Lufta në Ukrainë, Biden në bisedë telefonike me liderët e Evropës

Ornela

Presidenti amerikan, Joe Biden është duke zhvilluar një bisedë telefonike me aleatët evropianë, në lidhje me pushtimin e Ukrainës.

Biden do të bisedojë me Presidentin francez, Emmanuel Macron, kancelarin gjerman, Olaf Scholz, kryeministrin e Italisë, Mario Draghi dhe kryeministrin britanik, Boris Johnson.

Mësohet, se pjesë e diskutimeve do të jetë shpallja e statusit neutral nga Ukraina. Për të ndodhur kjo, Ukraina ka kërkuar garanci sigurie nga aleatët Evropianë dhe nga vetë Rusia, që territoret e saja nuk do të cënohen.

 

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *