Lufta në Ukrainë, Google mbyll zyrat e saj në Rusi

J L

Google ka mbyllur zyrat e saj në Rusi, kjo u raportua nga agjencia ukrainase e lajmeve UNIAN, duke cituar fjalët e një zëdhënësi të kompanisë.

“Konfiskimi i një llogarie bankare të Google Russia e bëri të pamundur funksionimin e zyrës tonë ruse, duke përfshirë mbajtjen e punonjësve dhe pagat në Rusi, pagesën e furnitorëve dhe kontraktorëve dhe përmbushjen e detyrimeve të tjera financiare”, tha zëdhënësi nga Google.

Në të njëjtën kohë, raporton UNIAN, Google do të vazhdojë të ofrojë mundësinë për të përdorur shërbimet falas të kompanisë për përdoruesit rusë. Këto përfshijnë Search, YouTube, Gmail, Maps dhe Google Play.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *