Trupat ruse kanë pushtuar qytetin e Kreminës në Ukrainën lindore, raporton Reuters. Trupat ukrainase janë tërhequr nga qyteti pas tre ditë luftimesh, tha në një konferencë guvernatori rajonal i Luhansk, Serhiy Gaidai.
Kremina është nën kontrollin e rusëve. Ata kanë hyrë në qytet. Mbrojtësit tanë duhej të tërhiqeshin dhe janë vendosur në pozicione të reja, ndërsa vazhdojnë të luftojnë kundër ushtrisë ruse.
Nëse është e vërtetë, Kreminna do të duket të jetë qyteti i parë i pushtuar në një ofensivë të re ruse në Ukrainën lindore, shkruan The Guardian.
Kreminna, me një popullsi prej afro 20,000 banorësh , është rreth 50 km në veri-lindje të Kramatorsk, qendra administrative e rajonit, dhe është një objektiv strategjik për pushtimin e forcave ruse.
a.m/dita
