Qeveria kineze ka thirrur me urgjencë ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Pekin, për t’i kërkuar sqarime në lidhje me cenimin e ujërave territoriale siç pretendon vendi i madh aziatik.
Qeveria e Kinës ka ndërtuar disa ishuj artificial në afërsi me kufirin detar me Indonezinë, ndërkohë që një luftanije amerikane kaloi të martën në afërsi të këtyre ishujve.
Ministria e Jashtme e Kinës ka njoftuar se zëvendësministri Zhang Yesui i ka thënë ambasadorit se SHBA-ja ka vepruar në mënyrë provokuese, me gjithë kundërshtimet e Kinës.
“Kina do të bëjë çdo gjë të nevojshme për të kundërshtuar provokimet e qëllimshme të secilit vend”, ka thënë Zhang.
SHBA insiston se ishujt artificialë nuk përbëjnë territor sovran të Kinës dhe se ujërat përreth tyre mbeten të hapur për transportin detar ndërkombëtar. Rreth 30 për qind e tregtisë globale kalon nëpër këtë rajon.

PO VJEN ANES ME DUKET.