Lufta në Ukrainë, vritet kameramani i Fox News

Ornela

Kameramani i Fox News, Pierre Zakrzewski është vrarë në Ukrainë. Lajmi u bë me dije nga Fox News, ku thuhet se Zakrzewski vdiq dje në të njëjtin aksident afër Kievit ku u përfshi korrespondenti Benjamin Hall, i cili mbeti i plagosur.

Ndaj mjetit me të cilin po udhëtonte Zakrzewski u hap zjarr.

“Pierre ishte një fotograf i zonës së luftës që mbuloi pothuajse çdo histori ndërkombëtare për Fox News nga Iraku në Afganistan dhe Siri gjatë qëndrimit të tij të gjatë me ne,” shkroi CEO e Fox News Media, Suzanne Scott. Ajo tha se Zakrzewski kishte punuar në Ukrainë që nga shkurti.

Situata në Ukrainë është bërë më e rrezikshme për gazetarët, të cilët janë në Ukrainë për të mbuluar ngjarjen.

Të dielën, regjisori Brent Renaud u vra dhe një gazetar tjetër, Juan Arredondo, u plagos, kur trupat hapën zjarr ndaj automjetit të tyre në një periferi të Kievit. Autoritetet ukrainase thanë se ata ishin sulmuar nga ushtria ruse.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *