Një “luftë” me motive politike po zhvillohet në dyert e KZAZ-ve të vendit, duke shkaktuar kaos, tension konflikt dhe jo pak të lënduar.
Ditën e djeshme, punonjës të bashkisë së Kavajës, të mbështetur nga simpatizantë të opozitës së bashkuar i janë drejtuar shkollës “3 Dëshmorët” për të nxjerrë nga ambientet e saj materialet zgjedhore të Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve nr. 42.
Ky akt u shoqërua nga përplasje të shumta mes qytetarëve dhe punonjësve të Policisë. Protestuesit thyen derën e ndërtesës dhe kanë tentuar të hyjnë brenda, ndërkohë që Policia përdori vazhdimisht tymuese për të shpërndarë turmën.
Më poshtë paraqiten foto nga momentet e tensionit, pasditen e djeshme në KZAZ e Kavajës.

j.l./ dita
