Lufta ndaj korrupsionit, Ambasadori britanik vlerëson ngritjen e Byrosë së Hetimit

Dita

 

Ambasadori britanik ka vlerësuar si një ide të mirë ngritjen e Byrosë së Hetimit.

“Ju duhet që ta ngrini atë duke kapërcyer pengesat ligjore që t’ju ndihmojmë  me asistencë.  Ne besojmë se ngritja e Byrosë së Hetimit do t’i japë një shtysë luftës kundër korrupsionit” tha ambasadori.

Drejtori i Policisë së Shtetit u shpreh se po punohet për të gjetur një zgjidhje ligjore pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që shfuqizoi kapitullin e Byrosë Kombëtare të Hetimit në Ligjin e Policisë, duke i mbetur bindjes për të ngritur këtë strukturë sipas modeleve më të mira të partnerëve.

Ambasadori Cannon ka  vlerësuar ngritjen e strukturave antiterror  dhe ka theksuar faktin se ristrutkrurimi nuk duhet të mbetet në një institucion të vetëm , por  është kompleks dhe përfshin një sërë hallkash që duhet të funksionojnë bashkë, si Polici, Prokurori e Gjykatë.

Më tej Ambasadoti Nicholas Cannon vlerësoi veçanërisht rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar dhe migracionit ilegal.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *