Lufta ndaj COVID19, OBSH miraton përdorimin emergjent të vaksinës BioNTech-Pfizer

time

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë miratimin e saj të parë të përdorimit me urgjencë për vaksinën BioNTech-Pfizer COVID-19. Kjo do të mundësojë që vendet të shpejtojnë miratimin e rregullatorit.

Vaksina e zhvilluar nga Gjermania është e para që miratohet nga OBSH për përdorim emergjent. Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka dhënë një vlerësim emergjent vaksinës COVID-19 të BioNTech-Pfizer. Ky njoftim u bë nga vetë OBSH të enjten.

Vendimi do të mundësojë vendet të miratojnë shpejt importin dhe shpërndarjen e vaksinës. Vaksina BioNTech-Pfizer është e para që ka marrë një aprovim të tillë nga organizmi global.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *