Lufta në Ukrainë, Rusia ka humbur 25% të ushtrisë në Ukrainë

Amelda Amelda

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe ka publikuar detaje nga terreni i luftës në Ukrainës si edhe forca që i ka mbetur ushtrisë ruse atje.

Aipas burimeve zyrtare britanike, ka të ngjarë që më shumë se një e katërta e ushtrisë ruse të dërguar në konflikt mos jetë më e gatshme për të vijuar luftën për shkak të dëmeve të pësuara,

Më shumë se 120 njësi të tilla ishin angazhuar në pushtimin e Ukrainës dhe gjasta janë që ¼ e tyre të mos jenë më të gatshme për të luftuar, tha Ministria e Mbrojtjes në një postim në Twitter. Kjo shifër është e rendësishme pasi këto forca përbëjnë pjesën më të madhe të këmbësorise së ushtrisë ruse.

Shumica e grupeve taktike  mendohet se kanë 700-800 personel, sipas institutit britanik të sigurisë RUSI.

Disa nga njësitë më elitare të Rusisë – duke përfshirë Forcat Ajrore VDV – kanë pësuar “nivelet më të larta të dëmeve”, shtoi Ministria e Mbrojtjes.

Rusisë ndoshta do t’i duhen vite për të rindërtuar këto forca, thuhet në Twitter.

a.m/dita

Share This Article
1 Comment
  • Shihni,shihni per hava,se dronin bajralktar siper kokes e keni. Sa te vijne forcat shumekombeshe Bajraktari ka mbaru pune.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *