Lufta në Ukrainë riktheu Elis Bakajn në Superiore

redaktor

Dy gola në dy ndeshje të fituara. Nuk mund të kishte fillim më të mirë tek ekipi i Tiranës për Elis Bakajn. Futbollisti i talentuar shqiptar, për shkak të luftës, braktisi Ukrainën për t’u kthyer në vendlindje. Fillimet e karrierës i pati tek ekipi i Partizanit, ku paraqitjet mbresëlënëse e bindën Federatën Shqiptare të Futbollit për ta thërritur në ekipin kombëtar, kur ishte vetëm 20 vjeç.

Dinamo do të ishte stacioni tjetër i Elisit, në Kategorinë Superiore. Pas këtyre eksperiencave, ku ai u shpall dy herë “Lojtari më i mirë i Vitit”, fitoi Kupën dhe kampionatin, futbollisti kryeqytetas zhvendoset në Rumani. Me aktivizimin te Dinamo e Bukureshtit, ai u bë një tjetër shqiptar i suksesshëm i futbollit rumun. Megjithëse kryeqyteti rumun hyri në zemër të Elisit, ai pas vetëm një viti e gjysmë largohet drejt Ukrainës, ku për tre vjet u aktivizua në radhët e Chornomorets Odessa.

Gjatë kësaj kohe, ai fatkeqësisht nuk arriti të shpallej kampion i Ukrainës, por gjithnjë ishte në qendër të vëmendjes për paraqitjet e tij të mira. Në Ukrainë, Elisi kishte pak Rumani me vete. Andrea është e dashura e tij, e cila ka ardhur edhe në Shqipëri për të qëndruar pranë njeriut të saj të zemrës. Rikthimi në fushat shqiptare duket se ka qenë një ogur i mirë për futbollistin 27-vjeçar, i cili po rikthehet shpejt në formën e dikurshme.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *