Lufta ndaj informalitetit, Tatimet në terren: Zero tolerancë

Elena Tase

Në kuadër të zbatimit të planit të gjerë operacional për luftën kundër informalitetit, Inspektoriati i Punës dhe Sektori i Monitorimit në Terren nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve vijuan sot me një inspektim të përbashkët në zonën e Currilave në Durrës.

Subjektet u kontrolluan për deklarimin e punonjësve, lëshimin e kuponit tatimor, ndërsa verifikohen për regjistrimin dhe deklarimet në organet tatimore.

Drejtues të Lartë nga Inspektoriati i Punës dhe DPT thanë për mediat se nuk do të ketë asnjë tolerancë ndaj bizneseve të parregullta, të cilat dëmtojnë bizneset e ndershme dhe konkurrencën e drejtë në treg.

“Jemi çdo ditë në terren, për të identifikuar shkelësit e ligjit, duke marrë masa ndaj secilit punëdhënës që mban punonjës në të zezë, nëpërmjet vendimit të pezullimit të punës, deri në formalizimin e tyre”, u shpreh Arben Seferaj, kryeinspektor i Inspektoriatit Shtetëror të Punës.

Drejtori i Hetimit Tatimor, Martin Mici tha se “bizneset e rregullta nuk kanë arsye të shqetësohen nga inspektimet tona, përkundrazi Administrata Tatimore është krah tyre për të garantuar konkurencën e drejtë dhe të barabartë në treg”.

Monitorimet në terren do të vijojnë intensivisht, përgjatë gjithë zonës bregdetare, të koordinuara mes institucioneve të ndryshme sipas specifikave të rasteve, që identifikohen nga moduli i riskut dhe denoncimet e qytetarëve.

e.t./dita

Share This Article
4 Comments
  • Ja cfare administrate te pa afte dhe te rrenuar ka krijuar Rama.
    Ja si punijne burokratet dhe te korruptuarit e Rames.
    Nje administrate,qe punon vetem me “AKSIONE” komuniste e jo cdo 24 ore ne dite!
    Nje shtet,qe nuk bazohet ne ligje,ne kontroll te plote e te rrepte cdo dite,por kur plasin skandalet,ky nuk eshte shtet,por RRUMPALLE SHTET!
    Dhe vete e pranojne qe jane RRUMPALLE me kete fjaline e meposhtme:

    -“Në kuadër të zbatimit të planit të gjerë operacional për luftën kundër informalitetit…”
    E lexoni?
    Nuk punojne cdo dite,por kur bejne vetem te ashtuquajturin “plan operacional”!
    Mortja qe s’u ha o te korruptuar!
    Rama ka mbushur administraten tatimore ,inspektoriatin e punes etj me militante te pa afte dhe te korruptuar,prandaj dhe Banka Boterore ne raportin e fundit te saj dewklaroi se ne Shqiperi 37% e te punesuarve punojne ne te zeze!
    Nje shtet kaq rrumpalle,medoemos qe ka edhe nje kryeminister te pa afte ose te korruptuar dhe me poshte qe ka emeruar ne detyrat e rendesishme militante te pa afte e te korruptuar!
    Qeveria Rama punon me filozofine:
    -“VIDHNI -VIDHNI sa te doni sa te rroje lala gjoni…”!
    Dhe duan te hyjme ne Europe me nje qeverisje te korrupotuar!
    KURRE!
    Europa duhet t’i perplase dyert para turinjve ketij kryeministri mashtrues,qe hiqet si progresist,si liberal,por ne fakt eshte nje DIKTATOR i pa shembull!
    Rama e ka vendin ne BURG!

  • Tolerance ZERO?
    Po ndaj te gjithe juve te tatimeve dhe te punes,kur do behet tolerance zero,bile duke ju kallzuar penalisht,meqenese keni lene 50% te bizneseve informale dhe 37% te te punesuarve te punojne ne te zeze?
    Ju i keni shkaktuar deme kolosale shtetit ne miliarda leke,pra duhet te plaseni te gjithe ne burg duke ju sekuestruar te gjitha pasurite!

  • Informalitet eshte fjale mashtruese,por ne fakt kjo fjale mbulon thenien e vertete qe eshte KORRUPSION dhe PA AFTESI totale te te gjithe piramides shteterore qe nga poshte e deri tek kryeministri Rama!
    Te lejosh informalitet do te thote qe kryeministri eshte o i pa afte,o vete i korruptuar!
    Si mundet qe nje kryeminister te bertase me te madhe per te futur ne burg cdo qytetar qe nuk ka paguar apo vjedhur dritat e ujin qofte edhe nje muaj,ndersa nje ministri te tere e mjafton vetem me kercenime pa asnje denim me burg kur shkaktojne miliarda leke deme shtetit?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *