Nga Bedri Islami
E diela e parë e heshtjes, imponuar nga një armik që nuk e njohim!
Çdo gjë e zakonshme bëhet këtë të diel pazakonshmëri!
Nuk mund të jemi tek lulet plot hijedritë të mëngjesit fillim pranvere, kur të duket se ajri lëviz brenda teje si një dashuri e çmendur!
Nuk mund të lëvizim sëbashku – si shkreptima ndritëse të urtësisë së heshtur, duke ndjerë Zotat tek flasin butësisht me ne!
Dita e diel e humb mandatin e saj së bashku me iluminimin e qetë të vetmisë dhe nuk e di pse, gjithandej, dikush tund tehun e pashmangshëm të largimit !
Mitet nuk janë të përjetshëm, as miti i së dielës, në një kafe buzë rruge, me dashuri të çmendur për një bisedë, një këngë, për ndjenjën e qetësisë që të fal mëngjesi i kësaj dite!
Në tërthoren e qiellit nuk janë heroiglifet e pazbuluara kurrë të avionëve dhe askush nuk na sjell kumtin e ardhjes të njerëzve të dashur!
Është mëngjesi kur fillon e dyshon nëse Zotat janë të përsosur!
‘Zoti është aluzion i përjetësisë, kurse vetë përjetësia është iluzion i tij“, shkruan Moikom Zeqo!
E megjithatë, edhe këtë mëngjes përvëlues nga vetmia , ndjenja e së mirës vjen me një dashuri prej qumështi!
E ndjen se Heshtja dhe Jeta, Lëvizja dhe Ekzistenca – aq sa janë kundërshtarë binjakë, të konceptuar në secilën anë të së vërtetës – aq janë të ndërvarur nga njëri tjetri!
Dita le t’i përshtatet përdëllimit – çdo gjë e bukur të rikthehet – le të jetë e ndritshme miqësia pambarimisht në bashkimin njerëzor!
Kjo ditë nuk është zjarr përvëlues në zgafellat e skëterrshme; është një ditë që na sjell kumtin e të dashurve tanë, na sjell të vërtetën se çfarëdolloj altari në qiell nuk është i barazvlefshëm me atë që kemi mes nesh!
Zotat e Jetës janë të ngjashëm me ne, përmes tyre vjen Vizioni ose Ëndrra me një vijueshmëri të shtërngatshme, duke sjellë fjalët:
Mos bini në mendime – o njerëz të dashur – kjo kohë virusesh është ndoshta më e duhura për të dashur njëri tjetrin, për të ndjerë gabimet e pamëkatshme dhe t’i kuptuar ato – dhe – nesër, në një ditë pa virus – me një tjetër mirënjohje për Jetën do i shfaqesh kësaj bote!
DITA

Titulli I essese jo I goditur……armik qe nuk e njohim.Armiku njihet:quhet coronavirus,por eshte I pa dukshem.Liri ndjenjave,jo keq.
Kete hartim e kemi lexuar ne fillore dikur!
Nga njerezit e mencur sot duam me shume e jo ato qe i dime te gjithe!
Ne se nuk ke se cfare shkruan me mire hesht!
Ah ketu bedri zeza eshte ne zone ne komforit te tij : kjo ishte e eshte boshti i karrieres se tij lufta me armikun!!
Onesti zeza nuk te bje kur ndermend se lufta pregaditet dmth nuk ke armik kur nuk i krijosh kushtet per me lind armiqe si!
Ketu kemi lufte sepse jemi pa mjete per te perballuar krizen : as mjek as reanimator, as épidémiologistes, as laborantin etj qe te luftoj et kjo, as mjetet : kushtet per izolim ne urgjenca qe mos te kemi infektim te te gjithe staffi mjekesor si ne Fier, as respiratore , as maska ffp2 ..,
Armik jemi be vete te vetvetin , me pa pergjegjesine tone kur votojme debila per me na udheheq e degjojme piktorit si specialist te mjekesise!
Kemi votuar per ma te keqinjte te shoqerise tone qe30 vite , edhe ne kete mesele keni bukur faj ku vete!!
Gomarin po e shkapelente per se gjalli ujku dhe ai thoshte ishallah jam ne enderr. Thirri nje here karadakes se mos ndoshta dhe ky “ritual shtazesh” ka te beje dicka me ate dashurine prej qumeshti.