Ambasada ruse në Damask të Sirisë u godit me dy raketa. Ngjarja ndodhi pasi përpara ambasadës ishin mbledhur dhjetëra persona në mbështetje të sulmeve ruse në Siri.
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, e ka konsideruar si “akt terrorist”. Ambasada ka thënë se nuk ka viktima nga sulmet.
Ndërkohë, lajme të këqija vijnë nga Siria. Forcat kurde kanë zhvendosur me forcë banorët e shumë fshatrave në veri të vendit të shkatërruar nga lufta.
Faktin e bën të ditur “Amnesty International” në një raport të vetin, teksa e konsideron aktin si krime lufte.
Amnesty International ka akuzuara Njësitë për Mbrojtje Popullore (YPG) se ka rrafshuar fshatra të tëra, pasi i ka marrë nën kontroll, nga militantët e grupit Shtetit Islamik.
Sidoqoftë, YPG-ja mbetët aleate e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, në luftë kundër ISIS-it. /Dita/
