Lufta ndaj krimit, Holanda: Bashkëpunimi i institucioneve, pikë kyçe për në BE

Leda Hysa

Ambasadorja holandeze e ka konsideruar si një pikë të rëndësishme bashkëpunimin mes disa instancave për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar për anëtarësimin e vendit në BE.

Lufta ndaj korrupsionit dhe krimit te organizuar, që vendi të realizojë objektivat e anëtarësimit, duhet të jetë në fokusin e organeve ligjzbatuese. Nga Korça, ku ishte e pranishme në takimin, “Llogaridhënia publike per parandalimin e krimit”, diplomatja holandeze vleresoi si thelbësor bashkëpunimin mes tre aktorëve të rëndësishëm: bashkive, policisë dhe prokurorisë.

“Takimi, i cili për herë të parë bëri bashkë, vendorët me policinë dhe Prokurorinë, u fokusua tek llogaridhënia e insitucioneve para qytetarëve, zëri i të cilëve duhet të dëgjohet, në funksion të rritjes së parametrave të sigurise dhe cilësisë së jetës. Parandalimi i krimit dhe përfshirja e qytetarëve duke denoncuar shkeljet e ligjit, ishin një tjetër argument mbi të cilin debatuan qytetarët dhe përfaqësuesit e policisë e bashkisë”, tha ambasadorja holandeze Guusje Korthals Altes.

Duke dhënë mbështetjen ndaj Shqipërisë për zbatimin e reformave integruese, ambasadorja apeloi që institucionet të jenë të hapura për të dëgjuar zërin e qytetarëve.

l.h/ dita

Share This Article
4 Comments
  • bla bla bla

    nji bserd kriminelat me te medhenj eshte Hollandes
    qe drejton banden e PD-s
    kryetari bandes zojeeeeeeeee Hollandesi Lulezim Bosha !

    Perse nuk u shqetesua njiher Shteti Hollandes ,
    per Miljonat qe depoziton krimineli basha ne Hollande
    apo vilen 1/2 Miljon € qe ka ne Utrecht ,
    pa punuar asnji dite ne HOLLANDE ?
    Ju jeni xhongleret e krimit .

  • Ja dhe profesoresha e rradhes ben recitimin e rradhes : Bashkepunimi i institucioneve, fjala magjike pa dyshim, Eureka!
    Keta soji i ketyre jetojne ne qiellin e 7 e ne shqiptaret i dukemi si ato zulute e mesjetes ne Afrike. S’kane faj se atje ne vendin e tyre zulute e ardhur si klandestine po i bejne shtetas europiane.

  • Hollanda mundet vertete me ndihmuar popullin shqiptar kur te na tregoje se si studenti Basha bleu shtepine qindra mije euro, edhe kete me nje pashaport amerikan..
    Hollanda mundet vertete me ndihmuar populli shqiptar kur te na tregoje per paret qe pushtetaret tone kane depozituar ne Hollande e te cilat jane paret e vjedhura popullit.
    Pak bashkpunim po kerkojme edhe ne qytetaret e shqiperise nga institucionet e Hollandes qe te na tregoje si vajten paret tona atje e ne emer te kujt jane ….
    Just do it,ky do ishte kontributi ma i madhe per popullin shqiptar nga ju,edhe ky veprim do tregonte te tjereve se nuk munden ma me derguar paret ´jashté .. stop kollaboracioni i juaj me kriminelet tone .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *