Ambasada shkruan se Prokurorët në Shqipëri janë në vijën e parë të luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe trafikimit të narkotikëve.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikanës mbështet përpjekjet e tyre për të çuar përpara reformën në drejtësi, për të fuqizuar shtetin e së drejtës dhe për të forcuar më tej institucionet demokratike.
Këtë javë, Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit Ben Rockwell dhe Këshilltarja Ligjore Rezidente Michelle Lakomy diskutuan mbështetjen e SHBA me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela. Ambasada dhuroi pajisje për të mbështetur kapacitetin hetues të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm dhe për të arritur këto qëllime thelbësore për përparimin e Shqipërisë drejt integrimit të plotë evropian”, njofton ambasada Amerikane.
Postimi i Ambasadës Amerikane:
Prokurorët në Shqipëri janë në vijën e parë të luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe trafikimit të narkotikëve. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikanës mbështet përpjekjet e tyre për të çuar përpara reformën në drejtësi, për të fuqizuar shtetin e së drejtës dhe për të forcuar më tej institucionet demokratike.
Këtë javë, Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit Ben Rockwell dhe Këshilltarja Ligjore Rezidente Michelle Lakomy diskutuan mbështetjen e SHBA me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela. Ambasada dhuroi pajisje për të mbështetur kapacitetin hetues të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm dhe për të arritur këto qëllime thelbësore për përparimin e Shqipërisë drejt integrimit të plotë evropian.
j.l./ dita

Zonja ambasadore!
Viktimat e korrupsionit ne Shqiperi jane vetem qytetaret e ketij vendi,prandaj Rama ua ka mbyllur te gjitha dyert e zyrave te shtetit dhe bashkive,qe te ankohen per padrejtesite dhe korrupsionin e zyrtareve te saj!
Le te hapen te gjitha dyert e zyrave,te pritewn dhe zgjidhen me lehtesi e brenda dites te gjitha ankesat e qytetareve dhe do te vini re se te PA AFTET dhe te KORRUPTUARIT do te zhduken me lehte!
Nuk jane prokuroret ne vijen e pare te luftes kunder korrupsionit,se ata po nuk paten informascione nga viktimat e tij,kurre nuk do arrijne te kene sukses!
A doni ju te zhdukni te korruptuarit ne Shqiperi?
Kerkojini llogari Rames se pse e sajoi fantazmen e “Bashkeqeverisjes me qytetaret”,qe ishte nje mashtrim i madh,qe u mbylli gojen qytetareve,zhduku demokracine dhe shtetin ligjor?
Fillojeni qe ketu se pastaj vijne te tjerat!
Rama eshte nje mashtrues i madh,nje adhurues dhe zbatues i sakte i propagandes gebelsiane,ndaj mos e besoni fare!