keto 25 vjet shkaterruan cdo pune te bere nga populli,shkaterruan edhe njeriun.Keta antishqipetare tropojane ja ulen deri ne toke prestigjin shqiperise me bemat e tyre.Mallkuar qofshin.